Blog

  • Dogana e Kosovës identifikon 150 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

    Dogana e Kosovës identifikon 150 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

    Dogana e Kosovës ka njoftuar se të enjten në mbrëmje ka identifikuar 150 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë. 

    “Rreth orës 19:00, në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët e Antikontrabandës kanë ndaluar për kontroll një veturë, drejtuesi i së cilës, pas pyetjes nga zyrtarët doganorë, ka deklaruar se nuk kishte asgjë për të deklaruar. Megjithatë, gjatë kontrollit të detajuar të veturës, zyrtarët e Antikontrabandës kanë zbuluar mjete monetare të padeklaruara. Fillimisht, drejtuesi i veturës ka deklaruar verbalisht se shuma ishte 120,000 euro, ndërsa pas numërimit është konstatuar se bëhej fjalë për 150,000 euro, të gjitha në kartëmonedha prej 50 euros”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës. 

    Në përputhje me procedurat ligjore për mosdeklarimin e mjeteve monetare, Dogana e Kosovës ka konfiskuar 37,500 euro ose 25% të mjeteve dhe 112 mijë e 500 euro ose 75% janë mbajtur për deponim dhe ruajtje deri në përfundimin e procedurave përkatëse.

    “Lidhur me rastin është njoftuar Sektori i Hetimeve i Doganës së Kosovës, zyrtarët e të cilit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorinë kompetente në Prizren. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, me udhëzim të tij, drejtuesi i veturës dhe vetura janë liruar, ndërsa personi është obliguar të paraqesë dokumentacion mbështetës për të dëshmuar prejardhjen e mjeteve monetare”, thuhet në njoftim.

    Burimi: RTKLive

  • Dogana zbulon 150 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

    Dogana zbulon 150 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

    Dogana zbulon 150 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

    Dogana e Kosovës ka zbuluar 150 mijë euro të padeklaruara në Pikëkalimin Kufitar të Vërmicës, gjatë kontrollit të një veture që po hynte në Kosovë.

    Rasti është zbuluar mbrëmë rreth orës 19:00, kur zyrtarët e Antikontrabandës kanë ndaluar veturën për kontroll. Drejtuesi fillimisht ka deklaruar se nuk kishte asgjë për të raportuar, por gjatë kontrollit të detajuar janë gjetur para të padeklaruara.

    Sipas Doganës, fillimisht drejtuesi ka deklaruar se shuma ishte 120 mijë euro, ndërsa pas numërimit është konstatuar se bëhej fjalë për 150 mijë euro, të gjitha në kartëmonedha prej 50 eurosh.

    Në bazë të procedurave ligjore, 37 mijë e 500 euro, apo 25 për qind e shumës, janë konfiskuar për mosdeklarim, ndërsa 112 mijë e 500 euro janë mbajtur për deponim dhe ruajtje deri në përfundimin e procedurave.

    Për rastin është njoftuar Sektori i Hetimeve i Doganës, i cili ka vepruar në koordinim me Prokurorinë kompetente në Prizren.

    Me udhëzim të prokurorit kujdestar, drejtuesi i veturës dhe automjeti janë liruar, ndërsa personi është obliguar të paraqesë dokumentacion që dëshmon prejardhjen e parave.

    Dogana rikujton se deklarimi i mjeteve monetare në vlerë prej 10 mijë eurosh ose më shumë është detyrim ligjor gjatë hyrjes apo daljes nga Republika e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

  • Kadrijaj në Kuvend: Shëndetësia është çështje e dinjitetit njerëzor, qytetarët janë në hall

    Kadrijaj në Kuvend: Shëndetësia është çështje e dinjitetit njerëzor, qytetarët janë në hall

    Kadrijaj në Kuvend: Shëndetësia është çështje e dinjitetit njerëzor, qytetarët janë në hall

    Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kritikuar gjendjen në shëndetësinë kosovare gjatë seancës ku ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, po përballet me interpelancë lidhur me rastin e pacientes që vdiq nga kanceri dhe mungesën e barnave onkologjike.

    Kadrijaj ka ngritur shqetësimin për mungesën e sigurimeve shëndetësore, duke pyetur se kur do të nisë zbatimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore.

    Ajo ka kërkuar nga Qeveria që shëndetësinë ta trajtojë si prioritet, duke theksuar se qytetarët po përballen me vështirësi të mëdha për sigurimin e barnave, njofton Klankosova.tv.

    “Shëndetësia është çështje e dinjitetit njerëzor. A është shëndetësia prioritet i kësaj qeverie? Aman, bëjeni prioritet, se qytetarët janë në hall”, ka deklaruar Kadrijaj.

    Ajo ka përmendur edhe deklaratën e një qytetari, që sipas saj humbi jetën në mungesë të barnave i cili kishte thënë: “A me jetu, a me ble barna?”.

