“Nuk dua të hyj në gjynah”, Xuxi flet për banorët që po mbajnë namaz në Big Brother VIP Kosova 5

"Nuk dua të hyj në gjynah", Xuxi flet për banorët që po mbajnë namaz në Big Brother VIP Kosova 5

Written by

in

Banori i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, këngëtari Xuxi, ka folur për rëndësinë e fesë dhe praktikimin e namazit gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend.

I ftuar në emisionin dhe podcastin “BIG CAST” në Klan Kosova, Xuxi është pyetur nga gazetarja Blinera Vitija nëse një banor mund të arrijë deri në finale apo ta fitojë Big Brother-in pa u mbështetur te Zoti dhe pa u lutur.

Këngëtari, i cili gjatë edicionit të kaluar ishte ndër banorët që praktikonin namazin brenda shtëpisë së BBVK-së, theksoi se falja është pjesë e përditshmërisë së tij dhe nuk lidhet me dëshirën për të arritur rezultate të caktuara në garë.

“Unë nuk jam lutur për të shkuar në finale. Unë e kam pjesë të përditshmërisë. Praktikimi i fesë islame, namazi, është i përditshëm, i përjetshëm. Ti lutesh, por padyshim, kurrë në jetën time, as që më ka shkuar mendja të lutem ‘ishalla e fitoj’. Nuk mundet në namaz të të shkojë diçka e tillë në mendje”, u shpreh Xuxi.

Ai u pyet gjithashtu nëse në shtëpinë e këtij edicioni ka banorë të tjerë që praktikojnë fenë islame.

Xuxi tha se nuk ka informacion për këtë, duke theksuar se nuk dëshiron të paragjykojë apo të flasë për diçka që nuk e di me siguri.

“Nuk dua të hyj në gjynah se a është dikush në atë shtëpi duke u falur”, u shpreh këngëtari. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be