Blog

  • Hamasi njofton për vrasjen e një komandanti të lartë në një sulm ajror izraelit

    Hamasi njofton për vrasjen e një komandanti të lartë në një sulm ajror izraelit

    Një komandant i lartë i Hamasit, i cili kishte ndihmuar në planifikimin dhe drejtimin e sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit, është vrarë në një sulm ajror izraelit, ka njoftuar grupi palestinez.

    Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Al-Qassam, bëri të ditur se 53-vjeçari Samir Abu Younis, komandant i brigadës së Rafahut, u vra të shtunën.

    Ushtria izraelite konfirmoi se e kishte vrarë Abu Younisin gjatë një sulmi të kryer gjatë natës në jug të Rripit të Gazës. Sipas saj, ai kishte marrë drejtimin e brigadës së Rafahut pas vrasjes së paraardhësit të tij, Nael Abu Obeid, më 15 shtator.

    Mjekët njoftuan se Abu Younis u vra dhe disa persona të tjerë u plagosën nga një sulm ajror që kishte në shënjestër atë, në një rrugë në zonën Mawasi të Khan Younisit.

    Sipas Hamasit, Abu Younis iu bashkua krahut të armatosur të grupit në vitin 1991 dhe, para se të emërohej komandant i brigadës, kishte mbajtur disa pozita të larta operacionale në Rafah.

    Grupi bëri të ditur se varrimi i tij do të mbahej të dielën pasdite në Khan Younis, transmeton Telegrafi.

    Megjithëse armëpushimi në Gaza hyri në fuqi në tetor të vitit 2025, duke ndalur luftimet në shkallë të gjerë, sulmet izraelite kanë vazhduar edhe gjatë kësaj periudhe.

    Autoritetet shëndetësore në Gaza thonë se që nga fillimi i armëpushimit janë vrarë të paktën 1,600 palestinezë. Gjatë së njëjtës periudhë janë vrarë edhe pesë ushtarë izraelitë.

    Ndërkaq, autoritetet palestineze bëjnë të ditur se më shumë se 74 mijë persona janë vrarë në Gaza që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit, më 7 tetor 2023. Në atë sulm, në jug të Izraelit u vranë rreth 1,200 persona. /Telegrafi/

  • Dardanët nisin përgatitjet për Irlandën - Foda kishte në dispozicion 13 futbollistë

    Dardanët nisin përgatitjet për Irlandën – Foda kishte në dispozicion 13 futbollistë

    Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, ku të martën do të përballet me Irlandën në Dublin.

    Dardanët vijnë në këtë sfidë pas barazimit të djeshëm ndaj Izraelit, ndërsa dueli me irlandezët do të jetë vendimtar për pozitën e dytë në grup.

    Në stërvitjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion 13 futbollistë. Ndërkohë, lojtarët që ishin titullarë në ndeshjen ndaj Izraelit zhvilluan një seancë rigjeneruese në palestrën e hotelit.

    Pasditen e sotme, Kombëtarja e Kosovës do të udhëtojë drejt Dublinit, ku do të vazhdojë përgatitjet për përballjen e rëndësishme të së martës.

    Kosovës i duhet një paraqitje e mirë në udhëtim për të synuar pozitën e dytë në grup dhe për ta mbyllur këtë edicion të Ligës së Kombeve në mënyrën më të mirë të mundshme. /Telegrafi/

  • The birthday that brings wealth and pride… Viton Ukaj remembers his witness brother, Ismet Ukaj, near his September

    There are birthdays that are no longer celebrated but that remain marked forever in the hearts of those who have lost loved ones. Such is the birthday of the nation’s witness, Ismet Ukaj, whom his brother, Viton Ukaj, has been fond of today and proudly remembered, reports The Signal newspaper.

    By September the witness, where flowers are placed in honour, Viton Ukaj has shared a photograph and a memorial message to his brother, who gave his life for Kosovo’s freedom.

    Though you are no longer among us, your name, your sacrifice and your work will live forever in our hearts, he wrote.

    For Viton and the Ukaj family, this day carries the pain of missing a loved one but also the pride of his sacrifice.

    In his memorial, Vitoni also honored all the martyrs who gave their lives for the freedom of the country.

    You and all the martyrs of Kosovo gave their lives for freedom of country. Your blood became the foundation of our freedom, he wrote.

    The picture near September sends a message beyond words. The brother who once shared his life with Ismet now stands next to his monument, reminding him of the day on which he would have to wish his birthday.

