Blog

  • Tre zyrtarë policorë nga Kosova diplomojnë në Akademinë Kombëtare të FBI-së

    Tre zyrtarë policorë nga Kosova diplomojnë në Akademinë Kombëtare të FBI-së

    Tre zyrtarë policorë nga Kosova diplomojnë në Akademinë Kombëtare të FBI-së

    Tre oficerë kosovarë kanë diplomuar së fundmi në Akademinë Kombëtare të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes një postimi në Facebook, ku ka shprehur krenarinë për diplomimin e tre zyrtarëve kosovarë.

    Ambasada ka theksuar se Kosova është një partnere e fortë e Shteteve të Bashkuara në fushën e zbatimit të ligjit dhe ka një prej rrjeteve më të mëdha të ish-studentëve të Akademisë Kombëtare të FBI-së në nivel global.

    “Krenar të festojmë tre oficerët kosovarë që së fundmi diplomuan në Akademinë Kombëtare të FBI-së! Kosova është partner i fortë i zbatimit të ligjit amerikan me një nga rrjetet më të mëdha të studentëve të Akademisë Kombëtare të FBI-së në nivel global”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

    Po ashtu, Ambasada Amerikane ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet kosovare në luftimin e krimit të organizuar transnacional.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The prosecution wants one month’s detention for Beatdown Hoti, Suhareka assassination suspect

    The Constitutional Prosecutor in Prizren has requested the appointment of the detention measure against Beating Hoti, suspected of the November 18th serious murder in Suhareka.

    According to the prosecution’s announcement, Hoti is suspected of criminal acts of grave murder and possession, control or unauthorized possession of weapons.

    The event took place about 12:03 a.m., in the parking lot of a shopping mall in Suhareka, following a dispute over parking vehicles.

    According to the Prosecution, the suspect had fired several shots of the type “Sig Sauer” in the direction of the victim S.D., originally through the vehicle glass and then after opening its doors.

    The lives of the victim’s wife and their minor daughter, who were at the scene, had also been threatened by the shooting.

    The victim had initially received medical help at the Sueleka QKMF, while later sent to Prizren Regional Hospital, where doctors had ascertained his death.

    After the case, the suspect had left the scene, but was later located and arrested by Kosovo police.

    During the search of his vehicle, police had located and seized the suspected weapon as a tool of carrying out the work, two rounds and 24 bullets. Meanwhile, 47 more bullets had been found during the search of the apartment.

    Another detail made public by the prosecution is that Beating Hoti turns out to have been condemned earlier by the Swiss authorities for the criminal murder.

    For these two criminal acts, the prosecution has demanded from the Constitutional Court in Prizren the appointment of the detention measure against him.

    Source Layer: Insander

  • Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për Rrahim Hotin, të dyshuarin për vrasjen në Suharekë

    Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për Rrahim Hotin, të dyshuarin për vrasjen në Suharekë

    Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për Rrahim Hotin, të dyshuarin për vrasjen në Suharekë

    Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Rrahim Hotit, i dyshuar për vrasjen e rëndë të 18 nëntorit në Suharekë.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, Hoti dyshohet për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 12:03, në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me parkimin e automjeteve.

    Sipas Prokurorisë, i dyshuari kishte shtënë disa herë me armë zjarri të llojit “Sig Sauer” në drejtim të viktimës S.D., fillimisht përmes xhamit të automjetit e më pas edhe pasi kishte hapur dyert e tij.

    Nga të shtënat ishte rrezikuar edhe jeta e bashkëshortes së viktimës dhe vajzës së tyre të mitur, të cilat ndodheshin në vendin e ngjarjes.

    Viktima fillimisht kishte marrë ndihmë mjekësore në QKMF-në e Suharekës, ndërsa më pas ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku mjekët kishin konstatuar vdekjen e tij.

    Pas rastit, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por më vonë ishte lokalizuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.

