Blog

  • Haxhiu: Jam pranë Jakup Krasniqit, do të vazhdojmë betejën në Apel

    Haxhiu: Jam pranë Jakup Krasniqit, do të vazhdojmë betejën në Apel

    Haxhiu: Jam pranë Jakup Krasniqit, do të vazhdojmë betejën në Apel

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vizitës së Jakup Krasniqit në familjen e tij në Prishtinë.

    Ajo ka thënë se me shumë dhimbje po e përcjellim ardhjen e tij në Kosovë.

    Sipas saj, ai është kthyer për pak ditë, për të qenë pranë bashkëshortes, gjendja shëndetësore e së cilës është rënduar.

    “Zëri i UÇK-së gjatë luftës, Kryetari i Kuvendit që drejtoi seancën historike të shpalljes së Pavarësisë dhe atë të miratimit të Kushtetutës, një nga figurat e rëndësishme të shtetndërtimit të Kosovës. Sot, Jakup Krasniqi po kalon ditë të vështira, larg lirisë dhe në rrethana të rënda familjare, por jo i vetëm.”, ka shkruar Haxhiu.

    Ajo ka thënë se qëndrimi i saj për procesin dhe aktgjykimin ndaj tij dhe të tjerëve është i njohur.

    “Tani që çështja ndodhet në Apel, do ta vazhdojmë betejën për drejtësi dhe për lirimin e plotë të krerëve të UÇK-së. Jam pranë Jakup Krasniqit, bashkëshortes dhe gjithë familjes së tij. Atyre u uroj forcë dhe që këto ditë, sado të vështira, t’i kalojnë bashkë e në qetësi.”, ka thënë Haxhiu në një postim në Facebook. /Klankosova.tv

  • Punësimet familjare, Kurti mbrohet: Prindërit dhe vëllezërit s'më kanë ardhur kurrë në zyrë

    Punësimet familjare, Kurti mbrohet: Prindërit dhe vëllezërit s’më kanë ardhur kurrë në zyrë

    Punësimet familjare, Kurti mbrohet: Prindërit dhe vëllezërit s'më kanë ardhur kurrë në zyrë

    Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila e pyeti nëse vazhdon të qëndrojë prapa deklaratës së tij, të bërë gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2021, se familjarët janë për dasma e jo për institucione.

    Pavarësisht raportimeve të vazhdueshme për punësime mbi baza familjare, Kurti tha se vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim, me një sqarim ‘shtesë’.

    “Ju e keni shkurtuar deklaratën me pak fjalë, por i qëndroj prapa asaj. Luftim i korrupsionit dhe nepotizmit pa asnjë kompromis. Nuk kam thënë duhet të vijë dikush që s’ka familje e farefis, por mos me qenë familja e farefisi lidhja, kushti dhe mundësia përmes të cilës dikush punësohet. Kjo nuk nënkupton që familjarët e farefisin e secilit ta persekutojmë apo largojmë nga Kosova”, tha Kurti.

    Bile, ai tha se familja e tij, konkretisht prindërit e vëllezërit kurrë s’i kanë shkuar në zyrë, e lëre më, sipas tij, dikush të avancohet për shkak të lidhjes me të.

    “As dy vëllezërit e mi e as dy prindërit e mi nuk kanë ardhur kurrë në ndërtesën apo zyrën time të Qeverisë. Ma gjeni një Kurti që u avancua diku. Absolutisht nuk mund ta gjeni asnjë që për shkak të lidhjeve me mua përparoi diku”, deklaroi ai. /Klankosova.tv

  • ​Shiroka-Pula takon ambasadorin belg: Integrimi në BE dhe NATO mbeten objektiva strategjike të Kosovës

    ​Shiroka-Pula takon ambasadorin belg: Integrimi në BE dhe NATO mbeten objektiva strategjike të Kosovës

    Presidentja Justina Shiroka Pula, sot gjatë një takimi me ambasadorin belg në Prishtinë Arnaud Dusaucy, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës.

    Në takim u diskutua edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës. Shiroka-Pula ritheksoi se integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO mbeten objektiva strategjike të Kosovës, duke vlerësuar mbështetjen e Belgjikës për procesin e integrimit evropian dhe anëtarësimin e vendit tonë në organizatat ndërkombëtare.

    Shiroka-Pula përmendi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në teknologjinë informative, shërbimet digjitale, energjinë e ripërtërirë, infrastrukturë, bujqësi, arsim, kulturë dhe turizëm.

    Ajo nënvizoi se Kosova ofron mundësi për investime duke shprehur gatishmërinë për të nxitur kontaktet ndërmjet bizneseve të të dyja vendeve. /Telegrafi/

  • Dridhja e qepallave, kur stresi dhe kafeja janë fajtore dhe kur keni nevojë për një oftalmolog

    Dridhja e qepallave, kur stresi dhe kafeja janë fajtore dhe kur keni nevojë për një oftalmolog

    Pothuajse të gjithë kanë ndjerë të paktën një herë se qepalla po u dridhej vetvetiu. Më shpesh kjo është e padëmshme dhe zhduket vetvetiu, por ka shenja kur dridhja e syve duhet t’i tregohet një mjeku.

    Mjekët e quajnë këtë fenomen miokimi. Sipas Klinikës së Clevelandit , kjo është forma më e zakonshme e dridhjes së syve. Këto janë spazma të vogla, të ngadalta dhe uniforme që ndodhin kryesisht në qepalla, veçanërisht në ato të poshtme, dhe zakonisht zgjasin pak kohë.

    Oftalmologia Melanie Sobel e Institutit Bascom Palmer Eye, një klinikë syri në Universitetin e Miamit, thotë se pacientët e saj zakonisht raportojnë dridhje të muskujve disa herë në muaj, zakonisht si një efekt anësor kur vijnë për një problem tjetër, sipas UHealth, faqes së internetit të sistemit shëndetësor të universitetit.

    Stresi, lodhja dhe kafeja

    Shkaktarët më të zakonshëm janë stresi dhe ankthi, mungesa e gjumit dhe stimuluesit si kafeina dhe nikotina. Klinika e Clevelandit gjithashtu rendit efektet anësore të disa ilaçeve, dritën e papritur të ndritshme, për shembull kur dilni nga një dhomë e errët në diell, pastaj tendosjen e syve, lodhjen dhe rraskapitjen fizike.

    Shpesh, shumë faktorë bashkohen, kështu që është e dobishme të kuptoni se çfarë po ju shkakton dridhjet e duarve. Ekspertët në Bascom Palmer shtojnë në listë edhe sytë e thatë dhe shikimin e zgjatur të ekranit.

    Çfarë ndihmon?

    Doktoresha Luciana Garcia-Dussan me Basco Palmera thotë se në shumicën e rasteve mjafton për të zvogëluar shkaktarët. Këshillohet gjumë më i mirë, më pak stres, më pak kafe dhe alkool, më pak kohë para ekranit dhe pushime më të shpeshta. Lotët artificialë dhe kompresat e ngrohta mund të ndihmojnë me sytë e thatë.

    Nëse dridhjet nuk ndalen, mjeku juaj mund të sugjerojë një ndryshim të ilaçeve, syze speciale ose injeksione Botox që relaksojnë muskujt tepër aktivë.

    Kur duhet të vizitoni një mjek

    “Miokimia e rastit dhe e shkurtër është e padëmshme, por disa modele tregojnë një çrregullim të mundshëm themelor dhe kërkojnë një ekzaminim të shpejtë nga një oftalmolog”, thotë oftalmologia Maja Kostić nga Basco Palmera.

    Një ekzaminim duhet të caktohet nëse spazmat e qepallave janë të vazhdueshme ose të rënda, nëse ndodh dridhje rreth të dy syve, ose nëse keni vështirësi në mbajtjen e syve hapur. Arsyet për ekzaminimin përfshijnë shikim të dobët, skuqje ose ënjtje, përhapjen e spazmave në muskuj të tjerë të fytyrës, veçanërisht nofullën, gjuhën ose pjesën e poshtme të fytyrës, dhe dobësi ose mpirje të fytyrës.

    Klinika e Clevelandit këshillon që të kontaktoni mjekun tuaj edhe nëse dridhja e kokës është e vazhdueshme ose e përsëritur, nëse jeni të shqetësuar ose nëse ndikon në shikimin tuaj. Nëse vini re ndonjë ndryshim në shikimin tuaj, na kontaktoni menjëherë. Nëse dridhja e kokës është rritur pasi keni filluar të merrni ilaçin e ri, njoftoni mjekun tuaj, pasi mund të jetë një efekt anësor.

