Blog

  • Përleshje shpërthyen në Barcelonë teksa mijëra njerëz iu bashkuan grevës së përgjithshme në Spanjë

    Përleshje shpërthyen në Barcelonë teksa mijëra njerëz iu bashkuan grevës së përgjithshme në Spanjë

    Përleshje kanë shpërthyer midis grupeve të protestuesve dhe policisë në Barcelonë, pasi dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në grevën e parë të përgjithshme në Spanjë në 14 vitet e fundit.

    Greva u thirr nga sindikatat kryesore të vendit për shkak të çështjeve të strehimit dhe kostos së lartë të jetesës.

    Rreth 120,000 njerëz iu bashkuan një demonstrate në kryeqytetin Madrid, ndërsa më shumë se 50,000 dolën në Barcelonë.

    Pamjet treguan persona të maskuar duke u vënë zjarrin koshave të mbeturinave dhe duke thyer vitrinat e dyqaneve, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës.

    Transporti dhe shërbimet e tjera publike në mbarë Spanjën pësuan ndërprerje të rënda.

    Spanjollët pritet të votojnë në zgjedhjet parlamentare më 29 nëntor.

    Kreu i sindikatës së madhe UGT, Pepe Álvarez, deklaroi se greva ishte një sukses me një pjesëmarrje “masive”, ndërsa Unai Sordo nga sindikata CC OO e cilësoi pjesëmarrjen si “shumë të konsiderueshme”.

    Të mërkurën në mbrëmje, në qendër të Barcelonës kishte një prani të shtuar policore, me oficerë të pajisur me helmeta dhe mburoja kundër trazirave.

    Disa nga trazirat ndodhën në “Passeig de Gràcia”, pranë sheshit ikonik “Plaça de Catalunya” në qendër të qytetit.

    Zjarre të vogla digjeshin në mes të rrugëve ku ndodhën trazirat.

    Mediat vendase raportuan se një grup personash hodhën fishekzjarrë në drejtim të policisë dhe plaçkitën dyqane.

    Më herët gjatë ditës, pati ndërprerje të mëdha rreth Madridit dhe Barcelonës, ku qarkullimi u bllokua në disa rrugë kryesore.

    Ministria e Brendshme njoftoi se dhjetëra persona u arrestuan për incidente të ndryshme, ndërsa raportimet në Spanjë treguan se agjencitë imobiliare kishin pësuar sulme në zyrat e tyre.

    “E kemi paralizuar plotësisht qytetin”, tha një protestues në Madrid për agjencinë e lajmeve Reuters, duke shtuar se kishte mbështetje të gjerë për grevën e përgjithshme. “Të gjithë kanë dalë, pavarësisht motit me shi; të gjithë janë në rrugë”.

    Një protestuese tjetër, mësuesja 37-vjeçare Olga Domingo, tha se po protestonte sepse qeveria “vazhdon të bëjë shkurtime” dhe “situata e strehimit është skandaloze. Kostoja aktuale e jetesës, në krahasim me pagat, është krejtësisht e papërballueshme”.

    Greva u nxit nga protesta të gjera lidhur me strehimin e përballueshëm dhe rritjen e kostos së jetesës, pas dëbimit të 87-vjeçares Maricarmen Abascal nga një apartament në Madrid, ku ajo kishte jetuar për shtatë dekada. Ajo ndërroi jetë në spital disa javë më vonë.

    Çmimet e qirave në kryeqytet janë rritur vitet e fundit.

    Sipas portalit të pasurive të paluajtshme “Idealista”, kostoja mujore e një apartamenti prej 50 metrash katrorë në Madrid ishte mesatarisht 1,170 euro (1,300 dollarë) në muajin tetor, ndërsa paga mesatare mujore bruto në Spanjë është rreth 2,460 euro.

    Kjo shifër përbën pothuajse gjysmën e pagës mesatare bruto, duke tejkaluar ndjeshëm nivelin prej 30% të përballueshmërisë, që shpesh rekomandohet nga ekspertët e strehimit dhe institucionet publike.

    Kryeministri socialist Pedro Sánchez shpalli zgjedhje të parakohshme muajin e kaluar, pasi parlamenti nuk arriti të miratonte planin e tij për reformën në strehim.

