“Nuk ka fjalë”, Messi me mesazh prekës pas vdekjes së Jesus de Miguelit

“Nuk ka fjalë”, Messi me mesazh prekës pas vdekjes së Jesus de Miguelit

Written by

in

Lionel Messi ka reaguar me një mesazh prekës pas lajmit për vdekjen e futbollistit spanjoll Jesus de Miguel Alameda, i cili u nda nga jeta në moshën 30-vjeçare.

Futbolli është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të lojtarit të CD Tenerife, ndërsa mes atyre që kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre është edhe ylli argjentinas.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Messi ka shprehur solidaritetin me familjen dhe të afërmit e futbollistit, duke u uruar atyre forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

“Nuk ka fjalë… Ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe shumë forcë për të gjithë familjen dhe miqtë e tij. U prehtë në paqe”, ka shkruar Messi.

De Miguel ndërroi jetë rreth orës 08:00 të mëngjesit, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar pas incidentit të rëndë gjatë ndeshjes kundër Andorrës.

Vdekja e tij në një moshë kaq të re ka shkaktuar pikëllim të madh në komunitetin e futbollit. /Telegrafi/