Blog

  • LSDM: Slaveski pranoi publikisht se e mori vendimin për Alta Bankën pas konsultimit me Mickoskin

    LSDM: Slaveski pranoi publikisht se e mori vendimin për Alta Bankën pas konsultimit me Mickoskin

    LSDM ka vazhduar me akuzat ndaj Hristijan Mickoskit në lidhje me Alta Bankën. Nga kjo parti thonë se “sa më shumë pyetje lindin rreth përgjegjësisë për Alta Bank, aq më shumë e mbron atë në panik Hristijan Mickoski”.

    “Nga çfarë ka më shumë frikë Mickoski? Nga e vërteta. Çfarë do të zbulojnë dokumentet rreth hyrjes së Alta Bank në Maqedoni, të cilat do të zbulojnë origjinën e kapitalit, transaksioneve dhe llogarive dhe do të konfirmojnë lidhjet e saj me kartelin kriminal të Vuçiçit. Mickoski dhe Trajko Slaveski sollën Alta Bank në Maqedoni, ata sollën pastrimin e parave të Vuçiçit”.

    “Slaveski pranoi publikisht se e mori vendimin pas konsultimit me Mickoskin. Në Serbi ka një hetim, Alta Bank është falimentuar, pronari është ndaluar, 380 milionë euro po hetohen. Madje ka dyshime për shtypje parash. Në Maqedoni, qytetarët nuk mund të kenë qasje në paratë e tyre, dhe Mickoski dhe Slaveski duan ta mbulojnë skandalin për të shpëtuar veten nga përgjegjësia”.

    “Prokurori Nenad Saveski duhet të thyejë heshtjen e tij dhe të veprojë menjëherë mbi akuzat penale të ngritura nga LSDM. Guvernatori Trajko Slaveski ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Ekzistojnë dyshime të bazuara për punë të pakujdesshme në shërbim dhe abuzim të pozicionit dhe autoritetit zyrtar në miratimin e marrjes në dorëzim të bankës dhe kryerjen e mbikëqyrjes”.

    “Pse nuk u kryen kontrollet e nevojshme ndaj pronarit Davor Macura, origjinës së kapitalit për të cilin ka informacione se është nga krimi dhe droga, pse nuk u llogaritën rreziqet? Saveski duhet të marrë masa paraprake, duke përfshirë një ndalim të përkohshëm për Trajko Slaveskin nga kryerja e detyrave të tij, me qëllim parandalimin e ndikimit te dëshmitarët, shkatërrimin e dokumentacionit dhe provave. Prokuroria duhet të tregojë se punon në mënyrë të pavarur dhe sipas ligjit”, thonë nga LSDM.

  • The new study raises the alarm for energetic beverages with concerns about cardiac arrest and a heart attack on young people

    Energy drinks and supplements containing caffeine and other stimulants have again become the focus of heart health concerns. A new study, presented at the American Heart Association’s scientific conference, has identified a disturbing link between these products and reports of serious cardiovascular problems, especially among young people.

    Researchers have analyzed over 28,000 reports of unwanted effects recorded on a database of the American Food and Barnat Administration ( FDA), during 2017,2025.

    The results show that reports involving caffeine products or other stimulants were about 11 times more likely to mention cardiac arrest and about 4.5 times more likely to mention heart attacks, compared with reports on products without these components.

    About 45 percent of the reports connected with these cardiovascular – problem products belonged to people between the ages of 18 and 34.

    However, scientists point out that the results do not testify that energy drinks have directly caused these problems. The analysis relies on reports of alleged effects and does not specify the real risk for any consumer.

    Experts warn that consumption of high amounts of caffeine, especially in combination with other stimulants, can be disturbing to heart health.

    The study is still preliminary and its results have not passed the full process of scientific assessment for publication in a revised magazine.

    Source Layer: Signal

  • Studimi i ri ngre alarmin për pijet energjike – lidhje shqetësuese me arrestin kardiak dhe infarktin te të rinjtë

    Studimi i ri ngre alarmin për pijet energjike – lidhje shqetësuese me arrestin kardiak dhe infarktin te të rinjtë

    Studimi i ri ngre alarmin për pijet energjike – lidhje shqetësuese me arrestin kardiak dhe infarktin te të rinjtë

    Pijet energjike dhe suplementet që përmbajnë kafeinë e stimulues të tjerë janë vënë sërish në qendër të shqetësimeve për shëndetin e zemrës. Një studim i ri, i prezantuar në konferencën shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës, ka identifikuar një lidhje shqetësuese mes këtyre produkteve dhe raportimeve për probleme serioze kardiovaskulare, veçanërisht te të rinjtë.

    Studiuesit kanë analizuar mbi 28 mijë raportime për efekte të padëshiruara të regjistruara në një bazë të dhënash të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), gjatë periudhës 2017–2025.

    Rezultatet tregojnë se raportimet që përfshinin produkte me kafeinë ose stimulues të tjerë kishin rreth 11 herë më shumë gjasa të përmendnin arrest kardiak dhe rreth 4.5 herë më shumë gjasa të përmendnin infarkt, krahasuar me raportimet për produkte pa këta përbërës.

    Rreth 45 për qind e raportimeve që lidhnin këto produkte me probleme kardiovaskulare u përkisnin personave të moshës 18 deri në 34 vjeç.

    Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se rezultatet nuk dëshmojnë se pijet energjike i kanë shkaktuar drejtpërdrejt këto probleme. Analiza mbështetet në raportime të efekteve të dyshuara dhe nuk përcakton rrezikun real për çdo konsumues.

    Ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i sasive të larta të kafeinës, veçanërisht në kombinim me stimulues të tjerë, mund të jetë shqetësues për shëndetin e zemrës.

    Studimi është ende paraprak dhe rezultatet e tij nuk kanë kaluar procesin e plotë të vlerësimit shkencor për publikim në një revistë të recensuar.

    Burimi: Sinjali

  • Si u tjetërsuan pronat e shtetit në Prishtinë – Insajderi siguron dosjen e Prokurorisë, tri parcela kaluan në duart e privatëve

    Si u tjetërsuan pronat e shtetit në Prishtinë – Insajderi siguron dosjen e Prokurorisë, tri parcela kaluan në duart e privatëve

    Si u tjetërsuan pronat e shtetit në Prishtinë – Insajderi siguron dosjen e Prokurorisë, tri parcela kaluan në duart e privatëve

    Një dokument që nuk ekzistonte në Arkivin Ndërkomunal të Prishtinës u konfirmua si origjinal nga një zyrtar i këtij institucioni. Pikërisht kjo shkresë, e lëshuar në shkurt të vitit 2023, dyshohet se u bë baza mbi të cilën tri parcela pronësore kaluan nga pronësia shtetërore në emër të një personi privat. Më pas, disa prej tyre u ndanë në dhjetëra parcela të reja dhe përfunduan në pronësi të personave të tjerë.

    Gazeta Insajderi ka siguruar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit ndaj zyrtarit Mehdi Bahtiri, i arrestuar dy ditë më parë, më 11 nëntor 2026.

    Dosja zbërthen mënyrën se si dyshohet se një vërtetim i rremë arkivor u përdor në procedura administrative dhe gjyqësore, duke bërë që çështja të kalojë nëpër disa institucione, deri në Gjykatën Supreme të Kosovës.

    Insajderi ka mësuar se rasti nuk kufizohet vetëm te një regjistrim i dyshimtë pronësor.

    Prokuroria dyshon se mund të ketë edhe raste të tjera të ngjashme, të cilat janë duke u hetuar, ndërsa dëmi i shkaktuar nga tjetërsimi i pronave vlerësohet si i jashtëzakonshëm.

    Dokumenti që hapi rrugën për regjistrimin e pronave

    Sipas dosjes së Prokurorisë, ngjarja nis në vitin 2023, kur në Drejtorinë për Kadastër të Komunës së Prishtinës ishte paraqitur një kërkesë nga Nebojsha Janjiq për regjistrimin e të drejtave pronësore mbi disa prona.

    Janjiq, i cili tashmë është i dyshuar në këtë rast dhe ndodhet në arrati, dyshohet se jeton në Serbi.

