Blog

  • Kërkesat e Moskës, 'ofertat' e Washingtonit dhe përfshirja e Evropës – çfarë sollën zhvillimet e fundit në negociatat për paqe në Ukrainë?

    Kërkesat e Moskës, ‘ofertat’ e Washingtonit dhe përfshirja e Evropës – çfarë sollën zhvillimet e fundit në negociatat për paqe në Ukrainë?

    Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duket se kanë hyrë në një fazë të re.

    Kjo mund të thuhet së paku në bazë të lajmeve të fundit që kanë qarkulluar nga zhvillimet atje, me Shtetet e Bashkuara që po bëjnë edhe një përpjekje tjetër të ndërmjetësojnë një marrëveshje mes Kievit dhe Moskës.

    Megjithatë, kërkesat e Rusisë dhe çështja të tjera kontestuese ndërmjet palëve vazhdojnë të mbeten pengesat kryesore.

    Çështja e anëtarësimit në NATO

    Në këtë drejtim, duhet të kujtojmë një zhvillim më të fundit që ka të bëjë me një kërkesë amerikane në drejtim të Ukrainës.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se Uashingtoni ka hedhur për herë të parë idenë që Ukraina të heqë dorë nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO.

    Sipas tij, kjo çështje është ngritur gjatë diskutimeve për një zgjidhje të mundshme të konfliktit.

    Zelensky ka theksuar se nuk mund ta marrë i vetëm një vendim të tillë dhe se çdo marrëveshje që prek territorin e vendit duhet të ketë miratimin e ukrainasve.

    “Amerikanët shtruan pyetjen: ‘Po sikur Ukraina të anëtarësohet në NATO? A do të tërhiqej Ukraina nga Donbasi?’ Kjo ishte hera e parë që shtrohej një çështje e tillë”, u tha Zelensky gazetarëve të premten.

    Zelensky shtoi se Ukraina po diskuton për “garanci specifike sigurie” nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian, dhe se ai do t’i pyeste ukrainasit nëse i pranojnë këto kushte, në rast se vendet perëndimore i konfirmojnë ato.

    “Nuk kam të drejtë ta marr vetë atë vendim”, theksoi ai.

    Kërkesat tjera dhe “oferta” e Rusisë

    Por, propozimet që janë paraqitur nga negociatorët rusë në Abu Dhabi, shkojnë shumë përtej kërkesave territoriale ndaj Ukrainës.

    Rusia kërkon gjithashtu që Ukraina të mbetet përgjithmonë jashtë NATO-s, ndërsa të mos lejojë vendosjen e bazave ushtarake të Aleancës në shtetet baltike – Estoni, Letoni dhe Lituani.

    Dhe në kërkesat e raportuara përfshihet edhe kthimi i Finlandës në statusin e saj para anëtarësimit në NATO.

    Këto propozime synojnë, sipas raportimeve, “krijimin e një rendi të ri të sigurisë në Evropë”.

    Në këmbim të kërkesave të saj, Moska ka ofruar tërheqjen e armëve bërthamore nga Bjellorusia dhe heqjen dorë nga vendosja e raketave me rreze të mesme veprimi në këtë shtet.

    Megjithatë, këto kërkesa janë raportuar nga Bild dhe nuk përbëjnë një marrëveshje të konfirmuar zyrtarisht nga palët.

    Përfshirja e evropianëve

    Në takimin e zhvilluar në Moskë mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe të dërguarve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, u diskutua edhe mundësia e përfshirjes së drejtpërdrejtë të vendeve evropiane në negociatat e ardhshme.

    Putin ka deklaruar se nuk është kundër dialogut me Evropën, por ka paralajmëruar se vendosja e trupave të huaja në Ukrainë pas një marrëveshjeje paqeje do të konsiderohej kërcënim nga Rusia dhe mund të çonte në rifillimin e luftës.

    Ndryshe, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz kanë insistuar se kontinenti nuk mund të pranojë që e ardhmja e arkitekturës së tij të sigurisë të vendoset pa pjesëmarrjen e vendeve evropiane.

    Macron ka theksuar se evropianët do të jenë ata që do të vendosin për sigurinë e tyre të ardhshme, ndërsa Zelensky ka kërkuar që përfaqësuesit evropianë të jenë pjesë e ekipit negociator dhe jo vetëm pjesëmarrës të veçantë.

