
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur sot moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të shpërndara.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 13 deri në 17 gradë Celsius.
“Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
Sa u përket kushteve biometeorologjike, ato do të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e njerëzve. Megjithatë, temperaturat e ulëta në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes mund të shkaktojnë ndjesi të theksuar të freskisë, veçanërisht te të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Instituti rekomandon që qytetarët të vishen në përputhje me temperaturat e kësaj periudhe.
Ndërkaq, kushtet agrometeorologjike kërkojnë kujdes të shtuar për kulturat bujqësore të ndjeshme ndaj të ftohtit, sidomos në zonat e ulëta, ku mund të krijohen kushte për ngrica të hershme.
Fermerëve u këshillohet të marrin masa për mbrojtjen e kulturave të ndjeshme dhe t’i përshtatin aktivitetet bujqësore me kushtet e motit. Temperaturat më të larta gjatë ditës pritet të krijojnë kushte më të favorshme për kryerjen e punëve në bujqësi.