    Për të vazhduar me procedurën e regjistrimit, Drejtoria e Kadastrit, më 15 shkurt 2023, i ishte drejtuar Arkivit Ndërkomunal të Prishtinës me kërkesë për verifikimin e dokumentacionit të dorëzuar nga Janjiq.

    Në mesin e dokumenteve që kërkohej të verifikoheshin ishte një shkresë në gjuhën serbe, e datës 10 korrik 1997, e cila i referohej një vendimi të vitit 1954.

    Pikërisht në këtë fazë, sipas pretendimeve të Prokurorisë, ndërhyri zyrtari i arkivit, Mehdi Bahtiri.

    Më 24 shkurt 2023, përmes shkresës me numër reference 03/2.1/64, Bahtiri kishte kthyer përgjigje zyrtare, duke konfirmuar se dokumenti i dorëzuar nga Janjiq ishte autentik dhe se përputhej me origjinalin që ruhej në depon e Arkivit Ndërkomunal të Prishtinës.

    Ky konfirmim u mundësoi institucioneve të tjera të vazhdonin procedurat për regjistrimin e pronave.

    Por, më shumë se tri vjet më vonë, verifikimet e kryera nga Policia e Kosovës dhe vetë Arkivi Ndërkomunal nxorën në pah një fakt tjetër.

    Më 21 korrik 2026, gjatë kontrollimit të dokumentacionit arkivor, u konstatua se dokumenti për të cilin Bahtiri kishte lëshuar vërtetimin nuk gjendej fare në dosjen përkatëse të arkivit.

    Pra, dokumenti që ishte konfirmuar zyrtarisht si origjinal, sipas gjetjeve të hetuesisë, nuk ekzistonte në arkiv.

    Nga një vërtetim në arkiv deri te vendimet e Gjykatës Supreme

    Pas konfirmimit të lëshuar nga Arkivi Ndërkomunal, dokumentacioni ishte përdorur në procedurat për regjistrimin e të drejtave pronësore.

    Sipas Prokurorisë, shkresa e Bahtirit kishte shërbyer si bazë për veprimet e Zyrës Kadastrale Komunale në Prishtinë dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës, por edhe për vendimmarrjen e gjykatave.

    Çështja kishte kaluar nëpër të tri shkallët e sistemit gjyqësor, përfshirë Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Supreme të Kosovës.

    Kështu, një konfirmim i lëshuar nga një zyrtar i arkivit dyshohet se kishte ndikuar në një zinxhir vendimmarrjeje institucionale, në përfundim të së cilës tri parcela të paluajtshme kaluan në pronësi të Nebojsha Janjiqit.

    Por, historia e këtyre pronave nuk përfundoi me regjistrimin e tyre në emër të Janjiqit.

    Të dhënat që Komuna e Prishtinës i ka përcjellë Prokurorisë më 12 nëntor 2026 tregojnë se dy prej parcelave kanë pësuar ndryshime të mëtejshme kadastrale, duke u ndarë në dhjetëra njësi të reja dhe duke kaluar në pronësi të personave të tjerë.

    Tri parcelat dhe destinacioni i tyre

    Dokumentacioni i Komunës së Prishtinës, i përfshirë në dosjen e Prokurorisë, pasqyron gjendjen e tri njësive kadastrale që dyshohet se janë përfituar përmes kësaj skeme.

    Parcela 1640-2, Zona Kadastrale Prishtinë: Kjo njësi nuk ka pësuar ndarje fizike dhe vazhdon të figurojë e regjistruar në emër të Nebojsha Janjiqit.

    Parcela 153-31, Zona Kadastrale Matiçan: Përmes një aktvendimi të datës 22 korrik 2026, kjo parcelë është ndarë në 32 njësi të reja kadastrale, me numrat nga 153-83 deri në 153-114. Sipas të dhënave të përcjella në Prokurori, të gjitha këto parcela figurojnë në pronësi të Shaban Misin Morinës.

    Parcela 153-32, Zona Kadastrale Matiçan: Edhe kjo parcelë është ndarë, përkatësisht më 5 shkurt 2026. Nga ndarja janë krijuar 15 njësi të reja kadastrale, të cilat, sipas dokumentacionit, kanë kaluar në pronësi të personave të tretë.

    Kështu, dy nga tri parcelat fillestare janë shndërruar në gjithsej 47 njësi të reja kadastrale.

    Ky zhvillim e bën edhe më të ndërlikuar rikthimin e gjendjes së mëparshme pronësore, pasi pronat nuk figurojnë më vetëm në emër të personit që kishte kërkuar fillimisht regjistrimin e tyre.

    Prokuroria dyshon se rasti nuk është i izoluar

    Mehdi Bahtiri, me profesion jurist dhe i punësuar në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, u arrestua më 11 nëntor 2026.

    Një ditë më vonë, prokurori i Krimeve të Rënda, Bashkim Zeqaj, parashtroi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj tij.

    Bahtiri dyshohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Në kërkesën për paraburgim, Prokuroria e cilëson dëmin e shkaktuar si jashtëzakonisht të madh, ndërsa shpreh dyshime se rasti i Nebojsha Janjiqit mund të mos jetë i vetmi.

    Sipas dosjes, organet e hetuesisë janë duke i trajtuar edhe së paku dy raste të tjera të natyrës së njëjtë, për të cilat po zhvillohen hetime në një periudhë dyvjeçare.

    Prokuroria po mbledh prova edhe për të verifikuar nëse Bahtiri ka vepruar në mënyrë të ngjashme në dosje të tjera arkivore.

    Një prej arsyeve për të cilat Prokuroria kërkon paraburgimin është edhe rreziku i ndikimit në dëshmitarë dhe në provat që ende nuk janë administruar. Sipas saj, Bahtiri, për shkak të pozitës së tij në arkiv, ka njohuri për procedurat e brendshme dhe punonjësit e institucionit, çka mund t’ia lehtësojë ndërhyrjen në dokumentacionin që po verifikohet.

    Bahtiri mohon dyshimet, Janjiq vazhdon të jetë në arrati

    Gjatë deklarimit të tij në Polici, më 11 nëntor, Mehdi Bahtiri i ka mohuar në tërësi veprat penale për të cilat dyshohet.

    Megjithatë, Prokuroria, në arsyetimin e kërkesës për paraburgim, vlerëson se ekzistojnë rrethana që e bëjnë të domosdoshme mbajtjen e tij në paraburgim për të mos rrezikuar zhvillimin e mëtejshëm të hetimeve.

    Hetimet në këtë rast nuk janë kufizuar vetëm te zyrtari i arkivit.

    Prokuroria ka nisur procedurë hetimore edhe ndaj Nebojsha Janjiqit, nën dyshimin për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

    Ai dyshohet se kishte paraqitur dokumentacionin mbi bazën e të cilit u kërkua regjistrimi i pronave, ndërsa vazhdon të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë.

    /Insajderi.org

    Burimi: Insajderi

  • Olise nuk ndalet me Francën, vendos rekord personal pavarësisht humbjes ndaj Italisë

    Olise nuk ndalet me Francën, vendos rekord personal pavarësisht humbjes ndaj Italisë

    Michael Olise ka vazhduar formën e shkëlqyer me fanellën e Francës, duke shënuar edhe në përballjen ndaj Italisë në Ligën e Kombeve.

    Pavarësisht se francezët po pësojnë humbje 3-1 në momentin e raportimit, anësori i Bayern Munichut ka arritur të regjistrojë një tjetër kontribut në gol, duke zgjatur serinë e tij pozitive me kombëtaren.

    Sipas Tribuna.com, me golin ndaj Italisë, Olise ka regjistruar kontribut të drejtpërdrejtë në gol në gjashtë ndeshje radhazi me Francën. Kjo është seria më e gjatë e tij në këtë aspekt që prej debutimit me përfaqësuesen franceze.

    Para kësaj sfide, 23-vjeçari kishte realizuar katër gola dhe kishte dhuruar po aq asistime në pesë ndeshje, duke regjistruar gjithsej 301 minuta lojë.

    Herën e fundit që Olise nuk kishte arritur të kontribuonte në asnjë gol në një ndeshje zyrtare me Francën ishte më 14 korrik 2026, në humbjen 2-0 ndaj Spanjës, ku kishte luajtur për 72 minuta.

