NATO vlerëson kapacitetet mjekësore të FSK-së, Maqedonci dhe Schulte-Borghoff vizituan Ekipet e ROLE 1

NATO vlerëson kapacitetet mjekësore të FSK-së, Maqedonci dhe Schulte-Borghoff vizituan Ekipet e ROLE 1

Written by

in

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Drejtori i NALT-it, Gjeneral Brigade Thomas Schulte-Borghoff, vizituan dy ekipet mjekësore të FSK-së, të cilat janë në proces të validimit të kapaciteteve mjekësore Role 1.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se gjatë vizitës, delegacioni u njoftua nga afër me ecurinë e procesit të validimit, përgatitjet profesionale dhe kapacitetet operacionale të ekipeve mjekësore të FSK-së.

“Procesi i validimit është duke u realizuar nga Qendra e Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake, që është një hap i rëndësishëm në avancimin e kapaciteteve mjekësore të FSK-së, ngritjen e standardeve profesionale dhe përmbushjen e kërkesave dhe standardeve të NATO-s”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se ky proces dëshmon përkushtimin e FSK-së për zhvillimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të saj, ngritjen e ndërveprueshmërisë me vendet aleate dhe avancimin drejt standardeve të NATO-s. /Telegrafi/