    Gjatë kontrollit të automjetit të tij, policia kishte gjetur dhe sekuestruar armën e dyshuar si mjet të kryerjes së veprës, dy karikatorë dhe 24 fishekë. Ndërkaq, gjatë kontrollit të banesës ishin gjetur edhe 47 fishekë të tjerë.

    Një tjetër detaj i bërë publik nga Prokuroria është se Rrahim Hoti rezulton të ketë qenë i dënuar më parë nga autoritetet zvicerane për veprën penale të vrasjes.

    Për këto dy vepra penale, Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

    Burimi: Insajderi

  • Kuvendi miraton me 83 vota ratifikimin e protokollit për Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur

    Kuvendi miraton me 83 vota ratifikimin e protokollit për Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur

    Kuvendi miraton me 83 vota ratifikimin e protokollit për Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 83 vota për Projektligjin për ratifikimin e Protokollit për ndryshimin e Marrëveshjes mbi statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se ratifikimi i këtij protokolli garanton përfaqësimin dhe vendimmarrjen e barabartë të Kosovës në strukturat e Komisionit, si dhe mundëson rritjen e kapaciteteve profesionale të specialistëve kosovarë në fushën e mjekësisë ligjore.

    “Ratifikimi i këtij protokolli ruan të pacënuar të drejtën e plotë të Republikës së Kosovës për përfaqësim dhe vendimmarrje të barabartë si shtet palë në çdo strukturë të Komisionit. Njëherësh, kjo marrëveshje sjell përfitime të drejtpërdrejta profesionale dhe institucionale, duke rritur kapacitetet e mjekëve tanë ligjorë dhe të specialistëve të tjerë në një fushë me rëndësi etike për drejtësinë. Gjithashtu, ky projektligj përmbush objektivat e strategjisë së politikës së jashtme për konsolidimin e pranisë sonë në organizatat ndërkombëtare”, tha ajo.

    Burimi: Insajderi

  • Superliga rikthehet me disa duele interesante

    Superliga rikthehet me disa duele interesante

    Kjo Xhiro hapet të premten, me duelin ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, i cili zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 17:00.

    Të shtunën do të luhen dy ndeshje. Llapi do të jetë nikoqir i Vushtrrisë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, nga ora 13:00, në të njëjtën kohë kur Malisheva do të përballet me Dukagjinin në stadiumin “Liman Gegaj”.

    Ndërkohë, dy takimet e fundit të kësaj jave zhvillohen të dielën. Ballkani pret Gjilanin në stadiumin e qytetit në Suharekë, nga ora 13:00, ndërsa në Gjilan, Drita përballet me Feronikeli 74, me fillim nga ora 15:00.

    Burimi: RTKLive

  • Rama e akuzon Kurtin për dështimin potencial të Lojërave Mesdhetare: Përgjegjësia është e Qeverisë

    Rama e akuzon Kurtin për dështimin potencial të Lojërave Mesdhetare: Përgjegjësia është e Qeverisë

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po përpiqet t’ia bartë Komunës së Prishtinës përgjegjësinë për dështimin potencial të organizimit të Lojërave Mesdhetare.

    Burimi: Dukagjini

  • Pak njerëz e dinë pse vezët nuk duhen mbajtur kurrë në ndarjen në derën e frigoriferit, ekspertët paralajmërojnë kundër kësaj

    Pak njerëz e dinë pse vezët nuk duhen mbajtur kurrë në ndarjen në derën e frigoriferit, ekspertët paralajmërojnë kundër kësaj

    Shumë frigoriferë kanë një ndarje të projektuar posaçërisht për vezët në derë , prandaj shumica e njerëzve e vendosin ushqimin aty pa menduar sapo e nxjerrin nga paketimi. Megjithatë, ekspertët e sigurisë ushqimore paralajmërojnë se është një nga vendet më të pafavorshme për të ruajtur vezët.

    Arsyeja qëndron te ndryshimet e temperaturës, por edhe te vetë paketimi, të cilin shumë e hedhin menjëherë. Kutia e kartonit në të cilën blejmë vezë nuk është aty vetëm për transport më të lehtë, por luan edhe një rol të rëndësishëm në ruajtjen e duhur të tyre.

    Pse dera e frigoriferit nuk është një vend i mirë për vezët?

    Dera e frigoriferit është pjesa që është më e ekspozuar ndaj ndryshimeve të temperaturës. Sa herë që i hapim, ajri më i ngrohtë hyn në brendësi, prandaj temperatura në ndarjet e derës mund të luhatet më shpesh sesa në pjesën tjetër të pajisjes.

    Sipas rekomandimeve të Qendrës Amerikane për Sigurinë e Vezëve (Egg Safety Center), vezët duhet të mbahen në pjesën më të ftohtë të frigoriferit dhe jo në derë, ku temperatura luhatet për shkak të hapjes dhe mbylljes së shpeshtë.

    Kimberly Baker, një eksperte e të ushqyerit në Universitetin Clemson, gjithashtu rekomandon ruajtjen e vezëve në katër gradë Celsius ose më ftohtë. Temperaturat më të larta mund të lejojnë që bakteret, përfshirë salmonelën, të shumohen.

    Ekziston një arsye tjetër pse nuk është ide e mirë të hiqni vezët nga paketimi i tyre origjinal. Lëvozhga e vezës është poroze, që do të thotë se ajri dhe lagështia mund të kalojnë nëpër poret e saj të vogla. Për shkak të kësaj, vezët mund të thithin lehtësisht aromat e ushqimeve të tjera në frigorifer.

    Paketimi prej kartoni ofron mbrojtje shtesë kundër erës së hudhrës, qepës dhe ushqimeve të tjera me një aromë të fortë. Përveç kësaj, në kuti ka një datë që na ndihmon të mbajmë shënim se sa gjatë i ruajmë vezët.

    Ku është vendi më i mirë për të mbajtur vezët dhe sa gjatë mund të zgjasin ato?

    Vendi më i mirë për të ruajtur vezët është brenda frigoriferit, mundësisht në raftin afër pjesës së pasme, ku temperatura është më e qëndrueshme. Rekomandohet që ato të mbeten në paketimin origjinal të kartonit, në vend që t’i transferoni në ndarjen plastike te dera.

    Sipas udhëzimeve të Universitetit Clemson, vezët e papërpunuara në lëvozhgë mund të ruhen në frigorifer për tre deri në pesë javë, me kusht që të ruhet temperatura e duhur.

    Është gjithashtu e rëndësishme të mos i lani vezët para se t’i vendosni në frigorifer. Larja mund të heqë shtresën mbrojtëse në lëvozhgë, e cila lehtëson depërtimin e baktereve.

    Gjithashtu, vezët e ftohta nuk duhet të lihen në temperaturën e dhomës për më shumë se dy orë.

    Një ndryshim i thjeshtë i zakonit mund të kontribuojë në ruajtjen më të sigurt të këtij ushqimi. Në vend që t’i lini vezët në ndarjen e derës, lërini në një kuti kartoni dhe vendosini në një raft brenda frigoriferit.

  • Në Prishtinë mbahet Konferenca e Dytë Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Bimëve, në fokus siguria ushqimore

    Në Prishtinë mbahet Konferenca e Dytë Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Bimëve, në fokus siguria ushqimore

    Në Prishtinë është mbajtur Konferenca e Dytë Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Bimëve, e organizuar nga Fondacioni AgroDev Kosovo dhe Agro Portal, ku në fokus të diskutimeve janë sfidat në mbrojtjen e bimëve, përdorimi i produkteve për mbrojtjen e tyre dhe siguria ushqimore.

    Nën temën “Nga Mbrojtja e Bimëve deri te Siguria e Ushqimit: Sfidat dhe Perspektivat”, konferenca ka mbledhur ekspertë, studiues, përfaqësues institucionalë dhe profesionistë të sektorit agroushqimor nga Kosova, rajoni dhe vendet e Bashkimit Evropian.

