Një grua dyshohet se ra nga kati i tretë i banesës në Prishtinë, Policia nis hetimet për vdekjen e saj

Një grua dyshohet se ra nga kati i tretë i banesës në Prishtinë, Policia nis hetimet për vdekjen e saj

Written by

in

Një grua ka vdekur në Prishtinë, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i një banese.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 tetor, rreth orës 12:13. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur viktimën.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me konsultim të prokurorit, trupi i pajetë pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.

Burimi: Dukagjini