    Sipas saj, kjo deklaratë duhet t’i prekë të gjithë, përfshirë deputetët, ndërsa ka kërkuar nga institucionet që të reflektojnë dhe të ndërmarrin hapa për përmirësimin e gjendjes në shëndetësi, njofton Klankosova.tv.

  • Përplasje mes Adrianit dhe Arlindës, ajo e akuzon se ia lëndoi krahun (VIDEO)

    Përplasje mes Adrianit dhe Arlindës, ajo e akuzon se ia lëndoi krahun (VIDEO)

    Përplasje mes Adrianit dhe Arlindës, ajo e akuzon se ia lëndoi krahun (VIDEO)

    Ardiani dhe Arlinda kanë pasur një përballje këtë mëngjes.

    Ai u përpoq ta ndalte mbrëmë Arlindën duke e kapur për krahu, në momentin kur ajo tentoi t’ia merrte Nichit jastëkun dhe jorganin, në mënyrë që të mos e linte të flinte.

    “Ma ke lënduar krahun, po më dhemb krahu”, dëgjohet duke i thënë Arlinda, Adrianit.

    Për ta parë përballjen e plotë, gjeni videon më poshtë:

  • Rama: I dyshuari për tjetërsimin e pronave nuk është punonjës i Komunës së Prishtinës

    Rama: I dyshuari për tjetërsimin e pronave nuk është punonjës i Komunës së Prishtinës

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me arrestimin e një personi të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, në një rast që lidhet me regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi tjetër.

    Rama ka sqaruar se personi i arrestuar nuk është punonjës i Komunës së Prishtinës, por punonjës i Arkivit Ndërkomunal, institucion që funksionon në kuadër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe është në varësi të Ministrisë së Kulturës.

    “Për sqarim, zyrtari i dyshuar për përfshirje në tjetërsimin e pronave në Prishtinë është punonjës i Arkivit Ndërkomunal, institucion që funksionon në kuadër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, në varësi të MINISTRISË SË KULTURËS!”, ka shkruar Rama.

    Ai ka thënë se raportimet që e paraqesin të dyshuarin si punonjës të Komunës së Prishtinës janë të pasakta.

    “Prandaj, raportimet që e paraqesin atë si punonjës të Komunës së Prishtinës janë të pasakta!”, ka theksuar Rama.

    Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person ishte arrestuar më 11 nëntor nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

    Sipas Policisë, i dyshuari dyshohet se kishte vërtetuar dokumente të dyshuara, përmes të cilave një person tjetër kishte arritur të regjistronte tri prona komunale në emrin e tij.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai ishte dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

  • We’re just happy to have you, you’ve praised me, Arben Vitita hits Rashiaj in the vault.

    Health Minister Arben Vitita has crashed in the Assembly with Democratic League of Kosovo MP ( The LDK), Albena Resiti, who had earlier criticised her for her lack of drugs.

    During the Replica, Vitita addressed Resitaj, saying that at previous meetings she had praised him for working on the health system.

    We were happy to have you, you praised me. In many meetings we’ve been talking about, you’ve only had praise for the health system. You’ve had some personal requests I told you I can’t do, Vitia said.

    He added that health investments were not measured with photographs, but with work and projects realised, claiming that Resitij had been present at some of the meetings where he praised the ministry’s work.

    After that statement, Resiti reacted by denying he had been in the minister’s office at the meetings he was talking about. She said the year was messed up with someone else.

    During the debate, Minister Vitita also took a photo from his phone and showed it to the MP in an effort to support his claim.

    Source Layer: Insander

  • Ismaili accuses the Health Ministry of misusing the budget: Price hikes of 364 percent

    MP The PDK, Uran Ismaili, has accused the Health Ministry of misuse of the budget, claiming that in some cases the prices of procurement products have increased by 364 per cent from initiative of procedures to contract-related, the Onine Economy reported.

    During the intervention with Health Minister Arben Vitita, in connection with the death of the breast cancer patient and the lack of oncological drugs, Ismaili said there are three cases in which, according to him, there have been huge price increases and delays in procurement procedures.

    It’s catastrophic. It’s catastrophic. We took three cases. An article in void 224 days. So it’s been 224 days. He started the procurement procedure by 0.59 cents. It’s signed with 0.089 cents. 50% increase. Another article, with a void of 165 days. It’s been initiated by 19 cents, contracted by 0.19 cents. 210, 210 percent fraud. Another article, procedure has been launched with 7.53 euros, contracts have been linked 4 months later to 34.92 euros — an increase of 364%He said.

    Ismaili asked Minister Vitita to take steps on Kosovo Hospital Service and University Clinic ( SHSKUK), warning that failure to act would also make the minister responsible for the situation.

    So planning is criminal. Criminal. So, you start a procedure, three months later you give me 364% fraud. That tells you, give you a duty, Minister. So that SKKUK’s director, how can you get out of here and launch the board and get away from there. Or otherwise, silence, defense. Negative on this action. He’s responsible for you too. And I’m putting you in charge today. However, if there is negligence and silence, the moment will come when I am directly responsible. For a system that’s abusing, and it’s bleeding in terms of financial aspect.He said.

    Source Layer: Insander

  • Ismaili akuzon Ministrinë e Shëndetësisë për keqpërdorim të buxhetit: Rritje çmimesh deri në 364 për qind

    Ismaili akuzon Ministrinë e Shëndetësisë për keqpërdorim të buxhetit: Rritje çmimesh deri në 364 për qind

    Ismaili akuzon Ministrinë e Shëndetësisë për keqpërdorim të buxhetit: Rritje çmimesh deri në 364 për qind

    Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë për keqpërdorim të buxhetit, duke pretenduar se në disa raste çmimet e produkteve të prokuruara janë rritur deri në 364 për qind nga inicimi i procedurave deri në lidhjen e kontratave, rapoton Ekonomia Onine.

    Gjatë interpelancës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit dhe mungesën e barnave onkologjike, Ismaili tha se ka evidentuar tri raste ku, sipas tij, ka pasur rritje të mëdha të çmimeve dhe vonesa në procedurat e prokurimit.

    “Është katastrofike. Është katastrofike. Kemi marrë 3 raste. Një artikull në boshllëk 224 ditë. Pra, s’ka pasur 224 ditë. E ka nisur procedurën e prokurimit me 0.59 cent. Është nënshkruar me 0.89 cent. Rritje 50%. Një artikull tjetër, me një boshllëk prej 165 ditëve. Është inicuar me 19 cent, është kontraktuar me 0.59 cent. 210, 210% mashtrim. Një artikull tjetër, është filluar procedura me 7.53 euro, është lidhur kontrata 4 muaj më vonë me 34.92 euro, rritje 364%”, tha ai.

    Ismaili kërkoi nga ministri Vitia që të ndërmarrë masa ndaj drejtuesve të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), duke paralajmëruar se mosveprimi do ta bënte edhe ministrin përgjegjës për situatën.

    “Pra, planifikimi është kriminel. Kriminel. Pra, ti me nis një procedurë, edhe mbas 3 muajsh me dhënë me 364% mashtrim. Kjo ju tregon, jua jep juve një obligim, ministër. Që drejtorin e SSKUK-së, si të dilsh prej këtu me inicuar bordin edhe me largu prej aty. Ose të kundërtën, heshtja, mbrojtja. Neglizhimi ndaj këtij veprimi. Po ju bën përgjegjës edhe juve. Dhe unë unë sot s’po të bëj direkt përgjegjës. Mirëpo, në qoftë se ka neglizhencë dhe heshtje, do të vijë momenti që do të bëj përgjegjës direkt. Për një sistem i cili është duke abuzuar, dhe është tu gjakderdhë sa i përket aspektit financiar”, tha ai.

    Burimi: Insajderi

  • “Lumë na që të kemi, më keni lavdëruar”, Arben Vitia përplaset me Reshitajt në Kuvend

    “Lumë na që të kemi, më keni lavdëruar”, Arben Vitia përplaset me Reshitajt në Kuvend

    “Lumë na që të kemi, më keni lavdëruar”, Arben Vitia përplaset me Reshitajt në Kuvend

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është përplasur në Kuvend me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Albena Reshitaj, e cila paraprakisht e kishte kritikuar për mungesën e barnave.

    Gjatë replikës, Vitia iu drejtua Reshitajt duke thënë se në takimet e mëparshme ajo e kishte lavdëruar për punën në sistemin shëndetësor.

    “Lumë na që të kemi, më keni lavdëruar. Në shumë takime ku kemi folur gjatë, ju vetëm lëvdata keni pasur për sistemin shëndetësor. I keni pasur edhe disa kërkesa personale, për të cilat ju kam thënë se nuk mund t’i realizoj”, tha Vitia.

    Ai shtoi se investimet në shëndetësi nuk maten me fotografi, por me punën dhe projektet e realizuara, duke pretenduar se Reshitaj kishte qenë e pranishme në disa prej takimeve ku e kishte lavdëruar punën e ministrisë.

    Pas kësaj deklarate, Reshitaj reagoi duke mohuar se kishte qenë në zyrën e ministrit në takimet për të cilat ai po fliste. Ajo tha se Vitia e kishte ngatërruar me dikë tjetër.

    Gjatë debatit, ministri Vitia nxori edhe një fotografi nga telefoni i tij dhe ia tregoi deputetes, në përpjekje për të mbështetur pretendimin e tij.

    Burimi: Insajderi

  • Interpelanca për shëndetësinë: Nga shtrenjtimi i barnave te listat e gjata të pritjes LIVE

    Interpelanca për shëndetësinë: Nga shtrenjtimi i barnave te listat e gjata të pritjes LIVE

    Ismaili kërkon shkarkimin e drejtorit të ShSKUK-së: Çmimet e barnave u rritën 364%

    Deputeti nga PDK, Uran Ismaili kërkoi shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Elvir Azizit.

    “Drejtorin e ShSKUK-së, si të dilni prej këtu, të inicioni dhe ta largoni prej aty. Në të kundërtën, heshtja, mbrojtja, neglizhimi, po ju bën përgjegjës edhe juve… ShSKUK-ja është në gjendje katastrofale. Po ju lus, të gjithë deputetët, të mos reagojmë vetëm në momentet kur vdes një grua dhe pastaj të çohemi e të flasim. Duhet të gjejmë edhe momente si ky, për t’i larguar nga qeveria njerëzit që abuzojnë me paratë publike”, tha ai.

    Ismaili kritikoi për rritjen enorme të çmimeve dhe vonesave në procedurat e prokurimit.

    “Është katastrofale. Kemi marrë 3 raste. Një artikull në boshllëk 224 ditë. Pra, s’ka pasur 224 ditë. E ka nisur procedurën e prokurimit me 0.59 cent. Është nënshkruar me 0.89 cent. Rritje 50%. Një artikull tjetër, me një boshllëk prej 165 ditëve. Është iniciuar me 19 cent, është kontraktuar me 0.59 cent. 210, 210% mashtrim. Një artikull tjetër, është filluar procedura me 7.53 euro, është lidhur kontrata 4 muaj më vonë me 34.92 euro, rritje 364%”, tha ai.

    Reshitaj përmend listat e pritjes e mungesat 3 mujore të barnave onkologjike

    Albena Reshitaj nga LDK tha se Qeveria nuk mund të flasë për reforma të qëndrueshme, kur baza e sistemit vazhdon të jetë e dobët, duke përmendur listat e ngarkuara të pritjes dhe mungesën disa mujore të barnave esenciale. 

    “Në fund të vitit 2025, vetëm në 60 klinika të QKUK 12.019 pacientë janë në lista të pritjes. Vazhdojnë deklaratat e mjekëve që për shkak të pritjeve të stërzgjatura pacientëve po ju përkeqësohet gjendja. Kush po e merr përgjegjësinë”, pyeti Reshitaj.  

    Ajo tha se në korrik pacientët me kancer metastatik kanë mbetur 3 muaj pa një terapi që ju kushton 1.500 deri në 1.900 euro për një cikël tre mujor.

    “Edhe drejtori i Onkologjisë ka deklaruar se në disa raste terapia është vonuar 7 deri në 9 javë. Qeveria s’mund të arsyetohet me procedura me porosi, operatorë ekonomik”, tha ajo. “Ato mund të jenë javët vendimtare për jetën e tyre”.

    Vitia përmend rritjen e kërkesës së barnave e dështimin e tenderit

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se dyfishimi i kërkesës nga pacientët e dështimi i një tenderi, kanë qenë arsyet e mungesës së barnave esenciale në Klinikën e Onkologjisë.

    “Si pasojë e dyfishimit të kërkesave për këtë medikament, kontrata është shpenzuar 130% sipas mundësive ligjore që na jep ligji dhe ajo që ishte planifikuar që për 1 vit të shpenzohej për 100%, për shkak të dyfishimit të pacientëve që kanë kërkuar këtë bar, ka rezultuar me shpenzim prej 130% për vetëm 9 muaj. Mundësia e hapjes së procedurës së re ka qenë e pamundur pa aprovimin e buxhetit”, tha ai.

    Jashari: Kur qytetari lufton për ta siguruar terapinë, ka papërgjegjësi shtetërore

    Iniciatorja e kësaj interpelance, Sala Jashari nga PDK tha se nëse një pacient në vend detyrohet të luftojë për të siguruar terapinë mjekësore, atëherë është papërgjegjësi e shtetit.

    “Asnjë familje nuk duhet të detyrohet të hyjë në borxhe, të shesë pasurinë apo të kërkojë ndihmë nga të tjerët për të siguruar një barë që shteti e ka detyrim të ia u ofrojë. Sepse, kur një qytetar detyrohet të luftojë të sigurojë terapinë që i nevojitet për të jetuar atëherë kemi të bëjmë me  papërgjegjësi shtetërore”, tha ajo.

    Burimi: RTKLive