
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Bankën Zhvillimore Gjermane, KfW.
Sipas pretendimit të saj, në takim “KFW-ja gjermane ka rikonfirmuar që Ministri i Financave, Hekuran Murati nuk po e nënshkruan kredinë në vlerë prej 74 milionë eurosh për pastrimin e qytetit të Prishtinës”.
Musmurati thotë se bëhet fjalë për një kredi që Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar dy vite më parë me Qeverinë Gjermane, ku përmes KfW-së pritej të bliheshin mbi 100 kamionë, 10 mijë kontejnerë, e të bëhej një qendër e mirëfilltë e riciklimit të mbeturinave në rajonin e Prishtinës.
“Është e turpshme, e dhimbshme dhe qyqare që një ministër për inate politike të bllokojë pastrimin e Prishtinës”, ka thënë Musmurati në statusin e saj në Facebook.