Nënshkruhet memorandumi për promovimin e arsimit gjithëpërfshirës në UP

Nënshkruhet memorandumi për promovimin e arsimit gjithëpërfshirës në UP

Written by

in

Shala njoftoi se memorandumi ka për qëllim vendosjen e një kornize të përbashkët bashkëpunimi për realizimin dhe promovimin e fushatës vetëdijesuese “EDUKIM I BARABARTË – E ARDHME E BARABARTË”.

Sipas saj, fushata synon të promovojë rëndësinë e arsimit gjithëpërfshirës, qasjen e barabartë në arsim dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë, me theks të veçantë te kategoritë e margjinalizuara, pa dallim të prejardhjes, gjinisë, gjendjes sociale, aftësive, përkatësisë apo rrethanave të tjera.

“Do të mundohemi që bashkë me universitetin të krijojmë edhe mekanizma që secili student të ketë qasje të barabartë në arsim, pavarësisht aftësisë së kufizuar, etnisë apo gjinisë. Kështu që, në këtë kontekst, po nënshkruhet edhe ky memorandum bashkëpunimi, që fillimisht të ngremë vetëdijen për rëndësinë e arsimit gjithëpërfshirës, të krijojmë edhe infrastrukturë arsimore, në mënyrë që edukimi të jetë një e drejtë bazike për secilin prej nesh. Andaj, secili prej nesh që kemi mundësi dhe përgjegjësi publike duhet të krijojmë mundësi të barabarta për arsim”, theksoi ajo.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, tha se UP-ja ka shënuar përmirësime të vazhdueshme në ofrimin e mundësive të barabarta në arsim dhe punësim.

“Trendi është pozitiv, si për sa i përket qasjes në objekte, ashtu edhe politikave të ndryshme të UP-së lidhur me gjithëpërfshirjen, pavarësisht dallimeve”, deklaroi ai.

Sipas tyre, marrëveshja synon të rrisë ndërgjegjësimin e studentëve, stafit akademik dhe shoqërisë në përgjithësi për rëndësinë e arsimit gjithëpërfshirës, të promovojë parimin e mundësive të barabarta në arsim dhe të kontribuojë në krijimin e një mjedisi universitar më gjithëpërfshirës dhe më të qasshëm.

Burimi: RTKLive