Nesër vazhdon gjykimi ndaj Shabanit dhe Qerimit për spiunazh

Nesër vazhdon gjykimi ndaj Shabanit dhe Qerimit për spiunazh

Written by

in

Sipas aktakuzës, të dyshuarit dyshohet se kanë mbledhur dhe përcjellë te BIA informacione e materiale për UÇK-në, komandantët e saj dhe institucionet e sigurisë në Kosovë. Shabani ishte arrestuar më 5 qershor 2024, ndërsa Qerimi akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje, për të cilën është deklaruar fajtor.

Gjykimi nisi nga fillimi më 9 tetor, pas ndryshimit të trupit gjykues, për shkak të pensionimit të afërt të gjyqtarit Vesel Ismajli. Në atë seancë, të dy të akuzuarit u deklaruan sërish të pafajshëm për spiunazh.

Prokurori Kodraliu ka deklaruar se provat do të dëshmojnë bashkëpunimin e tyre me BIA-n, duke përmendur edhe dyshimin se Shabani kishte tentuar ta lidhte spitalin ushtarak të UÇK-së në Mollopolc të Shtimes me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë”. Të akuzuarit konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia të vërtetohet me vendim gjyqësor.

Burimi: RTKLive