    Diskutimet përqendrohen në përdorimin e qëndrueshëm të produkteve për mbrojtjen e bimëve, kontrollin e dëmtuesve dhe harmonizimin e praktikave vendore me standardet evropiane. Një rëndësi e veçantë i kushtohet edhe lidhjes ndërmjet shëndetit të bimëve, cilësisë së produkteve bujqësore dhe sigurisë së ushqimit që konsumohet nga qytetarët.

    Drejtori i Përgjithshëm i Fondacionit AgroDev Kosovo, Fatmir Selimi, tha për Telegrafin se konferenca e dytë është vazhdimësi e edicionit të parë dhe njëkohësisht dedikim për ish-drejtorin e këtij fondacioni, Naim Krasniqin.

    “Konferenca e dytë është vazhdimësi i konferencës së parë që ka qenë iniciativë e Naim Krasniqit, që ka qenë drejtor i Agro Dev-it edhe në këtë mënyrë, në njëfarë mënyre, kjo konferencë është një dedikim për punën dhe angazhimin që ka pas ai jo veç në Agro Dev, por në gjithë sektorin e bujqësisë”, u shpreh Selimi.

    Ai theksoi se qëllimi i konferencës është trajtimi shkencor i çështjeve që lidhen me mbrojtjen e bimëve dhe ndikimin e saj në sigurinë ushqimore.

    “Qëllimi i konferencës është që t’i ngrisim çështjet e mbrojtjes së bimëve në mënyrë shkencore, në mënyrë që t’i shohim se çka po ndikon kjo domethanë mbrojtja e bimëve sa mund me ndiku në sigurinë e ushqimit, për këtë edhe e kemi lidhë këtë temë me mbrojtjen e bimëve me sigurinë ushqimit”, tha ai.

    Sipas Selimit, përmes praktikave të duhura në mbrojtjen e bimëve synohet të sigurohet prodhimi i ushqimit cilësor dhe të shëndetshëm.

    “Në këtë konferencë kemi diskutuar që mbrojtja e bimëve është shumë me rëndësi dhe kjo ndërlidhet shumë me sigurinë e ushqimit, në mënyrë që nëpërmjet mbrojtjes së bimëve, të arrijmë të prodhojmë ushqim të sigurt dhe të shëndoshë me standarde të mira, të cilat ndikojnë që konsumatori, më së pari kosovar, pastaj edhe regjional të konsumojnë prodhime të cilat janë të Kosovës, janë kualitative dhe janë të sigurta për konsum si për veten, si për familjet e tyre”, shtoi Selimi.

    Ndërkaq, zyrtarja e projekteve në Fondacionin AgroDev, Viola Xhemajli, u shpreh e kënaqur që këtë vit po organizohet edicioni i dytë i konferencës.

    “Ne jemi shumë të lumtur që sivjet mundemi ta organizojmë edhe edicionin e dytë të kësaj konference”, tha Xhemajli.

    Ajo theksoi se konferenca është organizuar edhe në funksion të diskutimit për ndryshimet që kanë ndodhur në fushën e mbetjeve të pesticideve dhe mbrojtjes së bimëve në Kosovë.

    “Qëllimi i kësaj konference, duke parë edhe ndryshimet të cilat kanë ndodhur me mbetjet e pesticideve si dhe me komplet mbrojtjen e bimëve në Kosovë.

    Kjo konferencë mblodhi ekspertë të fushës së mbrojtjes së bimëve, profesionistë, studentë, si dhe institucione publike, donatorë, në mënyrë që të koordinohemi së bashku dhe të tregojmë sfidat dhe perspektivat e të ardhmes në këtë fushë”, përfundoi ajo.

    Në konferencë ishte i pranishëm edhe Arben Myrta nga kompania Certis Belchim në Holandë, i cili vlerësoi rëndësinë e trajtimit të sigurisë ushqimore në kuadër të kësaj ngjarjeje.

