
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas aktgjykimit të dytë të shpallur ndaj babait të tij në Hagë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Endriti ka ripublikuar një citat të Hashim Thaçit të vitit 2023, ku thuhet: “Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”.
Reagimi i tij vjen pasi Gjykata në Hagë e dënoi sot Hashim Thaçin me një vit e pesë muaj burgim, në rastin që lidhet me tentim-pengimin e drejtësisë.
Burimi: Insajderi