Blog

  • Përplasje në samitin ku merr pjesë edhe Kosova, Kongo kërcënon largimin nga Frankofonia nëse rizgjidhet kandidatja e Ruandës

    Përplasje në samitin ku merr pjesë edhe Kosova, Kongo kërcënon largimin nga Frankofonia nëse rizgjidhet kandidatja e Ruandës

    Përplasje në samitin ku merr pjesë edhe Kosova, Kongo kërcënon largimin nga Frankofonia nëse rizgjidhet kandidatja e Ruandës

    Samiti i Frankofonisë është hapur në Phnom Penh të Kamboxhias, mes një përplasjeje të fortë diplomatike për drejtimin e organizatës që bashkon vendet dhe qeveritë frankofone.

    Republika Demokratike e Kongos ka paralajmëruar se mund të largohet nga organizata nëse sekretarja e përgjithshme aktuale, Louise Mushikiwabo nga Ruanda, rizgjidhet për një mandat të tretë.

    Sipas Al Jazeera dhe AFP, zgjedhja e drejtuesit të organizatës pritet të zhvillohet të hënën.

    Përplasja lidhet me marrëdhëniet e tensionuara ndërmjet Kongos dhe Ruandës, në sfondin e konfliktit në lindje të Kongos.

    Kinshasa e akuzon Ruandën se mbështet grupin e armatosur M23, ndërsa Kigali i mohon këto akuza.

    Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për unitet dhe gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për vendet anëtare.

    Zhvillimet kanë rëndësi edhe për Kosovën, e cila ka statusin e anëtares së asociuar të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

    Një ditë para hapjes së samitit, Qeveria e Andorrës njoftoi për takimin e ministres së saj të Jashtme, Imma Tor, me Glauk Konjufcën gjatë konferencës ministrore në Phnom Penh.

    Burimet – Al Jazeera, AFP dhe Qeveria e Andorrës.

    Burimi: Sinjali

  • Mbi 5.400 të vdekur nga Ebola në Kongo, epidemia del jashtë kontrollit në disa zona – punonjësit e shëndetësisë hyjnë në grevë

    Mbi 5.400 të vdekur nga Ebola në Kongo, epidemia del jashtë kontrollit në disa zona – punonjësit e shëndetësisë hyjnë në grevë

    Mbi 5.400 të vdekur nga Ebola në Kongo, epidemia del jashtë kontrollit në disa zona – punonjësit e shëndetësisë hyjnë në grevë

    Republika Demokratike e Kongos po përballet me një krizë të rëndë shëndetësore, ndërsa epidemia e Ebolës ka shkaktuar mijëra viktima dhe vazhdon të përhapet në disa pjesë të vendit.

    Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri më 11 nëntor janë regjistruar 11.197 raste të konfirmuara dhe 5.471 vdekje.

    Epidemia është përhapur në tetë provinca, ndërsa autoritetet shëndetësore dhe organizatat humanitare po përballen me vështirësi serioze në identifikimin dhe trajtimin e pacientëve.

    Associated Press raporton se vonesat disamujore të pagave kanë shkaktuar greva të përsëritura të personelit shëndetësor, duke lënë në disa raste edhe pacientë të infektuar pa trajtimin e nevojshëm.

    Organizata Mjekët pa Kufij ka paralajmëruar gjithashtu për mungesë pajisjesh, probleme me furnizimin e autoambulancave dhe vështirësi në identifikimin e rasteve të reja.

    Përhapja e sëmundjes është rënduar edhe nga pasiguria në zonat e konfliktit, ku puna e ekipeve mjekësore dhe gjurmimi i kontakteve janë penguar.

    OBSH ka paralajmëruar se, megjithëse në disa zona janë shënuar përmirësime, vatra të reja vazhdojnë të shfaqen.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Besianë Musmurati krah bashkëshortit, si rrallë herë në një rrëfim mbi jetën dhe karrierën (VIDEO)

    Besianë Musmurati krah bashkëshortit, si rrallë herë në një rrëfim mbi jetën dhe karrierën (VIDEO)

    Besianë Musmurati krah bashkëshortit, si rrallë herë në një rrëfim mbi jetën dhe karrierën (VIDEO)

    Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati së bashku me bashkëshortin e saj, Shkodran Ramadani, kanë qenë mysafir në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.

    Si rrallë herë, ata kanë rrëfyer për jetën dhe karrierën e tyre.

    Ata kanë folur për raporet në familje, për kujdesin ndaj djalit.

    Gjithashtu, kanë rrëfyer edhe për angazhimet e tyre publike dhe në karrierë.

    “Fëmija shpesh ekspozhet ndaj karrierës së prindit dhe në politikë realiteti dinë me qenë shpesh i vrazhdë, dhe ne fatkeqësisht po jetojmë në një kohë kur politika është tepër shumë e polarizuar”, ka thënë ndër të tjerash Musmurati.

    Kurse, Shkodran Ramadani ka treguar se mes çiftit shpesh politika është tema kryesore.

    “Kemi debate shpesh për politikë. Çka mendojmë që duhet me bë. Por, veçanërisht edhe për skenën dhe akterët politikë.”, ka thënë Ramadani.

    Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë:

  • Konsullata e Kosovës në Iowa nderon veteranët amerikanë, shfaqet filmi “Misioni i Gazetarit”

    Konsullata e Kosovës në Iowa nderon veteranët amerikanë, shfaqet filmi “Misioni i Gazetarit”

    Konsullata e Republikës së Kosovës në Iowa ka marrë pjesë në një ngjarje të veçantë në Shtëpinë e Veteranëve të Iowas, në qytetin Marshalltown, ku është shfaqur filmi “Misioni i Gazetarit” (The Journalist’s Mission).

    Ngjarja u organizua me ftesë të komandantit Todd Jacobus, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryetarët e komunave amerikane Mike Ladehoff i Marshalltown-it, Paula Dierenfeld e Johnston-it dhe Tom Phillips i Norwalk-ut.

    Përfaqësuesit e Konsullatës shprehën mirënjohjen e tyre ndaj veteranëve amerikanë për shërbimin, guximin dhe përkushtimin e treguar, duke vlerësuar kontributin e tyre në shërbim të vendit, shkruan Telegrafi.

    Me këtë rast, Konsullata e Kosovës shprehu gjithashtu falënderimin për miqësinë dhe partneritetin e vazhdueshëm të shtetit të Iowas me Kosovën, marrëdhënie që ndër vite janë forcuar përmes lidhjeve ndërmjet qytetarëve, shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

    Pjesëmarrja në këtë aktivitet u vlerësua si një mundësi për të thelluar raportet ndërmjet Kosovës dhe Iowas, si dhe për të shprehur respektin ndaj veteranëve amerikanë, të cilët kanë një vend të veçantë në historinë e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve./Telegrafi/

  • Gjendet në Prishtinë 31-vjeçari i raportuar i zhdukur në Ferizaj

    Gjendet në Prishtinë 31-vjeçari i raportuar i zhdukur në Ferizaj

    Pas katër ditësh kërkimesh, është gjetur 31-vjeçari M. O., zhdukja e të cilit ishte raportuar më 11 nëntor në Policinë e Ferizajt.

    Sipas njoftimit të Policisë, 31-vjeçari ishte larguar nga shtëpia më 10 nëntor dhe nuk ishte kthyer më.

    Ai është gjetur më 15 nëntor, rreth orës 01:30, në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa më pas është kthyer në shtëpi.

    Lidhur me rastin janë njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po merren me trajtimin e tij. /Telegrafi/

  • Lëvizte i armatosur me pushkë dhe 140 fishekë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

    Lëvizte i armatosur me pushkë dhe 140 fishekë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

    Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur me një pushkë gjysmëautomatike dhe 140 fishekë luftarakë, pa lejen përkatëse.

    Arrestimi u krye në rrugën e fshatit “Allgjatë”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Guns 3”, të finalizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6.

    Sipas njoftimit të Policisë, ndërhyrja u bë pas administrimit të informacioneve operative për një person që lëvizte i armatosur në këtë zonë.

    Në pranga përfundoi i mituri, banues në Vaqarr, i cili u kap në flagrancë duke mbajtur armën e zjarrit, të dyshuar si pushkë gjysmëautomatike, si dhe 140 fishekët luftarakë.

    Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore dhe ligjore./euronews/

  • Israel Kills Command of Hamas Brigade in Rafah Group Confirms Loss of Top Military Official

    A senior army commander of Hamas has been killed in an Israeli air strike south of the Gaza Strip.

    It’s Samir Abu Yunis, commander of Rafah Brigade, whose death was confirmed by Hamas.

    According to Reuters, the attack has occurred in the Hanunis Al-Mawas area, where medical personnel have reported injured persons.

    The Israeli army has declared that Abu Yunis led the Rafah Brigade since September, following his predecessor’s murder.

    On the other hand, Hamas’ armed arm has declared that he had been involved in planning and directing the October 7, 2023 attack on Israel.

    His murder comes despite the October 2025 ceasefire, which halted widespread fighting but did not end the Gaza attacks and clashes.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Izraeli vret komandantin e brigadës së Hamasit në Rafah – grupi konfirmon humbjen e zyrtarit të lartë ushtarak

    Izraeli vret komandantin e brigadës së Hamasit në Rafah – grupi konfirmon humbjen e zyrtarit të lartë ushtarak

    Izraeli vret komandantin e brigadës së Hamasit në Rafah – grupi konfirmon humbjen e zyrtarit të lartë ushtarak

    Një komandant i lartë i krahut të armatosur të Hamasit është vrarë në një sulm ajror izraelit në jug të Rripit të Gazës.

    Bëhet fjalë për Samir Abu Younis, komandantin e brigadës së Rafahut, vdekja e të cilit është konfirmuar nga Hamasi.

    Sipas Reuters, sulmi ka ndodhur në zonën Al-Mawasi të Khan Younisit, ku personeli mjekësor ka raportuar edhe persona të plagosur.

    Ushtria izraelite ka deklaruar se Abu Younis drejtonte brigadën e Rafahut që nga shtatori, pas vrasjes së paraardhësit të tij.

    Nga ana tjetër, krahu i armatosur i Hamasit ka deklaruar se ai kishte qenë i përfshirë në planifikimin dhe drejtimin e sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.

    Vrasja e tij vjen pavarësisht armëpushimit të tetorit 2025, i cili ndali luftimet në shkallë të gjerë, por nuk i dha fund sulmeve dhe përplasjeve në Gaza.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • SINJALI 24 | Grabitje me revole e sëpata në Shtime, arratisje nga qendra korrektuese në Lipjan dhe dhunë në familje – çfarë ndodhi gjatë natës në Kosovë

    SINJALI 24 | Grabitje me revole e sëpata në Shtime, arratisje nga qendra korrektuese në Lipjan dhe dhunë në familje – çfarë ndodhi gjatë natës në Kosovë

    SINJALI 24 | Grabitje me revole e sëpata në Shtime, arratisje nga qendra korrektuese në Lipjan dhe dhunë në familje – çfarë ndodhi gjatë natës në Kosovë

    Një grabitje e armatosur në një kompani në Shtime, arratisja e një 19-vjeçari nga Qendra Edukative-Korrektuese në Lipjan, sulme ndaj grave dhe kërcënime brenda familjeve, arrestime e sekuestrime armësh. Këto janë disa nga ngjarjet që kanë shënuar orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

    Nga katër persona të maskuar që sulmuan një rojë sigurimi dhe morën pajisjet e kamerave, te një i ri që u largua gjatë natës nga institucioni korrektues, Policia është angazhuar në disa raste që kanë përfunduar me arrestime, ndalime dhe hetime.

    Gazeta Sinjali ju sjell përmbledhjen e zhvillimeve kryesore të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.

    Grabitje e armatosur në “Doni Frut”, katër persona sulmojnë rojën dhe marrin pajisjet e kamerave

    Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth orës 01:00 të së dielës në kompaninë “Doni Frut”, në Zonën Industriale të Shtimes.

    Katër persona të maskuar, njëri me revole, një tjetër me çekan dhe dy të tjerë me sëpata, dyshohet se kanë thyer derën e objektit dhe kanë sulmuar me grushte punëtorin e sigurimit.

    Më pas, rojën e kanë dërguar në katin e dytë, ku njëri prej tyre e ka mbajtur nën kontroll me armë, ndërsa të tjerët kanë kontrolluar zyrat.

    Autorët janë larguar në këmbë, duke marrë hard disqet e sistemit të kamerave të sigurisë. Policia dhe forenzika kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes.

    Arratisje gjatë natës nga Qendra Edukative-Korrektuese në Lipjan

    Një 19-vjeçar është arratisur rreth orës 02:00 nga Qendra Edukative-Korrektuese në Lipjan, në sistemin e hapur.

    Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për Amar Bajramin, largimi i të cilit është raportuar nga personeli korrektues.

    Njësitë policore janë angazhuar në kërkimin e tij, por sipas informacioneve fillestare nuk kanë arritur ta lokalizojnë.

    Për rastin është iniciuar procedurë penale për arratisjen e personit të privuar nga liria.

    Tre fëmijë mbeten në rrugë, nëna kërkon strehim pas denoncimit ndaj ish-bashkëshortit

    Një 27-vjeçare në Prishtinë ka denoncuar ish-bashkëshortin për sulm fizik dhe kërcënime të vazhdueshme.

    Sipas deklarimit të saj, ai kishte lënë pa përkujdesje në rrugë tre fëmijët e tyre, të moshave 7, 5 dhe 2 vjeç.

    Gruaja ka deklaruar se nuk ndihej e sigurt dhe ka kërkuar strehim. Në koordinim me Qendrën për Punë Sociale, ajo dhe fëmijët janë vendosur në strehimore, ndërsa i dyshuari po kërkohet nga Policia.

    E goditi gruan me shuplakë, tre fëmijët përfundojnë me nënën në strehimore në Pejë

    Një 34-vjeçar në Pejë dyshohet se ka fyer dhe goditur me shuplakë bashkëshorten, pasi ishte kthyer në shtëpi dhe kishte filluar t’u bërtiste fëmijëve.

    Gruaja është shoqëruar në Polici me tre fëmijët, të moshave 7, 6 dhe 4 vjeç.

    I dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, ndërsa nëna me fëmijët është vendosur në strehimore.

    “Do të të mbys ty dhe vajzën”, arrestohet 33-vjeçari i dyshuar për kërcënimin e nënës

    Një 67-vjeçare në Gjakovë kishte denoncuar djalin për dhunë fizike dhe psikike, si dhe kërcënime me vdekje ndaj saj dhe vajzës së saj.

    I dyshuari fillimisht nuk ishte lokalizuar, por më 14 nëntor është arrestuar nga Policia.

    Gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, ai ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje. Me vendim të Prokurorisë, është ndaluar për 48 orë.

    Refuzoi ta vazhdonte lidhjen, partneri dyshohet se e goditi me grusht në fytyrë

    Një 26-vjeçare në Gjakovë ka raportuar se është sulmuar nga partneri i saj 22-vjeçar, pasi i kishte thënë se nuk dëshironte ta vazhdonte lidhjen.

    Ajo ka pësuar hematoma pranë syrit dhe veshit dhe ka marrë trajtim mjekësor.

    I dyshuari është arrestuar, ndërsa testi i alkoolit ka rezultuar me 0.68 promilë. Ndaj tij është caktuar ndalimi për 48 orë.

    Denoncimi anonim çon Policinë te arma në shtëpinë e 47-vjeçarit

    Një informacion anonim për dhunë ndaj bashkëshortes dhe posedim armësh ka çuar Policinë në shtëpinë e një 47-vjeçari në Prishtinë.

    Gjatë kontrollit janë sekuestruar një pistoletë Walther, një karikator me katër fishekë dhe një thikë me këllëf.

    Burri ka mohuar sulmin fizik, ndërsa bashkëshortja ka deklaruar se ishte goditur me duar. I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    Dy të mitur dyshohet se ndoqën dhe kërcënuan një burrë me motoçikletë

    Një 46-vjeçar në Prishtinë ka denoncuar se ishte ndjekur dhe kanosur nga dy të mitur që lëviznin me motoçikletë.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nekibe Kelmendi”, ndërsa dy 16-vjeçarët janë paraqitur në Polici dhe janë intervistuar në prani të prindërve dhe avokatit mbrojtës.

    Me vendim të Prokurorisë, të dy janë ndaluar për 24 orë.

    U zhduk nga Ferizaj, gjendet pas disa ditësh falë informacionit në TikTok

    Një 31-vjeçar nga Ferizaj, i cili ishte larguar nga shtëpia më 10 nëntor, është gjetur në orët e para të së dielës në Veternik të Prishtinës.

    Familjarët kishin raportuar zhdukjen e tij, ndërsa informacioni për vendndodhjen ishte siguruar përmes TikTokut.

    Policia e gjeti pranë një pike derivatesh dhe e ktheu në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

    Erdhi nga Gjermania për dokumentet e pronës, gjendet pa shenja jete në Prizren

    Një 59-vjeçar që jetonte dhe punonte në Gjermani është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren.

    Ai kishte ardhur në Kosovë rreth një javë më parë për të rregulluar dokumentacionin lidhur me disa çështje pronësore.

    Nipi, i shqetësuar pasi nuk po arrinte ta kontaktonte, kishte shkuar në shtëpi dhe e kishte gjetur të shtrirë në dysheme.

    Vdekja është konfirmuar nga ekipi mjekësor, ndërsa trupi është dërguar për obduksion me kërkesë të familjarëve.

    Motra gjen marihuanë në çantën e vëllait, ai ishte ndaluar për dhunë në familje

    Një grua në Prizren ka raportuar se gjatë pastrimit të lokalit kishte gjetur dy qese me marihuanë të dyshuar në çantën e vëllait.

    Policia ka sekuestruar 8.45 gramë substancë të dyshuar narkotike.

    I dyshuari ndodhej tashmë në ndalim për një rast të dhunës në familje, për të cilin Gjykata Themelore në Prizren kishte caktuar paraburgimin.

    Denoncohet për dhunë psikike ndaj gruas, 44-vjeçari ndalohet në Malishevë

    Një grua nga fshati Kërvasari ka raportuar se bashkëshorti e kishte fyer dhe kërcënuar.

    Ajo ka marrë kontroll mjekësor dhe është përfshirë në mbështetjen e institucioneve përkatëse.

    I dyshuari fillimisht nuk ishte lokalizuar, por më vonë është siguruar prania e tij në procedurë dhe është ndaluar për 48 orë.

    Demoloi gjësendet në shtëpi, babai denoncon djalin në Prishtinë

    Një 52-vjeçar ka raportuar dhunë psikike nga djali i tij 25-vjeçar, pasi ky i fundit dyshohet se kishte demoluar gjësendet brenda shtëpisë.

    Babai ka deklaruar se nuk kishte pasur dhunë fizike.

    Të dy janë intervistuar në Polici, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për dhunë në familje. Ai është liruar në procedurë të rregullt.

    Nuk komunikonte me gruan prej tre muajsh, bashkëshorti denoncohet për dhunë psikike

    Një grua në Gjakovë ka raportuar dhunë psikike nga bashkëshorti, duke deklaruar se ai nuk kishte komunikuar me të prej rreth tre muajsh.

    Gruaja ka marrë trajtim mjekësor dhe ka kërkuar strehim, ndërsa djali i saj është intervistuar si dëshmitar.

    Bashkëshorti është arrestuar dhe intervistuar, por më pas është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetime.

    SINJALI 24 – Kur ti flije, ne e përcollëm Kosovën.

    Shënim – Personat e dyshuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Incident në BBVK- Olechka humb durimin, e rrëzon nga krevati Nichin

    Incident në BBVK- Olechka humb durimin, e rrëzon nga krevati Nichin

    Incident në BBVK- Olechka humb durimin, e rrëzon nga krevati Nichin

    Situatat në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova duket se po tensionohen gjithnjë e më shumë.

    Një moment i ndodhur mbrëmjen e kaluar, pasi u fikën dritat dhe banorët u shtrinë për të fjetur, ka shkaktuar reagime të shumta.

    Nichi duket se zuri krevatin e Olechkës dhe refuzoi të largohej prej tij. As përpjekja e Fuegos për ta larguar, duke i hedhur ujë, nuk pati rezultat.

    Në një moment, Olechka duket se humbi durimin. Ajo kapi çarçafin dhe e tërhoqi me forcë, duke marrë me vete edhe Nichin, i cili përfundoi në tokë. Pas kësaj, ai u largua nga krevati.

    Ngjarja u komentua gjerësisht nga ndjekësit në rrjetet sociale.

    Disa e përgëzuan Olechkën për reagimin, ndërsa të tjerë menduan se veprimi i saj ishte i tepruar. 

    Burimi: Insajderi