Nuk e pagoi gjobën prej 200 eurosh, përfundon në burg – ndalohet në Aeroportin e Prishtinës

Nuk e pagoi gjobën prej 200 eurosh, përfundon në burg – ndalohet në Aeroportin e Prishtinës

Written by

in

Nuk e pagoi gjobën prej 200 eurosh, përfundon në burg – ndalohet në Aeroportin e Prishtinës

Një gjobë prej 200 eurosh, e mbetur e papaguar, i ka kushtuar me dhjetë ditë burg një qytetari nga Prishtina, i cili është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi gjatë verifikimit ka rezultuar se ndaj tij ekzistonte një urdhëresë aktive gjyqësore.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se Luan Gërguri, 43 vjeçar është ndaluar më 28 tetor, rreth orës 23:20, në aeroport, ku autoritetet kanë konstatuar se ai kërkohej për vuajtjen e një dënimi me burg.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar atë me 200 euro gjobë për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

Mirëpo, për shkak se gjoba nuk ishte paguar, dënimi ishte zëvendësuar me 10 ditë burgim, ndërsa për ekzekutimin e tij ishte lëshuar urdhëresë aktive.

Pas ndalimit dhe verifikimit, Gërguri është dërguar në institucionin korrektues në Smrekonicë për vuajtjen e dënimit.

Kështu, një gjobë prej 200 eurosh, e shqiptuar për vjedhje të shërbimeve, ka përfunduar me privim nga liria për dhjetë ditë.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali