Blog

  • Danimarka turpëron Portugalinë në fushën e vet

    Danimarka turpëron Portugalinë në fushën e vet

    Kjo ka qenë humbja e parë për trajnerin Jorge Jesus në krye të Portugalisë, si dhe humbja më e thellë e kësaj përfaqësueseje në shtëpi në ndeshjet zyrtare.

    Danezët e kanë nisur më mirë takimin dhe kanë rrezikuar disa herë portën e vendasve. Goli i parë ka ardhur në fund të pjesës së parë, kur Pierre-Emile Hojbjerg ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, pas ndërhyrjes së sistemit VAR për një prekje me dorë të Ruben Dias.

    Në fillim të pjesës së dytë, Danimarka e ka dyfishuar epërsinë. Rasmus Hojlund ka shënuar me volej pas një pasimi të Mikkel Damsgaard.

    Sulmuesi Hojlund e ka realizuar edhe golin e dytë personal në këtë takim, në minutën e pesëdhjetë, duke e çuar rezultatin në 3:0. Ky ka qenë goli i tij i pestë në po aq ndeshje në Ligën e Kombeve.

    Danimarka nuk është ndalur me kaq. Joachim Andersen e ka shënuar golin e katërt me kokë, pas një goditje standarde, duke e vulosur fitoren bindëse të mysafirëve.

    Portugalia ka arritur të shënojë vetëm një gol, përmes Bernardo Silva, i cili ka përfituar nga topi i kthyer pas një goditjeje të Joao Neves.

    Pavarësisht humbjes, Portugalia e ka siguruar tashmë kualifikimin në fazën përfundimtare të Ligës së Kombeve, por për ta përfunduar grupin në vendin e parë do t’i duhet rezultat pozitiv ndaj Uellsit.

    Në anën tjetër, Danimarka mbetet në pozitën e dytë dhe ka tri pikë më shumë se ndjekësit para ndeshjes së fundit kundër Norvegjisë, e cila mund të jetë vendimtare për fatin e grupit.

    Burimi: RTKLive

  • Supposedly Israel is throwing snakes on Gaza, analyses reveal traces of artificial intelligence

    A video claiming that Israel is casting snakes from the sky over the Gaza Strip has been widely distributed on social networks, but the analysis of the fact verification has raised serious doubts about its authenticity, revealing signs of the content generated by artificial intelligence.

    The claim was published on November 11, 2026 on the X platform, by the @eyakoby account, with the inscription: The Palestinians are now spreading claims that Israel is casting snakes on Gaza. You really can’t invent this.

    The fact verification platform Lead Stories analysed the 14-senserage video through two specialised systems to identify the content created by artificial intelligence, Hive Modernation and Seattle.

    According to Hive Modernation’s results, the video averaged 70.4 percent likely was generated with artificial intelligence, while the probability of artificially created speech was 98.2 percent.

    Meanwhile, the Istanbul analysis showed that in the 13th second of the video, the probability of Him making was 99 percent.

    However, the results were not the same in all parts of the video. At times, only 1 percent of the probability of artificial intelligence content was recorded.

    The examiners also noted that several similar versions of the video were circulated in social networks, where the same environment appeared but with different people.

    One of these versions was published in TikTok on April 11, 2026, while another in the Instagram on September 4, 2026, by a profile that the platform identified as a content-generated artificial intelligence profile.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • U pretendua se Izraeli po hedh gjarpërinj mbi Gazën, analizat zbulojnë gjurmë të inteligjencës artificiale

    U pretendua se Izraeli po hedh gjarpërinj mbi Gazën, analizat zbulojnë gjurmë të inteligjencës artificiale

    U pretendua se Izraeli po hedh gjarpërinj mbi Gazën, analizat zbulojnë gjurmë të inteligjencës artificiale

    Një video që pretendon se Izraeli po hedh gjarpërinj nga qielli mbi Rripin e Gazës është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, por analizat e verifikimit të fakteve kanë ngritur dyshime serioze për autenticitetin e saj, duke zbuluar shenja të përmbajtjes së gjeneruar me inteligjencë artificiale.

    Pretendimi u publikua më 11 nëntor 2026 në platformën X, nga llogaria @eyakoby, me mbishkrimin: “Palestinezët tani po shpërndajnë pretendime se Izraeli po hedh gjarpërinj mbi Gazë. Këtë vërtet nuk mund ta shpikësh”.

    Platforma e verifikimit të fakteve Lead Stories analizoi videon 14-sekondëshe përmes dy sistemeve të specializuara për identifikimin e përmbajtjeve të krijuara me inteligjencë artificiale, Hive Moderation dhe Sightengine.

    Sipas rezultateve të Hive Moderation, videoja kishte mesatarisht 70.4 për qind gjasa të ishte gjeneruar me inteligjencë artificiale, ndërsa probabiliteti që të përmbante të folur të krijuar artificialisht ishte 98.2 për qind.

    Ndërkaq, analiza e Sightengine tregoi se në sekondën e 13-të të videos probabiliteti i gjenerimit me AI arrinte në 99 për qind.

    Megjithatë, rezultatet nuk ishin të njëjta në të gjitha pjesët e videos. Disa momente shënonin vetëm 1 për qind probabilitet të përmbajtjes së krijuar me inteligjencë artificiale.

    Verifikuesit vunë re gjithashtu se në rrjetet sociale qarkullonin disa versione të ngjashme të videos, ku shfaqej i njëjti ambient, por me persona të ndryshëm.

    Një prej këtyre versioneve ishte publikuar në TikTok më 11 prill 2026, ndërsa një tjetër në Instagram më 4 shtator 2026, nga një profil që platforma e identifikonte si profil me përmbajtje të gjeneruar me inteligjencë artificiale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • KFOR Commander Meets Again With Serbian Army Chief in Belgrade, This Is Second Visit Within a Month

    KFOR Mission Commander Major General Roberto Vergori has met with Serbia’s Chief of General Staff, General Milan Mojsilovic, in Belgrade today.

    According to KFOR’s announcement, during the meeting it has been discussed the importance of continued dialogue, effective co-ordination and common understanding.

    KFOR has indicated that it continues its engagement with all relevans and international partners, stressing that its relations are based on impartiality, professionalism and mutual respect.

    Also, in the announcement it reportedly remains fully capable and dedicated to fulfilling its mandate, under UN Security Council Resolution 1244.

    Otherwise, this is Vergor’s second visit to Serbia within a month. Even in October, he had met in Belgrade with Mojsilovic, with what KFOR cases had stressed the importance of maintaining professional co-operation and co-ordination with the Serbian Army.

    At the time, KFOR had declared that it continues active engagement with all communities, with the aim of ensuring a safe and secure environment for all people living in Kosovo.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Komandanti i KFOR-it takohet sërish me shefin e ushtrisë serbe në Beograd, kjo është vizita e dytë brenda një muaji

    Komandanti i KFOR-it takohet sërish me shefin e ushtrisë serbe në Beograd, kjo është vizita e dytë brenda një muaji

    Komandanti i KFOR-it takohet sërish me shefin e ushtrisë serbe në Beograd, kjo është vizita e dytë brenda një muaji

    Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar sot në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq.

    Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm, koordinimit efektiv dhe mirëkuptimit të përbashkët.

    KFOR-i ka bërë të ditur se vazhdon angazhimin me të gjithë akterët relevantë dhe partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar se marrëdhëniet e tij bazohen në paanshmëri, profesionalizëm dhe respekt të ndërsjellë.

    Po ashtu, në njoftim thuhet se misioni mbetet plotësisht i aftë dhe i përkushtuar për përmbushjen e mandatit të tij, në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

    Ndryshe, kjo është vizita e dytë e Vergorit në Serbi brenda një muaji. Edhe në tetor, ai ishte takuar në Beograd me Mojsiloviqin, me ç’rast KFOR-i kishte theksuar rëndësinë e ruajtjes së bashkëpunimit profesional dhe koordinimit me ushtrinë serbe.

    Në atë kohë, KFOR-i kishte deklaruar se vazhdon angazhimin aktiv me të gjitha komunitetet, me synimin për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Afër 20 milionë euro të fshehur në pyje, kontrolle në depo e prona private- Si u zbulua pasuria e ish-ministrit të Orban

    Afër 20 milionë euro të fshehur në pyje, kontrolle në depo e prona private- Si u zbulua pasuria e ish-ministrit të Orban

    Afër 20 milionë euro të fshehur në pyje, kontrolle në depo e prona private- Si u zbulua pasuria e ish-ministrit të Orban

    Autoritetet hungareze kundër korrupsionit kanë sekuestruar rreth 19.5 milionë dollarë para, të cilat ishin fshehur në pyje, ndërtesa bujqësore, depo dhe prona private, në kuadër të një hetimi për korrupsion ndaj ish-ministrit të kabinetit të Viktor Orbán.

    Në qendër të hetimit është Miklós Seszták, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Zhvillimit Kombëtar në Hungari gjatë periudhës 2014-2018. Ai dyshohet për marrje ryshfeti në një skemë që lidhet me kompaninë shtetërore të transportit dhe blerjen e autobusëve të përdorur me çmime të fryra.

    Sipas deklaratës së Zyrës Kombëtare të Rimëkëmbjes dhe Mbrojtjes së Pasurive (NVVH), kontrollet u zhvilluan të enjten dhe të premten në disa lokacione, ku hetuesit zbuluan shuma të mëdha parash të fshehura në vende të ndryshme.

    Shuma e sekuestruar përfshin: 5,071,632,000 forinta hungareze; 2,658,350 euro; 1,257,100 dollarë amerikanë.

    Vlera e përgjithshme e parave të sekuestruara llogaritet në rreth 19.5 milionë dollarë. Autoritetet konfirmuan se paratë janë depozituar në llogarinë e Thesarit të Shtetit Hungarez.

    Ministri i Financave, András Kármán, bëri të ditur se 12 punonjës të Thesarit u angazhuan për tetë orë për numërimin e parave, duke përdorur pesë makina numërimi.

    Hetimi vjen pas ndryshimit të pushtetit në Hungari, ku Péter Magyar fitoi zgjedhjet e prillit, duke i dhënë fund 16 viteve të qeverisjes së Viktor Orbán. Gjatë fushatës, Magyar kishte premtuar hetimin e dyshimeve për korrupsion dhe abuzim me detyrën gjatë qeverisjes së paraardhësit të tij.

    Në javët e fundit, hetimet janë zgjeruar edhe ndaj figurave të tjera të lidhura me ish-qeverinë. Sipas raportimeve, dy ish-ministra të tjerë të periudhës së Orbán dhe vëllai i ish-kryeministrit janë përfshirë në hetime të ndryshme.

    Kryeministri Péter Magyar e përshëndeti sekuestrimin e parave, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm në përpjekjet për të luftuar korrupsionin.

    Burimi: Insajderi

  • SpaceX realizon kapjen e parë të anijes kozmike Starship pas kthimit nga orbita

    SpaceX realizon kapjen e parë të anijes kozmike Starship pas kthimit nga orbita

    Kompania amerikane SpaceX ka realizuar për herë të parë kapjen dhe rikuperimin e anijes kozmike Starship, e cila u kthye të shtunën në platformën e lëshimit në Teksas, pas fluturimit të saj më të gjatë deri më tani në orbitë.

    Anija u ul me sukses mes krahëve mekanikë të kullës së lëshimit, të njohur si “shkopinj”, në një operacion që shënon një moment të rëndësishëm në përpjekjet dhjetëvjeçare të kompanisë për zhvillimin e një sistemi raketor plotësisht të ripërdorshëm.

    Ky ishte fluturimi i 15-të testues i sistemit raketor më të madh dhe më të fuqishëm në botë. Misioni pa ekuipazh ishte nisur të premten nga kompleksi i SpaceX në Starbase, Teksas.

    Gjatë udhëtimit, Starship përshkoi 14 orbita rreth Tokës për më shumë se 22 orë dhe vendosi në hapësirë 26 satelitë të rrjetit Starlink.

    SpaceX kishte planifikuar të rikuperonte edhe përforcuesin Super Heavy, i cili e kishte bartur anijen në hapësirë. Megjithatë, përpjekja për kapjen e tij u anulua pasi motorët u ndalën më herët se sa ishte planifikuar. Sistemi i drejtimit konstatoi se përforcuesi nuk ndodhej në pozicionin e duhur dhe aktivizoi protokollin e vetëshkatërrimit. Ai shpërtheu mbi Gjirin e Meksikës pak pas nisjes.

    Inxhinierët e SpaceX janë duke hetuar shkakun e dështimit të rikuperimit të përforcuesit.

    Suksesi i rikthimit të Starship është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e këtij projekti shumë miliardë dollarësh, të cilin themeluesi i kompanisë, Elon Musk, e konsideron thelbësor për zgjerimin e biznesit satelitor dhe synimin për dërgimin e njerëzve në Hënë e më vonë në Mars.

    Edhe NASA e ka përshëndetur arritjen. Agjencia amerikane e hapësirës po investon miliarda dollarë në zhvillimin e Starship, i cili pritet të përdoret për dërgimin e astronautëve në Hënë në kuadër të programit Artemis, si dhe për ndërtimin e një baze të përhershme hënore.

    “Dukej pothuajse si magji”, shkroi administratori i NASA-s, Jared Isaacman, në rrjetin social X.

    Burimi: Dukagjini

  • Përflitej për tensione me Mbappen, Zidane del me një deklaratë të fortë

    Përflitej për tensione me Mbappen, Zidane del me një deklaratë të fortë

    Përzgjedhësi i Francës, Zinedine Zidane, ka hedhur poshtë kategorikisht zërat për një përçarje të mundshme me kapitenin Kylian Mbappe, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj raportimeve se marrëdhëniet mes tyre janë përkeqësuar.

    Në konferencën për shtyp të mbajtur të shtunën, ish-trajneri i Real Madridit iu përgjigj drejtpërdrejt këtyre spekulimeve, duke këmbëngulur se mes tij dhe sulmuesit francez nuk ekziston asnjë problem.

    “Unë nuk e kuptoj këtë, por nuk është ndonjë gjë e madhe”, deklaroi Zidane, i cili u shfaq i zhgënjyer dhe i irrituar nga pyetjet e gazetarëve.

    Ai vazhdoi të insistonte se raportet mes tyre janë krejtësisht normale, duke i përshkruar si marrëdhënie të zakonshme mes trajnerit dhe futbollistit.

    “Prandaj nuk do të përfshihem në këtë debat. Unë kam një marrëdhënie trajner-lojtar me të dhe gjithçka po shkon në mënyrë të përkryer”.

    “Nuk mund t’i ndaloj njerëzit të thonë çfarë të duan, por kjo është e pakuptimtë. Është për të ardhur keq dhe mjaft irrituese”, shtoi Zidane./Telegrafi/

  • Pushtet i ri në Serbi, qasje e vjetër ndaj Kosovës

    Pushtet i ri në Serbi, qasje e vjetër ndaj Kosovës

    Ndryshimi i klasës politike në Serbi nuk pritet të sjellë ndryshim të qasjes ndaj Kosovës. Përfaqësuesit politikë vlerësojnë se pushteti i ri në Beograd nuk garanton ndryshim të qëndrimeve, derisa kërkojnë që Bashkimi Evropian të ushtrojë më shumë trysni ndaj Beogradit për normalizimin e raporteve, vazhdimin e dialogut dhe respektimin e marrëveshjeve.

    Zhvillimet e fundit politike në Serbi, me fitoren e Listës Studentore, kanë rikthyer vëmendjen te mundësia e një qasjeje të re të Beogradit ndaj Kosovës. Megjithatë, në Prishtinë nuk presin ndryshime të mëdha. Përfaqësues të partive politike vlerësojnë se ndërrimi i aktorëve në skenën politike serbe nuk nënkupton doemos edhe ndryshim të politikës ndaj Kosovës. Sipas tyre, treguesi kryesor do të jetë nëse Lista Studentore do të ndryshojë qëndrimet për pavarësinë e Kosovës dhe marrëveshjet e arritura në dialog.

    “Askush në Kosovë nuk duhet të ketë ndonjë iluzion që Lista Studentore do të jetë më e ndryshme kundrejt Partisë Progresiste të Vuçiqit në raport me Kosovën. Kështu që duhet me e pa ndërkohë nëse do të duhej këta të ndërronin qëndrim. Unë shpresoj që minimalisht ta zbusin qëndrimin kundrejt Kosovës, por detyrimi i parë i qeverisë serbe është ekstradimi i kryeterroristit Milan Radoiçiqit”, tha Vigan Qorolli.

    “Ndryshimi i politikës në Serbi ose i klasës politike në Serbi është një hap i jashtëzakonshëm i zhvillimeve brenda për brenda Serbisë, ndërsa sa i përket raportit me Kosovën, unë mendoj se ne si shtet nuk duhet të shikojmë ndryshimin e klasës politike, por duhet të presim ndryshimin e qëndrimeve politike në raport me Kosovën”, theksoi Ganimete Musliu nga PDK.

    “Hyrja në petkun e pushtetarëve dhe raportet me BE-në, me SHBA-në, a do të ndikojnë dhe sa do të ndikojnë, nuk besoj shumë se do të zbuten, sepse edhe Vuçiqi para 14 vjetësh ka ardhur me të njëjtën pritje, duke marrë një shumicë të madhe atje dhe duke premtuar normalizim, por asnjëherë nuk ndodhi”, pohoi Lutfi Haziri nga LDK.

    “Këta, sikurse Vuçiqi më parë, po edhe Lista Studentore, sa më parë që e pranojnë realitetin e ri që Kosova është shtet i pavarur, që është shtet demokratik, që është njohur pavarësia e Kosovës nga 120 shtete, është më mirë për ta”, tha Time Kadrijaj nga Aleanca.

    Tani përgjegjësinë për të shtyrë përpara procesin e normalizimit, partitë politike në Kosovë ia adresojnë edhe Bashkimit Evropian, duke kërkuar trysni më të madhe ndaj Serbisë dhe trajtim të barabartë të palëve në dialog./RTK

  • If you have escaped… From the release of the cow’s owner to Kosovo, this is news that marked the day.

    Some news reports caused a stir, some raised questions that require answers, while others may have survived the day’s commitments.

    Saturday, November 14th, brought unusual developments in justice, reports that questioned institutional responsibility, disturbing security cases and a goalless football evening in Pristina.

    If you haven’t had time to follow, the Signal newspaper has selected the news worth reading before you close the day.

    The cow’s owner is released after signal reporting

    The case that sparked numerous reactions took a new turn. Hashim Miftari, detained for 48 hours after his cow had entered the Court Court Courtyard in Gracanica and caused minimal damage in greenery, was released in regular procedure.

    The prosecution confirmed his release, while the decision on the ban raised debate on the legality and proportion of freedom deprivation.

    The prosecutor’s three files ordering the ban on cow owner

    The signal called attention to previous cases handled by prosecutor Blerim Igrista, including the reported request for the detention of an 81-year-old and the indictment for a fatal accident, dismissed by the court for procedural shortcomings.

    The reports raised questions about the standards of prosecutorial decision making and institutional responsibility.

    The 43-year-old death in Kline confirmed problems with ambulance

    A new development was reported for the 43-year-old death, whose condition was burdened during a check on Kline’s QKMF.

    According to the signal report, police confirmed that sirens and emergency ambulance lights did not work. The case has raised questions about the patient’s condition of transportation, while objectiveness has been ordered.

    Kosovo stopped by Israel, match in Pristina ends without goals

    Kosovo’s representative equated 0-0 with Israel at the Faldil Vokriʹ stadium.

    The Dardans arranged for a note, but they could not find the goal of winning. In the second part, Kosovo remained with a footballer less after the expulsion of Veldin Hoxha.

    With the knife mask, he asked for the money on the pump éxfis. Then he said it was a joke.

    A 21-year-old was allegedly trying to rob the derivative pump éxfisı in Pristina, threatening two handbills.

    When the workers told him they had no money, he took off his mask and claimed he was joking. The suspect later voluntarily appeared before the police and, after the interview, was released in regular procedure.

    14-year-old Snapchat attack video Family Alarmed in Gjakova

    A 14-year-old was reported missing after a video was sent to his brother in Snapchat, where two people were seen attacking him in a flat.

    The people who had sent the images had later blocked the receiver. The minor was found around midnight, received medical treatment, and cases of minor injury were initiated for the attack.

    Two disturbing cases of minors in Pristina

    A 14-year-old student was found stabbed in the school zenel Hajdinı, while in the interview she denounced the continued violence by her brother.

    On another occasion, a girl of the same age reported physical and psychic violence from her father, claiming that it was not the first time he had beaten her.

    Both cases were handled by police.

    Baptism in Gjakova, certain types of alleged drugs seized

    A police operation ended with the seizure of suspected narcotics substances, including cocaine, MDMA, ecstasy and marijuana.

    Police also seized digital scales and money, while a 35-year-old was arrested and detained for 48 hours.

    Police attack in Vushtrri, 30-year-old ends in ban

    A 30-year-old allegedly attempted to hit a police officer by car and then physically attacked him, striking him twice.

    The suspect was arrested, and after the interview, a 48-hour ban was imposed on him.

    A meeting at school ends with denouncing domestic violence in Pec

    A woman denounced her husband, claiming he had denigrated her before the principal and psychologist of their 9-year-old daughter’s school.

    After returning home, she felt that her husband had held her arm and had thrown her out. One day later, he was suspected of sending her children and personal belongings to her parents.

    So the suspects began criminal investigation into domestic violence.

    Kosovo police find suspected drugs near their Vushtrri residence

    A police official found on the ground 13.1 grams of suspected narcotic substance in the apartment complex where he lives.

    He announced colleagues who seized the substance. The person who had left it has not yet been identified.

    Jäger raids, TT pistol seized and ammunition

    Police raided the home of a 24-year-old in the village of Jäger of Gjilan, where he found a TT pistol, 14 bullets and an empty clip.

    For the suspects, criminal speculation was raised for unauthorized possession of weapons.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal