Blog

  • Official: Ronaldinho returns to soccer on November 15th

    It’s already official. Ronaldinho will return to the football field on November 15th, at the age of 46, wearing Italian team Ravenna FC’s fans.

    The Italian club has confirmed that Brazilian legend will play in derbyin vs. Forl, within Serie C, at the Bruno Benelli Stadium.

    This will be Ronaldinho’s first official performance after more than 10 years, after his last competitive match took place in 2015, with the Fluminens fan.

    The match will take place on Sunday, November 15th, from 5:30 local time in Italy.

    Ronaldinho intends to score the 300th goal in his professional career after he retired 299 goals.

    Source Layer: Insander

  • Zyrtare: Ronaldinho rikthehet në futboll më 15 nëntor

    Tashmë është zyrtare. Ronaldinho do të rikthehet në fushën e futbollit më 15 nëntor, në moshën 46-vjeçare, duke veshur fanellën e skuadrës italiane Ravenna FC.

    Klubi italian ka konfirmuar se legjenda braziliane do të luajë në derbin ndaj Forlit, në kuadër të Serie C, në stadiumin “Bruno Benelli”.

    Kjo do të jetë paraqitja e parë zyrtare e Ronaldinhos pas më shumë se 10 vjetësh, pasi ndeshjen e fundit konkurruese e kishte zhvilluar në vitin 2015, me fanellën e Fluminenses.

    Ndeshja do të zhvillohet të dielën, më 15 nëntor, nga ora 17:30 sipas kohës lokale në Itali.

    Ronaldinho synon ta shënojë edhe golin e 300-të në karrierën e tij profesionale, pasi ishte pensionuar me 299 gola.

    Burimi: Insajderi

  • Tomorrow the Parliament meets in the order of the day the interval with the Year and energy

    The Kosovo Assembly will hold tomorrow, November 12th, the plenary session starting at 10:00. On the agenda are reviewing several international agreements, interspelance with Health Minister Arben Vitita, and the motion for the situation in the electricity sector.

    According to the Parliament’s announcement, three draft laws for ratification of agreements between Kosovo and Sweden — related to extradition, the transfer of convicted persons and bilateral judicial assistance to criminal issues — will be considered at the session.

    Also, the Bill on Ratification of the Treaty for Assistance will be considered on Criminal Affairs between Kosovo and Belgium.

    There’s also a working-program for the 2026 Annual Session.

    One of the session’s points is interspelance with Health Minister Arben Vitita, over the death of the breast cancer patient, who remained four months without therapy, and the lack of oncological drugs.

    MPs will also consider the content motion on the situation in Kosovo’s planning, price and electricity supply.

    The session will begin with the approval of the chip from the previous session, statements outside the agenda and parliamentary questions.

    Source Layer: RTKLive

  • Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite interpelanca me Vitinë dhe energjia

    Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite interpelanca me Vitinë dhe energjia

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë edhe nesër më 12 nëntor, seancë plenare duke filluar nga ora 10:00. Në rend dite janë shqyrtimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe mocioni për gjendjen në sektorin e energjisë elektrike.

    Sipas njoftimit të Kuvendit, në seancë do të shqyrtohen tri projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, që lidhen me ekstradimin, transferimin e personave të dënuar dhe ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale.

    Po ashtu, do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Traktatit për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës.

    Në rend dite është edhe Propozim-Programi i Punës së Kuvendit për Sesionin Vjeshtor 2026.

    Një nga pikat e seancës është interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.

    Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu mocionin përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

    Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

    Burimi: RTKLive

  • Luksemburgu mbështet projektet mjedisore të Kosovës

    Luksemburgu mbështet projektet mjedisore të Kosovës

    Për këto çështje, ministrja Fitore Pacolli ka zhvilluar takim bilateral me Andrew Ferrone, shef i Delegacionit të Luksemburgut, në kuadër të konferencës COP31.

    Pacolli ka bërë të ditur se gjatë takimit është konfirmuar mbështetja financiare për projektet mjedisore të Kosovës, në kuadër të Strategjisë Ndërkombëtare të Luksemburgut për Klimën 2026–2030.

    Ajo ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e deritanishme përmes LuxDev, ndërsa ka theksuar se bashkëpunimi do të synojë edhe mbështetjen për Vizionin Hapësinor të Kosovës 2050 dhe Planin Hapësinor.

    Burimi: RTKLive

  • Lotët ‘pushtojnë’ shtëpinë, Zoja dhe Arlinda flasin me mall për më të dashurit e tyre (VIDEO)

    Lotët ‘pushtojnë’ shtëpinë, Zoja dhe Arlinda flasin me mall për më të dashurit e tyre (VIDEO)

    Lotët ‘pushtojnë’ shtëpinë, Zoja dhe Arlinda flasin me mall për më të dashurit e tyre (VIDEO)

    Momente emocionuese janë përjetuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku Zoja dhe Arlinda kanë ndarë me lot në sy rrëfimet e tyre për familjarët dhe dashurinë që kanë për më të dashurit e tyre.

