Ndalohen katër persona për vjedhje në Gjorçe Petrov dhe Hrom, dyshohen edhe për vrasjen e dy personave

Ndalohen katër persona për vjedhje në Gjorçe Petrov dhe Hrom, dyshohen edhe për vrasjen e dy personave

Written by

in

MPB njofton se kanë ndaluar katër persona të cilët dyshohen se gjatë vjedhjes në Gjorçe Petrov dhe Hrom kanë shkaktuar vdekjen e dy personave, njofton Telegrafi Maqedoni.

SPB Shkup dje (27.10.2026) ndaloi katër persona, A.S. (22), H.E. (20), K.A. (58), të gjithë nga Shkupi, dhe M.R. (26) nga Strumica, të cilët dyshohen për dy veprat penale “grabitje” me pasojë vdekjen sipas nenit 237 paragrafi 5 i Kodit Penal të kryera në territorin e Hromit të Shkupit më 22.10.2026 dhe Gjorçe Petrov më 27.10.2026.

Në koordinim dhe në zbatim të Urdhrave të lëshuara nga Prokuroria Publike Shkup, dhe me qëllim të kompletimit të të gjithë materialit dëshmues për procedura të mëtejshme, është kërkuar paraburgim afatshkurtër për personat në përputhje me nenin 170 në lidhje me nenin 165 të Ligjit për Procedurë Penale, pas së cilës do të ngrihen kallëzime penale përkatëse”, thonë nga MPB./Telegrafi/