Moti për sot: Mëngjes me diell e temperatura nën zero, në mbrëmje priten reshje shiu

Moti për sot: Mëngjes me diell e temperatura nën zero, në mbrëmje priten reshje shiu

Written by

in

Moti për sot: Mëngjes me diell e temperatura nën zero, në mbrëmje priten reshje shiu

Të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë orëve të mëngjesit por i ftohtë. Gradualisht gjatë ditës pritet të arrijë një tjetër sistem i paqëndrueshëm, i cili do të sjellë shtim të vranësirave. Më vonë, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes, pritet të zhvillohen edhe reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, me mundësi për ndonjë shkarkesë elektrike.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e cila lokalisht pritet të jetë e fuqishme në orët e mbrëmjes, kryesisht në disa pjesë të Rrafshit të Kosovës, me shpejtësi prej 14-41 km/h, njofton Meteo Kosova.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej -2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13°C.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali