Mbi vendin tonë të enjten do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Në mëngjes në shumë zona parashihet të ketë mjegull në orët e hershme të mëngjesit.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6 deri në 11 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Gjatë ditës do të fryjë era nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi 1-4 m/s.
Burimi: RTKLive
