Blog

  • Lushtaku kundërshton Projektbuxhetin 2027: Qytetarët po varfërohen

    Lushtaku kundërshton Projektbuxhetin 2027: Qytetarët po varfërohen

    Lushtaku ka thënë se buxheti prej rreth 4 miliardë e 270 milionë eurosh nuk duhet të vlerësohet vetëm për nga shuma, por edhe nga rezultatet që sjell për qytetarët.

    “Qeveria e paraqet këtë shumë si dëshmi të suksesit ekonomik. Por pyetja është: a po rritet mirëqenia e qytetarëve po aq sa po rritet edhe buxheti i shtetit? Sepse qytetari nuk jeton me miliarda në letër, por me pagën, pensionin, çmimin e ushqimeve dhe faturat e larta të energjisë elektrike”, ka deklaruar Lushtaku.

    Ai i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti duke thënë se pas disa vitesh në qeverisje, është koha që të jepen llogari për premtimet e parealizuara.

    “Ku janë 160 çerdhet që premtuat? Ku janë 4.000 banesa për familjet e reja? Ku janë hekurudhat e modernizuara dhe rrugët që premtuat se i përfundoni? Dhe mbi të gjitha, ku është zhvillimi ekonomik që do t’i mbante të rinjtë në Kosovë?”, ka pyetur deputeti i PDK-së.

    Kritika për realizimin e investimeve kapitale

    Një pjesë të rëndësishme të fjalës së tij, Lushtaku ia ka kushtuar investimeve kapitale. Ai ka përmendur të dhënat e Institutit GAP, sipas të cilave gjatë viteve 2021–2024 investimet kapitale të realizuara kanë qenë rreth 1 miliard euro më të ulëta sesa planifikimet.

    Sipas tij, në vitin 2025 janë realizuar rreth 720 milionë euro investime kapitale, ndërsa për vitin 2027 janë planifikuar 1 miliard e 70 milionë euro.

    Lushtaku ka vënë në pikëpyetje kapacitetet e Qeverisë për realizimin e kësaj shume.

    “Pra, planifikohen rreth 49 për qind më shumë sesa kanë realizuar në vitin 2025. Kryeministër, me cilët ministra, me cilët zyrtarë, me cilat ekipe do t’i realizoni këto projekte, këto planifikime që i keni bërë?”, ka pyetur ai.

    Si shembull të projekteve të vonuara, deputeti ka përmendur autostradën Prishtinë–Gjilan, për të cilën, sipas tij, ishte premtuar përfundimi në vitin 2023, e më pas në vitin 2024, por që ende nuk ka përfunduar.

    Ai ka kritikuar edhe zvarritjen e projekteve sportive dhe të stadiumeve.

    Lushtaku ka ngritur pikëpyetje edhe për ndarjet buxhetore për Unazën e Prishtinës dhe Rrugën e Dukagjinit. Sipas tij, projekti i Unazës së Prishtinës, me vlerë prej 61 milionë eurosh, ka vetëm 1 milion euro të planifikuar për vitin 2027, ndërsa e njëjta shumë është paraparë edhe për Rrugën e Dukagjinit.

    “A po planifikoni investime për t’i realizuar ato apo për t’i treguar dhe për t’i përdorur në fushatat e ardhshme?”, ka deklaruar Lushtaku.

    Ai ka rikujtuar edhe premtimin për banim të përballueshëm për 4.000 familje përmes skemave 120 me 120 dhe 150 me 150, duke thënë se këto zotime nuk janë përmbushur.

    “Një çift i ri nuk hyn në banesë me memorandum bashkëpunimi dhe nuk paguan qiranë me konferenca për shtyp. Familjet kanë nevojë për çelësa banesash e jo për afate të reja”, ka thënë ai.

    Sipas Lushtakut, edhe projektet për modernizimin e hekurudhave kanë mbetur prapa, ndërsa infrastruktura duhet të shihet si mundësi për investime dhe zhvillim ekonomik.

    Lushtaku: Buxheti po rritet, por qytetarët po varfërohen

    Deputeti i PDK-së ka kritikuar edhe atë që e ka cilësuar si dallim ndërmjet rritjes nominale të buxhetit dhe ndikimit real në fuqinë blerëse të qytetarëve.

    Ai ka thënë se, ndonëse Qeveria flet për rritje të buxhetit prej 7.5 për qind, krahasuar me buxhetin e rishikuar të vitit 2026 rritja është 4.86 për qind. Duke përmendur inflacionin e parashikuar prej 4 për qind, Lushtaku ka vlerësuar se rritja reale e shpenzimeve është rreth 0.83 për qind.

