
Presidenti amerikan Donald Trump po shoqërohet nga një delegacion zyrtarësh të lartë dhe këshilltarësh në udhëtimet e tij në Filipine dhe Kinë.
Në delegacionin e tij bëjnë pjesë anëtarë të rëndësishëm të administratës, përfshirë sekretarin e Shtetit Marco Rubio, sekretarin e Tregtisë Howard Lutnick, sekretarin e Thesarit Scott Bessent dhe përfaqësuesin tregtar të SHBA-së, Jamieson Greer, shkruan CNN.
Bessent dhe Lutnick janë përplasur së fundmi lidhur me kufizimet për eksportin në Kinë të çipave të fuqishëm për inteligjencën artificiale. Por Trumpi tha të martën se të dy e kanë menaxhuar mospajtimin e tyre “shumë mirë”.
Gjithashtu, presidentin po e shoqëron shefi i stafit Stephen Miller, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që kur mori detyrën nga Susie Wiles javën e kaluar.
Natalie Harp, një këshilltare e lartë, marrëdhënia e ngushtë e së cilës me presidentin ka nxitur tituj në media, ndodhet gjithashtu në Azi me Trumpin.
Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, shpenzimet e të cilit prej 445 milionë dollarësh në politikë nuk arritën t’u siguronin republikanëve shumicën në zgjedhjet e mesmandatit, do të jetë pjesë e delegacionit amerikan në Shenzhen.
Burimi: Insajderi