Ndahet nga jeta zyrtarja policore, Bukurije Ferati

Ndahet nga jeta zyrtarja policore, Bukurije Ferati

Written by

in

Ndahet nga jeta zyrtarja policore, Bukurije Ferati

Zyrtarja policore, Bukurije Ferati ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë. Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë njoftuar edhe për ceremoninë e varrimit dhe mbajtjen e të pamës.

Sipas njoftimit të familjes, varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, më 24 tetor 2026, në orën 15:30, në varrezat e fshatit Bare të Mitrovicës, pas namazit të ikindisë.

“Është ndarë nga jeta Bukurije (Isa) Ferati, pas një sëmundjeje të rëndë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Familjarët kanë bërë të ditur se e pamja do të mbahet për tri ditë në Vushtrri, në rrugën “Shote Galica”, nga e diela, më 25 tetor, deri të martën, më 27 tetor 2026.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali