Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në një lagje të Vranidollit

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në një lagje të Vranidollit

Written by

in

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në lagjen “Verbovc”, në fshatin Vranidoll, si pasojë e rrjedhjeve në gypin e furnizimit.

Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja do të vazhdojë deri në sanimin e defektit dhe riparimin e rrjedhjes.

KRU “Prishtina” ka falënderuar banorët për mirëkuptimin gjatë kohës sa do të zgjasin punimet për sanimin e problemit. /Telegrafi/