    Eternal Glory to Witness Ismet Ukaj! Your memory is eternal!

    For the Ukaj family, Ismet’s birthday remains a day of memory and commodity. For Kosovo, his name remains part of the memory of those who sacrificed their lives for freedom.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ditëlindja që sjell mall e krenari – Viton Ukaj kujton vëllanë dëshmor, Ismet Ukajn, pranë shtatores së tij

    Ditëlindja që sjell mall e krenari – Viton Ukaj kujton vëllanë dëshmor, Ismet Ukajn, pranë shtatores së tij

    Ditëlindja që sjell mall e krenari – Viton Ukaj kujton vëllanë dëshmor, Ismet Ukajn, pranë shtatores së tij

    Ka ditëlindje që nuk festohen më, por që mbeten përgjithmonë të shënuara në zemrat e atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre. E tillë është edhe ditëlindja e dëshmorit të kombit, Ismet Ukaj, të cilin sot e ka kujtuar me mall dhe krenari vëllai i tij, Viton Ukaj, raporton Gazeta Sinjali.

    Pranë shtatores së dëshmorit, ku janë vendosur lule në shenjë nderimi, Viton Ukaj ka ndarë një fotografi dhe një mesazh përkujtimor për vëllanë e tij, i cili dha jetën për lirinë e Kosovës.

    “Ndonëse nuk je më mes nesh, emri yt, sakrifica dhe vepra jote do të jetojnë përjetësisht në zemrat tona”, ka shkruar ai.

    Për Vitonin dhe familjen Ukaj, kjo ditë mbart dhimbjen e mungesës së një njeriu të dashur, por edhe krenarinë për sakrificën e tij.

    Në përkujtimin e tij, Vitoni ka nderuar edhe të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e vendit.

    “Ti dhe të gjithë dëshmorët e Kosovës dhatë jetën për lirinë e atdheut. Gjaku juaj u bë themel i lirisë sonë”, ka shkruar ai.

    Fotografia pranë shtatores përcjell një mesazh që shkon përtej fjalëve. Vëllai që dikur ndante jetën me Ismetin, sot qëndron pranë monumentit të tij, duke e kujtuar në ditën kur do të duhej t’ia uronte ditëlindjen.

    “Lavdi e përjetshme dëshmorit Ismet Ukaj! Kujtimi yt qoftë i përjetshëm!”, e ka përmbyllur Viton Ukaj mesazhin e tij.

    Për familjen Ukaj, ditëlindja e Ismetit mbetet një ditë kujtimi dhe malli. Për Kosovën, emri i tij mbetet pjesë e kujtesës së atyre që sakrifikuan jetën për liri.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Osman for Rugova: He’s the founding Father of independence, his contribution cannot be erased from history

    IKosovo’s president, Vjosa Osmani, has defended Ibrahim Rugova’s figure, naming it the founding Father of the Republic.

    It has said that neither years of occupation nor war nor post-war years can be torn away from its historic role in building the state of Kosovo.

    In a Facebook response, she has called some of the claims related to Rugova’s figure slander.

    To slander that Rugova had credit only until 1994 and to deny everything he did until 2006, it is a deliberate attempt to forge history.

    Osmani has said that during five years of mandate as president, in hundreds of meetings with world leaders, they have only cited Rugova’s contribution to the construction of state and alliances.

    They never mentioned any other leader, and that tells a lot about his role. Rugova built political resistance, organised Kosovo state institutions when they were banned, built the first cells of armed resistance, internationalised our issue, and, after the war, led Kosovo’s institutional representation on the road to independence. While the institutions for connection with Milosevic are low slander. Even lower are slanders against the First Lady of the State of Kosovo, Mrs. Fahen Rugova.: He’s written on Osman.

    She has said Rugova had been repeatedly attacked by the Milosevic regime and was violently kidnapped by that regime, as she said, also testified by international witnesses.

    His testimony at The Hague Tribunal for Serbian Crimes and the KLA’s fair fight is part of recorded history. Thus, history cannot be rewritten through the publications of racist slanderers, nor can the truth be replaced by their successive slanders. Accept this reality. This is his country in history and in the hearts of the people of Kosovo, and no denigration campaign can change it. /I did. tv

  • Osmani për Rugovën: Është Ati Themeltar i pavarësisë, kontributi i tij s’mund të fshihet nga historia

    Osmani për Rugovën: Është Ati Themeltar i pavarësisë, kontributi i tij s’mund të fshihet nga historia

    Osmani për Rugovën: Është Ati Themeltar i pavarësisë, kontributi i tij s’mund të fshihet nga historia

    Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbrojtur figurën e Ibrahim Rugovës, duke e cilësuar atë si Atin themeltar të Republikës.

