
Në ceremoninë e përkujtimit të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë në nderim të atyre që shërbyen dhe humbën jetën në konflikte të armatosura u përkujtuan ushtarët britanikë që kanë vdekur në Kosovë.
Në fillim të ceremonisë, përmes një lutje u kujtuan 10 ushtarë britanikë.
Më pas u vendosën lule tek lapidari i ushtarëve britanikë të rënë në Kosovë, ku filloi me ambasadorin e Britanisë në Prishtinë, Jonathan Hargreaves.
Në ceremoni ishin prezent edhe presidentja, Justina Shiroka Pula, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci e Bashkim Jashari nga FSK, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, Mary Ann Hennessey, udhëheqëse e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë përmes një lutjes tha “Mençuria që vjen nga lart është para së gjithash e pastër, pastaj paqedashëse, e butë, e gatshme të lëshojë pe, plot mëshirë dhe fryte të mira, pa asnjë gjurmë anshmërie apo hipokrizie”.