Ndërpritet furnizimi me ujë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” dhe në Rahovicë

Ndërpritet furnizimi me ujë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” dhe në Rahovicë

Written by

in

KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se të enjten, më 22 tetor, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” dhe në fshatin Rahovicë.

Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja do të fillojë në orën 09:00 dhe vjen si pasojë e punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me të rinj.

KRU “Bifurkacioni” ka bërë të ditur se gjatë ditës do të zhvillohen punime për ndërrimin e ujëmatësve, ndërsa furnizimi me ujë për konsumatorët e zonave të prekura pritet të rikthehet rreth orës 16:00.

Kompania u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim gjatë kohës sa do të zgjasin punimet. /Telegrafi/