    Ajo ka thënë se as vitet e okupimit, as lufta dhe as vitet e pasluftës nuk mund të shkëputen nga roli i tij historik në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

    Në një reagim të saj në Facebook, ajo i ka quajtur shpifje disa prej pretendimeve që lidhen me figurën e Rugovës.

    “Të shpifësh se Rugova kishte merita vetëm deri më 1994 dhe të mohosh gjithçka që bëri deri në vitin 2006, është përpjekje e qëllimshme për ta falsifikuar historinë.”, ka shkruar ajo.

    Osmani ka thënë se gjatë pesë viteve të mandatit si presidente, në qindra takime me liderë botërorë, ata kanë përmendur vetëm kontributin e Rugovës në ndërtim të shtetit e aleancave.

    “Asnjëherë nuk kanë përmendur ndonjë lider tjetër, e kjo tregon shumë për rolin e tij. Rugova ndërtoi rezistencën politike, organizoi institucionet e shtetit të Kosovës kur ato ishin të ndaluara, ndërtoi celulat e para të rezistencës së armatosur, ndërkombëtarizoi çështjen tonë dhe, pas luftës, udhëhoqi përfaqësimin institucional të Kosovës në rrugën drejt pavarësisë. Ndërsa insinuatat për lidhje me Millosheviqin janë shpifje të ulëta. Edhe më të ulëta janë shpifjet ndaj Zonjës së Parë të shtetit të Kosovës, znj. Fanë Rugova.:, ka shkruar tutje Osmani.

    Ajo ka thënë se Rugova ishte sulmuar vazhdimisht nga regjimi i Millosheviqit dhe u rrëmbye dhunshëm nga ai regjim, siç sipas saj, dëshmohet edhe nga dëshmitarët ndërkombëtarë.

    “Dëshmia e tij në Tribunalin e Hagës për krimet serbe dhe luftën e drejtë të UÇK-së është pjesë e historisë së dokumentuar. Prandaj, historia nuk mund të rishkruhet përmes botimeve të shpifësve recidivistë, as e vërteta të zëvendësohet me shpifjet e tyre të njëpasnjëshme. Pranojeni këtë realitet. Ky është vendi i tij në histori e në zemrat e popullit të Kosovës dhe asnjë fushatë denigrimi nuk mund ta ndryshojë.”, ka shkruar Osmani. /Klankosova.tv

  • Business Reset 2026: mbi 400 pjesëmarrës nga 176 kompani në edicionin e parë

    Business Reset 2026: mbi 400 pjesëmarrës nga 176 kompani në edicionin e parë

    Më 12 nëntor 2026, Hotel Marriott Tirana priti edicionin e parë të “Business Reset”. Gjatë një dite të vetme, 176 kompani, mbi 400 pjesëmarrës ndër to sipërmarrës dhe profesionistë të marketingut, teknologjisë dhe burimeve njerëzore, ndoqën 11 fjalime në skenën kryesore dhe 9 workshop-e praktike në tre salla paralele: Marketing, HR dhe Tech.

    Pyetja që drejtoi ditën ishte e thjeshtë dhe po aq komplekse: çfarë duhet të ndryshojë një biznes sot, kur teknologjia dhe inteligjenca artificiale po i rishkruajnë rregullat më shpejt se kurrë? Pjesëmarrësit morën me vete më shumë se një përgjigje: mjete konkrete, strategji të zbatueshme për biznesin e tyre dhe njohje të reja që mund të kthehen në partneritete.

    Skena kryesore

    Skena kryesore, e moderuar nga Jori Vila dhe Dorjana Avrami, u hap nga Gentian Gjiknuri (String) me “The Future of Business Management”, një vështrim mbi të ardhmen e drejtimit të biznesit. Lorent Gordi (Philip Morris Albania), me “AI Changed the Rules. What Comes Next Is Up to Us!”, Yiannis Dimos (Le Spot Group) me “Beyond 360° in a Fragmented World”, ndërsa Gjergj Kalaja (Impuls Agency) me “From Noise to Signal: Business Intelligence for the Albanian World”.

    Momenti surprizë i Zen House solli në skenë kiropraktorin Ünal Öğüten, i cili demonstroi ushtrime praktike për posturën e atyre që punojnë ulur gjatë gjithë ditës: një pushim i këndshëm, por edhe informues.

    Më pas, Biljana Meckrovska (MPG Skopje) me “Exceeding BTL: When Brands Become Experiences”, Dalina Gjiçali (EPPC) me “Does Your People Strategy Actually Perform?”, Fisnik Ismaili (Karrota) trajtoi “The Risk of Being Remembered”, ndërsa Toby Lee (The Predictive Index) i ftoi të pranishmit të pyesin veten: “What If We’re Solving the Wrong Problem?”. Skena u mbush me nota humori dhe energji në përfundimin e paradites me Blendi Salajn (Top Chanel) me “Media and the Transformative Frontier of Technology”, si dhe me Jonel Kriston (ISN Albania) me “Where Corporate Culture Creates Team Harmony”.

    Pasditja: 3 salla, 9 workshop-e

    Pasditja kaloi nga vizioni te praktika. Gentian Gjiknuri tregoi si Odoo përshtatet sipas nevojave të ekipit, nga punësimi te performanca, ashtu si dhe demonstroi si sistemet ERP auditohen, integrohen dhe personalizohen sipas proceseve të çdo biznesi. “Make AI Talk About Your Brand” me Olga Grabockën (iDigitalise) ashtu si dhe Toby Lee me “Your Personality at Work”. Një nga sesionet më interaktive ishte Dalina Gjiçalin me “Who Gets a Raise and Why?”, Jonida Këllezin me “How to Create Authentic Campaigns in the Age of AI”, Renato Civilin me “How to Build a Winning Marketing & HR Strategy for 2027”, dhe Spartak Alibalin (Deloitte) me “Recruitment Market Trends”.

    Gjatë gjithë ditës, në Experience Zone, partnerët prezantuan produktet dhe shërbimet e tyre me demonstrime live, pjesëmarrësit shkëmbyen kontakte përmes matchmaking-ut, ndërsa lojërat e ISN Albania i dhanë ditës një dinamikë të veçantë. Dita u mbyll me gotat e ngritura në “After Hours Cocktail”, në një atmosferë festive ku folës, partnerë dhe pjesëmarrës vazhduan bisedat në formë më të lirë.

    Business Reset 2026 u realizua me mbështetjen e String si Gold Sponsor, si dhe të Lufaprint, Toong, Serenity Clinics & Lab, DBS Group Industries, Deloitte, Mektrin, iDigitalise, ASLV, Zen House, Ditë e Natë Farmaci, Ecovis, Protik dhe ISN Albania. Partnerë mediatikë ishin Telegrafi, Geek Room, Club FM dhe Pulsi. Eventi u hapi derën edhe disa startup-eve të reja, si pjesë e mbështetjes për sipërmarrjet e reja.

    Me këtë edicion të parë, Oz Marketing falënderon folësit, partnerët dhe të gjithë pjesëmarrësit që e bënë të mundur këtë ditë me mbështetjen, praninë dhe energjinë e tyre të jashtëzakonshme.

  • Transportonte kokainë dhe heroinë të fshehura në baterinë e veturës, dënohet 18-vjeçari shqiptar në Francë

    Transportonte kokainë dhe heroinë të fshehura në baterinë e veturës, dënohet 18-vjeçari shqiptar në Francë

    Një 18-vjeçar shqiptar është dënuar nga drejtësia franceze, pasi u kap duke transportuar mbi 3.5 kilogramë kokainë dhe heroinë, të fshehura në një bateri të modifikuar të një automjeti Mercedes.

    Bëhet fjalë për E.K, i cili u arrestua më 29 qershor 2026, gjatë një kontrolli të doganierëve në Toulouse-le-Château, në rajonin Jura të Francës.

    Gjatë kontrollit të automjetit, autoritetet zbuluan një bateri të rreme, të vendosur nën baterinë origjinale, ku ishin fshehur 2.36 kilogramë kokainë dhe 1.23 kilogramë heroinë.

    Sipas raportimit të gazetës franceze L’Est Républicain, i riu kishte udhëtuar me avion nga Tirana drejt Brukselit, ku kishte marrë në dorëzim automjetin Mercedes, të cilin duhej ta transportonte përmes Francës.

    Për këtë shërbim, ai kishte pranuar një pagesë prej 400 deri në 500 eurosh nga një person që pothuajse nuk e njihte.

    Plani u zbulua pasi një patrullë doganore e ndaloi automjetin gjatë natës. Për shkak të shiut, doganierët i kërkuan shoferit të zhvendosej në një vend të mbrojtur. Kur automjeti pati nevojë për një pajisje ndihmëse për ndezje, kontrolli i baterisë çoi në zbulimin e drogës së fshehur.

    Gjatë procesit gjyqësor, 18-vjeçari, i cili nuk fliste frëngjisht, deklaroi se ishte penduar për veprimet e tij. Ai kishte treguar se në Shqipëri kishte punuar si kamerier dhe ishte në vështirësi financiare, ndërsa synonte të ndihmonte familjen e tij.

    Më 9 nëntor, Gjykata e Lons-le-Saunier e dënoi me 18 muaj burgim, me mbajtje në paraburgim, si dhe me ndalim të hyrjes në territorin francez për 10 vjet. Përveç kësaj, ndaj tij u shqiptua një gjobë prej 805 mijë e 690 eurosh, ndërsa automjeti Mercedes u konfiskua.

    Shuma e gjobës është llogaritur mbi bazën e vlerës së drogës së sekuestruar, e cila sipas vlerësimit të autoriteteve arrinte deri në 1.3 milionë euro./Telegrafi/

  • Police hit organised cocaine trafficking group in Pristina, six people arrested

    Kosovo police have conducted a code-named operation, including an organised group suspected of trafficking and distribution of cocaine in the Pristina region.

    During the operation, held on November 14th, six suspected persons have been arrested, while another has been released in regular procedure. Among the sequential material evidence are about 1.6kg of cocaine, six luxury cars, cash, clocks, and valuable jewelry, weapons and equipment.

    According to police, the total value of narcotics and sequentified assets amounts to about 301 thousand euros.

    Police have indicated that the operation was carried out by the Directorate for Trafficking in Narcotics Investigation ( ) Central Sector, in co-operation with the Kosovo Intelligence Agency ( AKI).

    Police have announced that the operation is the result of a long-standing investigation conducted through specific investigative measures, during which allegations of the functioning of an organised structure group and clear hierarchy have become white.

    The investigation […] has made up doubts about the functioning of an organised structure group and clear hierarchic levels, from persons suspected at the leadership level to drug dealers on the street, the police report said.

    In the implementation of the anti-drug operation, the Fast Response Unit, the capital’s station police patrols, the Forenzice Unit and the K9 Unit have assisted. Several locations have been raided during the action.

    Police have announced that, during the initial operation and its continuation, some 1.6kg of cocaine have been seized, as well as other quantities of suspected narcotics substances.

    Including marijuana and unknown substance, as well as alleged ecstasy pills, the report said.

    Also, around 16 thousand euros have been found and seized in cash available in various currency, euros, Swiss francs, British pounds, Canadian dollars and Albanian cash, respectively.

    Among the sequencing assets are six cars of various luxury brands, including Mercedes -Maybach, Mercedes G LE, Porsche, Audi and VW Tiguan.

    Mobile phones, electronic and communication devices, surveillance devices, the luxurious clock of Rolex and Frankk Mueller, and valuable jewelry have also been confiscated during the operation.

    As material evidence has been seized even a weapon, ammunition, knives, digital scales, narcotics-packing equipment, and various documents and notes.

    According to police estimates, based on the price of selling cocaine on the street market, the seized amount of this drug has a possible value of around 111 thousand euros.

    The estimated total value of narcotics and sequentified assets, including luxury cars, watches, jewelry and cash, according to the case report, totals about 301 thousand euros, the report said.

    At the State Prosecutor’s decision, the six suspects have been sent to police detention for 48 hours.

    Police have announced that all actions have been taken under the supervision and co-ordination of the Basic Prosecutor in Pristina, the Randa Crime Department, while investigations and operational actions are under way.

    At the end of the announcement, Kosovo police have reiterated the dedication of fighting narcotics trafficking, noting the goal of hitting criminal groups at all levels of their functioning.

    Kosovo Police remain committed and active in fighting narcotics trafficking, with particular focus on identifying and hitting organised criminal groups at all levels of their operation, from organisers and suppliers to street distributors, the report said.

    Police have stressed that they will continue to take action to prevent and combat this criminal activity.

    With professional investigations, inter-institutional co-operation and ongoing operations, Kosovo Police will continue to take concrete action to prevent and combat this criminal activity, protect public security and preserve the rule and law.

