
Në një ceremoni solemne, me pjesëmarrjen e qytetarëve, në fshatin Smirë të Vitisë është zbuluar shtatorja e “Nuses Dardane”, një monument që synon të përfaqësojë trashëgiminë historike dhe identitetin kulturor të këtij vendbanimi.
Zbulimin e shtatores e bëri kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Sipas njoftimit të komunës, shtatorja simbolizon rrënjët e lashta dardane të Smirës, duke rikujtuar traditat, historinë dhe identitetin që janë përcjellë ndër breza.
Komuna e Vitisë e cilësoi këtë monument si më shumë se një vepër artistike, duke e përshkruar si simbol të krenarisë për banorët dhe si një dëshmi të lidhjes me të kaluarën.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali