Blog

  • Kurti në Irlandë kërkon ndihmë për procesin e anëtarësimit në BE

    Kurti në Irlandë kërkon ndihmë për procesin e anëtarësimit në BE

    Kurti në Irlandë kërkon ndihmë për procesin e anëtarësimit në BE

    Kryeministri Albin Kurti, është pritur në takim në Parlamentin e Republikës së Irlandës nga përfaqësues të Komitetit për Çështje të Bashkimit Evropian.

    Pjesë e takimit ishin kryesuesi Barry Ward, anëtari Ruairi O Murchu, sekretari Ivan Farmer, si dhe drejtori për Zgjerim dhe Njësinë për Evropën Juglindore i BE-së, Frank Smyth.

    “Që rrugëtimi zyrtar i Republikës së Kosovës drejt BE-së, nëpërmjet marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim, të mos vonohet edhe më tej, është thelbësore që Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni për aplikimin e dorëzuar në dhjetor të vitit 2022”, tha Kurti.

    Për Kosovën, tha ai, procesi nuk është më pak i rëndësishëm se arritja në cak, sepse “me përmbushjen e reformave përveçqë lëvizim përpara në rrugën evropiane, përfitojnë qytetarët dhe forcohemi si shtet”.

    Kryeministri tha se “populli i Kosovës është mirënjohës për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të Irlandës për Republikën tonë, që nga strehimi i refugjatëve e pjesëmarrja në kuadër të KFOR-it”. /Klankosova.tv

  • Anjeza kritikon lojën e Likit: E bën vetëm për të dalë në Prime (VIDEO)

    Anjeza kritikon lojën e Likit: E bën vetëm për të dalë në Prime (VIDEO)

    Anjeza kritikon lojën e Likit: E bën vetëm për të dalë në Prime (VIDEO)

    Anjeza ka komentuar lojën e Likit në Big Brother VIP Kosova 5, duke thënë se kjo e fundit vepron vetëm për të marrë vëmendje në Prime apo për të qenë pjesë e ndonjë videoje.

    E pyetur nga prezantuesi Alaudin Hamiti nëse mendon se publiku e kupton këtë lojë, Anjeza është përgjigjur se absolutisht po.

  • Resuli ‘qorton’ banorët - “Nëse prisni që ne opinionistët t’ju mbrojmë, e keni gabim”

    Resuli ‘qorton’ banorët – “Nëse prisni që ne opinionistët t’ju mbrojmë, e keni gabim”

    Resuli ‘qorton’ banorët - “Nëse prisni që ne opinionistët t’ju mbrojmë, e keni gabim”

    Opinionisti Resul Sinani ka kritikuar banorët e Big Brother VIP Kosova 5 gjatë Prime-it, pas një situate të krijuar mes tyre dhe Arlindës.

    Gjatë spektaklit, Arlinda u drejtoi fjalë të ndryshme disa prej banorëve, por ajo që ra në sy ishte mungesa e reagimit nga ana e tyre.

    Kjo situatë nxiti reagimin e opinionistit Resuli, i cili ‘i qortoi’ banorët për qëndrimin e tyre, duke theksuar se nuk duhet të presin që opinionistët të ndërhyjnë apo t’i mbrojnë në çdo situatë.

    “REAGONI! Nëse prisni që ne opinionistët ju mbrojmë, e keni gabim”, ishte mesazhi i Resulit për banorët.

  • Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

    Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

    Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

    Sulmuesi i kombëtares gjermane, Brajan Gruda, ka debutuar me ekipin A në kuadër të Ligës së Kombeve, dhe atë pikërisht në ndeshjen kundër Serbisë.

    Dhe debutimi i tij u shënua edhe me një moment të veçantë.

    Gruda, që mban edhe pasaportë shqiptare, shënoi gol në minutën e 50-të.

    Goli i tij erdhi pas një super-soloaksioni të cilin Gruda e nisi vetë nga gjysmëfusha e vet, duke kaluar katër lojtarë kundërshtarë, dhe në fund duke mposhtur edhe portierin.

    Gjermania po e mposht Serbinë 3-0 në Beograd. /Klankosova.tv

  • “Lëreni fenë anash” - Alaudini ua tërheq vërejtjen banorëve të BBVK5

    “Lëreni fenë anash” – Alaudini ua tërheq vërejtjen banorëve të BBVK5

    “Lëreni fenë anash” - Alaudini ua tërheq vërejtjen banorëve të BBVK5

    Gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova 5, moderatori Alaudin Hamiti u ka drejtuar një mesazh të qartë banorëve lidhur me diskutimet dhe debatet që zhvillohen brenda shtëpisë.

    Ai kërkoi nga banorët që fenë ta lënë jashtë debateve, duke theksuar se secili është i lirë të diskutojë për tema të ndryshme, por besimi fetar duhet të mbetet jashtë përplasjeve.

    “Lëreni fenë anash, debatoni për çfarë të doni, por këtë lëreni anash. Kjo vlen për të gjithë, sepse nuk mundemi me pasë standarde të dyfishta rreth asaj çfarë besimi kemi, çfarë prezantojmë dhe çfarë themi”, u shpreh Alaudini.

  • Kurti për FRANCE 24: Nuk duam rrugë të shkurtra, por anëtarësim në BE bazuar në meritë

    Kurti për FRANCE 24: Nuk duam rrugë të shkurtra, por anëtarësim në BE bazuar në meritë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për mediumin francez FRANCE 24, ka folur për procesin e integrimit evropian të Kosovës, marrëdhëniet me Serbinë dhe sfidat që vendi po përballet në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Kurti ka shprehur keqardhje që Kosova, katër vjet pasi ka aplikuar për anëtarësim në BE, ende nuk e ka marrë statusin e vendit kandidat.

    Ai ka thënë se Kosova është i vetmi vend në Evropën kontinentale që nuk e ka këtë status, duke ia atribuuar vonesat dinamikave të brendshme në Këshillin Evropian.

    “Ne jemi të vetmit në Evropë pa statusin e kandidatit. Kjo ndodh sepse Këshilli Evropian nuk po i kërkon Komisionit Evropian një opinion për Kosovën. Ne i kemi kryer të gjitha detyrat tona sa u përket indekseve demokratike, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, transparencës, lirisë së shtypit dhe demokracisë zgjedhore”, ka deklaruar Kurti.

    Kreu i Qeverisë ka theksuar se Kosova nuk kërkon rrugë të shkurtra drejt anëtarësimit, por një proces të bazuar në meritë.

    “Ne nuk duam rrugë të shkurtra, dyer të pasme apo procedura të përshpejtuara. Duam një proces të bazuar në meritë dhe jemi të gatshëm për këtë. Jemi të përgatitur t’u përgjigjemi me përkushtim mijëra pyetjeve në pyetësorin që ende nuk na është dërguar”, ka thënë ai.

    Kurti ka shprehur shpresën se në javët ose muajt e ardhshëm Kosova do ta marrë statusin e vendit kandidat.

    Duke folur për pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës – Spanjën, Qipron, Rumaninë, Greqinë dhe Sllovakinë – Kurti ka thënë se Prishtina ka shtuar bashkëpunimin dhe komunikimin me to.

    Ai ka përmendur disa zhvillime që i ka cilësuar si shenja pozitive, përfshirë njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja dhe ngritjen e statusit të zyrës së Kosovës në Athinë.

    Megjithatë, Kurti ka thënë se këto zhvillime ende nuk kanë çuar në njohjen e pavarësisë nga këto shtete.

    Sipas tij, mosnjohja nga pesë vendet nuk duhet të jetë pengesë për nisjen e procesit të anëtarësimit, pasi Kosova tashmë ka arritur Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe liberalizimin e vizave me BE-në.

    Në intervistë është diskutuar edhe për kritikat e Komisionit Evropian lidhur me reformat në sistemin e drejtësisë, veçanërisht për pavarësinë e gjyqësorit.

    Kurti ka pranuar se ka kritika ndaj sistemit të drejtësisë dhe prokurorisë, por ka thënë se reformat kanë nisur.

    Ai ka bërë të ditur se Kosova është pranë themelimit të një byroje për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

    “Ne i pranojmë kritikat e BE-së lidhur me gjyqësorin dhe prokurorinë. Prandaj edhe kanë nisur reformat. Jemi pranë themelimit të një byroje për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme. Nuk mund të kesh një pagë mesatare dhe një pallat të madh, apo disa të tillë”, ka deklaruar Kurti.

    Ai ka shtuar se vetë procesi i integrimit evropian, përmes hapjes dhe mbylljes së kapitujve dhe grupeve të kapitujve, do ta ndihmonte Kosovën në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe administratës publike.

    Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, Kurti ka thënë se është ende herët të vlerësohet nëse zhvillimet e fundit politike në këtë shtet do të hapin një kapitull të ri në raportet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

    Megjithatë, ai ka ritheksuar se Kosova synon normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, duke e vendosur njohjen reciproke në qendër të këtij procesi.

    “Ne duam normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke. Nuk ka makinë kohe për t’u kthyer në shekullin e 20-të. Kosova është shtet i pavarur, republikë demokratike dhe sa më shpejt që Beogradi ta pranojë këtë, aq më mirë do të jetë për marrëdhëniet tona dhe për rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian”, ka përfunduar Kurti./Telegrafi/

    2/2

  • FFK-ja po e blindon ekipin për dhjetë vitet e ardhshme – Lavdim Pireva flet për prurjet e reja te Kosova

    FFK-ja po e blindon ekipin për dhjetë vitet e ardhshme – Lavdim Pireva flet për prurjet e reja te Kosova

    Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni analizojnë sfidat ndaj Izraelit dhe Irlandës, listën e Franco Fodës, rikthimet dhe mungesat në Kombëtare, si dhe zhvillimet e fundit rreth Kombëtares së Kosovës.

    Gazetari Lavdim Pireva ka folur për prurjet e reja të Kosovës, duke vlerësuar punën e bërë në këtë drejtim nga të gjithë personat e përfshirë në proces.

    “T’u e pa formën e tij dhe edhe qysh ka lujt këtu, ka me na kry shumë punë, kena me mujt me lujt ndoshta edhe me formacionin të ardhmen 4-2-3-1 që për trajnerat gjerman është formacioni që iu flenë më së shumti po besoj”.

    “Është një lojtar që qysh po thua edhe t’i i lidh repartet, sidomos mesfushën me sulmin, me atë pasimin e fundit, po edhe driblimet mund me lu edhe në krah pa asnjë problem edhe ka me na dhanë shumë”.

    “Unë po besoj që përveç këtyre prurjeve që janë shumë të rëndësishme për të ardhmen, si Erblin Osmanit, si Enis Rexhepit, si e Bleon Kurtulusit edhe ky është një prej goditjeve më të mëdhaja të Federatës së Futbollit të Kosovës e që shumë shpejt kena me pa me ngjyrat e Kosovës, po besoj që në kualifikimet për Kampionatin Evropian ai ka me kanë pjesë e ekipit”, ka thënë Pireva.

    Episodin e plotë të “Arena e Yjeve” mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • U.S. military base alert suspected of intimidation

    US personnel at the RAF Lakenheath air base, one of the main US military bases in the United Kingdom, have been ordered to take refuge in safe environments following suspicions about the presence of unauthorized drones.

    According to Sky News, the American Air Force confirmed that security teams reacted to suspicious activity on the base, but there were no injuries or material damage.

    This evening, U.S. Air Force security personnel reacted to the alleged activity of unauthorized fears over RAF Lakenheath. No person, aircraft or infrastructure facility was affected, a spokesman for the American Air Force said.

    He added that American authorities are co-operating closely with British institutions to ensure the security of military personnel, civilians and their families.

    The event comes just days after the US Army displaced more than 12 combat aircraft from RAF Mildenhalt base, also in Suffolk, following reports of security threats linked to Iran.

    At least two of these planes were transferred to RAF Lakeheath.

    Last month, the US also moved its bombers from the RAF Fairford base, following other threats reported as related to Iran, turning aircraft into American territory.

    Authorities have not confirmed whether the latest incident with fears at RAF Lakenheath has anything to do with previous threats. /Telegraphy/

  • Alarm në bazën ushtarake amerikane në Britani, dyshohet për dronë

    Alarm në bazën ushtarake amerikane në Britani, dyshohet për dronë

    Personeli amerikan në bazën ajrore RAF Lakenheath, një nga bazat kryesore ushtarake të SHBA-së në Mbretërinë e Bashkuar, është urdhëruar të strehohet në ambiente të sigurta pas dyshimeve për praninë e dronëve të paautorizuar.

    Sipas Sky News, Forcat Ajrore Amerikane konfirmuan se ekipet e sigurisë reaguan ndaj aktivitetit të dyshimtë mbi bazën, por nuk pati të lënduar apo dëme materiale.

    “Këtë mbrëmje, personeli i sigurisë së Forcave Ajrore Amerikane reagoi ndaj aktivitetit të dyshuar të dronëve të paautorizuar mbi RAF Lakenheath. Asnjë person, avion apo objekt i infrastrukturës nuk u prek”, deklaroi një zëdhënës i Forcave Ajrore Amerikane.

    Ai shtoi se autoritetet amerikane po bashkëpunojnë ngushtë me institucionet britanike për të garantuar sigurinë e personelit ushtarak, civilëve dhe familjeve të tyre.

    Ngjarja vjen vetëm disa ditë pasi ushtria amerikane zhvendosi më shumë se 12 avionë luftarakë nga baza RAF Mildenhall, gjithashtu në Suffolk, pas raportimeve për kërcënime të sigurisë të lidhura me Iranin.

    Të paktën dy prej këtyre avionëve u transferuan në RAF Lakenheath.

    Muajin e kaluar, SHBA-ja kishte zhvendosur gjithashtu bombarduesit e saj nga baza RAF Fairford, pas kërcënimeve të tjera të raportuara si të lidhura me Iranin, duke i kthyer avionët në territorin amerikan.

    Autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse incidenti i fundit me dronë në RAF Lakenheath ka ndonjë lidhje me kërcënimet e mëparshme. /Telegrafi/

  • EU leaders gather for Al: We have not lost the race

    European Union leaders have gathered in Dublin, Ireland, at their first summit dedicated to Al to discuss how Europe can develop its technological industry, while at the same time guarantee citizens’ safety.

    The meeting was attended by the executive director of Al Mistral European Company, Arthur Mensch, and Nobel Prize winner Geoffrey Hinton, known as one of the Alovinabars.

    Discussions focused on EU efforts to reduce dependence on foreign technologies and compete with the US and China in the development of AI.

    Irish Prime Minister Michel Martin said leaders would consider the balance between innovation and regulation of technology, as well as ways to strengthen Europe’s technological sovereignty.

    Meanwhile, European Parliament President Roberta Metsola rejected claims that Europe is lagging behind in the global Al race.

    We have world-class talents and a highly developed technological ecosystem, Metsola said.

    One of the main topics was the influence of Al in security, employment, and the rights of citizens.

    Geoffrey Hinton, former Google researcher, has repeatedly warned of the dangers that may result in the uncontrolled development of this technology.

    The chief of European diplomacy, Kaya Kallas, warned of the dark parliament of Alė, citing the use of Allah-made fears in the war in Ukraine.

    Estonia and Finland also called for the establishment of joint European mechanisms for response to serious incidents related to this technology.

    Estonian Prime Minister Kristen Michigan stressed that Europe must avoid repeating past mistakes when it became highly dependent on foreign suppliers for energy and raw materials.

    Experts estimate that the EU should invest more in the development of its technologies, support European companies, and create regulations that enable innovation, limiting risks to society.

    The summit takes place at a time when global competition for Al is intensifying, while Europe seeks to strengthen its position in front of American and Chinese giants. /Telegraphy/