    Spanja nuk kishte përjetuar greva të përgjithshme që nga viti 2012, në kohën e qeverisë konservatore të Mariano Rajoy-t. /Telegrafi/

  • Ronaldo nis një aventurë të re jashtë futbollit, bëhet pjesë e botës së serialeve televizive

    Ronaldo nis një aventurë të re jashtë futbollit, bëhet pjesë e botës së serialeve televizive

    Cristiano Ronaldo, kapiteni i Portugalisë dhe i Al-Nassr, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij profesionale, pasi ka vendosur të hyjë në botën e aktrimit përmes një seriali të ri televiziv.

    Ronaldo ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku shfaqet së bashku me regjisorin dhe producentin e njohur britanik, Matthew Vaughn, duke e shoqëruar me një mesazh: “Lajme të mëdha, produksioni i serialit tim të parë televiziv ‘Day 1s’ sapo ka filluar. Më shumë së shpejti”.

    Cilat janë detajet e serialit të ri të Ronaldos?

    “Deadline”, uebfaqja e specializuar në lajmet e artit dhe argëtimit, kishte raportuar më herët se Ronaldo do të jetë producent i serialit “Day 1s”, së bashku me Matthew Vaughn.

    Futbolli mbetet në qendër të historisë. Ngjarjet e serialit ndjekin një agjent britanik të quajtur Stanley Dalton, i cili interpretohet nga aktori Damian Lewis.

    Raportimet sugjerojnë se vetë Ronaldo do të shfaqet në serial, krahas legjendës franceze Thierry Henry, ish-yllit të Arsenalit dhe Barcelonës. Në episodin e parë mund të jetë i përfshirë edhe reperi i njohur britanik Dave.

    Xhirimet kanë nisur në Londër gjatë muajve të fundit, megjithëse ende nuk është caktuar një datë përfundimtare e publikimit.

    Njoftimi i Ronaldos erdhi pak kohë pasi ai u largua nga futbolli ndërkombëtar, duke i dhënë fund një kapitulli 23-vjeçar me Portugalinë, që kishte nisur me debutimin e tij në vitin 2003.

    Ai e përfundoi karrierën me Kombëtaren pas 234 ndeshjeve dhe 146 golave. Gjatë kësaj periudhe, Ronaldo fitoi edhe tri trofe me Portugalinë, më të rëndësishmit Euro 2016 dhe dy tituj të Ligës së Kombeve.

    Largimi i tij erdhi pas një krize që përfshiu ambientin sportiv gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar, duke ngritur pikëpyetje rreth marrëdhënies së tij me përzgjedhësin Jorge Jesus./Telegrafi/

  • Obadiah: My wife has never been involved in energy trade, I’m suing Ilir Krickel

    Democratic League of Kosovo ( The LDK), Lumir Abdixhiku, has reacted after statements by Vetvendosje Movement MP Ilir Krkei on the show ‘Pressing ‘%s’, accusing him of slandering his wife, Albina Abdixhiku.

    Through a public reaction, Obadiah has denied claims that his wife has engaged in electricity trading, naming them as lies.

    My wife, Albina, DO NOT MERCUTIES and NOUK IT IS a WISE with an electric trade. This claim is a complete lie, he wrote Obadiah.

    He has invited journalists, civil society organisations and all concerned to address the Energy Regulatory Office ( TO verify claims against his wife.

    The LDK leader has said he has heard for the first time the first time after the first political meetings related to the president’s election, while having announced that his wife has already filed charges against journalist Lirim Mehmetaj, whom she has described as initiator of the claim.

    Abdixhiku has warned that he will support his wife even in raising another indictment, this time against MP Kryke.

    I will fully support Albine to file a second indictment, this time against MP Krickey. Any amount that can be obtained from the compensation will be dedicated to a good cause, he has declared.

    In his reaction, Obadiah has sharply criticised family involvement in political clashes, saying political objections should be directed towards him and his work, not his wife.

    You have political confrontation with me. I’m opposed to my attitudes, decisions, and work on every means you have. But attacking my wife with lies to strike me is a cowardly act, he wrote.

    Eventually, Obadiah has also stopped at the power issue, calling it one of the most serious problems in the country.

    Energy mafia is the worst wound in this country. I’m going to keep talking to him and ask for an account, he’s done with Obadiah. /Telegraphy.

  • Abdixhiku: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë, do ta padis Ilir Kërçelin

    Abdixhiku: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë, do ta padis Ilir Kërçelin

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, në emisionin “Pressing”, duke e akuzuar atë për shpifje ndaj bashkëshortes së tij, Albina Abdixhiku.

    Përmes një reagimi publik, Abdixhiku ka mohuar pretendimet se bashkëshortja e tij është marrë me tregti të energjisë elektrike, duke i cilësuar ato si gënjeshtra.

    “Bashkëshortja ime, Albina, NUK MERRET dhe NUK ËSHTË MARRË KURRË me tregti të energjisë elektrike. Ky pretendim është gënjeshtër e plotë”, ka shkruar Abdixhiku.

    Ai ka ftuar gazetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe të gjithë të interesuarit që t’i drejtohen Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), për të verifikuar pretendimet e bëra ndaj bashkëshortes së tij.

    Kreu i LDK-së ka thënë se për këtë çështje ka dëgjuar për herë të parë pas takimeve të para politike lidhur me zgjedhjen e presidentit, ndërsa ka bërë të ditur se bashkëshortja e tij tashmë ka ngritur padi ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, të cilin e ka cilësuar si iniciator të pretendimit.

    Abdixhiku ka paralajmëruar se do ta mbështesë bashkëshorten edhe në ngritjen e një padie tjetër, këtë herë ndaj deputetit Kërçeli.

    “Do ta mbështes plotësisht Albinën që të ngrejë një padi të dytë, këtë herë ndaj deputetit Kërçelit. Çdo shumë që mund të përfitohet nga dëmshpërblimi do t’i dedikohet një kauze të mirë”, ka deklaruar ai.

    Në reagimin e tij, Abdixhiku ka kritikuar ashpër përfshirjen e familjarëve në përplasjet politike, duke thënë se kundërshtimet politike duhet të drejtohen ndaj tij dhe punës së tij, e jo ndaj bashkëshortes.

    “Përballjen politike e keni me mua. Më kundërshtoni për qëndrimet, vendimet dhe punën time me çdo mjet që keni. Por të sulmosh bashkëshorten time me gënjeshtra për të më goditur mua është akt burracak”, ka shkruar ai.

    Në fund, Abdixhiku është ndalur edhe te çështja e energjisë elektrike, duke e cilësuar atë si një nga problemet më të rënda në vend.

    “Mafia energjetike është plaga më e rëndë e këtij vendi. Për të do të vazhdoj të flas dhe të kërkoj llogari”, ka përfunduar Abdixhiku./Telegrafi.

  • Laban addresses Benita with stings, even mentioning Albin Kurti

    Singer Labinot Rexha reacted through a post at InstaStory, addressing Benita Zena, bringing back to the attention reports and clashes that have continued even after the end of the previous Big Brother edition V IP Kosova.

    In his post, Rexha has drawn a comparison between political developments and what happened during their experience in reality show.

    Source Layer: Insander

  • Labi i drejtohet Benitës me thumba, e përmend edhe Albin Kurtin

    Labi i drejtohet Benitës me thumba, e përmend edhe Albin Kurtin

    Labi i drejtohet Benitës me thumba, e përmend edhe Albin Kurtin

    Këngëtari Labinot Rexha ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, ku i është drejtuar Benita Zenës, duke rikthyer në vëmendje raportet dhe përplasjet që kanë vazhduar edhe pas përfundimit të edicionit të kaluar të Big Brother VIP Kosova.

    Në postimin e tij, Rexha ka bërë një krahasim mes zhvillimeve politike dhe asaj që kishte ndodhur gjatë eksperiencës së tyre në reality show.

    Burimi: Insajderi

  • Rizvanolli: Energy prices have reached 500 euros for megawatts-hours, difficult winters for Kosovo, Europe

    Economy Minister Artane Rizvanolli has warned a difficult energy winter, saying prices on international markets have reached about 500 euros per megawatt-hour since the early days of November.

    The TV show on Canal10 has compared the current situation to the energy crisis in 2021 when such prices were recorded at the height of winter.

    She has said that one of the main reasons for this situation is the conflict in Iran and the closure of the Hormuz Strait, which has affected the supply of liquid oil and natural gas.

    Rizvanolli has stressed that Kosovo is also facing challenges, especially because of the Kosovo B1 thermal power block Kosova B, which has been out of office since April 6th due to investments in electrofiltra and the deregulation system.

    According to her, the project has been delayed, while the ministry has been in constant communication with KEK and the European Union for accelerating the works.

    As a move to cope with the situation, the minister has indicated that inter-conception capacities have increased with Albania, Montenegro and northern Macedonia for 350 megawatts total. / KP

    Source Layer: Dukeagini

  • Rizvanolli: Çmimi i energjisë ka arritur në 500 euro për megavat-orë, dimër i vështirë për Kosovën dhe Evropën

    Rizvanolli: Çmimi i energjisë ka arritur në 500 euro për megavat-orë, dimër i vështirë për Kosovën dhe Evropën

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar një dimër të vështirë energjetik, duke thënë se çmimet në tregjet ndërkombëtare kanë arritur në rreth 500 euro për megavat-orë që në ditët e para të nëntorit.

    Ajo në emisionin “Politiko” në Kanal10, ka krahasuar situatën aktuale me krizën energjetike të vitit 2021, kur çmimet e tilla ishin regjistruar në kulmin e dimrit.

    Ajo ka thënë se një nga arsyet kryesore për këtë situatë është konflikti në Iran dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, që ka ndikuar në furnizimin me naftë dhe gaz natyror të lëngëzuar.

    Rizvanolli ka theksuar se edhe Kosova po përballet me sfida, sidomos për shkak të bllokut B1 të Termocentralit Kosova B, i cili është jashtë funksionit që nga 6 prilli për shkak të investimeve në elektrofiltra dhe sistemin e deazotizimit.

    Sipas saj, projekti ka pasur vonesa, ndërsa Ministria ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me KEK-un dhe Bashkimin Evropian për përshpejtimin e punimeve.

    Si masë për përballimin e situatës, ministrja ka bërë të ditur se janë rritur kapacitetet interkonektive me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut për 350 megavat në total./KP

    Burimi: Dukagjini

  • Cilat profesione mund të zëvendësohen nga IA? - Nimani tregon si mund të na zëvendësojnë robotët (VIDEO)

    Cilat profesione mund të zëvendësohen nga IA? – Nimani tregon si mund të na zëvendësojnë robotët (VIDEO)

    Cilat profesione mund të zëvendësohen nga IA? - Nimani tregon si mund të na zëvendësojnë robotët (VIDEO)

    Eksperti i teknologjisë, Çelik Nimani, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka diskutuar për profesionet që mund të zëvendësohen ose të reduktohen si pasojë e automatizimit dhe përdorimit të robotëve.

    Nimani ka theksuar se disa sektorë tashmë po përballen me ndryshime të mëdha, veçanërisht prodhimi industrial, ku puna fizike po zëvendësohet gjithnjë e më shumë nga makineritë dhe sistemet e automatizuara.

    “Ka shumë profesione që nuk janë t’u ekzistu edhe po duhet me u zëvendësu. E përmendëm prodhimin industrial për shkak se njerëzit nuk dojnë me e bo atë punë më”, ka deklaruar Nimani.

    Ai ka përmendur edhe profesionin e pastruesit si një fushë ku vërehet mungesë e fuqisë punëtore dhe ku automatizimi mund të luajë rol gjithnjë e më të madh.

    Sipas tij, puna e pastrimit po përballet me vështirësi në gjetjen e punëtorëve, si në nivel global, ashtu edhe në Kosovë.

    “Ka profesione që janë t’u u reduktu, shembull pastrimi. Puna e pastruesit është krizë globale edhe në Kosovë. Kjo tregon që është punë që njerëzit s’po dojnë me e bo ma”, ka thënë ai.

    Për më shumë:

  • Punësimet 5 vjeçare: Kurti thotë 85 mijë, Trusti veç 12 mijë (VIDEO)

    Punësimet 5 vjeçare: Kurti thotë 85 mijë, Trusti veç 12 mijë (VIDEO)

    Punësimet 5 vjeçare: Kurti thotë 85 mijë, Trusti veç 12 mijë (VIDEO)

    Kryeministri Albin Kurti thotë se arriti të krijojë mbi 85 mijë vende të reja të punës, gjatë pesë viteve të fundit në pushtet.

    Por, të dhënat e Trustit të Kursimeve Pensionale, japin pasqyrë krejt tjetër.

    Veç 12 mijë më shumë rezulton numri i kontribuuesve aktivë që nga 2021-ta deri në shtator të këtij viti.

    Gjatë 2021-ës, në Trust ishin regjistruar mbi 330 mijë kontribuues aktivë. E sivjet numri i llogarive aktive rezulton të jetë rreth 343 mijë.

    Për më shumë, ndiqeni kronikën: