Real Madridi ‘blindon’ Tchouamenin

Real Madridi ‘blindon’ Tchouamenin

Written by

in

Me këtë marrëveshje, klubi madrilen konfirmon besimin e madh te 26-vjeçari, i cili është shndërruar në një prej futbollistëve të rëndësishëm të skuadrës.

Tchouameni ka fituar gjithnjë e më shumë rëndësi në mesfushën e Real Madridit, falë cilësive të tij fizike, aftësive në organizimin e lojës dhe kontributit në fazën defensive.

Francezi shihet si një pjesë e rëndësishme e projektit afatgjatë të klubit, ndërsa vazhdimi i kontratës dëshmon synimin e drejtuesve madrilenë për ta mbajtur atë në skuadër edhe për shumë sezone të tjera.

Kështu, Reali siguron vazhdimësinë me një prej lojtarëve që pritet të ketë rol të rëndësishëm në planet e klubit për të ardhmen.

Burimi: RTKLive