    Ai ka ngritur gjithashtu çështjen e rritjes së të hyrave nga TVSH-ja, të cilat sipas tij planifikohen të rriten për afër 197 milionë euro.

    “Kryeministër, sa nga kjo rritje vjen nga zhvillimi ekonomik dhe sa nga çmimet më të larta që i paguajnë vetë qytetarët nëpër shitore, nëpër dyqane të ndryshme? Nuk është sukses ekonomik kur shteti mbledh më shumë para dhe ndërsa qytetari ka një më pak fuqi blerëse”, ka deklaruar ai.

    PDK me vërejtje edhe për financimin e komunave

    Lushtaku ka përmendur edhe vërejtjet që, sipas tij, Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka ngritur për Projektbuxhetin 2027.

    Ai ka thënë se granti i përgjithshëm zvogëlohet për rreth 9 milionë euro, ndërsa granti për shëndetësi për 1.66 milionë euro. Sipas tij, këto dy kategori së bashku kanë rreth 10.65 milionë euro më pak.

    Deputeti ka thënë se komunat vazhdojnë të kërkojnë edhe grantin e katërt, për të cilin, sipas tij, Qeveria kishte dhënë premtime.

    Ai ka përmendur gjithashtu se, sipas analizës së projektbuxhetit, 66 projekte figurojnë me zero euro për vitin 2027. Në mesin e tyre, sipas tij, janë disa projekte të çerdheve në Ferizaj, Gjilan, Pejë, Podujevë dhe Prizren.

    Lushtaku ka veçuar edhe projektin shëndetësor në Viti, me vlerë prej 2.65 milionë eurosh, për të cilin ka thënë se në vitin 2027 janë paraparë vetëm 50 mijë euro.

    “Kryeministër, pacienti nuk mund të presë pafundësisht, as prindi që ka nevojë për çerdhe, as komuna që ka nevojë për shkolla apo për qendra të shëndetësisë”, ka thënë Lushtaku.

    Investimet jashtë vendit dhe largimi i qytetarëve

    Në fjalën e tij, deputeti i PDK-së ka kritikuar edhe politikat ekonomike ndaj bizneseve, duke përmendur çmimet e energjisë, konkurrencën nga importi dhe pasigurinë për kostot e prodhimit.

    Ai ka thënë se liberalizimi i tregut të energjisë ka rënduar pozitën konkurruese të ndërmarrjeve të prekura.

    Duke iu referuar të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, Lushtaku ka deklaruar se nga viti 2022 deri në vitin 2025 rezidentët e Kosovës kanë realizuar mbi 915 milionë euro investime direkte jashtë vendit.

    “Kjo dëshmon se qytetarët dhe bizneset kanë kapital për të investuar, por ku janë politikat e qeverisë suaj për ta bërë Kosovën vend më tërheqës për këtë kapital? Ku është energjia e përballueshme, mbështetja për prodhimin vendor dhe siguria për investitorët?”, ka pyetur ai.

    Sipas tij, Kosova ka nevojë për një ekonomi që prodhon dhe eksporton, e jo vetëm për një ekonomi që konsumon dhe importon.

    Lushtaku ka ngritur shqetësimin edhe për emigrimin e qytetarëve. Ai ka thënë se gjatë viteve 2020–2025 për shtetasit e Kosovës janë lëshuar mbi 250 mijë leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Evropian.

    “Përgjegjësia politike për krijimin e kushteve që qytetarët të ndërtojnë një të ardhme në Kosovë është e juaja dhe e qeverisë që ju drejtoni”, i është drejtuar ai kryeministrit Kurti.

    Ai ka shtuar se largimi i të rinjve të arsimuar përbën një nga humbjet më të mëdha për vendin.

    “Sepse humbja më e madhe për Kosovën nuk është një projekt i parealizuar; është një i ri i arsimuar që largohet sepse nuk e sheh të ardhmen e tij në vendin e vet”, ka deklaruar Lushtaku.

    PDK-ja paralajmëron amendamente

    Në pjesën përmbyllëse të fjalës, Lushtaku ka thënë se PDK-ja nuk është kundër ndihmave sociale, shtesave për fëmijë apo mbështetjes për pensionistët, por ka vlerësuar se këto masa nuk mund ta zëvendësojnë zhvillimin ekonomik.

