Blog

  • Gjiganti saudit rikthehet për Zhegrovën, gati 15 milionë euro

    Gjiganti saudit rikthehet për Zhegrovën, gati 15 milionë euro

    Sipas mediave italiane, Al Ittihad ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e 27-vjeçarit dhe po përgatit një ofertë konkrete për ta bindur Juventusin që të heqë dorë nga shërbimet e tij.

    Klubi nga Arabia Saudite kishte shfaqur interesim për Zhegrovën edhe gjatë afatit kalimtar të verës, por atëherë palët nuk arritën marrëveshje. Tashmë, skuadra saudite synon ta konkretizojë interesimin me një ofertë që raportohet të jetë rreth 15 milionë euro.

    Edhe qëndrimi i Juventusit duket se ka ndryshuar. Klubi italian është i gatshëm ta shqyrtojë mundësinë e shitjes, ndërsa vetë futbollisti nuk e përjashton largimin, për shkak të hapësirës së kufizuar që ka pasur në skuadër.

    Megjithatë, Al Ittihad nuk është klubi i vetëm që po e ndjek situatën e përfaqësuesit kosovar. Për Zhegrovën interesim kanë shfaqur edhe skuadra nga Turqia dhe Franca.

    Pavarësisht rolit si zëvendësues, Zhegrova ka regjistruar dy gola dhe dy asistime në nëntë paraqitje në Serie A këtë sezon. Ai ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2030.

    Burimi: RTKLive

  • Australia ndryshon rregullat për vizat e punës, çfarë duhet të dinë të rinjtë shqiptarë që synojnë të jetojnë atje

    Australia ndryshon rregullat për vizat e punës, çfarë duhet të dinë të rinjtë shqiptarë që synojnë të jetojnë atje

    Të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Australi ose planifikojnë të emigrojnë atje për punë duhet të kenë parasysh ndryshimet e reja në programin australian të vizave Working Holiday, pasi qeveria ka rishikuar kushtet për qëndrimin dhe punësimin e shtetasve të huaj.

    Sipas televizionit publik australian ABC, ministri i Punëve të Brendshme, Tony Burke, ka tërhequr pjesërisht planin fillestar për kufizimin e vizave, duke rritur nga 5 mijë në 25 mijë numrin e lejeve për vitin e tretë të qëndrimit përmes këtij programi.

    Vendimi erdhi pas kundërshtimeve nga bizneset australiane, veçanërisht ato në bujqësi, turizëm dhe hoteleri, të cilat varen nga punëtorët e huaj.

    Për shqiptarët që synojnë të shfrytëzojnë këtë mundësi, është e rëndësishme të dinë se rregullat e reja parashohin ndryshime në kohëzgjatjen e punës së detyrueshme në zonat rajonale.

    Për aplikimin për vizën e dytë, kërkesa do të rritet nga 88 në 120 ditë pune.

    Ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi më 1 mars 2027, ndërsa sistemi i ri i përzgjedhjes së aplikuesve është shtyrë deri në të njëjtën periudhë, transmeton Telegrafi.

    Megjithatë, duhet theksuar se programi Working Holiday nuk është automatikisht i hapur për shtetasit shqiptarë.

    E drejta për aplikim varet nga shtetësia dhe marrëveshjet që Australia ka me vendet përkatëse.

    Prandaj, shqiptarët me shtetësi të dyfishtë duhet të kontrollojnë nëse pasaporta tjetër u jep të drejtën për këtë vizë.

    Ndryshimet e reja janë pjesë e përpjekjeve të qeverisë së kryeministrit Anthony Albanese për të menaxhuar migracionin, duke ruajtur njëkohësisht fuqinë punëtore në sektorët që varen nga punëtorët e huaj./Telegrafi/

  • “Prizren, a jeni gati”, Liria fton tifozët për ndeshjen e parë nën dritën e reflektorëve në “Përparim Thaçi”

    “Prizren, a jeni gati”, Liria fton tifozët për ndeshjen e parë nën dritën e reflektorëve në “Përparim Thaçi”

    Lideri i Ligës së Parë, Liria, ka paralajmëruar një mbrëmje të veçantë futbolli në Prizren, ku për herë të parë do të luajë nën dritën e reflektorëve në stadiumin “Përparim Thaçi”.

    Klubi i Lirisë ka zgjuar entuziazmin e tifozëve prizrenas me një njoftim të veçantë në faqen zyrtare, përpara përballjes me Rilindjen 1974, e vlefshme për javën e 17-të të Ligës së Parë të Kosovës.

    “Prizren, a jeni gati”, është mesazhi me të cilin klubi ka paralajmëruar ndeshjen e parë nën dritën e reflektorëve në stadiumin legjendar “Përparim Thaçi”, duke i ftuar tifozët të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë.

    Kjo përballje vjen në një moment shumë të mirë për skuadrën prizrenase, e cila po dominon kampionatin dhe pas 16 xhirove të zhvilluara prin në tabelë me 39 pikë.

    Liria ka gjashtë pikë më shumë se Prishtina e Re, që renditet e dyta me 33 pikë, ndërsa në vendin e tretë është Ferizaj me 30 pikë.

    Përballë do të ketë Rilindjen 1974, që renditet në pjesën e sipërme të tabelës, me synimin për të marrë pikë në udhëtimin e vështirë në Prizren.

    Për Lirinë, kjo ndeshje nuk është vetëm një tjetër mundësi për ta vazhduar marshimin drejt rikthimit në elitë, por edhe një rast për ta kthyer stadiumin “Përparim Thaçi” në një festë të veçantë futbolli, tashmë nën dritën e reflektorëve.

    Ndryshe, klubi prizrenas këtë sezon ka pësuar ndryshime të shumta në kryesi, duke vendosur në udhëheqje drejtuese Agon Elshanin dhe Fati Namlegjiun, drejtorit të përgjithshëm, Arben Ahmetin dhe drejtor sportiv, ish-futbollistin Valon Bytyqi.

    “Këtë të diel, Prizreni do të përjetojë një moment historik. Për herë të parë në historinë e qytetit tonë, një ndeshje futbolli do të zhvillohet në mbrëmje, nën dritën e reflektorëve të stadiumit”.

    “Dhe pikërisht në këtë mbrëmje të veçantë, ne kemi mundësinë të festojmë edhe një tjetër sukses: shpalljen e KF Liria kampion vjeshtor! Prandaj, ftesa ime është e sinqertë dhe vjen nga zemra: të dielën, në orën 17:00, ejani sa më shumë në stadiumin e qytetit”, ka shkruar Ahmeti në një postim në Facebook. /Telegrafi/

  • Six arrested in Belgium for trafficking cocaine to Britain, among them Albanians alleged to earn 25m euros

    Six people, among them Albanian citizens, have been arrested in Belgium under an international operation against a criminal organisation, which allegedly trafficked cocaine from the Antwerp port towards the United Kingdom. According to the investigation, the criminal group allegedly benefited about 25m euros from illegal activity.

    The investigation began in the middle of this year, after Belgian authorities provided information on a criminal network involved in importing and distributing cocaine. According to the prosecution, drugs arrived through the port of Antwerp, where they were later temporarily guarded in rented apartments in the city and surrounding areas.

    These facilities were taken through online booking platforms and used for repacking drugs, which were then placed in sports bags and transported in trucks to Great Britain.

    During the investigation, authorities identified about 21 alleged drug shipments. In six cases banned during operations in France and the United Kingdom, a total of 773 kg of cocaine and 40 kilograms of heroin were seized.

    One of the largest sequerties was made on July 13th, when French customs discovered 215kg of cocaine hidden in a truck carrying drugs to the city of Leeds, England.

    In the final phase of the operation, the Antwerp Federal Judiciary Police, in co-operation with Spanish authorities and Europol, conducted seven apartment searches, four of them in Belgium.

    As a result, six persons, Albanian and Romanian citizens, ages 25 to 38.

    During the raids, police seized 21 blocks of cocaine, drug-packing materials, a money-counting machine, cannabis prepared for sale, cannabis cultivation equipment, forged identity documents and cash.

    The investigative judge is now expected to decide whether the six arrested will remain in custody.

    Belgian authorities have praised the importance of international co-operation and co-ordination with the portal authorities for identifying and hitting drug trafficking networks.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Gjashtë të arrestuar në Belgjikë për trafikimin e kokainës drejt Britanisë, mes tyre shqiptarë – Dyshohet se fituan 25 milionë euro

    Gjashtë të arrestuar në Belgjikë për trafikimin e kokainës drejt Britanisë, mes tyre shqiptarë – Dyshohet se fituan 25 milionë euro

    Gjashtë të arrestuar në Belgjikë për trafikimin e kokainës drejt Britanisë, mes tyre shqiptarë – Dyshohet se fituan 25 milionë euro

    Gjashtë persona, mes tyre shtetas shqiptarë, janë arrestuar në Belgjikë në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër një organizate kriminale, e cila dyshohet se trafikonte kokainë nga porti i Anversës drejt Mbretërisë së Bashkuar. Sipas hetimeve, grupi kriminal dyshohet se ka përfituar rreth 25 milionë euro nga aktiviteti i paligjshëm.

    Hetimi nisi në mesin e këtij viti, pasi autoritetet belge siguruan informacione për një rrjet kriminal të përfshirë në importimin dhe shpërndarjen e kokainës. Sipas Prokurorisë, droga mbërrinte përmes portit të Anversës, ku më pas ruhej përkohësisht në apartamente me qira në qytet dhe zonat përreth.

    Këto ambiente merreshin përmes platformave online të rezervimit dhe përdoreshin për ripaketimin e drogës, e cila më pas vendosej në çanta sportive dhe transportohej me kamionë drejt Britanisë së Madhe.

    Gjatë hetimeve, autoritetet identifikuan rreth 21 transportime të dyshuara të drogës. Në gjashtë raste të ndaluara gjatë operacioneve në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar, u sekuestruan gjithsej 773 kilogramë kokainë dhe 40 kilogramë heroinë.

    Një nga sekuestrimet më të mëdha u realizua më 13 korrik, kur dogana franceze zbuloi 215 kilogramë kokainë të fshehura në një kamion që po transportonte drogën drejt qytetit të Leedsit në Angli.

    Në fazën përfundimtare të operacionit, Policia Federale Gjyqësore e Anversës, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe Europol-in, zhvilloi shtatë kontrolle banesash, katër prej tyre në Belgjikë.

    Si rezultat, u arrestuan gjashtë persona, shtetas shqiptarë dhe rumunë, të moshave nga 25 deri në 38 vjeç.

    Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi 21 blloqe kokainë, materiale për paketimin e drogës, një makinë për numërimin e parave, kanabis të përgatitur për shitje, pajisje për kultivimin e kanabisit, dokumente identiteti të falsifikuara dhe para të gatshme.

    Tashmë pritet që gjyqtari hetues të vendosë nëse gjashtë të arrestuarit do të mbeten në paraburgim.

    Autoritetet belge kanë vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe koordinimit me autoritetet portuale për identifikimin dhe goditjen e rrjeteve të trafikut të drogës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Real Madrid

    With this agreement, the Maddrile club confirms the high trust of 26-year-old, which has become one of the team’s major football players.

    Tchouamen has gained more and more importance in Real Madrid Midfield, thanks to his physical qualities, abilities in game organisation and contributions to the defensive stage.

    The Frenchman is seen as an important part of the club’s long-term project, while continuing the contract testifies to the Madrile directors’ intention to keep him on the team for many more seasons.

    Thus, Real provides for continuity with one of the players expected to have a significant role in club plans for the future.

    Source Layer: RTKLive

  • Real Madridi ‘blindon’ Tchouamenin

    Real Madridi ‘blindon’ Tchouamenin

    Me këtë marrëveshje, klubi madrilen konfirmon besimin e madh te 26-vjeçari, i cili është shndërruar në një prej futbollistëve të rëndësishëm të skuadrës.

    Tchouameni ka fituar gjithnjë e më shumë rëndësi në mesfushën e Real Madridit, falë cilësive të tij fizike, aftësive në organizimin e lojës dhe kontributit në fazën defensive.

    Francezi shihet si një pjesë e rëndësishme e projektit afatgjatë të klubit, ndërsa vazhdimi i kontratës dëshmon synimin e drejtuesve madrilenë për ta mbajtur atë në skuadër edhe për shumë sezone të tjera.

    Kështu, Reali siguron vazhdimësinë me një prej lojtarëve që pritet të ketë rol të rëndësishëm në planet e klubit për të ardhmen.

    Burimi: RTKLive

  • Arrestohen tre persona për tetë vjedhje në Fushë Kosovë, dëmi mbi 60 mijë euro

    Arrestohen tre persona për tetë vjedhje në Fushë Kosovë, dëmi mbi 60 mijë euro

    Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për kryerjen e së paku tetë rasteve të vjedhjeve të rënda nëpër banesa gjatë muajve tetor dhe nëntor të këtij viti.

    Burimi: Dukagjini

  • "Ka banorë që bëhen më katolikë se Papa”, gazetari për banorët e BBVK5

    “Ka banorë që bëhen më katolikë se Papa”, gazetari për banorët e BBVK5

    "Ka banorë që bëhen më katolikë se Papa”, gazetari për banorët e BBVK5

    Gazetari nga Shqipëria, Elton Tozaj në një lidhje live me emisionin ‘Kosova Today’ në Klan Kosova, ka folur për Big Brother VIP Kosova 5.

    Duke folur për banorët, ai duket që nuk e pëlqen fort Arlindën.

    Eltoni u shpreh se ka banorë që harrojnë që janë në një lojë, të tjerë që janë pjesë e provokimeve dhe banorë që nuk e dinë se ku kanë hyrë.

    “Ka banorë që kanë hyrë aty për të provokuar, e kanë ditë shumë mirë që në fillim, dhe kur fillojnë e bëjnë më katolikin sesa Papa duke mos pranuar provokimet ose duke mos pranuar mënyrën e jetesës brenda asaj shtëpie, absolutisht që pastaj bëhen shumë të mërzitshëm” – u shpreh Tozaj.

  • Dy biznese në Lipjan shkyçen nga Ujësjellësi, njëra kishte 39 mijë euro borxh

    Dy biznese në Lipjan shkyçen nga Ujësjellësi, njëra kishte 39 mijë euro borxh

    Dy biznese në Lipjan shkyçen nga Ujësjellësi, njëra kishte 39 mijë euro borxh

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se ka shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit dy biznese në Lipjan.

    Kjo për shkak të borxheve të papaguara.

    Sipas KRU “Prishtina”, njëri prej tyre kishte 39 mijë euro borxh, kurse tjetri 800 euro.

    KRU “Prishtina” tha se po ndërmerr masa ndaj konsumatorëve që nuk i shlyejnë obligimet. /Klankosova.tv