Nikolloski: Po i shihet fundi autostradës Ohër-Kërçovë, punimet vijojnë me ritme të shkëlqyera

Nikolloski: Po i shihet fundi autostradës Ohër-Kërçovë, punimet vijojnë me ritme të shkëlqyera

Written by

in

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, sot realizoi inspektim në punimet për ndërtimin e autostradës Ohër-Kërçovë.

Ai publikoi në profilin e tij në Facebook se ndërtimi po zhvillohet me ritëm të shkëlqyer dhe se projekti po i afrohet përfundimit.

“Në terren me punëtorët e zellshëm që po e ndërtojnë autostradën Ohër-Kërçovë. Përparim i shkëlqyer!
Siç thotë populli ynë: ‘Shihet fundi’. Një autostradë e shpejtë, e sigurt dhe bashkëkohore, me tunelet më të gjata në Maqedoni, galeri dhe viadukte, është në horizont. Po e ndërtojmë Maqedoninë!”, ka shkruar zëvendëskryeministri Nikolloski.

Autostrada Ohër-Kërçovë konsiderohet një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend dhe pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjen rrugore ndërmjet rajonit jugperëndimor dhe pjesëve të tjera të Maqedonisë së Veriut.