Blog

  • Islami: Deklaratat e ish-shefit të inteligjencës serbe për Banjskën kërkojnë vëmendje

    Islami: Deklaratat e ish-shefit të inteligjencës serbe për Banjskën kërkojnë vëmendje

    Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se deklaratat e ish-drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Ushtarake të Serbisë (VBA), Momir Stojanoviq, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023, përbëjnë një zhvillim me rëndësi për sigurinë kombëtare të Kosovës.

    Në një postim në Facebook, Islami ka thënë se rëndësia e këtyre deklaratave qëndron në faktin se ato vijnë nga një ish-zyrtar i lartë i inteligjencës ushtarake serbe.

    Sipas tij, dyshimet e ngritura për organizimin, armatosjen, koordinimin dhe mbështetjen logjistike të grupit të armatosur forcojnë dyshimet për përfshirjen e mundshme të strukturave serbe të sigurisë në sulmin e Banjskës.

    Ai ka theksuar se këto pretendime ngrenë edhe çështjen e përgjegjësisë së mundshme shtetërore për këtë akt terrorist.

    Islami ka përmendur gjithashtu ndryshimet e raportuara në udhëheqjen ushtarake dhe të inteligjencës së Serbisë, përfshirë pensionimin e Milan Mojsiloviqit dhe Gjuro Jovaniqit.

    Megjithatë, ai ka theksuar se aktualisht nuk ka dëshmi të konfirmuara që i ndërlidhin këto ndryshime me rastin e Banjskës, por sipas tij, ato kërkojnë vëmendje analitike për të vlerësuar ndikimin e mundshëm në orientimin dhe veprimtarinë e strukturave serbe të sigurisë.

    Eksperti i sigurisë ka vlerësuar se rëndësi të veçantë ka edhe trajtimi gjyqësor i Milan Radoiçiqit, duke e cilësuar atë si tregues të gatishmërisë së institucioneve serbe për të hetuar dhe adresuar përgjegjësitë për sulmin.

    Në këtë kontekst, Islami ka ngritur pyetjen se ku ndodhet aktualisht Radoiçiqi dhe pse fletarrestimi ndaj tij është lëshuar vetëm tani dhe jo më herët.

    Ai ka kërkuar që institucionet e Kosovës të ndërmarrin masa parandaluese, duke u bazuar në informacionet e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe inteligjencës së Policisë së Kosovës.

    Sipas Islamit, është i nevojshëm vlerësimi i vazhdueshëm i kërcënimeve, forcimi i koordinimit ndërinstitucional dhe bashkëpunimi me KFOR-in, EULEX-in dhe partnerët strategjikë ndërkombëtarë./Telegrafi/

  • Parliament approves two international justice and missing persons agreements

    Kosovo’s Assembly has adopted two bills for ratification of international agreements, related to recognition of foreign judicial decisions and the functioning of the International Commission for Missing Persons.

    With 84 votes for, MPs approved the Bill for ratification of the Convention for the recognition and execution of Foreign Judicial Locations in Civil or Trade Affairs. Justice Minister Donika Grovalla said this convention would facilitate citizens and businesses’ recognition and implementation of judicial decisions abroad, lowering barriers and costs.

    Meanwhile, with 83 votes for the Parliament also approved the Bill for ratification of the Protocol for amending the Agreement on Status and Functions of the International Commission on Missing Persons.

    Gervalla said this protocol guarantees Kosovo’s equal representation and decision making in the Commission’s structures, as well as assisting in establishing professional capacities of Kosovo legal doctors and specialists.

    Both agreements have received support from opposition parties, The PDK, LDK and the Alliance.

    Source Layer: RTKLive

  • Kuvendi miraton dy marrëveshje ndërkombëtare për drejtësinë dhe personat e zhdukur

    Kuvendi miraton dy marrëveshje ndërkombëtare për drejtësinë dhe personat e zhdukur

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar dy projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat lidhen me njohjen e vendimeve gjyqësore të huaja dhe funksionimin e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

    Me 84 vota për, deputetët miratuan Projektligjin për ratifikimin e Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore të Huaja në Çështjet Civile ose Tregtare. Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se kjo konventë do t’ua lehtësojë qytetarëve dhe bizneseve njohjen dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore jashtë vendit, duke ulur pengesat dhe kostot.

    Ndërkaq, me 83 vota për, Kuvendi miratoi edhe Projektligjin për ratifikimin e Protokollit për ndryshimin e Marrëveshjes mbi statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

    Gërvalla tha se ky protokoll garanton përfaqësimin dhe vendimmarrjen e barabartë të Kosovës në strukturat e Komisionit, si dhe ndihmon në ngritjen e kapaciteteve profesionale të mjekëve ligjorë dhe specialistëve kosovarë.

    Të dy marrëveshjet kanë marrë mbështetjen edhe të partive opozitare, PDK-së, LDK-së dhe Aleancës.

    Burimi: RTKLive

  • Kurti represents the 4.27 billion-euro budget in the Parliament for 2027

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has presented the draft budget for 2027, worth 4.27 billion euros, in the Parliament.

    Source Layer: Dukeagini

  • Kurti prezanton në Kuvend buxhetin 4.27 miliardë euro për 2027

    Kurti prezanton në Kuvend buxhetin 4.27 miliardë euro për 2027

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2027, i cili kap vlerën prej 4.27 miliardë eurosh.

    Burimi: Dukagjini

  • Çitaku: Unitet për çlirimtarët në Hagë, me ligj dhe strategji për mbrojtje shtetërore

    Çitaku: Unitet për çlirimtarët në Hagë, me ligj dhe strategji për mbrojtje shtetërore

    Çitaku: Unitet për çlirimtarët në Hagë, me ligj dhe strategji për mbrojtje shtetërore

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, njoftoi sot se, në takimin me kryeministrin Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, është arritur pajtimi që javën e ardhshme të vazhdojë puna për nismën e re ligjore për Dhomat e Specializuara. Paralelisht, grupi punues shtetëror do të vazhdojë hartimin e strategjisë së mbrojtjes në apel.

    Në konferencën për media pas takimit, Çitaku theksoi se pajtimi për rrugën parlamentare mundëson që puna të ecë përpara me propozime konkrete të PDK-së dhe të ekspertëve. Projektligji i ri do të ketë për bazë tekstin që Kuvendi miratoi në dy lexime në tetor.

    “Mbi atë tekst do të bëjmë ndryshimet e nevojshme për ta bërë ligjin më të qëndrueshëm juridikisht dhe për t’u dhënë çlirimtarëve tanë mbështetje konkrete shtetërore”, tha Çitaku.

    Ajo vlerësoi se pajtimi mes partive politike shqiptare krijon mundësinë që Kuvendi të veprojë me përgjegjësi të përbashkët për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë.

    “Uniteti i partive politike shqiptare rreth kësaj çështjeje ka peshë historike. Tani duhet ta dëshmojmë me punë të përbashkët në Kuvend dhe me mbështetje konkrete për mbrojtjen e çlirimtarëve tanë në Hagë”, theksoi Çitaku.

    Duke iu drejtuar qytetarëve që e kanë ndjekur me shqetësim ecurinë e nismës, Çitaku pranoi kritikat dhe kërkoi ndjesë për vonesat e paqartësitë.

    “Në emër të bashkëpartiakëve të mi, u kërkoj ndjesë të gjithë atyre që, për shkak të vonesave dhe paqartësive, u shqetësuan sinqerisht se kjo nismë mund të mbetej përgjysmë”, tha ajo.

    Çitaku u zotua se procesi do të çohet deri në fund dhe se Kuvendit do t’i paraqitet për votim një projektligj më i plotë, më i qëndrueshëm juridikisht dhe më i zbatueshëm në praktikë.

    “Projektligjin do ta hartojmë dhe do ta sjellim në Kuvend për votim”, deklaroi Çitaku.

  • ​Mbrojtja e interesave pronësore të ndërmarrjeve të Kosovës, AKP zhvillon vizitë në Mal të Zi

    ​Mbrojtja e interesave pronësore të ndërmarrjeve të Kosovës, AKP zhvillon vizitë në Mal të Zi

    Bordi i Drejtorëve dhe menaxhmenti i lartë i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) po zhvillon një vizitë dyditore në Mal të Zi.

    Ata sot janë pritur në ambientet e ambasadës së Kosovës nga ambasadorja Ariana Zherka Hoxha.

    Takimet kanë për fokus mbrojtjen e interesave pronësore të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës në Mal të Zi, me theks të veçantë pronën në Kamenovë, në bregdetin e Budvës.

    AKP synon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimin e angazhimeve për mbrojtjen e këtyre interesave pronësore, në përputhje me mandatin e saj dhe legjislacionin e zbatueshëm.

    Kujtojmë, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) vazhdon përpjekjet juridike për njohjen e të drejtave mbi këtë pasuri. Bëhet fjalë për një kompleks turistik me sipërfaqe mbi 33 mijë metra katrorë, të vendosur ndërmjet Budvës dhe Shën Stefanit.

    Historia e Kamenovës nis kur u krijua Bashkësia Vetëqeverisëse e Interesit për pushimin dhe rekreacionin e punëtorëve nga Kosova. Kompleksi u zhvillua përmes kontributeve të punëtorëve dhe ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës.

    Më 1992, ndërmarrja shoqërore “Rekreaturs” u regjistrua në Prishtinë, ndërsa më 1 shtator 1992, autoritetet kadastrale në Budvë regjistruan të drejtat e administrimit, shfrytëzimit dhe disponimit mbi pjesën dërmuese të kompleksit në favor të ndërmarrjes nga Prishtina.

    Kontesti nisi pas luftës së vitit 1999, kur selia e ndërmarrjes “Rekreaturs” u transferua nga Prishtina në Budvë të Malit të Zi.

    Sipas dokumentacionit të siguruar nga AKP-ja, më 3 nëntor 1999, drejtuesi i atëhershëm kishte përpiluar një vendim për transferimin e selisë së ndërmarrjes, duke e proceduar atë përmes Gjykatës Ekonomike të Prishtinës, e cila në atë periudhë vepronte e zhvendosur në Kralevë të Serbisë. Më 9 dhjetor 1999, Gjykata Ekonomike në Podgoricë regjistroi ndryshimin e selisë dhe ndërmarrjen “Rekreaturs Budva”.

    AKP konteston ligjshmërinë e këtij transferimi, duke argumentuar se ndryshimet janë realizuar përmes strukturave gjyqësore paralele jashtë Kosovës.

  • Alix Earle pozon nudo për kopertinën e revistës The Hollywood Reporter, duke mbuluar gjoksin me flokët e saj

    Alix Earle pozon nudo për kopertinën e revistës The Hollywood Reporter, duke mbuluar gjoksin me flokët e saj

    Influencuesja e famshme amerikane Alix Earle pozoi krejtësisht nudo për kopertinën e numrit të ri të revistës The Hollywood Reporter, duke mbuluar pjesët e saj intime me flokët e saj të gjatë bjonde dhe dorën.

    Influencuesja 25-vjeçare e gjeti veten në kopertinën e një edicioni special kushtuar bukurisë, dhe në setin fotografik shoqërues, ajo prezantoi disa kombinime të guximshme mode.

    Në disa foto, ajo pozoi e veshur me një pallto me lesh artificial nga shtëpia e modës Gucci, ndërsa në të tjerat mbante veshur një kostum trupi me dantella nudo nga marka Zimmermann.

    Duke folur për revistën, Earle foli për lançimin e markës së saj të kujdesit për lëkurën, Reale Actives, të cilën e lançoi në mars.

    “Nëse do të më kishit pyetur në ndonjë moment para se të filloja të bëja diçka në mediat sociale se çfarë lloj karriere do të doja të kisha ose cili do të ishte qëllimi im përfundimtar, do të kisha thënë se dua të kem markën time”, tha ajo.

    Ajo shtoi se në fillim nuk e dinte se çfarë lloj kompanie do të donte të fillonte ose se një mundësi e tillë do t’i paraqitej kaq herët në jetën e saj.

    “Kur pata këtë mundësi të madhe në internet, ishte shumë mirë, por në të njëjtën kohë kuptova se popullariteti mund të jetë i përkohshëm. Një moment je i rëndësishëm dhe momentin tjetër jo”, tha ajo.

    Earle iu referua gjithashtu komenteve negative ndaj të cilave ishte ekspozuar në internet në fillim të këtij viti, duke thënë se periudha e kritikave të forta e ndihmoi të ndërtonte vetëbesimin e saj.

    “Gjërat u bënë aq negative këtë verë saqë më ndihmoi shumë të ngurtësohesha dhe të fitoja pak më shumë besim te vetja. E kuptova se nuk mund të korrigjosh çdo histori që përhapet për ty”, tha ajo.

    Duke folur për përvojën e fillimit të biznesit të saj, ajo theksoi se gratë në krye të kompanive shpesh pritet të përshtaten në korniza të caktuara.

    “Si themelues, njerëzit duan të të fusin në korniza të caktuara dhe të të tregojnë se çfarë nuk mund të kesh. Por ti mund të relaksohesh, të argëtohesh dhe të ndash momentet njerëzore që të gjithë kemi”, shtoi ajo.