    Source Layer: Insander

  • Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona

    Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona

    Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona

    Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër të të cilit ka goditur një grup të organizuar të dyshuar për trafikim dhe shpërndarje të kokainës në rajonin e Prishtinës.

    Gjatë operacionit, të zhvilluar më 14 nëntor, janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt. Në mesin e provave materiale të sekuestruara janë rreth 1.6 kilogramë kokainë, gjashtë vetura luksoze, para të gatshme, ora dhe stoli të çmuara, armë e pajisje të ndryshme.

    Sipas Policisë, vlera e përgjithshme e substancave narkotike dhe aseteve të sekuestruara arrin në rreth 301 mijë euro.

    Policia ka bërë të ditur se operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) – Sektori Qendror, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

    Policia ka njoftuar se operacioni është rezultat i një hetimi të gjatë, të zhvilluar përmes masave të veçanta hetimore, gjatë të cilit janë zbardhur dyshimet për funksionimin e një grupi me strukturë të organizuar dhe hierarki të qartë.

    “Hetimi […] ka zbardhur dyshimet për funksionimin e një grupi me strukturë të organizuar dhe nivele të qarta hierarkike, nga personat e dyshuar në nivel drejtues deri te shpërndarësit e narkotikëve në rrugë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Në realizimin e operacionit antidrogë kanë asistuar Njësia e Reagimit të Shpejtë, patrullat policore të stacioneve të kryeqytetit, Njësia e Forenzikës dhe Njësia K9. Gjatë aksionit janë bastisur disa lokacione.

    Policia ka bërë të ditur se gjatë operacionit fillestar dhe vazhdimit të tij janë sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, si dhe sasi të tjera të substancave të dyshuara narkotike.

    “Përfshirë marihuanë dhe substancë të panjohur, si dhe tableta të dyshuara të ekstazisë”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 16 mijë euro para të gatshme në valuta të ndryshme, përkatësisht euro, franga zvicerane, funta britanike, dollarë kanadezë dhe lekë shqiptarë.

    Në mesin e aseteve të sekuestruara janë edhe gjashtë vetura të markave të ndryshme luksoze, përfshirë Mercedes-Maybach, Mercedes GLE, Porsche, Audi dhe VW Tiguan.

    Gjatë operacionit janë konfiskuar gjithashtu telefona mobilë, pajisje elektronike dhe të komunikimit, pajisje për vëzhgim, ora luksoze të markave Rolex dhe Franck Muller, si dhe stoli të çmuara.

    Si prova materiale janë sekuestruar edhe një armë zjarri, municion, thika, peshore digjitale, pajisje për paketimin e substancave narkotike, si dhe dokumente e shënime të ndryshme.

    Sipas vlerësimeve të Policisë, bazuar në çmimin e shitjes së kokainës në tregun e rrugës, sasia e sekuestruar e kësaj droge ka një vlerë të mundshme prej rreth 111 mijë eurosh.

    “Vlera e përgjithshme e vlerësuar e substancave narkotike dhe aseteve të sekuestruara, përfshirë veturat luksoze, orët, stolitë dhe paratë e gatshme, sipas raportit të rastit, arrin në rreth 301 mijë euro”, thuhet në njoftim.

    Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të gjashtë të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë.

    Policia ka bërë të ditur se të gjitha veprimet janë ndërmarrë nën mbikëqyrjen dhe koordinimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ndërsa hetimet dhe veprimet operative janë duke vazhduar.

    Në fund të njoftimit, Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin për luftimin e trafikimit të narkotikëve, duke vënë në pah synimin për goditjen e grupeve kriminale në të gjitha nivelet e funksionimit të tyre.

    “Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe aktive në luftimin e trafikimit të narkotikëve, me fokus të veçantë në identifikimin dhe goditjen e grupeve të organizuara kriminale në të gjitha nivelet e funksionimit të tyre, nga organizatorët dhe furnizuesit deri te shpërndarësit në rrugë”, thuhet në njoftim.

    Policia ka theksuar se do të vazhdojë të ndërmarrë veprime për parandalimin dhe luftimin e këtij aktiviteti kriminal.

    “Përmes hetimeve profesionale, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe operacioneve të vazhdueshme, Policia e Kosovës do të vazhdojë të ndërmarrë veprime konkrete për parandalimin dhe luftimin e këtij aktiviteti kriminal, mbrojtjen e sigurisë publike dhe ruajtjen e rendit dhe ligjit”.

    Burimi: Insajderi