Blog

  • Bayern Munich zgjedh ‘trashëgimtarin’ e Harry Kane

    Bayern Munich zgjedh ‘trashëgimtarin’ e Harry Kane

    Bayern Munich zgjedh ‘trashëgimtarin’ e Harry Kane

    Bayern Munich e ka identifikuar Nicolo Tresoldin si një nga objektivat e tyre kryesorë për të forcuar sulmin e tyre në afatin kalimtar të e verës. Klubi bavarez synon që sulmuesi i Club Brugge të bëhet pasardhësi i Harry Kane dhe qendërsulmuesi i tyre i ardhshëm.

    Sipas gazetës belge Het Nieuwsblad, përfaqësues të klubit bavarez kanë udhëtuar në Belgjikë disa herë për të ndjekur drejtpërdrejt performancat e tij, duke kërkuar një lojtar të dytë kyç në sulm pavarësisht zgjatjes së kontratës së fundit me Kane, në një marrëveshje vlera e së cilës vlerësohet të jetë midis 40 dhe 50 milionë eurove.

    Menaxhmenti i Club Brugge është i palëkundur në qëndrimin e tij në lidhje me afatin kalimtar të janarit 2027: sulmuesi nuk është në shitje në mes të sezonit. Hierarkia e brendshme e klubit belg e konsideron lojtarin të paprekshëm, duke përmendur kontratën e tij afatgjatë, e cila zgjat deri më 30 qershor 2029.

    Vetë sulmuesi ndan të njëjtin plan veprimi me klubin dhe ka një marrëveshje në parim për të përfunduar zhvillimin e tij konkurrues në ligën belge të paktën deri në fund të sezonit aktual.

    Me një vlerësim tregu të vlerësuar në 35 milionë euro në Transfermarkt, sulmuesi italo-gjerman ka tërhequr interesin e disa klubeve kryesore evropiane, megjithëse klubi belg përjashton çdo dobësim në mes të garës.

    Pavarësisht refuzimit fillestar në janar, drejtuesit e klubit belg do ta rishqyrtonin qëndrimin e tyre nëse do t’u ofroheshin më shumë se 40 milionë euro në afatin kalimtar të verës.

    Kjo shifër përmendet drejtpërdrejt në transferimin e Christos Tzolis, sulmuesit për të cilin Club Brugge mori së fundmi 40 milionë euro, duke e vendosur atë pikë referimi financiare si pikën minimale fillestare të kërkuar nga Tresoldi.

    Nuk ka të dhëna në zyrat e Allianz Arena për ndonjë ofertë zyrtare apo negociatë të avancuar, duke u kufizuar për momentin në punën në terren të rrjetit të vëzhguesve të udhëhequr nga sekretariati teknik i Mynihut.

    Skautët e Bayern Munich do të vazhdojnë të monitorojnë progresin e shënimit të Tresoldit gjatë gjithë tremujorit të parë të vitit 2027 për të përcaktuar nëse do të paraqesin një ofertë zyrtare që përmbush kërkesat e Club Brugge para hapjes së afatit kalimtar të verës.

    Burimi: Insajderi

  • A person arrested in Fushe-Kosovo, allegedly raped a minor

    A person has been arrested in Fushe-Kosovo, under suspicion that he violated a minor.

    According to the 24-hour Kosovo Police report, the Kosovo female victim has been sent to the shelter, while the suspect, Kosovo’s male, has been arrested.

    By order of the prosecutor, the suspect has been sent to the holding for 48 hours.

    Kosovo’s female minor victim has been allegedly violated by the Kosovo male suspect. The victim was taken to the shelter. While the suspect has been arrested and on the prosecutor’s orders sent to the hold for 48 hours, it is reported.

    Source Layer: Dukeagini

  • Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, dyshohet se dhunoi një të mitur

    Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, dyshohet se dhunoi një të mitur

    Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se ka dhunuar një të mitur.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima, femër kosovare, është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar.

    Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “Dyshohet se viktima e mitur  femër kosovare, është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në strehimore. Ndërsa i dyshuari është arrestuar  dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

    Burimi: Dukagjini

  • Pesë raste të dhunës në familje në 24 orë

    Pesë raste të dhunës në familje në 24 orë

    Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje, kanosjes dhe ngacmimit në raportin 24-orësh, të regjistruara në Prishtinë, Graçanicë, Gjakovë dhe Leposaviq.

    Në Graçanicë, një grua ka raportuar në polici se kishte pranuar vazhdimisht mesazhe me përmbajtje kërcënuese dhe ngacmuese nga një person me të cilin kishte bashkëjetuar. I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pas konsultimit me prokurorin.

    Në Prishtinë, një person është arrestuar nën dyshimin se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj nënës dhe motrës së tij. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 24 orë.

    Një rast tjetër në Prishtinë është raportuar në orën 20:05, ku një person dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Edhe ky rast është iniciuar dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Po ashtu, në Prishtinë, në orën 22:10, është raportuar se një e mitur kishte përjetuar dhunë psikike nga prindërit e saj. Me urdhër të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

    Ndërkaq, në Gjakovë, dy vëllezër janë arrestuar pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete. Sipas policisë, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy janë dërguar në mbajtje.

    Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në Leposaviq, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj.

    Si pasojë e sulmit, ajo ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, bashkëshorti është dërguar në mbajtje, ndërsa vjehrri është liruar në procedurë të rregullt.

    Burimi: Dukagjini

  • We go next year together, Olechka and Fuego plan ( VIDEOS)

      Olechka and Fuego have drawn closer than ever, while this time Olechka has taken on the role of Musakaetares, addressing some questions about his life.

    She asked the country she likes most, while Fuego’s response was the town of Ulcinj.

     Let’s go next year together.

    To listen to the entire conversation between them, follow the video below:

  • “Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane (VIDEO)

    “Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane (VIDEO)

    “Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane (VIDEO)

     Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka marrë rolin e “gazetares”, duke i drejtuar disa pyetje rreth jetës së tij.

    Ajo e pyeti se cili është vendi që i pëlqen më shumë, ndërsa përgjigjja e Fuegos ishte qyteti i Ulqinit.

     “Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë!”, i është drejtuar Fuego asaj, duke treguar për kujtimet e tij në këtë vend.

    Për të dëgjuar të gjithë bisedën mes tyre, ndiqeni videon më poshtë:

  • Hoxhaj confesss travel with Hashim Thaci, Kadri Veselini in the 90s

    IThe foreign minister, Enver Hoxhaj, has confessed part of his trip ahead of his involvement in politics. 

    He has talked about recognition with former President Hashim Thaci and former Prime Minister Kadri Veselin during student years, as well as leaving Kosovo in 1993 and traveling to Vienna in the spring of 1994.

    Hoxhaj recalled that Thaci was among the first people he met when studying history and that through him he had met Wessel.

    I was a student of history in 1987-88 and of the first people I met was Hashim Thaci, and through Hashim I have a meeting with Kadriun. With Hashim we have talked a lot about historians, Hoxhaj said.

    He indicated that in 1994 he was heading toward Vienna along with Thaci and Nuri Bexhet. According to him, Thaci stayed a month in the Austrian capital before continuing his studies in Zurich, where Wessel also went for studies.

    When I moved along with Hashim Thaci and Nuri Bexhet, in 1994 we moved towards Vienna. Hashimi has spent a month in Vienna and then went to Zurich for studies. Kadriu has also moved to Cyril for studies. When I went to Austria, to Vienna, for studies, I went with a falco passport, who gave me a friend of history, who was mayor then in Macedonia, he confessed.

    Hoxhaj also returned to the border crossing in 1993 and to the months he spent in Albania along with Thaci, ahead of his departure for Austria, broadcasts Klankosova.tv.

    When I crossed the border in 1993, I crossed the border across the border that connects Kosovo to Tetovo and stayed in the family of a friend of mine. We’ve been in Albania for several months with Hashim and in the spring of 1994 we’ve moved towards Vienna for studies, Hoxhaj said, on the news show, with Debra Hodza.

  • Hoxhaj rrëfen rrugëtimin me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në vitet e 90-ta

    Hoxhaj rrëfen rrugëtimin me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në vitet e 90-ta

    Hoxhaj rrëfen rrugëtimin me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në vitet e 90-ta

    Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka rrëfyer një pjesë të rrugëtimit të tij para angazhimit në politikë. 

    Ai ka folur për njohjen me ish-presidentin Hashim Thaçin dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veselin gjatë viteve studentore, si dhe për largimin nga Kosova në vitin 1993 dhe udhëtimin drejt Vjenës në pranverën e vitit 1994.

    Hoxhaj kujtoi se Thaçi ishte ndër njerëzit e parë që kishte takuar kur studionte histori dhe se përmes tij ishte njohur edhe me Veselin.

    “Unë kam qenë student i historisë në vitet 1987-88 dhe prej njerëzve të parë që i kam taku ka qenë Hashim Thaçi dhe përmes Hashimit kam taku edhe Kadriun. Me Hashimin kemi bisedu shumë për historianë”, tha Hoxhaj.

    Ai tregoi se në vitin 1994 ishte nisur drejt Vjenës bashkë me Thaçin dhe Nuri Bexhetin. Sipas tij, Thaçi qëndroi një muaj në kryeqytetin austriak para se të vazhdonte studimet në Cyrih, ku për studime shkoi edhe Veseli.

    “Kur unë kam lëvizë bashkë me Hashim Thaçin dhe Nuri Bexhetin, në 1994 kemi lëvizë drejt Vjenës. Hashimi ka qëndru një muaj në Vjenë dhe pastaj ka shku në Cyrih për studime. Kadriu gjithashtu ka lëvizë në Cyrih për studime. Kur unë kam shku për Austri, në Vjenë, për studime, kam shku me pasaportë falco, që ma ka dhënë një shok i historisë, që ka qenë kryetar komune pastaj në Maqedoni”, rrëfeu ai.

    Hoxhaj u kthye edhe te kalimi i kufirit në vitin 1993 dhe te muajt që kaloi në Shqipëri bashkë me Thaçin, para nisjes për në Austri, transmeton Klankosova.tv.

    “Kur e kam kalu kufirin në 1993, kam kalu përmes pikës kufitare që e lidh Kosovën me Tetovën dhe kam qëndru në familjen e një shokut tim. Kemi qëndru në Shqipëri disa muaj bashkë me Hashimin dhe në pranverën e 1994 kemi lëvizë drejt Vjenës për studime”, tha Hoxhaj, në emisionin “Shteg” me Dibran Hoxhën.

  • Universitetet franceze takohen me studentët kosovarë, prezantojnë mundësitë e studimit në Francë

    Universitetet franceze takohen me studentët kosovarë, prezantojnë mundësitë e studimit në Francë

    Përfaqësues të universiteteve franceze do të takohen me studentët kosovarë më 23 nëntor, në kuadër të Turneut të Ballkanit, në një aktivitet që do t’i kushtohet bashkëpunimit universitar ndërmjet Francës dhe Kosovës, shkruan Telegrafi.

    Sipas njoftimit të Ambasadës së Francës në Kosovë, aktiviteti do të organizohet nga Instituti Francez në Kosovë dhe do të hapet nga ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.

    Nga ora 09:00 deri në 13:00 do të mbahet panairi i studentëve, ku të rinjtë do të kenë mundësi të njihen me programet e studimit të ofruara nga universitetet franceze dhe të shkëmbejnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e tyre rreth mundësive për të studiuar në Francë.

    Në njoftim bëhet e ditur se gjatë pasdites do të zhvillohen edhe takime institucionale ndërmjet universiteteve kosovare dhe homologëve të tyre francezë, me qëllim të shqyrtimit të mundësive të reja për bashkëpunim dhe partneritet.

    “Studentët do të kenë mundësi të njihen me programet e studimit të ofruara nga universitetet franceze dhe të shkëmbejnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e tyre rreth mundësive për të studiuar në Francë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Francës në Kosovë.

    Në fund të njoftimit, Ambasada u ka drejtuar një ftesë studentëve dhe përfaqësuesve universitarë: “Studentë dhe përfaqësues universitarë, ju mirëpresim!”/Telegrafi/

  • Benita për pëlqimin ndaj Klodit: Kur shoh për kë kam pasur pëlqim, them se në Big Brother edhe një gotë të pëlqen

    Benita për pëlqimin ndaj Klodit: Kur shoh për kë kam pasur pëlqim, them se në Big Brother edhe një gotë të pëlqen

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zena, ka rikthyer në vëmendje një nga diskutimet që kishte marrë vëmendje gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në vend, atë të pëlqimit që kishte shprehur për Klodian Mihajn.

    E ftuar në emisionin “Big Cast” në Klan Kosova, ajo është pyetur nëse është penduar për ndjenjat dhe interesimin që kishte shfaqur ndaj tij gjatë kohës sa ishte pjesë e formatit.

    Benita nuk hezitoi të përgjigjej, duke lënë të kuptohet se pas daljes nga shtëpia dhe rikthimit në jetën e përditshme, e kishte parë situatën krejtësisht ndryshe.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Ajo madje bëri një krahasim interesant, duke thënë se izolimi dhe qëndrimi për një kohë të gjatë larg realitetit mund të ndikojnë në mënyrën se si krijohen pëlqimet brenda shtëpisë.

    “Pasi që jam dalë prej Bigut dhe e shoh se për kë kam shpreh pëlqim, ndonjëherë edhe kjo gotë të pëlqen. Ka qenë efekti i izolimit, sepse nuk ka qenë preferencë e imja”, u shpreh ajo.

    Me këtë deklaratë, ish-banorja la të kuptohet se pëlqimi ndaj Klodit nuk ka qenë domosdoshmërisht një interesim që do ta kishte edhe jashtë formatit, duke ia atribuuar atë atmosferës së krijuar brenda shtëpisë.

    Kjo vjen si një tjetër koment për raportet dhe afrimitetet që krijohen gjatë qëndrimit në një ambient të izoluar, ku mungesa e kontakteve me botën e jashtme mund të ndikojë edhe në perceptimin e marrëdhënieve mes banorëve. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com