    Kujtojmë se në gusht, Earle prezantoi edhe nuancën më të çelët të flokëve bjonde që kishte pasur ndonjëherë, gjatë një tjetër seti fotografik në Los Angeles.

    Në vend të kaçurrelave të gjata e të rastësishme bjonde, ajo kishte flokë deri në supe, të stiluar në kaçurrela platini të frymëzuara nga vitet 1940.

    Stili i saj ishte i frymëzuar nga vitet tetëdhjetë: ajo mbante veshur një kostum trupi me lule Chloe, të kombinuar me një fund të shkurtër dhe këpucë të bardha me platformë me majë të hapur. Ajo e kompletoi pamjen me një grim të frymëzuar nga vitet ’90, me hije sysh ngjyrë bezhë të errët dhe buzëkuq rozë të zbehtë.

  • PSV-ja ofron 2 milionë euro, Napoli ia vendos çmimin Kevin de Bruynes

    PSV-ja ofron 2 milionë euro, Napoli ia vendos çmimin Kevin de Bruynes

    Napoli ka vendosur çmimin për Kevin De Bruynen, pas interesimit të PSV Eindhoven për transferimin e mesfushorit belg gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Sipas gazetës italiane La Gazzetta dello Sport, PSV ka kontaktuar fillimisht Napolin për të kuptuar nëse klubi italian synon ta aktivizojë opsionin e vazhdimit të kontratës së De Bruynes në qershor, para se të bëjë lëvizjen për transferimin e tij.

    Më pas, klubi holandez ka paraqitur një ofertë prej rreth dy milionë eurosh për 35-vjeçarin, por kjo shumë është konsideruar e pamjaftueshme nga drejtuesit e Napolit, të cilët kërkojnë afërsisht shtatë milionë euro për ta lejuar largimin e tij.

    E ardhmja e mesfushorit do të varet shumë edhe nga dëshira e tij. De Bruyne mund të kërkojë largimin për t’u rikthyer më afër vendlindjes, ndërsa Napoli nuk dëshiron të humbasë një prej lojtarëve më teknikë në skuadër.

    Trajneri Massimiliano Allegri raportohet se nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e belgut, ndërsa edhe presidenti Aurelio De Laurentiis dhe drejtori sportiv Giovanni Manna e shohin si të dobishëm qëndrimin e tij.

    De Bruyne ka ende për të përfituar pagat e gjashtë muajve të ardhshëm, në vlerë prej pak më pak se tre milionë eurosh, si dhe një bonus bruto prej 2.5 milionë eurosh të nënshkrimit.

    Megjithatë, Napoli është i gatshëm të marrë parasysh edhe rrethanat personale të futbollistit, por kërkon një ofertë bindëse për të dhënë dritën jeshile për largimin e tij. Shifra prej shtatë milionë eurosh konsiderohet si ajo që mund t’i bindë italianët të negociojnë seriozisht.

    Në rast të largimit të belgut, Napoli ka nisur të shqyrtojë edhe alternativat për zëvendësimin e tij. Giovanni Manna raportohet se po monitoron disa mesfushorë që aktivizohen në Francë, përfshirë Mamadou Coulibalyn dhe Lamine Camaran, të dy nga 22 vjeç.

    Në listën e klubit italian është edhe mesfushori i PSV-së, Sven Mijnans, 26-vjeçar, i cili ka tipare më sulmuese.

    Napoli duhet të përgatitet gjithashtu edhe për mundësinë e largimit të Andre-Frank Zambo Anguissas, i cili lidhet me një kalim te Marseille.

    Kështu, vendimi i De Bruynes do të jetë përcaktues për planet e Napolit në afatin kalimtar të janarit, me belgun që duhet të zgjedhë mes largimit të menjëhershëm dhe qëndrimit deri në fund të sezonit./Telegrafi/

  • Three Kosovo police officials graduate from FBI National Academy

    Three Kosovo officers recently graduated from the Federal Bureau of Investigation National Academy ( FBI in the United States.

    The news has revealed the American Embassy in Pristina through a Facebook post, where it has expressed pride in the graduation of three Kosovo officials.

    The embassy has stressed that Kosovo is a strong partner of the United States in the area of law enforcement and has one of the largest networks of former FBI National Academy students on a global level.

    Let’s celebrate three Kosovo officers who recently graduated from the FBI National Academy! Kosovo is a strong partner in implementing American law with one of the largest networks of students of the FBI National Academy at a global level, the embassy reported.

    Also, the American Embassy has expressed readiness to continue co-operating with Kosovo institutions in fighting transnational organised crime.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal