Blog

  • Jeep nxjerr në ankand Wrangler-in unik me 705 kuaj-fuqi, të ardhurat do t’i dhurohen organizatës USO

    Jeep nxjerr në ankand Wrangler-in unik me 705 kuaj-fuqi, të ardhurat do t’i dhurohen organizatës USO

    Jeep ka nxjerrë në ankand një model të veçantë të Wrangler Commando 392, me fuqi prej 705 kuaj-fuqish, ndërsa të gjitha të ardhurat nga shitja do t’i dhurohen organizatës United Service Organizations (USO), e cila mbështet ushtarakët amerikanë dhe familjet e tyre.

    Kompania kishte prodhuar gjithsej 250 njësi të Wrangler Commando 392, prej të cilave 249 ishin rezervuar ekskluzivisht për pjesëtarët e kualifikuar të ushtrisë amerikane dhe veteranët. Njësia e fundit është nxjerrë në ankand dhe mund të blihet nga kushdo që merr pjesë në ofertim.

    Ankandi nisi më 11 nëntor 2026 dhe do të zgjasë deri më 22 nëntor në platformën Bring a Trailer. Sipas raportimeve të Mopar Insiders, shitja nuk ka çmim minimal të përcaktuar, që do të thotë se automjeti do t’i shitet ofertuesit më të lartë, pavarësisht shumës së arritur.

    E gjithë shuma e ofertës fituese, së bashku me tarifën e blerësit që merr platforma Bring a Trailer, do t’i kalojë organizatës USO, transmeton Telegrafi.

    Për 249 automjetet e rezervuara për ushtarakët dhe veteranët ishin paraqitur më shumë se 4.700 aplikime. Për njësinë e fundit, Jeep zgjodhi një qasje të veçantë: prodhoi edhe një automjet, i dha një pamje tjetër dhe vendosi që të ardhurat nga shitja të shërbejnë për një qëllim humanitar.

    Drejtori ekzekutiv i Jeep, Branden Coté, tha se automjeti i fundit synon të nderojë personat që shërbejnë në ushtrinë amerikane dhe të mbledhë fonde për një organizatë që prej brezash mbështet komunitetin ushtarak.

    Modeli i nxjerrë në ankand është lyer me ngjyrë të gjelbër ushtarake, Army Green, dhe mban grafika Commando dhe USO, ndërsa rrotat kanë përfundim bronzi. Kjo pamje e dallon nga 249 njësitë e tjera, të cilat kanë dizajn me motive kamuflazhi.

    Çdo Wrangler Commando 392 është i bazuar në modelin katërdyersh Wrangler 392, i pajisur nga fabrika me motor 6.4-litërsh Hemi V8, transmision automatik me tetë shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me katër rrota. Në konfigurimin standard, ky motor prodhon 470 kuaj-fuqi.

    Megjithatë, automjeti i ankandit është modifikuar nga Fox Factory Vehicles, e cila ka instaluar një supermbushës Whipple prej 3.0 litrash. Kjo ndërhyrje e ka rritur fuqinë në 705 kuaj-fuqi, pra 235 kuaj-fuqi më shumë se modeli standard.

    Ndryshime janë bërë edhe në sistemin e pezullimit. Automjeti është pajisur me ngritje 3.5-inç të pezullimit JKS dhe amortizatorë Fox 3.0 Internal Bypass, të përshtatur për peshën dhe kapjen shtesë të gomave Nitto Ridge Grappler me madhësi 37 inç.

    Gomat janë montuar në rrota 17-inç me mbështetje për sistemin beadlock, që mundëson përdorimin e presionit më të ulët gjatë vozitjes jashtë rrugëve të asfaltuara, pa rrezikuar shkëputjen e gomës nga felga.

    Jeep së fundmi ka prezantuar edhe projekte të tjera që kombinojnë motorët V8 me platformën Wrangler, përfshirë konceptin Wrangler Scrambler SRT, të shfaqur në panairin SEMA në fillim të këtij muaji.

    Megjithatë, ndryshe nga një koncept eksperimental, Commando 392 është një automjet i bazuar në prodhim, i cili do të ketë një pronar të ri pas përfundimit të ankandit më 22 nëntor. /Telegrafi/

  • Amerikani 78-vjeç shndërron pensionimin në aventurë, synon të vizitojë panairet në të 50 shtetet e SHBA-së

    Amerikani 78-vjeç shndërron pensionimin në aventurë, synon të vizitojë panairet në të 50 shtetet e SHBA-së

    Pensionimi nuk e ka ndalur Jim Chew-in që të vazhdojë të jetë aktiv. Në moshën 78-vjeçare, banori i Ohios ka nisur një aventurë nëpër Shtetet e Bashkuara, me një synim të veçantë: të vizitojë panairet shtetërore në të 50 shtetet amerikane.

    Chew, i cili doli në pension në moshën 75-vjeçare, fillimisht e pati të vështirë të përshtatej me jetën pa një orar të rregullt pune. Ai më parë kishte drejtuar një kompani për menaxhimin e ndërtesave të banimit në Columbus të Ohios dhe po kërkonte një aktivitet që do ta mbante të angazhuar, raportoi The Washington Post.

    Ideja për këtë aventurë i lindi nga dashuria për Panairin Shtetëror të Ohios, ku i pëlqenin atraksionet e ndryshme, përfshirë rrotën panoramike, shfaqjet me kafshë dhe programet argëtuese, transmeton Telegrafi.

    Më vonë, ai hasi në Facebook në një faqe të quajtur “Visit All 50 States”, e cila e frymëzoi të ndërmerrte një sfidë të ngjashme. Megjithatë, në vend që të vizitonte të gjitha shtetet, Chew vendosi të vizitonte panairet e tyre.

    Ajo që nisi si një projekt për ta bërë pensionimin më interesant, tashmë është shndërruar në një mision udhëtimi që pritet të zgjasë disa vjet.

    Chew e nisi këtë aventurë në Panairin Shtetëror të Georgias, në tetor të vitit 2023. Deri më tani, ai ka vizituar 31 panaire dhe i kanë mbetur edhe 19 të tjera. Sipas përllogaritjeve të tij, do t’i nevojiten rreth shtatë vjet për ta përfunduar sfidën.

    Për udhëtimet e tij, 78-vjeçari bën planifikime të kujdesshme, duke kontrolluar datat e panaireve dhe duke studiuar hartat, në mënyrë që të vizitojë dy ose tri destinacione gjatë një udhëtimi të vetëm.

    Në shtetet ku nuk organizohen panaire zyrtare në nivel shtetëror, përfshirë Connecticut-in, Pennsylvanian, Rhode Island-in dhe Hawaiin, ai viziton panaire të qarqeve ose panaire bujqësore.

    Edhe pse udhëton i vetëm, Chew thotë se nuk ndihet kurrë i vetmuar. Përkundrazi, i pëlqen të njihet me njerëz të rinj, të nisë biseda me të panjohur dhe të mësojë më shumë për jetën e tyre.

    Një nga përvojat që i ka mbetur në kujtesë ndodhi gjatë vizitës në Panairin Shtetëror të Iowas, në gusht të vitit 2025. Pasi zbriti nga treni në qytetin Osceola, ai kuptoi se nuk kishte taksi apo shërbime të transportit për ta dërguar në hotel. Në fund, përgjegjësi i stacionit i ofroi ta dërgonte vetë.

    Për Chew-in, takimet me njerëzit dhe njohja me kulturën lokale janë ndër pjesët më të rëndësishme të udhëtimeve. Ai përpiqet të provojë ushqimet vendore dhe të vizitojë ekspozitat, në vend që të kalojë kohën te shitësit që udhëtojnë nga një panair në tjetrin.

    Edhe pse shumica e panaireve kanë atraksione të ngjashme, si lojërat, ushqimet e skuqura, garat bujqësore dhe koncertet, ai është befasuar nga dallimet mes tyre.

    Nga skulpturat e bëra me gjalpë dhe garat e qenve, deri te shfaqjet me kalërim në stilin e Perëndimit të Egër dhe ekspozitat e pazakonta ushqimore, çdo panair i ka ofruar një përvojë të re.

    Ndër destinacionet e tij të preferuara deri më tani janë Iowa, California, Wisconsin, Utah dhe Florida.

    Në Iowa i kanë pëlqyer veçanërisht mishi i derrit i shërbyer në shkopinj dhe mikpritja e banorëve. Në panairin e Kalifornisë i ka tërhequr vëmendjen një ekspozitë interesante e automjeteve.

    Në Wisconsin ka provuar birra vendore dhe ka dëgjuar më shumë se 20 grupe muzikore që performonin drejtpërdrejt. Vizita në Utah i ka mundësuar të provojë misrin meksikan të rrugës, ndërsa panairi i Floridës i ka lënë përshtypje me shfaqjet e organizuara pranë një liqeni.

    Ndalesa e tij më e fundit ishte Panairi Shtetëror i Louisianës, ku provoi ushqime tradicionale të zonës, si gumbo, karavidhe, étouffée dhe kafshata me mish aligatori. Ai gjithashtu shijoi rrëshqitjen në një rrëshqitëse gjigante shumëngjyrëshe dhe ndoqi një shfaqje me tematikë të Perëndimit të Egër.

    Të gjitha udhëtimet Chew i dokumenton në një faqe në Facebook, ku publikon përvojat e tij dhe vlerëson panairet që viziton.

    Bashkëshortja e tij, Jill Chew, dhe dy fëmijët e tyre tashmë të rritur e mbështesin këtë nismë. Ajo preferon të qëndrojë në shtëpi me qentë e tyre, por është e lumtur që bashkëshorti vazhdon të eksplorojë vendin.

    Sipas saj, kjo sfidë i përshtatet plotësisht karakterit të tij, pasi ai gjithmonë ka pasur dëshirë të ketë një synim konkret për të cilin të punojë.

    Ndërkaq, për Jim Chew-in, kjo aventurë është një mundësi për të zbuluar më shumë nga Shtetet e Bashkuara, për të takuar njerëz të rinj dhe për të përjetuar kultura të ndryshme, duke dëshmuar se pensionimi mund të jetë edhe fillimi i një kapitulli të ri plot aventura. /Telegrafi/

  • Tirana lags without NATO summit in 2027, Alliance cuts down ministers’ meetings

    NATO is reducing the number of high-level meetings, while the summit of leaders scheduled to be held in Albania in 2027 will not be held according to the original calendar.

    According to the Associated Press, the Alliance has only planned a meeting of foreign ministers for 2027, instead of the two usually held meetings.

    Nor does the usual defence ministers’ meeting in October figure on the calendar.

    The changes are part of a broader reshuffle of NATO meetings, in a period of tensions to defence spending, the war in Ukraine and relations between allies.

    Albania’s Prime Minister, Edi Rama, had announced earlier that the planned summit in Tirana would not be held in 2027.

    According to him, if the summit is organised in 2028, Tirana will be friendly.

    Secretary – General NATO, Mark Rutte, has declared that leadership meetings will be organised when necessary.

    The changes do not imply cutting off NATO’s operation, but reducing scheduled high-level meetings.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Tirana mbetet pa samitin e NATO-s në vitin 2027, Aleanca shkurton edhe takimet e ministrave – zbardhet riorganizimi

    Tirana mbetet pa samitin e NATO-s në vitin 2027, Aleanca shkurton edhe takimet e ministrave – zbardhet riorganizimi

    Tirana mbetet pa samitin e NATO-s në vitin 2027, Aleanca shkurton edhe takimet e ministrave – zbardhet riorganizimi

    NATO po redukton numrin e takimeve të nivelit të lartë, ndërsa samiti i udhëheqësve që ishte planifikuar të mbahej në Shqipëri në vitin 2027 nuk do të zhvillohet sipas kalendarit fillestar.

    Sipas Associated Press, Aleanca ka planifikuar vetëm një takim të ministrave të Jashtëm për vitin 2027, në vend të dy takimeve që mbahen zakonisht.

    Në kalendar nuk figuron as takimi i zakonshëm i ministrave të Mbrojtjes në tetor.

    Ndryshimet janë pjesë e një riorganizimi më të gjerë të takimeve të NATO-s, në një periudhë tensionesh për shpenzimet e mbrojtjes, luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet ndërmjet aleatëve.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte njoftuar më herët se samiti i planifikuar në Tiranë nuk do të mbahej në vitin 2027.

    Sipas tij, nëse samiti organizohet në vitin 2028, Tirana do të jetë nikoqire.

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se takimet e udhëheqësve do të organizohen kur të vlerësohen të nevojshme.

    Ndryshimet nuk nënkuptojnë ndërprerjen e funksionimit të NATO-s, por reduktim të takimeve të planifikuara të nivelit të lartë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Tirana lags without NATO summit in 2027, Alliance cuts down ministers’ meetings

    NATO is reducing the number of high-level meetings, while the summit of leaders scheduled to be held in Albania in 2027 will not be held according to the original calendar.

    According to the Associated Press, the Alliance has only planned a meeting of foreign ministers for 2027, instead of the two usually held meetings.

    Nor does the usual defence ministers’ meeting in October figure on the calendar.

    The changes are part of a broader reshuffle of NATO meetings, in a period of tensions to defence spending, the war in Ukraine and relations between allies.

    Albania’s Prime Minister, Edi Rama, had announced earlier that the planned summit in Tirana would not be held in 2027.

    According to him, if the summit is organised in 2028, Tirana will be friendly.

    Secretary – General NATO, Mark Rutte, has declared that leadership meetings will be organised when necessary.

    The changes do not imply cutting off NATO’s operation, but reducing scheduled high-level meetings.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Tirana mbetet pa samitin e NATO-s në vitin 2027, Aleanca shkurton edhe takimet e ministrave – zbardhet riorganizimi

    Tirana mbetet pa samitin e NATO-s në vitin 2027, Aleanca shkurton edhe takimet e ministrave – zbardhet riorganizimi

    Tirana mbetet pa samitin e NATO-s në vitin 2027, Aleanca shkurton edhe takimet e ministrave – zbardhet riorganizimi

    NATO po redukton numrin e takimeve të nivelit të lartë, ndërsa samiti i udhëheqësve që ishte planifikuar të mbahej në Shqipëri në vitin 2027 nuk do të zhvillohet sipas kalendarit fillestar.

    Sipas Associated Press, Aleanca ka planifikuar vetëm një takim të ministrave të Jashtëm për vitin 2027, në vend të dy takimeve që mbahen zakonisht.

    Në kalendar nuk figuron as takimi i zakonshëm i ministrave të Mbrojtjes në tetor.

    Ndryshimet janë pjesë e një riorganizimi më të gjerë të takimeve të NATO-s, në një periudhë tensionesh për shpenzimet e mbrojtjes, luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet ndërmjet aleatëve.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte njoftuar më herët se samiti i planifikuar në Tiranë nuk do të mbahej në vitin 2027.

    Sipas tij, nëse samiti organizohet në vitin 2028, Tirana do të jetë nikoqire.

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se takimet e udhëheqësve do të organizohen kur të vlerësohen të nevojshme.

    Ndryshimet nuk nënkuptojnë ndërprerjen e funksionimit të NATO-s, por reduktim të takimeve të planifikuara të nivelit të lartë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Moska kërkon ta kthejë NATO-n 29 vjet prapa – zbulohet dokumenti rus që synon të ndryshojë sigurinë e Evropës

    Moska kërkon ta kthejë NATO-n 29 vjet prapa – zbulohet dokumenti rus që synon të ndryshojë sigurinë e Evropës

    Moska kërkon ta kthejë NATO-n 29 vjet prapa – zbulohet dokumenti rus që synon të ndryshojë sigurinë e Evropës

    Rusia po kërkon ndryshime rrënjësore në praninë ushtarake të NATO-s në Evropë, duke kërkuar që dislokimi i trupave dhe armëve të Aleancës të kthehet në nivelin e vitit 1997. Kërkesa është pjesë e një dokumenti negociues rus të siguruar nga gazeta amerikane The Washington Post.

    Sipas dokumentit, Moska synon të kufizojë praninë ushtarake të NATO-s në shtetet që iu bashkuan Aleancës pas vitit 1997, përfshirë Poloninë dhe vendet baltike.

    Kërkesat shkojnë përtej çështjes së territorit ukrainas dhe synojnë rishikimin e arkitekturës së sigurisë evropiane.

    Rusia kërkon gjithashtu që Ukraina të mos anëtarësohet në NATO, të kufizojë madhësinë dhe armatimin e forcave të saj ushtarake dhe të mos pranojë trupa apo baza të huaja në territorin e vet.

    Dokumenti përmban edhe kufizime të propozuara për furnizimin e Ukrainës me armë perëndimore dhe për pjesëmarrjen e saj në politikën e përbashkët të mbrojtjes së Bashkimit Evropian.

    Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se negociatorët amerikanë kishin ngritur si mundësi anëtarësimin e Ukrainës në NATO në këmbim të tërheqjes nga pjesët e Donbasit që ende kontrollohen nga Kievi.

    Uashingtoni nuk ka konfirmuar publikisht se ka paraqitur një propozim të tillë.

    Në bisedimet e zhvilluara gjatë javës në Abu Dabi, Rusia dhe Ukraina u pajtuan për shkëmbimin e të burgosurve, por nuk arritën marrëveshje për armëpushim.

    Kërkesat e Moskës janë pozicione negociuese dhe nuk përbëjnë marrëveshje të pranuar nga NATO-ja, Shtetet e Bashkuara apo Ukraina.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Zhegrova nuk luan ndaj Irlandës, lirohet nga Foda

    Zhegrova nuk luan ndaj Irlandës, lirohet nga Foda

    Zhegrova nuk luan ndaj Irlandës, lirohet nga Foda

    Përzgjedhësi Franco Foda, ka liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës futbollistët Edon Zhegrova dhe Veldin Hoxha.

    Zhegrova është liruar për shkak të lëndimit, i cili e pamundëson të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Irlandës, ndërsa Hoxha për shkak të pezullimit si pasojë e kartonit të kuq (pas dy të verdhëve) në ndeshjen e djeshme kundër Izraelit.

    Njoftimi erdhi nga Federata e Futbollit të Kosovës në një postim në Facebook.

    Burimi: Insajderi

  • Gjendet 31-vjeçari i raportuar i zhdukur në Ferizaj

    Gjendet 31-vjeçari i raportuar i zhdukur në Ferizaj

    Sipas njoftimit të Policisë, ai ishte larguar nga shtëpia më 10 nëntor dhe nuk ishte kthyer.

    Më 15 nëntor, rreth orës 01:30, ai është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe më pas është kthyer në shtëpi.

    Policia ka bërë të ditur se për rastin janë njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë atë.

    Burimi: RTKLive

  • Kërcënoi politikanin shqiptar në Zvicër dhe familjen e tij, dënohet autori i mesazheve në Instagram

    Kërcënoi politikanin shqiptar në Zvicër dhe familjen e tij, dënohet autori i mesazheve në Instagram

    Përparim Avdili, 39-vjeçar me prejardhje shqiptare dhe kryetar i FDP-së në qytetin e Cyrihut, ka fituar një rast gjyqësor ndaj një personi që e kishte kërcënuar përmes mesazheve anonime në rrjetin social Instagram.

    Ngjarja kishte ndodhur në shkurt të vitit 2026, gjatë fushatës zgjedhore për kryetar të qytetit të Cyrihut. Avdili kishte pranuar disa mesazhe fyese dhe kërcënuese nga një llogari anonime, përfshirë kërcënime të drejtuara edhe ndaj familjes së tij.

    Në njërin prej mesazheve, autori i kishte uruar politikanit dhe familjes së tij të përjetonin atë që po ndodhte me njerëzit në Gaza.

    Mesazhet kishin vazhduar për disa ditë, duke bërë që Avdili të njoftonte familjen, të paraqiste rastin në polici dhe të ndryshonte agjendën e tij të fushatës, përfshirë anulimin e disa paraqitjeve publike.

    Policia arriti ta identifikonte autorin vetëm tri ditë pas nisjes së hetimeve. Bëhet fjalë për një 32-vjeçar nga Mali i Zi, banues në kantonin Schwyz, i cili ishte arrestuar dhe kishte kaluar një ditë në paraburgim.

    Sipas Avdilit, hetimet treguan se personi nuk kishte pasur qëllim real për ta realizuar kërcënimin, por kishte menduar se interneti ishte një hapësirë ku mund të vepronte pa pasoja.

    Prokuroria e kantonit Schwyz e ka dënuar atë me urdhër penal për keqpërdorim të një mjeti telekomunikues, pasi kishte përdorur atë me qëllim shqetësimi dhe ngacmimi.

    Dënimi përfshin 30 ditë-gjoba prej 40 frangash zvicerane, ku një ditë konsiderohet e vuajtur për shkak të paraburgimit. Pjesa tjetër e dënimit është pezulluar për tri vjet, nëse i dënuari nuk kryen vepra të tjera penale.

    Përveç kësaj, ai duhet të paguajë një gjobë prej 300 frangash dhe shpenzimet e procedurës prej 1,250 frangash. Vendimi tashmë është i formës së prerë.

    Avdili ka thënë se për herë të parë në jetën e tij ishte ndier i kërcënuar deri në atë pikë sa kishte shikuar përreth para se të dilte nga shtëpia. Ai ka vlerësuar pozitivisht punën e policisë, duke e cilësuar reagimin e saj si shumë profesional.

    Rasti është raportuar nga gazeta zvicerane SonntagsBlick, ndërsa për politikanin shqiptar kërcënimet patën pasoja edhe në angazhimet profesionale dhe fushatën zgjedhore./Telegrafi/