    Nga ana tjetër, Rusia vazhdon të kundërshtojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe kërkon një riorganizim më të gjerë të sigurisë në Evropë, duke synuar kufizimin e pranisë ushtarake të Aleancës në lindje të kontinentit.

    Kjo është një prej arsyeve kryesore të mospajtimeve me vendet perëndimore, të cilat kundërshtojnë që Moska të ketë të drejtë të diktojë marrëveshjet e sigurisë së shteteve të tjera.

    Një marrëveshje pothuajse me rezultate

    Sidoqoftë, për një çështje duket se ka shpresë që një marrëveshje të arrihet së shpejti.

    Bëhet fjalë për një dakordësi në parim për një shkëmbim të madh të të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë.

    Zelensky e ka cilësuar atë si shkëmbimin më të madh të këtij lloji që nga fillimi i luftës, duke e konsideruar një rezultat konkret të negociatave në Abu Dhabi.

    Lufta vazhdon dhe një marrëveshje paqeje duket larg

    Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve diplomatike, luftimet dhe sulmet vazhdojnë.

    Gjatë ditëve të negociatave në Abu Dhabi, Rusia ka goditur disa rajone dhe infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

    Në të njëjtën kohë, Ukraina ka intensifikuar sulmet ndaj rafinerive të naftës dhe objekteve të tjera strategjike në territorin rus.

    Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Rusia po pëson humbje shumë të mëdha në frontin e luftës, duke pretenduar se numri i ushtarëve rusë të vrarë ose të plagosur rëndë arrin në mbi 40 mijë në muaj.

    Ai ka akuzuar gjithashtu Moskën për sulme të vazhdueshme ndaj qyteteve dhe infrastrukturës kritike ukrainase, veçanërisht përpara dimrit.

    Pavarësisht intensifikimit të diplomacisë, një marrëveshje paqeje mbetet larg.

    Çështja e territoreve, statusi i ardhshëm i Ukrainës ndaj NATO-s, garancitë e sigurisë dhe kërkesat e Rusisë për një rend të ri të sigurisë evropiane janë pengesat kryesore.

    Takimet e ardhshme pritet të tregojnë nëse palët janë të gatshme të bëjnë kompromiset e nevojshme apo nëse lufta do të vazhdojë pa një perspektivë të qartë për përfundimin e saj. /Telegrafi/

  • Ferne McCann zbulon se kishte pasur marrëdhënie intime me Russell Brand kur ishte 18 vjeçe

    Ferne McCann zbulon se kishte pasur marrëdhënie intime me Russell Brand kur ishte 18 vjeçe

    Personaliteti televiziv britanik, Ferne McCann, kishte zbuluar në autobiografinë e saj të vitit 2016 se kishte pasur marrëdhënie intime me komedianin Russell Brand kur ishte 18 vjeçe.

    Rrëfimi i 36-vjeçares, i publikuar në librin Cross My Heart, është rikthyer në vëmendje pas raportimeve të fundit lidhur me çështjet gjyqësore dhe akuzat për abuzim seksual ndaj Brand.

    Ish-ylli i The Only Way Is Essex (TOWIE) kishte treguar se e takoi për herë të parë komedianin pas një shfaqjeje të tij në Brixton, ku më pas ai e ftoi atë dhe shoqet e saj në shtëpinë e tij.

    “Isha 18 vjeçe kur takova për herë të parë Russell-in pas një koncerti që kishte bërë në Brixton. Më pëlqente shumë”, kishte shkruar ajo.

    Sipas rrëfimit të saj, grupi kishte kaluar kohë në një vaskë me ujë të nxehtë, të veshur me të brendshme, përpara se ajo dhe Brand të largoheshin nga të tjerët.

    “Pastaj u ngjitëm lart, ndërsa të tjerët endeshin poshtë. Një gjë çoi në një tjetër. Ai na udhëhoqi dhe seksi ndodhi thjesht”, kishte treguar McCann.

    Ajo e kishte përshkruar përvojën si pozitive, megjithëse kishte pranuar se në atë kohë ishte shumë naive dhe e impresionuar nga fama e tij.

    “Herën e parë që fjetëm bashkë isha shumë naive dhe e magjepsur nga yjet. E dija atëherë se ishte vetëm një natë dhe sinqerisht nuk më interesonte. Por kur u takuam përsëri vitin e kaluar isha më e pjekur dhe e dija çfarë doja”, kishte shkruar ajo.

    Rrëfimet e saj janë rikthyer në qendër të vëmendjes ndërsa Brand, 51 vjeç, sipas raportimit të Daily Mail, përballet me hetime të tjera lidhur me pretendime për abuzim seksual.

    Sipas gazetës britanike, të paktën tetë gra të tjera kanë ngritur akuza ndaj tij, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë dëshmi dhe pretendime të reja.

    Ndërkohë, ish-partnerja e tij Jordan Martin ka bërë gjithashtu akuza për sulm seksual në një dokumentar të Netflix, duke rrëfyer përvojat e saj gjatë marrëdhënies me komedianin. /Telegrafi/

  • “E përzunë si një copë mbeturine”, ish-lojtari i njohur shpërthen ndaj Real Madridit për Xabi Alonson

    “E përzunë si një copë mbeturine”, ish-lojtari i njohur shpërthen ndaj Real Madridit për Xabi Alonson

    Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin modern lojtarët kanë fituar shumë pushtet dhe shpesh trajnerët paguajnë çmimin për problemet brenda skuadrës.

    Duke folur në televizionin francez Canal+, ish-drejtori sportiv i Marseille tha se për klubet është shumë më e lehtë të shkarkojnë një trajner sesa të përballen me 15 futbollistë.

    Benatia mori si shembull largimin e Alonsos nga Real Madridi, duke e cilësuar mënyrën se si u trajtua trajneri spanjoll si të papranueshme.

    “Kam pasur rastin të luaj me të. Nuk ka shumë skuadra që e kanë dominuar Bayern Munichun ashtu siç bëri ai me Bayer Leverkusenin. E pabesueshme! Real Madridi e përzuri sikur të ishte një copë mbeturine”, deklaroi Benatia.

    Alonso u largua nga posti i trajnerit të Real Madridit në janar të vitit 2026, me marrëveshje të përbashkët, pas më pak se tetë muajsh në krye të skuadrës.

    Megjithatë, karriera e tij si trajner vazhdoi në Angli. Në muajin maj, ai u emërua trajner i Chelseat, duke nënshkruar kontratë katërvjeçare./Telegrafi/

  • Brikena returns to social networking with a mysterious message

    Brikena Selmani has made an unexpected return to social networks, drawing attention to recent speculation about her relationship with Mateo. After a love story known by the Big Brother V The IP Albania, she is now the focus of her recent actions.

    After a quiet period, Brikena and Mateo again became the topic of discussion when they were observed not following each other in the Instagram. This movement has raised many questions and doubts about a potential crisis in their relationship, causing fans to speculate about the reasons for this virtual division.

    However, although the prosecution has been interrupted, their joint photos continue to remain in their profiles, leaving open the possibility of interpretation. What does this mean for their relationship? Is it just a difficult time or a final separation?

    To add to the mystery, Briken has decided not to respond directly to the situation. Instead of a clarification, she posted a video of her puppy, Diva, which seems to have become an important part of her life. This movement has intrigued its pursuers.

    Diva, the newly adopted puppy, was introduced as the youngest member of the Brikene and Mateo family. Brikena had discovered that her name had been chosen by Mateo, adding another dimension to their relationship. Is this a signal that their relationship is still alive?

    The publication of the puppy has led many to think that maybe the pair is just having a temporary crisis. However, this does not mean that their relationship is secure. Neither Brikena nor Mateo have provided any public clarification so far, leaving open the possibility of further speculation.

    With all these developments, it remains to be seen whether this is a common period of reductions in their love history. Will they return to normality, or will we see a final division? Only time will tell.

    Source Layer: Insander

  • Brikena rikthehet në rrjetet sociale me një mesazh misterioz

    Brikena rikthehet në rrjetet sociale me një mesazh misterioz

    Brikena rikthehet në rrjetet sociale me një mesazh misterioz

    Brikena Selmani ka bërë një rikthim të papritur në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen pas spekulimeve të fundit rreth marrëdhënies së saj me Mateon. Pas një historie dashurie të njohur nga “Big Brother VIP Albania”, ajo tani është në qendër të vëmendjes për veprimet e saj të fundit.

    Pas një periudhe të qetë, Brikena dhe Mateo u bënë përsëri temë diskutimi kur u vërejt se nuk ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram. Kjo lëvizje ka ngritur shumë pikëpyetje dhe dyshime për një krizë të mundshme në marrëdhënien e tyre, duke bërë që fansat të spekulojnë për arsyet e kësaj ndarjeje virtuale.

    Megjithatë, ndonëse ndjekja është ndërprerë, fotografitë e tyre të përbashkëta vazhdojnë të mbeten në profilet e tyre, duke lënë hapur mundësinë për interpretim. Çfarë do të thotë kjo për marrëdhënien e tyre? A është vetëm një periudhë e vështirë apo një ndarje përfundimtare?

    Për të shtuar më shumë mister, Brikena ka vendosur të mos reagojë drejtpërdrejt për situatën. Në vend të një sqarimi, ajo ka postuar një video të qenushes së saj, Diva, e cila duket se është bërë pjesë e rëndësishme e jetës së saj. Kjo lëvizje ka ngjallur kureshtje te ndjekësit e saj.

    Diva, qenushja e sapoadoptuar, ishte prezantuar si anëtarja më e re e familjes së Brikenës dhe Mateos. Brikena kishte zbuluar se emri i saj ishte zgjedhur nga Mateo, duke shtuar një dimension tjetër në marrëdhënien e tyre. A është ky një sinjal se marrëdhënia e tyre është akoma e gjallë?

    Publikimi i qenushes ka bërë që shumë të mendojnë se ndoshta dyshja po kalon vetëm një krizë të përkohshme. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se marrëdhënia e tyre është e sigurt. As Brikena dhe as Mateo nuk kanë dhënë ndonjë sqarim publik deri tani, duke lënë të hapur mundësinë për spekulime të tjera.

    Me gjithë këto zhvillime, mbetet për t’u parë nëse kjo është një periudhë e zakonshme ulje-ngritjesh në historinë e dashurisë së tyre. A do të rikthehen ata në normalitet, apo do të shohim një ndarje përfundimtare? Vetëm koha do ta tregojë.

    Burimi: Insajderi

  • Zidane refutes rumours of divisions with Mbppen: Everything goes perfectly

    France’s coach, Zinédine Zidane, has denied claims of breaking relations with Captain Kylian Mbarppé, naming them as foolish rumours of disagreement between them.

    At the press conference prior to the crucial match against Turkey, held on Sunday, November 15th, under the League of Nations, Zidane said that the report with Real Madrid’s star is normal and without problems.

    I have a coach’s relationship with his player and everything goes perfectly. I can’t stop people from talking, but that’s crazy and it’s pathetic. Of course, my comments are somewhat annoying, Zidane said.

    Meanwhile, the positive news for the French representative is the return of Mbppé to the coach. The attacker lacked 3-1 defeat to Italy due to muscle concerns in the thigh, but Zidane confirmed that he would be with the Turkey-based face-to-face team.

    Of course Kyle changes everything. We prefer not to have him with us. He’ll be with us tomorrow, the French coach said.

    However, Zidane did not disclose whether the captain will start the match from the first minute, leaving the title formation case open.

    France is in a tight race in the A1 Group, where it has collected 10 points, as well as Italy. Belgium ranks third with 9 points, while Turkey is last with no point.

    A draw towards Turkey would suffice France to secure the qualifications in the quarterfinals, while victory could provide first place in the group, if Italy fails to win over Belgium.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Zidane i hedh poshtë zërat për përçarje me Mbappen: Gjithçka shkon në mënyrë perfekte

    Zidane i hedh poshtë zërat për përçarje me Mbappen: Gjithçka shkon në mënyrë perfekte

    Zidane i hedh poshtë zërat për përçarje me Mbappen: Gjithçka shkon në mënyrë perfekte

    Trajneri i Francës, Zinédine Zidane, ka mohuar pretendimet për krisje të marrëdhënieve me kapitenin Kylian Mbappé, duke i cilësuar si “marrëzi” zërat për mosmarrëveshje mes tyre.

    Në konferencën për shtyp para ndeshjes vendimtare ndaj Turqisë, që zhvillohet të dielën, më 15 nëntor, në kuadër të Ligës së Kombeve, Zidane u shpreh se raporti me yllin e Real Madridit është normal dhe pa probleme.

    “Unë kam marrëdhënien e një trajneri me lojtarin e tij dhe gjithçka shkon në mënyrë perfekte. Nuk mund t’i ndaloj njerëzit të flasin, por këto janë marrëzi dhe është për të ardhur keq. Natyrisht, komentet që më janë përcjellë janë disi bezdisëse”, deklaroi Zidane.

    Ndërkohë, lajmi pozitiv për përfaqësuesen franceze është rikthimi i Mbappés në dispozicion të trajnerit. Sulmuesi mungoi në humbjen 3-1 ndaj Italisë për shkak të shqetësimeve muskulore në kofshë, por Zidane konfirmoi se ai do të jetë me skuadrën për përballjen ndaj Turqisë.

    “Sigurisht që Kylian ndryshon gjithçka. Ne preferojmë ta kemi me vete sesa të mos e kemi. Ai do të jetë me ne nesër”, u shpreh trajneri francez.

    Megjithatë, Zidane nuk bëri të ditur nëse kapiteni do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë, duke lënë të hapur çështjen e formacionit titullar.

    Franca ndodhet në një garë të ngushtë në Grupin A1, ku ka grumbulluar 10 pikë, aq sa edhe Italia. Belgjika renditet e treta me 9 pikë, ndërsa Turqia është e fundit pa pikë.

    Një barazim ndaj Turqisë do t’i mjaftonte Francës për të siguruar kualifikimin në çerekfinale, ndërsa fitorja mund t’i sigurojë vendin e parë në grup, në rast se Italia nuk fiton ndaj Belgjikës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Macedonia: Dedicated to deepening co-operation with the US

    Through a Facebook post, Macedonia said this anniversary is an opportunity to honour the history, dedication and professionalism of the American Marines.

    For Kosovo, it is also an opportunity to assess friendship and close co-operation with the United States, which have contributed to the development of our defence capacities, Macedonia wrote.

    The minister expressed gratitude for continued US support, re-focusing commitment to deepening co-operation.

    We appreciate continued American support and remain committed to deepening co-operation in the service of peace, security and stability, he stressed. 

    Source Layer: RTKLive

  • Maqedonci: Të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në

    Maqedonci: Të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në

    Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci tha se ky përvjetor është një rast për të nderuar historinë, përkushtimin dhe profesionalizmin e Marinsave Amerikanë.

    “Për Kosovën, është gjithashtu një mundësi për të vlerësuar miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara, që kanë kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve tona mbrojtëse”, shkroi Maqedonci.

    Ministri shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme amerikane, duke ritheksuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit.

    “Shprehim mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme amerikane dhe mbetemi të përkushtuar për ta thelluar bashkëpunimin, në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit”, theksoi ai. 

    Burimi: RTKLive

  • Fine snow records fourth consecutive victory in Superleague

    Snow has continued the positive series in Kosovo’s Superleague in basketball, recording the fourth victory in a row.

    The crash team on Saturday evening, at the 1 October gym, beat Golden Eagle Star by 81:65 in the ninth lap match.

    The star began the meeting better, winning the first quarter with a score of 23:16. However, Bora reacted to the second ten minutes and managed to narrow the advantage to just one point, 35:34, the result with which the teams went on vacation.

    In the third quarter, Bora reversed his supremacy and gained an advantage of six points, 58:52. While in the last ten minutes, locals confirmed the victory with a convincing presentation.

    The best in Bora was Laolu Oke, with 19 points and 11 jumps, while Muhamed Janjevo contributed 15 points and six jumps.

    At Golden Eagle Star, Lis Shoshi was singled out with ten points, 14 jumps and one assisting.

    After this victory, Bora has a balance of seven victories and two losses, while for the Star this was the fourth defeat of the season, along with five victories.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal