Blog

  • Spanja dhe Franca duan turneun final të Ligës së Kombeve - vendimi pas shortit

    Spanja dhe Franca duan turneun final të Ligës së Kombeve – vendimi pas shortit

    Spanja dhe Franca janë në garë për të organizuar turneun final të Ligës së Kombeve, i cili do të zhvillohet nga 9 deri më 13 qershor 2027.

    Sipas raportimit të mediumit spanjoll “Marca”, Federata Spanjolle e Futbollit ka paraqitur si kandidatura stadiumin “Santiago Bernabéu” në Madrid dhe “José Zorrilla” në Valladolid. Ndërkohë, Franca ka ofruar stadiumet në Lyon dhe Saint-Étienne.

    Afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave ka qenë 21 tetori, por vendimi përfundimtar i UEFA-s nuk pritet të merret para shortit të çerekfinaleve, i cili do të hidhet më 20 nëntor në selinë e organizatës në Nyon.

    UEFA synon që organizimi i turneut final t’i besohet njërës prej katër përfaqësueseve që do të kualifikohen në gjysmëfinale. Kjo do të mundësonte që turneu të zhvillohej në vendin e njërës prej skuadrave pjesëmarrëse.

    Anglia si alternativë në rast se dështon kandidatura e finalistëve

    Sipas “Marca”-s, organizimi në vendin e njërës prej gjysmëfinalisteve do të sillte më shumë interesim nga tifozët dhe mediat, si dhe një atmosferë më të mirë për ndeshjet.

    Megjithatë, nëse asnjëra prej katër skuadrave gjysmëfinaliste nuk do të jetë në gjendje ta organizojë turneun, atëherë ekziston mundësia që ai të zhvillohet në një terren neutral. Në këtë skenar, si alternativë përmendet edhe Anglia.

    Spanja e sheh turneun si provë për Botërorin 2030

    Për Spanjën, organizimi i turneut final të Ligës së Kombeve do të ishte gjithashtu një test i rëndësishëm organizativ përpara Kupës së Botës 2030, të cilën do ta bashkorganizojë me Portugalinë dhe Marokun.

    Një organizim i suksesshëm mund ta ndihmojë edhe kandidaturën e stadiumit “Santiago Bernabéu” për të pritur finalen e këtij Botërori.

    Deri më tani, turneu final i Ligës së Kombeve është organizuar në Portugali në vitin 2019, në Itali më 2021, në Holandë më 2023 dhe në Gjermani më 2025.

    Në edicionin e vitit 2023, Kroacia arriti deri në finale në Roterdam, por u mposht nga Spanja pas ekzekutimit të penalltive. Ndërkaq, kampione në fuqi është Portugalia, e cila mposhti po ashtu Spanjën në penallti në finalen e vitit 2025. /Telegrafi/

  • Kur është koha më e mirë për të ngrënë hurma për energji dhe tretje më të mirë?

    Kur është koha më e mirë për të ngrënë hurma për energji dhe tretje më të mirë?

    Hurmat nuk janë vetëm një frut i ëmbël, por edhe një burim i mirë energjie dhe fibrash.

    Koha e konsumimit mund të përshtatet sipas nevojave të organizmit, veçanërisht kur kërkoni më shumë energji gjatë ditës ose dëshironi të mbështesni tretjen.

    Kur duhet t’i hani për më shumë energji?

    Hurmave mund t’u drejtoheni në orët e pasdites, veçanërisht rreth orës 15:00, kur shumë njerëz ndihen më të lodhur dhe kanë vështirësi në përqendrim.

    Ato janë gjithashtu një zgjedhje e mirë para aktivitetit fizik, pasi karbohidratet që përmbajnë i japin energji muskujve. Kaliumi ndihmon gjithashtu në funksionimin normal të tyre.

    Edhe pas stërvitjes, hurmat mund të jenë të dobishme. Kur kombinohen me proteina, ndihmojnë në rikuperimin e organizmit dhe rimbushjen e rezervave të energjisë në muskuj.

    Kur t’i konsumoni për tretje më të mirë?

    Hurmat përmbajnë fibra që ndihmojnë në funksionimin e rregullt të sistemit tretës. Tre hurma Medjool pa bërthamë ofrojnë rreth 4.8 gramë fibra.

    Një studim i vitit 2025 sugjeroi se fibrat e hurmave mund të nxisin rritjen e baktereve të dobishme në zorrë. Megjithatë, nuk është përcaktuar një orar i veçantë për konsumimin e tyre me qëllim përmirësimin e tretjes.

    Nutricionistët theksojnë se mund të hahen në çdo kohë të ditës. E rëndësishme është të shoqërohen me ujë të mjaftueshëm, pasi lëngjet ndihmojnë fibrat të kryejnë funksionin e tyre.

    Kujdes me sasinë

    Edhe pse janë të pasura me fibra, vitamina dhe minerale, hurmat përmbajnë edhe sasi të konsiderueshme sheqernash natyralë dhe kalori.

    Për një kombinim më të balancuar, mund t’i shoqëroni me kos grek, gjizë ose gjalpë kikiriku e bajamesh. Proteinat dhe yndyrnat mund të ngadalësojnë përthithjen e sheqerit. /Telegrafi/

  • Can a blood test reveal serious brain damage? Researchers Find a New Index

    A blood test may help in the future to identify a serious brain disease linked to repeated blows to the head, according to a new study reported by the Associated Press.

    Washington University researcher in St. Louis has identified a fragment of the tau protein, called eMTBR-tau243, that can serve as a biological indicator of chronic traumatic encephalopathy, known as CTE.

    This disease has been linked to repeated exposure to headshots and has attracted particular attention due to cases documented by former sports officials with physical contact.

    Currently, CTE can only be confirmed after death through brain testing.

    In the new study, biological indicators were higher in people with advanced diseases, but the method failed to reliablely identify early stages.

    Researchers point out that the results are preliminary and should be confirmed in much larger studies.

    The discovery may open new ways for future diagnosis, but there is still no clinically tested blood test for CTE diagnosis in living persons.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • A mund të zbulohet dëmtimi i rëndë i trurit me një analizë gjaku? Studiuesit gjejnë një tregues të ri

    A mund të zbulohet dëmtimi i rëndë i trurit me një analizë gjaku? Studiuesit gjejnë një tregues të ri

    A mund të zbulohet dëmtimi i rëndë i trurit me një analizë gjaku? Studiuesit gjejnë një tregues të ri

    Një analizë gjaku mund të ndihmojë në të ardhmen për identifikimin e një sëmundjeje të rëndë të trurit që lidhet me goditjet e përsëritura në kokë, sipas një studimi të ri të raportuar nga Associated Press.

    Studiuesit e Universitetit Washington në St. Louis kanë identifikuar një fragment të proteinës tau, të quajtur eMTBR-tau243, që mund të shërbejë si tregues biologjik i encefalopatisë traumatike kronike, e njohur si CTE.

    Kjo sëmundje është lidhur me ekspozimin e përsëritur ndaj goditjeve në kokë dhe ka tërhequr vëmendje të veçantë për shkak të rasteve të dokumentuara te ish-sportistët e sporteve me kontakt fizik.

    Aktualisht, CTE mund të konfirmohet vetëm pas vdekjes, përmes ekzaminimit të trurit.

    Në studimin e ri, nivelet e treguesit biologjik ishin më të larta te personat me sëmundje të avancuar, por metoda nuk arriti të identifikonte në mënyrë të besueshme fazat e hershme.

    Studiuesit theksojnë se rezultatet janë paraprake dhe duhet të vërtetohen në studime shumë më të mëdha.

    Zbulimi mund të hapë rrugë të reja për diagnostikimin e ardhshëm, por ende nuk ekziston një test gjaku i vërtetuar klinikisht për diagnostikimin e CTE-së te personat e gjallë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The new hope for early discovery of ovaries ‘ cancers

    A new scientific discovery may help to identify earlier changes that precede the development of ovaries ‘ cancer – a disease that is often diagnosed after spreading to the organism.

    According to a Reuters report released on November 11th, researchers have identified a molecular signal in the blood that is related to microscopic changes before the appearance of cancer.

    This discovery may be of particular importance to women who have increased risk of developing the disease.

    One of the main challenges in treating ovaries ‘ cancer is that early symptoms may be unclear and diagnosis is often introduced in advanced stages.

    However, the new results do not mean that there is already a blood test ready for routine control of all women.

    Before widespread clinical use, additional studies are needed to determine the accuracy, security, and real benefit of this method.

    The discovery represents a promising course of scientific research, but not an approved method for early diagnosis.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Shpresë e re për zbulimin e hershëm të kancerit të vezoreve – shkencëtarët identifikojnë një sinjal në gjak

    Shpresë e re për zbulimin e hershëm të kancerit të vezoreve – shkencëtarët identifikojnë një sinjal në gjak

    Shpresë e re për zbulimin e hershëm të kancerit të vezoreve – shkencëtarët identifikojnë një sinjal në gjak

    Një zbulim i ri shkencor mund të ndihmojë në identifikimin më të hershëm të ndryshimeve që i paraprijnë zhvillimit të kancerit të vezoreve, një sëmundje që shpesh diagnostikohet pasi është përhapur në organizëm.

