Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për Memorandumin e Mirëkuptimit që pritet të nënshkruhet ndërmjet dy vendeve, për bashkëpunim teknik në fushën e burimeve ujore, infrastrukturës së digave dhe menaxhimit të lumenjve.
Ajo ka theksuar se siguria ujore është një nga prioritetet kryesore të ministrisë, duke bërë të ditur se janë duke u planifikuar ndërtimi i pesë digave strategjike në Kosovë.
“Përvoja dhe ekspertiza e Turqisë mund të jenë një mbështetje e rëndësishme teknike”, ka deklaruar Pacolli.
Sipas saj, Turqia ka përvojë të gjatë në ndërtimin dhe menaxhimin e digave të mëdha, prandaj konsiderohet partnere e rëndësishme për avancimin e projekteve dhe forcimin e sigurisë ujore në Kosovë.
Burimi: RTKLive