    “Babi e mami janë ma të vjetër, tutna gjithë se menoj që ka me m’ra pak me to. Kanjëherë mundohem mamin mos me thirr shumë, kom qef me mësu veten kur nuk osht mami me e ditë”, është shprehur Zoja mes lotësh.

    Edhe Arlinda nuk ka mundur t’i mbajë emocionet, duke folur për moshën e prindërve të saj dhe përgjegjësinë që ndien si vajza më e vogël e familjes.

    “Na duhet mu bo t’forta… Kah 80 vjet unë i kam t’mit. Jam ma e vogla, m’ka ra me nejt me ta”, ka thënë ajo mes lotësh.

    Për më shumë:

  • Portugalia anulon më shumë se 300 fluturime dhe mbyll shkollat ​​për shkak të stuhisë Charles

    Portugalia anulon më shumë se 300 fluturime dhe mbyll shkollat ​​për shkak të stuhisë Charles

    Më shumë se 300 fluturime drejt dhe nga Portugalia u anuluan, ndërsa bizneset dhe të gjitha shkollat në mbarë vendin mbyllën dyert përpara se stuhia “Charles” të godiste territorin portugez.

    Megjithatë, reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kaluan pa shkaktuar dëme të rënda.

    Të mërkurën u pezulluan operacionet në katër aeroporte të ndryshme ndërkombëtare, si dhe u mbyllën qindra supermarkete dhe të gjitha shërbimet publike jo thelbësore në të gjithë vendin.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, për herë të parë, rreth 8,000 shkolla në Portugali anuluan mësimin për shkak të parashikimit për një stuhi të fuqishme nga Atlantiku.

    Rrugët mbetën kryesisht të shkreta kur mbërriti stuhia “Charles”, pasi qeveria u kishte kërkuar qytetarëve të qëndronin në shtëpi, nga frika e skenarit më të keq.

    Agjencia kombëtare e motit, IPMA, regjistroi erëra me shpejtësi mbi 120 km/h në disa zona.

    Autobusë pa pasagjerë qarkulluan në kryeqytetin e vendit, Lisbonë, ku disa rrugë u përmbytën për shkak të bllokimit të kanaleve të shkarkimit të ujit.

    Një zinxhir kombëtar supermarketesh mbylli pikat e tij të shitjes, ndërsa konferenca teknologjike “Web Summit” në Lisbonë – ku merrnin pjesë rreth 70,000 persona – anuloi aktivitetet e planifikuara për atë ditë.

    Reagimi i qeverisë

    Deri në mesditë, vetëm rajoni jugor i Algarves – një destinacion i njohur turistik evropian – mbeti nën “alarmin e kuq” (niveli më i lartë i emergjencës), ndërkohë që fillimisht ky alarm mbulonte më shumë se gjysmën e vendit.

    Të martën, stuhia “Charles” kishte goditur ishullin portugez të Madeirës, në veriperëndim të Afrikës, me erëra që arrinin shpejtësinë 130 km/h.

    Në janar, qeveria e qendrës së djathtë u përball me kritika të ashpra për reagimin e saj të dobët kur stuhia “Kristin” goditi Portugalinë qendrore, duke rrëzuar mijëra pemë dhe duke shkaktuar dëme të shumta në prona, të cilat ende po riparohen.

    Në shkurt, një burrë 70-vjeçar humbi jetën në rajonin jugor të Alentejos, pasi ujërat e përmbytjeve pas stuhisë “Leonardo” e morën me vete automjetin e tij nga rruga.

    Kryeministri Luis Montenegro drejtoi një njësi krize, së bashku me tetë ministra dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë, për të monitoruar situatën e stuhisë.

    E ministri i Brendshëm, Luis Neves – përgjegjës për sigurinë publike – hodhi poshtë pretendimet se autoritetet kishin reaguar në mënyrë të ekzagjeruar, duke theksuar se qeveria e kishte organizuar reagimin e saj në përputhje me parashikimet e motit.

    Stuhia Charles parashikohej të drejtohej më vonë drejt Spanjës, ku të mërkurën punonjësit zhvilluan një grevë të përgjithshme.

    Organizatorët e grevës i anuluan ose i shtynë demonstratat në disa qytete jugore, përfshirë Kordobën, Huelvën dhe Kadizin. /Telegrafi/

  • Gjorgjievski: Po e rinovojmë teleferikun në Vodno

    Gjorgjievski: Po e rinovojmë teleferikun në Vodno

    Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski pret që muajin e ardhshëm teleferiku i Vodnos të vihet sërish në funksion.

    “Teleferiku është një nga përvojat e preferuara të shkupjanëve. Ai na afron më shumë me natyrën dhe me pamjen që gjithmonë na kujton se sa i bukur është qyteti ynë. Por, gjatë inspektimit, u konstatuan mangësi serioze, si pasojë e moskryerjes për shumë vite të serviseve të mëdha të domosdoshme dhe mirëmbajtjes së rregullt nga ana e udhëheqësive të mëparshme. Ishte e nevojshme një ndërhyrje e gjerë dhe e thellë, e lënë pas dore për gati një dekadë. Prandaj teleferiku u nxor jashtë funksionit. Për mua, siguria e qytetarëve tanë është mbi të gjitha. Këtu nuk ka kompromis. Tani jemi të përkushtuar në rikonstruksionin e tij të plotë. Për një udhëtim të sigurt, funksionim të besueshëm dhe qetësi për çdo vizitor”, deklaroi Gjorgjievski gjatë inspektimit të sotëm.

    Gjorgjievski theksoi se janë duke u zhvilluar punimet për rinovimin e teleferikut dhe rikonstruksionin e plotë të kabinave, ndërsa pritet të mbërrijë edhe motori, i cili është dërguar për riparim jashtë vendit.

    “Presim që brenda një kohe shumë të shkurtër, tashmë muajin e ardhshëm, pas përfundimit të punimeve dhe kontrolleve të nevojshme të sigurisë, teleferiku t’i mirëpresë sërish shkupjanët dhe mysafirët e qytetit tonë. Po e rinovojmë atë që për vite me radhë është lënë pas dore”, deklaroi Gjorgjievski

  • Rama: Without normalisation with Kosovo, Serbia cannot secede from past

    While participating in the panel organised by the Institute of International and European Affairs ( IIEA) in Dublin, Prime Minister Edi Rama has commented on political developments in Serbia and their impact on the region’s integration processes.

    During co-operation with diplomats and regional experts, Rama noted that political changes in Belgrade still do not guarantee a turning point in relation to Pristina or foreign policy towards Russia.

    He underlined that without a steady progress report with Kosovo, Serbia will continue to remain hostage to its political past.

    It is no secret that the EC has had problems with the previous government in Serbia. Law-state issues and other fundamental requirements, but on the other hand, it is too early to say something exactly with what comes next. Serbia is undergoing a social experiment with the so-called Student List. It’s quite new in many ways, but as far as we Albanians are concerned, it seems there is no opening as far as normalisation is concerned with Kosovo, opening up for sanctions with Russia or those considered to be closing with the past government. It’s still early. If there is no normalisation with Kosovo, the ghost of the past will continue to follow Belgrade, he has declared.

    Source Layer: Insander

  • Rama: Pa normalizim me Kosovën, Serbia nuk mund të shkëputet nga e kaluara

    Rama: Pa normalizim me Kosovën, Serbia nuk mund të shkëputet nga e kaluara

    Rama: Pa normalizim me Kosovën, Serbia nuk mund të shkëputet nga e kaluara

    Ndërsa po merr pjesë në panelin e organizuar nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Evropiane (IIEA) në Dublin, kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet politike në Serbi dhe ndikimin e tyre në proceset integruese të rajonit.

    Gjatë bashkëbisedimit me diplomatë dhe ekspertët e rajonit, Rama vuri në dukje se ndryshimet politike në Beograd ende nuk garantojnë një kthesë në raport me Prishtinën apo politikën e jashtme karshi Rusisë.

    Ai nënvizoi se pa një përparim të qëndrueshëm raport me Kosovën, Serbia do të vazhdojë të mbetet peng e së kaluarës së saj politike.

    “Nuk është sekret se KE ka pasur probleme me qeverinë e mëparshme në Serbi. Çështje të shtetit të së drejtës dhe kërkesa të tjera thelbësore, por nga ana tjetër është shumë herët për të thënë diçka me saktësi me atë që vjen më pas. Serbia po kalon një eksperiment social me të ashtuquajturën Listë Studentore. Është diçka mjaft e re në shumë drejtime, por aq sa na takon ne shqiptarëve, duket se nuk ka ndonjë hapje sa i takon normalizimit me Kosovën, hapje për sanksionet me Rusinë apo ato që janë konsideruar si mbyllje me qeverinë e shkuar. Është ende herët. Nëse nuk ka normalizim me Kosovën, fantazma e së shkuarës do të vazhdojë ta ndjekë Beogradin”, ka deklaruar ai.

    Burimi: Insajderi