    Sipas një raportimi të Reuters, të publikuar më 11 nëntor, studiuesit kanë identifikuar një sinjal molekular në gjak që lidhet me ndryshime mikroskopike përpara shfaqjes së kancerit.

    Ky zbulim mund të ketë rëndësi të veçantë për gratë që kanë rrezik të shtuar për zhvillimin e sëmundjes.

    Një nga vështirësitë kryesore në trajtimin e kancerit të vezoreve është se simptomat e hershme mund të jenë të paqarta dhe diagnoza shpesh vendoset në faza të avancuara.

    Megjithatë, rezultatet e reja nuk nënkuptojnë se tashmë ekziston një test gjaku i gatshëm për kontroll rutinë të të gjitha grave.

    Përpara përdorimit të gjerë klinik, nevojiten studime të tjera që të përcaktojnë saktësinë, sigurinë dhe përfitimin real të kësaj metode.

    Zbulimi përfaqëson një drejtim premtues të kërkimit shkencor, por jo një metodë të miratuar për diagnostikimin e hershëm.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Mustafa për Osmanin: Është katandisur keq; LDK-ja në luftë të hapur para zgjedhjeve të brendshme

    Mustafa për Osmanin: Është katandisur keq; LDK-ja në luftë të hapur para zgjedhjeve të brendshme

    Mustafa për Osmanin: Është katandisur keq; LDK-ja në luftë të hapur para zgjedhjeve të brendshme

    Përplasjet e vjetra politike brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë rikthyer në vëmendje pas deklaratave të ish-presidentes së Kosovës, tash deputete e kësaj partie, Vjosa Osmani. Kritikat e saj ndaj ish-udhëheqësve të LDK-së, Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti, kanë nxitur reagime dhe kanë rikthyer në skenë tensionet që e shoqëruan largimin dhe më pas rikthimin e saj në këtë subjekt politik.

    Në një intervistë për Kanal10, Osmani ka folur për qeverisjet e kaluara, zhvillimet brenda LDK-së dhe raportet me ish-bashkëpartiakët. Ajo ka kritikuar veçanërisht qeveritë e udhëhequra nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, duke thënë se edhe Qeveria Kurti duhet të nxjerrë mësime nga gabimet e paraardhësve.

    “Le të përmirësohen, jo të bëhen kopje të këqija të Isës dhe Hashimit. Duhet të kenë më shumë ambicie. Edhe unë si presidente për dy vite është dashur të merrem me pasojat e dëmeve që i kanë bërë të tjerët përpara”, ka deklaruar Osmani.

    Deklaratat e saj kanë nxitur reagimin e ish-kryeministrit Isa Mustafa. I pyetur nga mediat për qëndrimet e Osmanit, Mustafa është përgjigjur shkurt: “Është dëm të merrem me të. Është katandisur keq”.

    Edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas intervistës së Osmanit, ndonëse pa e përmendur atë drejtpërdrejt. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoti ka përdorur shprehjen “turizëm politik”, duke lënë të kuptohet se kritikat e tij lidhen me lëvizjet dhe qëndrimet politike të personave që ndryshojnë subjektet politike.

    “Turizmi politik është aktivitet joetik në politikë. Koha po i sqaron të gjitha. Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë, i frustruar, i nervozuar, deri në ofertën turistike politike të radhës. Matrapazët politikë edhe mund ta gjejnë ndonjë ofertë. Por shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit, që të shfrytëzon për interesa të veta. Sërish, koha po i nxjerr në dritë të gjitha të vërtetat”, ka shkruar Hoti.

    Raportet e Osmanit me LDK-në kanë një histori të gjatë përplasjesh. Ajo ishte njëra ndër figurat e rëndësishme të këtij subjekti politik, por pas mospajtimeve me udhëheqjen e atëhershme, veçanërisht me Isa Mustafën, u largua nga partia dhe vazhdoi rrugëtimin politik përmes Listës Guxo. Pas përfundimit të mandatit presidencial, Osmani u rikthye në LDK, duke e cilësuar këtë vendim si mundësi për të kontribuar në partinë ku kishte nisur karrierën politike.

    Megjithatë, rikthimi i saj nuk u prit pa kundërshtime. Në intervistën e fundit, Osmani ka treguar se disa persona i kishin kërkuar të kërkonte falje para se të rikthehej, por ajo kishte refuzuar.

    “Ata thanë para se të kthehet kërko falje, dhe unë ju thashë jo, nuk kërkoj falje për asgjë. Sepse LDK-ja më ka lutur me u rikthy. Asgjë nuk i kam kërkuar LDK-së, as nuk i kam kërkuar pozicion partiak, as sot nuk i kërkoj asgjë. Jam kthyer me ndihmu”, ka deklaruar ajo.