    Kur nuk është vetëm një dridhje

    Ekzistojnë edhe forma më serioze. Në blefarospazmë, spazmat e qepallave janë aq të forta sa personi duhet të pulsë sytë ose të mbyllë sytë. Mund të prekë njërin ose të dy sytë, dhe spazmat mund të zgjasin deri në një orë. Në spazmën hemifaciale, dridhja zakonisht fillon në qepallë dhe përhapet gradualisht në njërën anë të fytyrës.

    Rrallë, dridhjet e muskujve shoqërohen me sëmundje të trurit dhe nervave, të tilla si distonia dhe paraliza e Bell-it, dhe shumë rrallë me sklerozë të shumëfishtë, ALS, epilepsi ose sëmundje të Parkinsonit.

    Megjithatë, siç përfundon Dr. Sobel, dridhja e qepallave zakonisht është e padëmshme dhe zhduket vetvetiu. Kur keni dyshime, një ekzaminim i syve është një mënyrë e lehtë për të zbuluar shkakun.

  • More than 60 thousand euros in damages from theft in Fushe Kosovo, three suspects are arrested, gold, money and weapons.

    Three people have been arrested in Fushe Kosovo, under suspicion that they have committed at least eight serious thefts through residences during the months of October and November of this year. The damage caused by these thefts is estimated to be over 60 thousand euros, while gold jewelry, cash, a pistol and other evidence have been seized during the police operation.

    Kosovo police have indicated that the arrests were carried out by the Police Station Investigation Unit in Fushe Kosovo, following a two-month investigation. The operation, held on November 18th, has resulted in the arrest of three Kosovo citizens with the initials A.B., F.H. and M.K.

    According to the police report, suspects allegedly committed serious burglaries at Kosovo Fushe residences, while material damage includes cash ready, gold jewelry, valuables and the official weapon of a police official.

    At law enforcement order, police have searched four locations where they found and seized gold ornaments, cash, a pistol, a car that was allegedly used in the conduct of criminal acts, two mobile phones and a quantity of suspected marijuana substance.

    Further investigations have led police even to a jeweler in the Dardania neighbourhood in Pristina, where stolen ornaments are allegedly sold. The silversmith has been escorted to the police station. Meanwhile, another amount of gold has been located and seized in Prizren.

    Cases for criminal acts have been initiated against suspects, unauthorized possession of weapons and unauthorized possession of narcotics.

    After the interview, with the State Prosecutor’s decision, the three arrested have been sent to the hold for 48 hours.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Mbi 60 mijë euro dëme nga vjedhjet në Fushë Kosovë, arrestohen tre të dyshuar – sekuestrohen ari, para dhe armë

    Mbi 60 mijë euro dëme nga vjedhjet në Fushë Kosovë, arrestohen tre të dyshuar – sekuestrohen ari, para dhe armë

    Mbi 60 mijë euro dëme nga vjedhjet në Fushë Kosovë, arrestohen tre të dyshuar – sekuestrohen ari, para dhe armë

    Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se kanë kryer së paku tetë vjedhje të rënda nëpër banesa, gjatë muajve tetor dhe nëntor të këtij viti. Dëmi i shkaktuar nga këto vjedhje vlerësohet të jetë mbi 60 mijë euro, ndërsa gjatë operacionit policor janë sekuestruar stoli ari, para të gatshme, një pistoletë dhe prova të tjera.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se arrestimet janë realizuar nga Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Fushë Kosovë, pas një hetimi dymujor. Operacioni, i zhvilluar më 18 nëntor, ka rezultuar me arrestimin e tre shtetasve kosovarë me inicialet A.B., F.H. dhe M.K.

    Sipas njoftimit policor, të dyshuarit dyshohet se kanë kryer vjedhje të rënda në banesa në Fushë Kosovë, ndërsa dëmi material përfshin para të gatshme, stoli ari, sende me vlerë dhe armën zyrtare të një zyrtari policor.

    Me urdhër të organeve të drejtësisë, policia ka kontrolluar katër lokacione, ku ka gjetur dhe sekuestruar stoli ari, para të gatshme, një pistoletë, një veturë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprave penale, dy telefona mobilë dhe një sasi të substancës së dyshuar si marihuanë.

    Hetimet e mëtejme kanë çuar policinë edhe te një argjendari në lagjen Dardania në Prishtinë, ku dyshohet se janë shitur stolitë e vjedhura. Pronari i argjendarisë është shoqëruar në stacion policor. Ndërkaq, në Prizren është lokalizuar dhe sekuestruar edhe një sasi tjetër ari.

    Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale “Vjedhje e rëndë”, “Posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

    Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, të tre të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Inspectorate bans work on construction facility in Brezovica and suspends a business in Skenderaj

    The Central Labour Inspectorate has banned works at a construction facility in Brezovica and has temporarily suspended the activity of a subject in Skenderaj, following violations recorded during inspections.

    Source Layer: Dukeagini

  • Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Brezovicë dhe pezullon një biznes në Skenderaj

    Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Brezovicë dhe pezullon një biznes në Skenderaj

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Brezovicë dhe ka pezulluar përkohësisht veprimtarinë e një subjekti në Skenderaj, pas shkeljeve të evidentuara gjatë inspektimeve.

    Burimi: Dukagjini

  • Gjiganti arab përgatit 15 milionë euro për transferimin e Edon Zhegrovës

    Gjiganti arab përgatit 15 milionë euro për transferimin e Edon Zhegrovës

    E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi po bëhet gjithnjë e më e paqartë, ndërsa interesimi për yllin e Kombëtares së Kosovës po shtohet nga disa kampionate evropiane dhe nga Arabia Saudite.

    Sipas informacioneve të fundit, Al Ittihad ka rikthyer interesimin për transferimin e 27-vjeçarit dhe tashmë po përgatit një ofertë konkrete për ta bindur Juventusin që ta lejojë largimin e tij në afatin kalimtar të janarit.

    Klubi saudit e kishte monitoruar Zhegrovën që nga përfundimi i sezonit të kaluar, ndërsa gjatë verës kishte tentuar ta transferonte, por pa arritur marrëveshje.

    Situata mund të jetë ndryshe në janar, pasi edhe Juventusi është i gatshëm të shqyrtojë shitjen e futbollistit kosovar. Vetë Zhegrova thuhet se është i hapur për largim nga Torino, për shkak të minutazhës së kufizuar që ka pasur këtë sezon.

    Al Ittihad po përgatit një ofertë prej rreth 15 milionë eurosh për kartonin e tij, shumë me të cilën synon ta bindë klubin italian për transferimin, raporton Tuttojuve.

    Zhegrova ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2030, por kjo nuk duket se do ta pengojë largimin e tij nëse palët arrijnë marrëveshje.

    Përveç Al Ittihadit, interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe klube nga Turqia dhe Franca, të cilat po e përcjellin nga afër situatën e futbollistit.

    Pavarësisht minutave të pakta në fushë, Zhegrova ka arritur të kontribuojë me dy gola dhe dy asistime në nëntë paraqitje në Serie A. Në të gjitha këto ndeshje, ai është aktivizuar nga banka rezervë.

  • Haxhiu reagon pas kthimit të Jakup Krasniqit në Kosovë: Jam pranë tij dhe familjes

    Haxhiu reagon pas kthimit të Jakup Krasniqit në Kosovë: Jam pranë tij dhe familjes

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas kthimit të Jakup Krasniqit në Kosovë, i cili ka ardhur për disa ditë për të qëndruar pranë bashkëshortes së tij, gjendja shëndetësore e së cilës është rënduar.

    Përmes një postimi, Haxhiu ka shprehur solidaritetin me Krasniqin dhe familjen e tij, duke e cilësuar atë si një nga figurat e rëndësishme të historisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.

    Ajo ka rikujtuar kontributin e tij gjatë luftës së UÇK-së, si dhe rolin që pati në drejtimin e Kuvendit në seancën historike të shpalljes së Pavarësisë dhe miratimit të Kushtetutës së Kosovës.

    Haxhiu ka theksuar se qëndrimi i saj për procesin gjyqësor ndaj Krasniqit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së mbetet i njëjtë, duke shtuar se beteja për drejtësi do të vazhdojë edhe në fazën e Apelit.

    “Jam pranë Jakup Krasniqit, bashkëshortes dhe gjithë familjes së tij. Atyre u uroj forcë dhe që këto ditë, sado të vështira, t’i kalojnë bashkë e në qetësi”, ka shkruar Haxhiu.

    Në fund, ajo ka shprehur mbështetjen e saj për familjen Krasniqi në këto momente të vështira. /Telegrafi/