
Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasje të rëndë, b. Demiraj.
65-vjeçari po dyshohet për rastin e rëndë, ku djali i tij 27-vjeçar dhe foshnja tremuajshe u gjetën të vdekur, ngjarje kjo që ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Demiraj të Gjilanit.
“Brenda afateve ligjore, konform Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria Themelore në Gjilan, sot, me datë 02 nëntor 2026 ka paraqitur Kërkesën për caktimin e masës së Paraburgimit, pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, Departamenti për krime të rënda ndaj të pandehurit me inicialet B.D, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë, nga neni 173 i Kodit Penal të Kosovës.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Ky institucion ka njoftuar se në koordinim me Policinë e Republikës së Kosovës, do të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, me qëllim të ndriçimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike. /Klankosova.tv