Në Gllogjan nderohen dëshmorët dhe kontributi i gjeneratave për liri /Video

Në Gllogjan nderohen dëshmorët dhe kontributi i gjeneratave për liri /Video

Written by

in

Pas homazheve, ata kanë vlerësuar lart kontributin e gjeneratave dhe vlerat kombëtare që I bashkojnë shqiptarët kudo që jetojnë.

“Janë themel i historisë shqiptare dhe në bazë të asaj historie ne sot jemi këtu dhe i nderojmë dëshmorët e kombit lirshëm, i nderojmë njerëzit e gjallë të cilët kanë dhënë shumë për këtë liri që e gëzojmë. Sot kemi vazhduar që nga mëngjesi me homazhe pranë lapidarëve dhe varrezave të dëshmorëve. Urime të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, Dita e Flamurit!”, ka thënë Avdyl Mushkolaj, kryetar i OVL-së në Dukagjin.

Aktivitete për shënimin e 28 Nëntorit janë mbajtur edhe në Gjakovë. Në qendër të qytetit, pranë lapidarit “Shokët e Lirisë”, qytetarë, veteranë të luftës dhe përfaqësues të institucioneve kanë vendosur buqeta me lule në nderim të të rënëve për liri.

“Kemi ditë të lavdisë, ditë të nderit, ditë të mundit, gjakut, djersës të gjeneratave të shqiptarëve. Në Gjakovë ka shumë aktivitete, shumë ngjarje, ndërsa këtu jemi mbledhur bashkë me një numër të madh të veteranëve të luftës për t’i nderuar të gjithë të rënët për liri”, la thënë Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës

Në këtë ditë festive, veteranët kanë përcjellë edhe mesazhe për procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

 

Burimi: RTKLive