Blog

  • "Jam arrestuar dhe dënuar në Serbi”- Befason Kelmendi, tregon çka shkruante 'DeepSeek' për të (VIDEO)

    “Jam arrestuar dhe dënuar në Serbi”- Befason Kelmendi, tregon çka shkruante ‘DeepSeek’ për të (VIDEO)

    "Jam arrestuar dhe dënuar në Serbi”- Befason Kelmendi, tregon çka shkruante 'DeepSeek' për të (VIDEO)

    Autori dhe moderatori i emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka ndarë një përvojë personale lidhur me pasaktësitë e Inteligjencës Artificiale, duke treguar se si platforma kineze “DeepSeek” për një kohë të gjatë pretendonte se ai ishte arrestuar dhe dënuar në Serbi.

    Gjatë diskutimit për rreziqet dhe ndikimin e Inteligjencës Artificiale, Kelmendi tregoi se kishte pyetur platformën “DeepSeek” se kush ishte Adriatik Kelmendi, por përgjigjja që kishte marrë e kishte habitur.

    “E kam pyetur DeepSeek-un se kush është Adriatik Kelmendi… DeepSeek thoshte se unë jam arrestuar dhe dënuar në Serbi, gjatë njërës prej vizitave të mia apo kalimit nëpër territorin e Serbisë”, tregoi Kelmendi.

    Ai tha se pavarësisht përpjekjeve për ta korrigjuar këtë informacion të pavërtetë, platforma vazhdonte të këmbëngulte në pretendimin e saj, madje duke ofruar edhe lidhje që supozohej se çonin te vendime gjyqësore.

    “Kur i thoja se je gabim, nxirrte linqe kinse të vendimeve gjyqësore të apelimit, të cilat kur i hapje nuk të çonin te asgjë. Por, megjithatë, insistonte. I jam kthyer edhe pas një jave dhe prapë ka insistuar”, tregoi ai.

    Kelmendi tha se për rreth dy deri në tri javë, “DeepSeek” vazhdonte ta paraqiste si person të dënuar në Serbi, duke u përpjekur ta bindte përmes pretendimeve dhe “provave” të ndryshme.

    Madje, sipas tij, platforma shkonte aq larg sa sugjeronte se ai po përpiqej ta fshihte një ngjarje të tillë.

    “Kur i thoja: ‘Po unë jam personi dhe kjo nuk ka ndodhur asnjëherë’, më thoshte: ‘Ju po doni ta fshihni atë që ka ndodhur, sepse ndoshta e keni të rëndë ta pranoni’”, deklaroi Kelmendi.

    Ai shtoi se vetëm pas rreth dy muajsh, përgjigjet e DeepSeek-ut filluan të përputheshin pak a shumë me ato që ofrojnë platformat perëndimore të Inteligjencës Artificiale.

    Për më shumë:

  • Sylaj: Kërcënimet me sulme kibernetike që i marrim si shtet mund t`i ndajmë me BE-në (VIDEO)

    Sylaj: Kërcënimet me sulme kibernetike që i marrim si shtet mund t`i ndajmë me BE-në (VIDEO)

    Sylaj: Kërcënimet me sulme kibernetike që i marrim si shtet mund t`i ndajmë me BE-në (VIDEO)

    Ekspertja e sigurisë kibernetike, Gonxhe Sylaj, ka deklaruar se Kosova mund t’i ndajë me Bashkimin Evropian kërcënimet për sulmet kibernetike që mund t’i bëhen shtetit.

    Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka thënë se ndarja e këtyre kërcënimeve me BE-në mund të jenë të nevojshme edhe për shtetet evropiane, që gjithashtu mund të përballen me probleme të njëjta.  

    “Nëse BE, së bashku me Amerikën e me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor arrijnë me u ulë bashkë, të paktën një pjesë me e kontrollu edhe me shtetet aleate që janë, ndoshta me shtetet anëtare të NATO-s, me Kanadanë, me Australinë, arrijmë ta kontrollojmë deri në një masë, ose të paktën që këto shtete të jenë të sigurta, sepse I ndajmë të gjithë kërcënimet e njëjta.”, ka thënë ajo.

    Sylaj ka folur edhe për mënyrën se si tekonologjia sot po konsiderohet si problem dhe atë se si duhet trajtuar ajo.  

    “Nuk është punë që e vendosin pesë vetë, e as pesë shtete. Problemi kryesor është që tekonoligjia po na ndërligj të gjithëve, por nuk po konsiderohet si problem transnacional, ndërkombëtar për me u trajtu bashkë, po trajtohet në kufijtë politikë.”, ka thënë ajo. /Klankosova.tv

  • Cahani: S’mund të ketë revolucion pa dobësi, por përparësitë e AI janë më të mëdha (VIDEO)

    Cahani: S’mund të ketë revolucion pa dobësi, por përparësitë e AI janë më të mëdha (VIDEO)

    Cahani: S’mund të ketë revolucion pa dobësi, por përparësitë e AI janë më të mëdha (VIDEO)

    A sjell Inteligjenca Artificiale më shumë përparësi apo dobësi?

    Sipas Mërgim Cahanit, themelues i “Gjirafa”, “Super-Inteligjenca” më shumë sjell përparësi, por me të vijnë edhe rreziqet.

    Megjithatë, në “Rubikon” të Klan Kosova, ai tha se me përparësitë e IA-së ia vlejnë edhe rreziqet që vijnë me të.

    “Me çdo risi, inovacion, revolucion që AI tash është në fazë të revolucionit, ende s’e ka mbërri atë qëllim për me tejkalu revolucionin industrial, por është drejt atyre hapave. Nuk ka asgjë te Ai që vjen me një rrezik më shumë proporcionalisht me benefitet që i bjen sesa çdo revolucion apo risi në të kaluarën. Mendoj që është i balancuar”, deklaroi Cahani.

    Ai tha se “nuk mundesh me pas një kerr që ec shpejt e nuk të harxhon. Nuk mundesh me pas një revolucion, një dobi a risi që i ka vetëm përparësitë e veta, e jo dobësitë. Edhe AI është njëjtë”.

    Ndiqeni deklarimin e tij:

  • Është publikuar traileri i sezonit të fundit të serialit "Emily in Paris"

    Është publikuar traileri i sezonit të fundit të serialit “Emily in Paris”

    Netflix ka publikuar trailerin e parë për sezonin e gjashtë dhe të fundit të “Emily in Paris”, i cili del më 24 dhjetor. Emily (Lily Collins) kujton ditët e saj të para në Paris, pastaj udhëton për në Greqi me Mindyn, ku takon përsëri Gabrielin.

    Traileri fillon me një rikthim në të kaluarën në episodet e para, kur Emily mbërrin në kryeqytetin francez, dhe më pas kalon nëpër momentet kulmore të kohës së saj në Evropë. Pas kësaj, Mindy (Ashley Park) e fton atë në një festë në Greqi, dhe ngjarja zhvendoset në jahte dhe bregdetin grek.

    Në një skenë, Emily takon Gabrielin (Lucas Bravo), marrëdhënien e saj prej vitesh që ndërpritet vazhdimisht, në treg. Traileri lë të kuptohet se ende ka ndjenja mes tyre.

    Sezoni i pestë përfundoi me ndarjen e Emily-t dhe Marcello-s. Gabrieli i dërgoi asaj një kartolinë duke e ftuar të bashkohej me të në Greqi, ku ai po punonte në jahtin e punëdhënësit të tij.

    – YouTube youtu.be

    Zgjedhja e fundit

    Sipas përshkrimit zyrtar të publikuar nga Netflix, Emily përballet me vendime në sezonin e ri që do ta vënë në provë besnikërinë e saj. Probleme të papritura në punë dhe ndryshime në marrëdhënie do ta detyrojnë të zgjedhë për herë të fundit midis karrierës, zemrës dhe jetës që ndërtoi në Paris.

    Përveç Greqisë, sezoni u xhirua në Monako dhe Paris. Seriali u krijua nga Darren Star.

    Në serial rikthehen edhe Philippine Leroy-Beaulieu (Sylvie), Samuel Arnold (Julien), Bruno Gouery (Luc), William Abadie (Antoine Lambert), Lucien Laviscount (Alfie), Minnie Driver (Princesha Jane) dhe Paul Forman (Nico).

    Seriali u shfaq premierë në tetor 2020 dhe u bë një nga hitet më të mëdha të Netflix. Në vitin 2021, u nominua për një Emmy dhe një Golden Globe për Serialin më të Mirë Komedi, dhe Lily Collins u nominua për një Golden Globe për Aktoren më të Mirë në një Komedi ose Muzikal. /Telegrafi/

  • Heavy shot for the Turkeys, confirmed lack of Mbappes against Italy

    France’s national, will have to do without its main star, Kylyan Mbappe, in the upcoming electrification of Italy.

    The news has been officially confirmed by the French national technical headquarters, with Real Madrid’s attacker being unwilling to land in the field.

    The attacker’s absence comes as a strong tactical blow to the Didier Deschamps strategists before this direct high-level challenge.

    The French star will not be part of the gathering for this duel until the decision is made not to endanger his physical condition.

    The captain’s absence is seen as a big minus for the turkeys, who must seek victory over Italian rivals without their most powerful offensive card.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Goditje e rëndë për “Gjelat”, konfirmohet mungesa e Mbappes kundër Italisë

    Goditje e rëndë për “Gjelat”, konfirmohet mungesa e Mbappes kundër Italisë

    Goditje e rëndë për “Gjelat”, konfirmohet mungesa e Mbappes kundër Italisë

    Kombëtarja e Francës, do të duhet të bëjë pa yllin e saj kryesor, Kylian Mbappe, në përballjen e ardhshme elektrizuese ndaj Italisë.

    Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga shtabi teknik i kombëtares franceze, me ç’rast sulmuesi i Real Madridit nuk do të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë.

    Mungesa e sulmuesit vjen si një goditje e fortë taktike për strategun Didier Deschamps para kësaj sfide direkte të nivelit të lartë.

    Ylli francez nuk do të jetë pjesë e grumbullimit për këtë duel, derisa vendimi është marrë për të mos rrezikuar me gjendjen e tij fizike.

    Mungesa e kapitenit shihet si një minus i madh për “Gjelat”, të cilët duhet të kërkojnë fitoren ndaj rivalëve italianë pa kartën e tyre më të fuqishme sulmuese.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Suspected of Violence-Extracted by Switzerland in Kosovo People Wanted by International Arrest Order

    A person wanted by international arrest warrant has been extradited to Kosovo.

    As Kosovo Police report, the extradition from Switzerland has been carried out thanks to the involvement of the Directorate for International Police Co-operation, which has co-ordinated actions with other police structures and local justice bodies to ensure the presence of the suspect in the country.

    With 1111.2026 being extradited from Switzerland to Kosovo, the citizen of Kosovo, as the same was required under international arrest warrant issued by the institutions of justice of the Republic of Kosovo, as the same was involved in the criminal work of Violence.  

    Following the extradition, according to the announcement, the suspect was handed over to relevant police units DDRP Gjilan for further legal procedures.

    The Kosovo Police will continue with the exchange of information with local institutions, states and international organisations with the aim of preventing, investigating and uncovering criminal activities that connect with the investigation of the perpetrators, as well as other activities in the investigation, the arrest of persons and criminal groups operating in and abroad.

    Source Layer: Insander

  • I dyshuar për dhunim-Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë personi i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

    I dyshuar për dhunim-Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë personi i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

    I dyshuar për dhunim-Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë personi i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

    Një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar është ekstraduar në Kosovë.

    Siç njofton Policia e Kosovës, ekstradimi nga Zvicra është kryer falë angazhimit të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, e cila ka bashkërenduar veprimet me strukturat e tjera policore dhe organet e drejtësisë vendase për të siguruar praninë e të dyshuarit në vend.

    “Me datën 11.11.2026 është ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë, shtetasi i Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës,  pasi i njëjti ishte përfshirë në veprën penale të Dhunimit”, thuhet në njoftim.  

    Pas ekstradimit, sipas njoftimit, i dyshuari iu dorëzua njësiteve përkatëse të policisë DRP Gjilan për procedura të mëtutjeshme ligjore.

    “Policia e Kosovës do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore,  shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.”, është thënë në njoftim.

    Burimi: Insajderi

  • Guardiola bëhet objektivi kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares së njohur

    Guardiola bëhet objektivi kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares së njohur

    Federata e Futbollit e SHBA-së pritet ta bëjë Pep Guardiolën kandidatin kryesor për ta zëvendësuar Mauricio Pochettinon, në rast se trajneri argjentinas largohet nga posti për t’u bashkuar me Manchester Unitedin, raporton The Athletic.

    Burime të informuara për këtë çështje i kanë thënë mediumit se Guardiola është shfaqur si kandidati i preferuar i amerikanëve në rast të largimit të Pochettinos drejt “Old Traffordit”.

    Manchester Unitedi është duke punuar për të arritur marrëveshje me Pochettinon, i cili pritet ta zëvendësojë Michael Carrickun.

    Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit tashmë janë në negociata me ish-trajnerin e Tottenham dhe Chelseat për kushtet personale.

    Ndërkohë, Guardiola ka drejtuar më parë Barcelonën, Bayern Munichun dhe Manchester Cityn, duke fituar disa tituj kampionë në ligat vendore, si dhe tri trofe të Ligës së Kampionëve.

    Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar ndonjë ofertë zyrtare apo marrëveshje mes Federatës së Futbollit të SHBA-së dhe trajnerit spanjoll./Telegrafi/

  • Dy shoferë përplasin makinat e tyre në një parking krejtësisht të zbrazët në Rusi

    Dy shoferë përplasin makinat e tyre në një parking krejtësisht të zbrazët në Rusi

    Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Bashkortostan të Rusisë.

    Siç edhe shihet në pamje të publikuara në rrjetet sociale, dy shoferë arritën të përplaseshin me njëri-tjetrin në një parking pa asnjë veturë tjetër.

    Të dy vendosën të lëviznin mbrapa në të njëjtën kohë, pa e vërejtur njëri-tjetrin.

    Përplasja ndodhi krejt papritur, në një hapësirë ku dukej se nuk kishte asnjë mundësi për aksident. /Telegrafi/