    “Kjo është konferenca e dytë e mbrojtjes të bimëve ndërkombëtare në Kosovë, është për t’u përgëzu nga ana profesionale edhe e prek në këtë takim një temë shumë të rëndësishme që është siguria ushqimore,e cila është një nga parakushtet për hyrjen në Bashkimin Evropian për gjithë vendet që aderojnë në të”, tha Myrta.

    Ai u ndal edhe te mekanizmat e kontrollit dhe monitorimit të sigurisë ushqimore në nivel evropian.

    “Sigurisht që në nivelin evropian ka ligjshmëri të përcaktuar, ka institucione që monitorimin e saj dhe sigurisht ka edhe rezultate”, bëri të ditur ai.

    “Sot BE-ja renditet në zonat më të mira të globit, në të gjithë globin, për sa i përket sigurisë ushqimore”.

    Myrta theksoi se Kosova dhe Shqipëria kanë ende punë për të bërë në drejtim të përmbushjes së standardeve evropiane.

    “Kjo i kërkon Shqipërisë dhe Kosovës së bashku, të bëjnë punë të madhe për arritjen e këtyre standardeve”, shtoi më tej ai.

    Ky edicion i Konferencës së Dytë Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Bimëve i është dedikuar Naim Krasniqit, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij në zhvillimin e bujqësisë dhe avancimin e fushës së mbrojtjes së bimëve në Kosovë. /Telegrafi/

  • Special Invitation from Balkan eCommerce Summit 2027 for 1,000 eCommerce Businesses: Merchant Pass initiative

    Special Invitation from Balkan eCommerce Summit 2027 for 1,000 eCommerce Businesses: Merchant Pass initiative

    Balkan eCommerce Summit 2027 is opening its doors to 1,000 eCommerce businesses with complimentary access to one of Southeast Europe’s leading international eCommerce gatherings.

    Behind every successful eCommerce market are the businesses that keep it moving. From independent online stores to established digital retailers, merchants are at the heart of the industry. Now, Balkan eCommerce Summit 2027 is putting them in the spotlight with the launch of its new Merchant Pass initiative, offering 1,000 eligible eCommerce business professionals complimentary access to the event.

    Taking place on 20-21 April 2027 at Inter Expo Center in Sofia, Bulgaria, the Summit will bring together eCommerce entrepreneurs, retailers, technology providers, industry experts and decision-makers from across Southeast Europe and beyond.

    The Merchant Pass initiative aims to make international networking, industry knowledge and business development opportunities more accessible to the companies driving the growth of online commerce.

    Putting Merchants at the Heart of the eCommerce Conversation

    For many eCommerce businesses, expanding into new markets, discovering the right technology partners and building international relationships can be challenging.

    The Merchant Pass initiative addresses these challenges by creating opportunities for 1,000 eCommerce business professionals to participate in an international environment where new ideas, partnerships and growth opportunities come together.

    The initiative also reflects the Summit’s 2027 theme, Cross-Border First, encouraging businesses to consider international expansion not as a distant ambition, but as a strategic opportunity from the beginning of their development.

    “We believe that the future of eCommerce in Southeast Europe depends on the success of the merchants themselves. With the Merchant Pass initiative, we want to bring 1,000 eCommerce businesses into an environment where they can meet the right people, discover new solutions and explore opportunities beyond their home markets. Cross-border growth should not be a privilege reserved for the biggest players. It should be a real possibility for every ambitious eCommerce business,” says Nikola Ilchev, Phd., Founder and Organizer of Balkan eCommerce Summit.

    Who Can Apply for a Free Merchant Pass?

    The initiative is designed specifically for professionals directly involved in active online retail businesses.

    Eligible applicants must:

    • Represent an active online store.
    • Be an owner or employee of the business.
    • Provide the online store’s website and a company email address.
    • Share their LinkedIn profile to verify their professional connection to the business.

    Whether they are managing a growing local online store or preparing to enter international markets, eligible merchants are invited to apply.

    Each application will be reviewed individually, and complimentary access will be granted following verification and confirmation by the Balkan eCommerce Summit team.

    The Merchant Pass is not simply about attending a conference. It is about giving online retailers access to the people, knowledge and business connections that can support their next stage of growth.

    At Balkan eCommerce Summit 2027, participating merchants will have the opportunity to connect with fellow retailers, meet technology and service providers, discover solutions for their businesses and gain insights into the evolving international eCommerce landscape.

    For smaller and growing businesses in particular, these connections can help turn international expansion from an idea into a realistic business strategy.

    The initiative also strengthens the Summit’s wider mission of building a year-round B2B eCommerce ecosystem connecting businesses, professional communities and markets across the Balkans, Europe and beyond.

    How to Apply

    Applications for the Merchant Pass initiative are submitted online through the official Balkan eCommerce Summit website until 28.02.2027.

    Application page: https://balkanecommerce.com/merchant-pass/

    The process consists of three steps:

    1. Submit an application. Complete the online form with your personal and business details, including your company, online store, professional role and LinkedIn profile.
    2. Eligibility verification. The Balkan eCommerce Summit team reviews the submitted information to confirm that the applicant represents an active online retail business.
    3. Receive confirmation. Approved applicants receive an email with confirmation and further instructions.

    The initiative is limited to 1,000 complimentary Merchant Passes, and interested businesses are encouraged to apply.

    Event: Balkan eCommerce Summit 2027
    Dates: 20-21 April 2027
    Location: Inter Expo Center, Sofia, Bulgaria
    Merchant Pass availability: 1,000 complimentary passes, subject to approval
    Application deadline: 28.02.2027

    Apply: https://balkanecommerce.com/merchant-pass/

    About Balkan eCommerce Summit

    Balkan eCommerce Summit is a leading B2B eCommerce ecosystem in Southeast Europe, connecting online retailers, entrepreneurs, technology providers, industry leaders and decision-makers throughout the year.

    Through its flagship annual event, international networking initiatives, partnerships and industry research, the Summit supports business growth, knowledge exchange and cross-border collaboration across the Balkans, Europe and international markets.

  • Rama: Qeveria është përgjegjëse për dështimin e “Lojërave Mesdhetare”, takimi u anulua për tri arsye

    Rama: Qeveria është përgjegjëse për dështimin e “Lojërave Mesdhetare”, takimi u anulua për tri arsye

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit lidhur me dështimin e organizimit të “Lojërave Mesdhetare”, duke thënë se përgjegjësia për këtë situatë i takon Qeverisë së Kosovës.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama ka pretenduar se Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare ka njoftuar për anulimin e takimit për tri arsye: mospagesën, mosdërgimin e emrave të delegacionit dhe mungesën e përgjigjeve në komunikimet elektronike.

    “Kryeministër, paske provu me ia bartë Prishtinës fajin për dështimin e ‘Lojërave Mesdhetare’!

    Në komunikimin e fundit, ‘Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare’ thotë se takimi është anuluar për këto arsye:

    1. Pagesa s’është kryer.
    2. Emrat e delegacionit s’janë dërguar.
    3. Nuk jeni përgjigjur në email-a”, ka shkruar Rama.

    Ai ka thënë se përgjegjësia për përmbushjen e këtyre tri obligimeve i takonte Qeverisë.

    “Kush ka pasur me i bërë këto?

    1. Qeveria.
    2. Qeveria.
    3. Qeveria.

    Qikaq e thjeshtë është!”, ka përfunduar Rama.

    Kryetari i Prishtinës, përmes këtij reagimi, ka kundërshtuar përpjekjet që, sipas tij, përgjegjësia për dështimin e organizimit të “Lojërave Mesdhetare” t’i bartet kryeqytetit. /Telegrafi/