    Osmani ka drejtuar kritika edhe ndaj disa deputetëve të LDK-së, të cilët kundërshtuan marrëveshjen ndërmjet kësaj partie dhe Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen e presidentit. Sipas saj, disa prej tyre po veprojnë në interes të ngushtë personal, duke dëmtuar subjektin politik.

    “Natyrisht që SHIK-ut i pengon kjo. Po pse disa po veprojnë në interes të tyre brenda partisë është e tmerrshme, është e dëmshme”, ka thënë Osmani.

    Një tjetër çështje ku ish-presidentja ka drejtuar akuza ndaj ish-bashkëpartiakëve është formimi i Qeverisë Hoti në vitin 2020, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti. Ajo ka pretenduar se votat e marra prej saj në zgjedhjet e atëhershme, kur ishte kandidate për kryeministre, ishin përdorur në mënyrë të padrejtë për krijimin e qeverisë së re.

    “Ndoshta Hoti e kupton që fakti që i ka kontrabanduar votat që i kam marrë unë si kandidate për kryeministre dhe me vota të vjedhura dhe me vullnet të vjedhur të qytetarëve ka krijuar atëherë Qeveri, ka qenë gabim”, ka deklaruar ajo.

    Burimi: Insajderi

  • Wars and energy crises gather Asian leaders in Manila expect the participation of Trump

    Leaders of Southeast Asian countries have gathered in Manila for the ASEAN summit, where regional security, economic consequences of conflicts and international co-operation are among the main topics.

    The president of the Philippines, Ferdinand Marcos Jr., has officially opened the summit, requiring unity and co-ordination among member states for coping with global crises.

    He has stressed that international conflicts have affected energy security, food supply and transportation, citing the challenges the region has faced during the year.

    The summit takes place from 15 November to 17 November and is expected to gather leaders from countries in the region and international partners.

    According to state agency Philippe News Agency, US President Donald Trump is pre-respected to attend the special meeting between the United States and A. SEAN November 17th.

    Economic co-operation, sea security, combating cross-border crime and dealing with major powers are also in the agenda.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Luftërat dhe kriza energjetike mbledhin liderët aziatikë në Manila – pritet edhe pjesëmarrja e Trumpit

    Luftërat dhe kriza energjetike mbledhin liderët aziatikë në Manila – pritet edhe pjesëmarrja e Trumpit

    Luftërat dhe kriza energjetike mbledhin liderët aziatikë në Manila – pritet edhe pjesëmarrja e Trumpit

    Udhëheqësit e vendeve të Azisë Juglindore janë mbledhur në Manila për samitin e ASEAN-it, ku siguria rajonale, pasojat ekonomike të konflikteve dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë ndër temat kryesore.

    Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., ka hapur zyrtarisht samitin, duke kërkuar unitet dhe koordinim ndërmjet vendeve anëtare për përballimin e krizave globale.

    Ai ka theksuar se konfliktet ndërkombëtare kanë ndikuar në sigurinë energjetike, furnizimin me ushqime dhe transportin, duke përmendur edhe sfidat me të cilat rajoni është përballur gjatë vitit.

    Samiti zhvillohet nga 15 deri më 17 nëntor dhe pritet të mbledhë udhëheqës nga vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë.

    Sipas agjencisë shtetërore Philippine News Agency, presidenti amerikan Donald Trump është paraparë të marrë pjesë në takimin e posaçëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe ASEAN-it më 17 nëntor.

    Në agjendë janë edhe bashkëpunimi ekonomik, siguria detare, luftimi i krimit ndërkufitar dhe marrëdhëniet me fuqitë e mëdha.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Confrontation at the summit Kosovo participates, Congo threatens to leave Francophonia if Rwanda’s candidate is re-elected

    The Francophony Summit has opened in Phnom Penh, Cambodia, amid a strong diplomatic clash over the direction of the organisation that unites countries and the Francophone governments.

    The Democratic Republic of Congo has warned it can leave the organisation if current Secretary General Louise Mujshiwabo from Rwanda is re-elected to a third term.

    According to Al Jazeera and AFP, the election of the organisation’s leader is expected to take place Monday.

    The clash relates to strained relations between Congo and Rwanda, in the context of the conflict in the east of Congo.

    Kinshasa accuses Rwanda of supporting the M23 armed group, while Kigal denies those accusations.

    French President Emmanuel Macron has called for unity and finding an acceptable solution for member states.

    Developments also matter to Kosovo, which has the status of associate member of the International Francophony Organisation.

    A day before the summit’s opening, the Andorra Government announced its Foreign Minister Imma Tor’s meeting with Glauk Konjufca during the ministerial conference at Phnom Penh.

    Sources al Jazeera, AFP and Andorra Government.

    Source Layer: Signal