    “Një politikë e mirë sociale ndihmon qytetarin në vështirësi, një politikë e mirë ekonomike i jep mundësinë që të mos mbetet vazhdimisht i varur nga ndihma”, ka thënë ai.

    Sipas tij, projektbuxheti duhet të orientohet më shumë drejt punësimit, pagave dinjitoze, banimit të përballueshëm dhe zhvillimit të bizneseve e prodhimit vendor.

    Në emër të PDK-së, Lushtaku ka bërë të ditur se partia do të japë kontributin e saj ndërmjet dy leximeve të projektligjit dhe do të propozojë amendamente për investimet kapitale, komunat, shëndetësinë, arsimin dhe prodhimin vendor.

    “Por problemi i këtij projektbuxheti nuk është vetëm planifikimi i dobët financiar; është mungesa e rezultateve dhe e premtimeve të mëparshme, besueshmëria e ekipit politik që duhet t’i realizojë dhe mungesa e zgjidhjeve të qëndrueshme për problemet e qytetarëve”, ka deklaruar Lushtaku.

    Burimi: RTKLive

  • Liria po marshon drejt Superligës, kapiteni Suso zbulon ambiciet: E kemi vendin në elitë

    Liria po marshon drejt Superligës, kapiteni Suso zbulon ambiciet: E kemi vendin në elitë

    Kapiteni i Kf Lirisë së Prizrenit, Fitim Susuri ‘Suso’, ka vlerësuar ecurinë e skuadrës në këtë sezon, duke theksuar se uniteti brenda grupit, puna e vazhdueshme dhe bashkëpunimi me trajnerin Ismet Munishi janë ndër faktorët kryesorë të rezultateve pozitive.

    Në një intervistë për Telegrafin, Susuri ka folur për formën e tij personale, përgjegjësinë që bart si kapiten, kontributin në suksesin e skuadrës dhe synimin për rikthimin e Lirisë në Superligën e Kosovës.

    Liria po kalon një edicion shumë të mirë në Ligën e Parë, ku pas 16 ndeshjeve të zhvilluara renditet në vendin e parë me 39 pikë, gjashtë më shumë se Prishtina e Re, që zë pozitën e dytë.

    Susuri, i cili deri më tani ka realizuar pesë gola në kampionat, është shprehur i kënaqur me formën e tij, por ka theksuar se kontributi individual është rezultat i funksionimit të mirë të gjithë skuadrës.

    “Kemi punuar shumë që nga fillimi i sezonit dhe besoj se kjo po na shpërblehet me rezultatet që po i arrijmë. Kemi një grup shumë të mirë dhe mendoj se uniteti mes nesh është një nga arsyet kryesore të kësaj ecurie. Sa i përket formës personale, jam i kënaqur, por besoj se edhe paraqitjet e mia janë të lidhura ngushtë me mënyrën se si po funksionon skuadra në tërësi”, ka thënë fillimisht Susuri.

    Duke folur për përgjegjësinë që ka si kapiten, ai ka thënë se përpiqet të jetë pranë bashkëlojtarëve në çdo situatë, ndërsa ka vlerësuar përvojën dhe cilësinë që posedojnë futbollistët e Lirisë.

    “Të jesh kapiten është gjithmonë përgjegjësi e madhe, sepse duhet të jesh pranë skuadrës si në momentet e mira ashtu edhe në ato më të vështira. Megjithatë, unë ndihem me fat që jam pjesë e këtij klubi. Kemi lojtarë me përvojë dhe shumë cilësi, të cilët e dinë mirë rëndësinë e bashkimit dhe të punës së përbashkët. Kjo ma lehtëson shumë edhe mua detyrën si kapiten”, është shprehur ai.

    Kapiteni prizrenas ka folur edhe për golat e realizuar këtë sezon, duke nënvizuar se kënaqësia më e madhe për të mbetet ndihma që i jep skuadrës për të marrë rezultate pozitive.

    “Sigurisht që çdo gol të jep kënaqësi, sidomos kur ndihmon skuadrën të fitojë dhe të marrë pikë të rëndësishme. Jam i lumtur që po arrij të kontribuoj edhe me gola, por për mua gjithmonë në plan të parë është suksesi i ekipit. Shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm, sepse besoj shumë në këtë grup dhe në mundësinë që këtë sezon ta arrijmë objektivin që ia kemi vendosur vetes”, ka thënë Susuri.

    Sa i përket ndikimit të trajnerit Ismet Munishi në rezultatet e deritanishme, Susuri ka vlerësuar punën e tij, por ka veçuar edhe kontributin e drejtorit Valon Bytyqi në ndërtimin e skuadrës.