    Ndërkohë, para kësaj serie, rekordi i tij personal me kombëtaren ishte vetëm dy ndeshje radhazi me kontribut të drejtpërdrejtë në gol. /Telegrafi/

  • Erërat e forta shkaktojnë dëme në Deçan

    Erërat e forta shkaktojnë dëme në Deçan

    Ekipet emergjente të Komunës së Deçanit kanë intervenuar gjatë gjithë natës pas erërave të forta që përfshinë këtë komunë, ndërsa puna për sanimin e dëmeve po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme.

    Përmes një reagimi në Facebook, Komuna e Deçanit ka bërë të ditur se në terren janë ekipet e Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena” dhe Njësisë së Zjarrfikësve.

    Ndërkaq, komuna po mbështet edhe ekipet e KEDS-it në intervenimet për sanimin e shtyllave elektrike të dëmtuara në disa vendbanime.

    “Komuna e Deçanit po mbështet edhe ekipet e KEDS-it në intervenimet për sanimin e shtyllave elektrike të dëmtuara në Voksh, Drenoc, Gllogjan, Shaptej, Strellc, Gramaçel dhe vendbanime të tjera ku paraqitet nevoja”, thuhet në reagim.

    Komuna ka bërë të ditur se të gjitha ekipet janë në koordinim të vazhdueshëm për të reaguar sa më shpejt dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

    Në të njëjtën kohë, u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe shmangie të zonave ku mund të paraqitet rrezik nga pemët apo shtyllat elektrike të dëmtuara.

    “Komuna e Deçanit mbetet në terren dhe në shërbim të qytetarëve!”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

  • Mbështjellur në pako të cigareve, tentohet të futet substancë narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

    Mbështjellur në pako të cigareve, tentohet të futet substancë narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

    Shërbimi Korrektues i Kosovës bën të ditur se gjatë kontrolleve të rregullta të realizuara nga stafi i Sigurimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, është zbuluar një substancë e dyshuar narkotike në perimetrin e brendshëm të institucionit.

    SHKK njofton se kontrollet janë realizuar me fillimin e ndërrimit të punës, sipas praktikave të zakonshme të sigurisë, me ç’rast janë kontrolluar edhe shëtitoret brenda hapësirës së rrethojës së institucionit.

    “Lidhur me rastin, është njoftuar Policia e Kosovës dhe sasia e dyshuar narkotike është konfiskuar. Gjithashtu, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në përputhje me rregulloret dhe legjislacionin në fuqi.

    Kontrollet e rregullta dhe vigjilenca e stafit të Sigurimit janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës për ruajtjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve dhe substancave të palejuara në institucionet korrektuese”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

  • KFOR exercises to manage crowds and riots

    According to KFOR’s announcement, the exercise was focused on procedures for control of crowds and riots, with the aim of boosting interoperability, co-ordination and operational readiness among soldiers of the participating countries.

    During training, through realistic scenarios involving land and air vehicles, KTRBN members witnessed the ability to act co-ordinatedly as a multinational force, maintaining high standards of professionalism and team work, the report said.

    KFOR stressed that this training activity testifies to the mission’s continued commitment to maintaining a safe and secure environment for all people living in Kosovo, as well as freedom of movement for all communities, in line with its long term mandate of the United Nations.

    Source Layer: RTKLive

  • KFOR zhvillon ushtrime për menaxhimin e turmave dhe trazirave

    KFOR zhvillon ushtrime për menaxhimin e turmave dhe trazirave

    Sipas njoftimit të KFOR-it, ushtrimi ishte i fokusuar në procedurat për kontrollin e turmave dhe trazirave, me qëllim të rritjes së ndërveprueshmërisë, koordinimit dhe gatishmërisë operacionale ndërmjet ushtarëve të vendeve pjesëmarrëse.

    “Gjatë trajnimit, përmes skenarëve realistë që përfshinin mjete tokësore dhe ajrore, pjesëtarët e KTRBN-së dëshmuan aftësinë për të vepruar në mënyrë të koordinuar si një forcë shumëkombëshe, duke ruajtur standardet e larta të profesionalizmit dhe punës ekipore”, thuhet në njoftim.

    KFOR theksoi se ky aktivitet trajnues dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të misionit për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet, në përputhje me mandatin e tij afatgjatë të Kombeve të Bashkuara.

    Burimi: RTKLive

  • Trumpi nuk do ta shpëtojë Ukrainën, por tradhtia e Marine Le Penit mund të jetë më e keqe

    Trumpi nuk do ta shpëtojë Ukrainën, por tradhtia e Marine Le Penit mund të jetë më e keqe

    Udhëheqësit evropianë duhet urgjentisht të përgatiten për një presidente franceze të së djathtës ekstreme, e cila do t’ia ndërpriste Kievit linjën jetike të financimit.

    Nga: Mujtaba Rahman / The Guardian
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Evropa është e konsumuar nga dy debate që kanë më pak rëndësi nga sa mendon, ndërkohë që po shpërfill një që ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe. I pari është se kush duhet ta përfaqësojë BE-në në negociatat me Rusinë. Kjo është kryesisht e parëndësishme, sepse ka pak gjasa për bisedime serioze paqeje për Ukrainën para fundit të dimrit – pavarësisht bujës që i ka shoqëruar diskutimet në Abu Dabi këtë javë. Rusia ka arsye të fuqishme për ta përshkallëzuar luftën gjatë muajve të ardhshëm, në përpjekje për të thyer ekonominë e Ukrainës dhe moralin e civilëve.

    I dyti është qasja e Donald Trumpit ndaj Ukrainës. Kjo ka më pak rëndësi se dikur – dhe jo vetëm sepse ai tani është më i kufizuar nga një Kongres demokrat. Që nga rikthimi në detyrë në janar 2025, Trumpi nuk i ka dhënë Kievit asnjë ndihmë të re ushtarake amerikane. Shitjet amerikane të armëve mbeten të rëndësishme për përpjekjen luftarake të Ukrainës, por ndërhyrjet ushtarake të Trumpit në Lindjen e Mesme i kanë rënduar edhe më shumë furnizimet me armët të cilat Ukrainës i duhen më së shumti – veçanërisht interceptorët Patriot.

    Ukraina mbetet shumë e varur nga inteligjenca amerikane e paralajmërimit të hershëm, veçanërisht për të zbuluar raketat balistike ruse që po afrohen, një aftësi të cilën Evropa nuk ka gjasa ta riprodhojë plotësisht para vitit 2030. Por, pika më e gjerë mbetet: ShBA-ja është partner më pak i domosdoshëm për Ukrainën sesa ishte dy vjet më parë.

    Debati që udhëheqësit evropianë po shpërfillin është shumë më pranë shtëpisë: çfarë ndodh nëse, pas gjashtë muajsh, Marine Le Pen i fiton zgjedhjet presidenciale të Francës?

    Presidentja Le Pen do ta pezullonte ndihmën dypalëshe të Francës për Ukrainën. Me pasoja edhe më të mëdha, kundërshtimi i saj ndaj rritjes së kontributit të Francës në buxhetin e BE-së mund ta rrezikonte financimin në nivel të të gjithë BE-së. Le Peni kërcënon se do t’i japë veto buxhetit të ardhshëm shtatëvjeçar të bllokut, përfshirë instrumentit të propozuar prej 100 miliardë eurosh për Ukrainën. Ky është mekanizmi përmes të cilit BE-ja shpreson ta mbajë financiarisht Kievin pas vitit 2028.

    Presidenca e Le Peni mund t’u jepte gjithashtu qeverive, më larg vijës së frontit, një mbulesë politike për ta zvogëluar mbështetjen e tyre. Për Italinë, Spanjën, Greqinë, Austrinë, Hungarinë dhe Sllovakinë, Ukraina është prioritet më i ulët dhe mbështetja italiane mund të dobësohet më tej pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

    Bilateralizimi i ndihmës që do të rezultonte mund të linte një grup më të vogël vendesh të Evropës Veriore dhe Perëndimore duke e mbajtur barrën. Ato do ta kishin të vështirë ta kompensonin humbjen e kontributeve nga një pjesë e madhe e Evropës Jugore dhe Qendrore.

    Le Pen do t’i kërcënonte gjithashtu perspektivat e Ukrainës për anëtarësim në BE, si dhe regjimin e sanksioneve të bllokut kundër Rusisë. Anëtarësimi i Ukrainës në BE do të bëhej praktikisht i pamundur: vendimet kyçe kërkojnë unanimitet dhe Le Peni tashmë e ka kundërshtuar anëtarësimin e Kievit. As nuk do të ishte e vetme në ngurrimin e saj. Pavarësisht zotimeve të tyre publike, shumë qeveri të BE-së kanë rezerva serioze për pranimin e Ukrainës.

    Sanksionet do të ishin po aq të cenueshme. Le Peni ka mbrojtur heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë që nga viti 2017. Sanksionet ekonomike të bllokut duhet të rinovohen në korrik 2027 dhe vetoja franceze mund t’u jepte fund atyre. Ajo gjithashtu mund të bllokonte rinovimin e sanksioneve ndaj individëve dhe t’i jepte veton çdo pakete të re.

    Me pak fjalë, presidenca e Le Penit mund t’i minonte njëkohësisht tri shtyllat e mbështetjes së Evropës për Ukrainën: financimin, anëtarësimin në BE dhe sanksionet ndaj Rusisë.

    Le ta përfytyrojmë për një çast skenarin më të keq – si rezultat i paaftësisë së Evropës për ta mbështetur Ukrainën pas një fitoreje të Le Penit, Kievi shtyhet drejt një marrëveshjeje sipas kushteve të Moskës. Rusia merr njohje kushtetuese të aneksimit të Donjeskut dhe Luhanskit (dhe ndoshta edhe të Zaporizhias dhe Hersonit). Moska i imponon gjithashtu Kievit kushte politike dhe të sigurisë: ndalimin e anëtarësimit në NATO, një kufi për madhësinë e forcave të tij të armatosura dhe kërkesat politike që Moska i paraqet si “denazifikim”.

    Pas një pushtimi të paprovokuar dhe pothuajse pesë vjetëve me sulme të pamëshirshme ruse ndaj civilëve, ukrainasit do ta shihnin marrëveshjen si humbje poshtëruese. Poshtërimi do të ishte edhe më i madh nëse Kievi do ta nënshkruante nën presionin e Uashingtonit, me mbështetjen e disa pjesëve të Evropës dhe kundërshtimin e të tjerave.

    Mbi të gjitha, marrëveshja do të ishte një tragjedi humanitare. Dorëzimi i pjesës tjetër të Donbasit do të linte dhjetëra mijëra civilë nën pushtimin rus. Ata do të përballeshin me atë që pushtimi ka nënkuptuar diku tjetër: arrestime masive, zhdukje të detyruara dhe tortura. Të tjerët, që do të arrinin të evakuoheshin, do t’i shtoheshin popullsisë së zhvendosur brenda Ukrainës.

    Meqë çdo transferim territori kërkon referendum, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, do të duhej ta mbante një të tillë dhe me gjasë do ta vinte të gjithë marrëveshjen në votim. Ukrainasit me shumë gjasë do ta refuzonin atë, duke hapur një krizë të paprecedentë politike. Nëse Ukraina nuk do të mund të vazhdonte më të luftonte, Zelenskyy do të përballej me dy mundësi të këqija: ta anashkalonte votën dhe të impononte marrëveshjen thellësisht jopopullore; ose të jepte dorëheqjen dhe të linte një boshllëk që do të duhej ta plotësonte qeveria e ardhshme.

    Në të dyja rastet, protestuesit me gjasë do të mbushnin rrugët, kundërshtarët do ta sfidonin marrëveshjen në gjykatë dhe kushdo që do ta nënshkruante do ta humbte postin. Marrëveshja do të duhej gjithashtu të miratohej nga Parlamenti, ku mund të rrëzohej me votë, sepse pak deputetë do të donin që emrat e tyre të lidheshin me të. Nëse, në vend të kësaj, do të imponohej jashtë Kushtetutës, politika do të copëzohej në fraksione, disa duke u zotuar ta anulonin marrëveshjen dhe të tjerët duke këmbëngulur të ecej përpara.

    Ekonomia ka të ngjarë ta ndjekë këtë. Donatorët dhe investitorët që kishin planifikuar të financonin rindërtimin do të tërhiqeshin, duke lënë miliarda – në marrëveshje të mundshme – pa u realizuar. Kërcënimi i pushtimit të ri rus dhe paqëndrueshmëria politike do ta ndalnin rindërtimin. Miliona ukrainas të tjerë më pas do të niseshin drejt Perëndimit për t’u ribashkuar me familjet e veta, duke i ikur një marrëveshjeje që nuk arrin të ofrojë garanci të përshtatshme sigurie dhe duke lënë pas shkatërrimin ekonomik. Në të njëjtën kohë, shumë ushtarë do të refuzonin t’i dorëzonin armët dhe do të vazhdonin luftën guerile në pjesët e Donbasit që do dorëzoheshin. Këto njësi do të ishte e vështirë të viheshin nën kontroll, duke i dhënë ndoshta Moskës një pretekst për të rifilluar luftimet në shkallë të plotë.

    Me kalimin e kohës, ndjenja e tradhtisë është e destinuar të ngurtësohet në pakënaqësi – si ndaj partnerëve perëndimorë, ashtu edhe ndaj elitave të kohës së luftës në Kiev. Më e rrezikshmja nga të gjitha është se Rusia me gjasë do ta përdorte ndërprerjen për të rindërtuar ekonominë dhe ushtrinë e saj. Së shpejti, Vladimir Putini mund të tundohet ta shfrytëzojë kaosin e Ukrainës dhe të pushtojë përsëri. Korniza e dobët e sigurisë e një marrëveshjeje, sipas kushteve të Rusisë, do ta bënte këtë të mundur. Evropa do të mbetej me një shtet të thyer, të hidhëruar dhe të armatosur rëndë në kufirin e saj – dhe me një Rusi të trimëruar pas tij.

    Asgjë nga kjo nuk është e pashmangshme. Ukrainasit kanë treguar pak prirje për kapitullim dhe javët e presionit amerikan nuk e kanë ndryshuar opinionin publik. Kievi e kupton gjithashtu se kushtet e Moskës me gjasë janë hartuar pikërisht për të prodhuar këtë lloj trazire. Ukraina do ta pranonte një marrëveshje të tillë vetëm nëse nuk do të kishte zgjidhje tjetër.

    Arritja deri aty do të kërkonte që disa gjëra të shkonin keq në të njëjtën kohë: ndërprerje e plotë nga ShBA-ja e inteligjencës dhe mbështetjes ushtarake, që do t’i lejonte Rusisë ta shtynte vijën e frontit prapa; tharjen e financimit evropian pa ndonjë zëvendësim dypalësh; dhe, një përshkallëzim rus të mbështetur nga një mobilizim i ri. Secila prej tyre është e mundshme; së bashku ato janë të pamundshme. Megjithatë, ky skenar duhet t’u japë kryeqyteteve të BE-së një arsye serioze për t’u menduar. Politika duhet të ndërtohet mbi skenarin më të keq dhe jo mbi mendimin e dëshiruar se Le Peni, pasi të vijë në pushtet, do ta zbusë qëndrimin e saj ndaj Ukrainës, ashtu siç ka bërë Meloni.

    Perspektiva e Ukrainës është më e zymtë se në çdo moment tjetër që nga pushtimi rus në shkallë të plotë në vitin 2022. Strategjia e Putinit ka qenë gjithmonë ta tejkalojë Perëndimin në qëndrueshmëri dhe të arrijë politikisht atë që nuk mund ta sigurojë në fushën e betejës. Kjo mundësi po bëhet më e besueshme – jo sepse Ukraina po e humbet vullnetin për të luftuar, apo edhe për shkak të tërheqjes së Uashingtonit, por për shkak të asaj që mund të ndodhë në Evropë vitin e ardhshëm, duke e bërë atë hallkën më të dobët në vetë strategjinë e saj për ta mposhtur Rusinë. /Telegrafi/