Ngjarja në Vitomiricë, Musliu në Kuvend: Pse nuk kërkohet llogari kur një grua humb jetën?

Ngjarja në Vitomiricë, Musliu në Kuvend: Pse nuk kërkohet llogari kur një grua humb jetën?

Written by

in

Ngjarja në Vitomiricë, Musliu në Kuvend: Pse nuk kërkohet llogari kur një grua humb jetën?

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ngritur çështjen e vrasjes së Arlinda Zekajt në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar rastin si dëshmi të dështimit të sistemit për mbrojtjen e grave.

Musliu ka kërkuar që drejtori i Policisë së Kosovës të ftohet në komision parlamentar për të raportuar lidhur me rastin, por sipas saj, anëtarët e VV-së kanë votuar kundër kësaj kërkese.

“Vrasja e Arlindës nuk është thjesht tragjedi familjare, por dëshmia më e dhimbshme e dështimit të sistemit tonë”, ka deklaruar Musliu, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka ngritur pikëpyetje për përgjegjësinë institucionale, duke theksuar se duhet të kërkohet llogari kur një grua humb jetën.

Musliu ka vënë theks të veçantë edhe te urdhrat e mbrojtjes, duke kërkuar që ato të zbatohen në praktikë dhe të garantojnë sigurinë e grave.

“Urdhri i mbrojtjes duhet të jetë siguri në praktikë, jo thjesht një dokument i vdekur në letër”, ka theksuar ajo.