    Ismet Munishi

    Ai ka theksuar se fakti që një pjesë e madhe e futbollistëve kanë punuar edhe më parë me Munishin ka ndihmuar në përshtatjen me kërkesat dhe filozofinë e tij të lojës.

    “Trajneri ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin e kësaj skuadre, ndërsa një kontribut të madh në këtë drejtim e ka dhënë edhe drejtori Valon Bytyqi. Ajo që na ndihmon shumë është fakti se një pjesë e madhe e lojtarëve kemi punuar edhe më herët me trajnerin Ismet, e njohim mirë mënyrën e tij të punës dhe e kuptojmë se çfarë kërkon nga ne. Kjo na e lehtëson bashkëpunimin dhe besoj se po reflektohet edhe në paraqitjet tona në fushë”, ka deklaruar kapiteni i Lirisë.

    Në fund, Susuri ka folur për objektivin e rikthimit në Superligë, duke theksuar se klubi prizrenas duhet të jetë sërish pjesë e elitës së futbollit kosovar dhe të ndërtojë një skuadër stabile në këtë nivel.

    Megjithatë, ambiciet e tij personale shkojnë edhe më larg, pasi ëndërron që me fanellën e Lirisë të fitojë trofe dhe të lërë gjurmë në historinë e klubit.

    “Liria është një klub me traditë të madhe, ashtu siç është edhe Prizreni një qytet me kulturë të pasur sportive. Besoj se ka ardhur koha që Liria të rikthehet aty ku e ka vendin dhe të jetë një skuadër stabile në Superligë. Këtë besim e kam nga cilësia dhe karakteri i grupit që kemi, por edhe nga përkushtimi i drejtuesve të klubit, të cilët po na qëndrojnë pranë dhe po i përmbushin të gjitha obligimet ndaj nesh”, ka theksuar Susuri.

    “Për mua si kapiten, rikthimi në Superligë do të ishte përmbushje e një përgjegjësie që kam ndaj këtij klubi, por jo edhe realizimi i ëndrrës sime më të madhe, sepse ëndrra ime është që një ditë të fitoj tituj dhe të shkruaj histori me fanellën e Lirisë”, ka përfunduar kapiteni Susuri.

    Liria do ta zhvillojë edhe një ndeshje deri në përfundim të stinorit vjeshtor, ndërsa synon ta ruajë pozitën e parë dhe epërsinë ndaj ndjekësve, për ta vazhduar më pas garën për rikthimin në Superligë. /Telegrafi/

  • A spectacular view: Qatar plane completes unusual landing in the Swiss Alps, named impossible.

    Can’t, Qatar plane pulls off .

    A Qatar plane has performed a descent into Swiss alps.

    New Update, it’s shared a view of the plane showing you coming down.

    The spectacular approach to the runway has fascinated aviation enthusiasts, many of whom have described it as impossible.

    However, what seems remarkable from the earth is actually evidence of the pilot’s professional skills, accuracy, and careful planning of flight.

    Source Layer: Insander

  • Pamje spektakolare: Aeroplani nga Katari realizon ulje të pazakontë në Alpet zvicerane, cilësohet “e pamundur”

    Pamje spektakolare: Aeroplani nga Katari realizon ulje të pazakontë në Alpet zvicerane, cilësohet “e pamundur”

    Pamje spektakolare: Aeroplani nga Katari realizon ulje të pazakontë në Alpet zvicerane, cilësohet “e pamundur”

    ‘‘E pamundur’’, aeroplani nga Katari realizon ulje ‘dramatike’ në një aeroport në alpet zvicerane, pamje

    Një aeroplan i Katarit, ka realizuar një ulje të ‘’dramatike’’ në alpet zvicerane.

    New Update, ka ndarë pamje ku shfaqe aeroplani duke realizuar uljen.

    Afrimi spektakolar drejt pistës ka mahnitur entuziastët e aviacionit, ku shumë prej tyre e kanë cilësuar si një “ulje të pamundur”.

    Megjithatë, ajo që nga toka duket e jashtëzakonshme, në të vërtetë është dëshmi e aftësive profesionale të pilotit, saktësisë dhe planifikimit të kujdesshëm të fluturimit.

    Burimi: Insajderi

  • The 2027 budget discussion, Obadiah: We’re bad, we’re poor, we’re the last in Europe

    KDemocratic League of Kosovo editor Lumir Abdixhiku has criticised the draft budget for 2027 during the debate at the Parliament’s plenary session.

    He has said that a state that relies solely on social aid, without sufficient investment, cannot secure the welfare of citizens, Klankosova reports.tv.

    With a social state, with aid, no investment, we have never had a good life in Kosovo. He never declared Obadiah.

    He has warned that Kosovo will continue to lag behind European countries in economy, education and technology, while warning of further price hikes.

    We continue to remain last in Europe, the economy, education, technology. The years will pass, we will have higher prices, he says, among other things, announces Clankosova.tv.

    We’re sorry, we’re devastated, we’re the last in Europe, Lumir Abdixhiku has declared during the debate over the 2027 draft in the Kosovo Assembly.

  • Diskutimi i buxhetit të 2027-ës, Abdixhiku: Jemi keq, jemi shkretë, jemi të fundit në Evropë

    Diskutimi i buxhetit të 2027-ës, Abdixhiku: Jemi keq, jemi shkretë, jemi të fundit në Evropë

    Diskutimi i buxhetit të 2027-ës, Abdixhiku: Jemi keq, jemi shkretë, jemi të fundit në Evropë

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar projektbuxhetin për vitin 2027, gjatë debatit në seancën plenare të Kuvendit.

    Ai ka thënë se një shtet që mbështetet vetëm në ndihma sociale, pa investime të mjaftueshme, nuk mund të sigurojë mirëqenie për qytetarët, njofton Klankosova.tv.

    “Me shtet social, me ndihma, pa investime, s’kemi për të pasur kurrë jetë të mirë në Kosovë. Kurrë hiç”, ka deklaruar Abdixhiku.

    Ai ka paralajmëruar se Kosova do të vazhdojë të mbetet prapa vendeve evropiane në ekonomi, arsim dhe teknologji, ndërsa ka paralajmëruar edhe për rritje të mëtejshme të çmimeve.

    “Vazhdojmë të mbesim të fundit në Evropë, në ekonomi, në arsim, në teknologji. Vitet do të kalojnë, do të na rriten edhe më shumë çmimet”, ka thënë mes tjerash ai, njofton Klankosova.tv.

    “Jemi keq, jemi shkretë, jemi të fundit në Evropë”, ka deklaruar Lumir Abdixhiku gjatë debatit për projektbuxhetin e vitit 2027 në Kuvendin e Kosovës.

  • Rama akuzon Qeverinë: Nuk i përmbushi tri obligimet, u anulua takimi për Lojërat Mesdhetare

    Rama akuzon Qeverinë: Nuk i përmbushi tri obligimet, u anulua takimi për Lojërat Mesdhetare

    Rama akuzon Qeverinë: Nuk i përmbushi tri obligimet, u anulua takimi për Lojërat Mesdhetare

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë për dështimin potencial të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

    Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka tentuar që t’ia vë fajin Komunës së Prishtinës për dështimin potencial të këtij eventi, raporton Klankosova.tv.

    ““Kryeministër, paske provu me ia bartë Prishtinës fajin për dështimin potencial të ‘Lojërave Mesdhetare’! Në komunikimin e fundit, ‘Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare’ thotë se takimi është anulu për këto arsye”, tha Rama.

    Ai ka renditur tri arsyet që, sipas tij, kanë çuar në anulimin e takimit, teksa ka thënë se faji qëndron te Qeveria.

    “Pagesa s’është kry, emrat e delegacionit s’janë dërgu dhe nuk jeni përgjigj në email-a. Kush ka pasë me i bo këto? Qeveria. Qeveria. Qeveria. Qekaq e thjeshtë është”, ka shkruar Rama. /Klankosova.tv

  • Carles Puyol merr një rol të ri në futboll, emërohet drejtor te klubi nga Andorra

    Carles Puyol merr një rol të ri në futboll, emërohet drejtor te klubi nga Andorra

    Carles Puyol merr një rol të ri në futboll, emërohet drejtor te klubi nga Andorra

    Ish-kapiteni legjendar i Barcelonës, Carles Puyol, i është bashkuar zyrtarisht Inter Club d’Escaldes, skuadrës nga Andorra, ku do të marrë detyrën e drejtorit të marrëdhënieve dhe futbollit ndërkombëtar.

    48-vjeçari do të nisë punën nga kjo e premte, me synimin për të ndihmuar klubin në zhvillimin dhe zgjerimin e tij përtej kufijve të Andorrës. Inter Escaldes po kalon një periudhë të rëndësishme, pasi është bërë skuadra e parë nga Andorra që ka arritur në fazën e ligës së UEFA Conference League.

    Puyol, kampion bote me Spanjën në vitin 2010 dhe fitues i tri trofeve të Ligës së Kampionëve me Barcelonën, do të sjellë përvojën dhe emrin e tij në projektin e klubit andorran.

    “Fitorja është gjithmonë e vështirë, por të qëndrosh në nivelin më të lartë është edhe më e vështirë. Sfida është të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin ambicion dhe motivim për të arritur objektiva të rinj”, deklaroi Puyol.

  • Rasti në Suharekë: Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

    Rasti në Suharekë: Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

    Rasti në Suharekë: Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

    Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Rr.H., i dyshuar për vrasjen e rëndë të S.D., në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 18 nëntor 2026, rreth orës 12:03, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me parkimin e automjeteve.

    I dyshuari, sipas Prokurorisë, ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës, fillimisht përmes xhamit të automjetit dhe më pas duke vazhduar të qëllojë edhe pasi kishte hapur dyert e tij. 

    Nga të shtënat është plagosur rëndë S.D., i cili fillimisht është dërguar në QKMF në Suharekë dhe më pas në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

    Në momentin e ngjarjes, në automjet kanë qenë edhe bashkëshortja dhe vajza e mitur e viktimës, jeta e të cilave, sipas Prokurorisë, gjithashtu është vënë në rrezik.

    Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i krimit, por më vonë është lokalizuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.

    Gjatë kontrollit të automjetit të tij, policia ka sekuestruar një armë zjarri të llojit “Sig Sauer”, dy karikatorë dhe 24 fishekë. Ndërsa, gjatë kontrollit të banesës janë gjetur edhe 47 fishekë të tjerë.

    Prokuroria ka bërë të ditur gjithashtu se i dyshuari rezulton të ketë qenë i dënuar më parë nga autoritetet zvicerane për veprën penale të vrasjes.

    Ndaj tij rëndojnë dyshimet për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Kosovës.

    Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin për zbardhjen e rasteve kriminale dhe vënien para drejtësisë të personave që bien ndesh me ligjin.

  • Parlajmëron Polonia: Marrëveshja e paqes për Ukrainën, "e parealizueshme" pa Evropën

    Parlajmëron Polonia: Marrëveshja e paqes për Ukrainën, “e parealizueshme” pa Evropën

    Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Ignacy Niemczycki, ka paralajmëruar se një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë është e pazbatueshme pa përfshirjen e Evropës.

    Ai la të kuptohet gjithashtu se aleatët e Kievit po priren drejt një roli ushtarak më të fuqishëm për të garantuar zbatimin e çdo marrëveshjeje.

    Në një prononcim për “Europe Today” – emisionin e mëngjesit të Euronews – Niemczycki theksoi se pjesëmarrja e Evropës në negociata është një domosdoshmëri praktike, e jo thjesht një çështje përfaqësimi diplomatik, përcjell Telegrafi.

    “Asnjë lloj marrëveshjeje paqeje nuk është e realizueshme pa përfshirjen e Evropës”, tha ai. “Asgjë që lidhet me arkitekturën e sigurisë evropiane nuk duhet të vendoset pa ne”.

    Deklaratat e Niemczyckit erdhën ndërsa “Koalicioni i të Vullnetshmëve” – grupi i vendeve që punojnë për garancitë e sigurisë për Ukrainën në periudhën e pasluftës – ishte mbledhur në Berlin.

    Ai la të kuptohet se bisedimet e këtij koalicioni po shkojnë drejt një angazhimi ushtarak më konkret.

    I pyetur mbi mundësinë e zbatimit me mjete ushtarake të një marrëveshjeje paqeje, ministri polak u shpreh se “diskutimet tona për këtë çështje po evoluojnë”, duke theksuar nevojën për të trajtuar natyrën e garancive të sigurisë në terma konkretë.

    Komentet e tij sugjerojnë se aleatët evropianë të Ukrainës po përballen gjithnjë e më shumë me pyetjen se si të parandalojnë një agresion të ri rus pasi të arrihet një marrëveshje paqeje, në vend që thjesht të monitorojnë një armëpushim.

    Sipas Niemczyckit, për Poloninë, rezultati i negociatave do të ketë pasoja të drejtpërdrejta për sigurinë e saj kombëtare.

    Nëse Rusia lejohet të afrohet më shumë me kufijtë e Polonisë, kjo do të rriste kostot e mbrojtjes së vendit; prandaj, Varshava ka një interes jetik në përcaktimin e kushteve të çdo marrëveshjeje. /Telegrafi/