Blog

  • Grindje në BE për financimin e Ukrainës

    Grindje në BE për financimin e Ukrainës

    Grindje në BE për financimin e Ukrainës

    Vitin e ardhshëm, në Ukrainë do të hyjnë 45 miliardë euro shtesë nga fondet e BE-së. Jo të gjitha shtetet anëtare janë të gatshme të marrin pjesë. Kancelari Merz shton presionin përpara një samiti informal të BE-së.

    Pak para samiteve evropiane në Dublin, ka shpërthyer një debat mbi mbështetjen e ardhshme për Ukrainën. Kryeministri sllovak Robert Fico e akuzoi të martën kancelarin gjerman Friedrich Merz (CDU) për “shantazh” dhe sjellje “të pahijshme”, për shkak të kërkesës së tij që vendet e BE-së “pa përjashtim” të japin kontributin e tyre.

    Ndërkohë, Merz ritheksoi se mbështetja për Ukrainën “nuk është detyrë e shteteve të veçanta anëtare”, por “një detyrë e përbashkët” e Bashkimit Evropian.

    “Unë nuk do të dorëzohem përballë kësaj”, tha Fico para gazetarëve. “Ne jemi një vend sovran”, theksoi kryeministri sllovak, “dhe kemi mendimin tonë për këtë çështje.”

    Kancelari gjerman Friedrich Merz (CDU)  u kishte bërë thirrje më par të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të japin një “kontribut të drejtë” për mbulimin e mungesës financiare prej miliarda eurosh për Ukrainën. Në një letër drejtuar Presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, ai paralajmëroi në mënyrë indirekte se mund të bllokojë përparimin në çështje të tjera financiare, nëse nuk arrihet një angazhim i përbashkët për mbështetjen e Ukrainës.

    Sipas letrës, të siguruar nga Agjencia Gjermane e Shtypit (dpa), një angazhim i tillë është “parakusht thelbësor” për zgjidhjen e këtij problemi dhe për diskutimin e temave të tjera, veçanërisht atyre me pasoja financiare. Për vitin e ardhshëm, Ukraina përballet me një mungesë financiare prej 45 miliardë eurosh.

    Merz kërkon gjithashtu që gjatë negociatave për buxhetin afatgjatë të BE-së për periudhën 2028-2034 të gjendet një zgjidhje e përbashkët, e mbështetur nga të gjitha shtetet anëtare, për të garantuar financim të qëndrueshëm dhe shumëvjeçar për Ukrainën, e cila vazhdon të përballet me agresionin rus. Bashkimi Evropian synon të arrijë një marrëveshje për kuadrin e ri financiar deri në fund të këtij viti.

    “Çështje e sigurisë së përbashkët evropiane”

    “Mbështetja e Ukrainës është një çështje e sigurisë sonë të përbashkët evropiane dhe kjo duhet të reflektohet edhe në ndarjen e barrës së ndihmës”, shkroi Merz në letrën drejtuar Costës. Ai i kërkoi Presidentit të Këshillit Evropian që kjo temë të trajtohet si prioritet në samitin informal të BE-së, që do të zhvillohet të premten në Dublin.

    Më herët, Komisioni Evropian kishte vlerësuar se boshllëku financiar për vitin e ardhshëm arrin në 70 miliardë euro, nga të cilat BE-ja pritet të mbulojë 45 miliardë euro. Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian kishte miratuar 90 miliardë euro ndihmë për Ukrainën për periudhën 2026-2027.

    Megjithatë, këto fonde nuk konsiderohen të mjaftueshme. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski kishte kërkuar qysh në tetor edhe 70 miliardë euro shtesë nga aleatët perëndimorë për të financuar mbrojtjen e vendit ndaj agresionit rus. Pas kësaj kërkese, liderët e BE-së i kërkuan Komisionit Evropian të paraqesë një propozim për sigurimin e fondeve shtesë.

    Bullgaria dhe Sllovakia kundër ndihmës së re

    Megjithatë, disa shtete anëtare po shfaqin rezistencë. Presidenti bullgar Rumen Radev dhe Kryeministri sllovak Robert Fico kanë deklaruar se vendet e tyre nuk do të mbështesin paketa të reja financiare të BE-së për Ukrainën. Edhe Hungaria dhe Republika Çeke konsiderohen partnere të pasigurta në këtë çështje. Kryeministri hungarez Péter Magyar zhvilloi një takim me Kancelarin Friedrich Merz në Berlin. Mbështetja për Ukrainën ishte një nga temat kryesore të bisedimeve. Aty Merz theksoi, se mbështetja për Ukrainën duhet të vijë “plotësisht nga buxheti evropian”.

    Gjermania mbetet donatori më i madh i Ukrainës brenda Bashkimit Evropian, çka shpjegon edhe këmbënguljen e Merzit për një shpërndarje më të gjerë dhe më të drejtë të barrës financiare mes vendeve anëtare. /DW

    Burimi: Insajderi

  • Analinda case investigation commission meeting postponed

    MToday’s election of the parliamentary investigative Commission for the murder of Arlinda Zekaj has been delayed for 12:00.

    The meeting was scheduled to be held at 0900.

    For delaying the meeting, commission chairman Burim Ramadani announced, the KP reports, broadcast Clankosova.tv.

    We’ll let you know that at 12: 00 p.m. we’ll meet again today, about an hour before the hearing, and we’ll continue our agenda points, we’ll have the choice of foreign experts, Ramadani said.

    He gave no reason for delaying the meeting.

  • Shtyhet mbledhja e Komisionit hetimor për rastin e Arlindës

    Shtyhet mbledhja e Komisionit hetimor për rastin e Arlindës

    Shtyhet mbledhja e Komisionit hetimor për rastin e Arlindës

    Mbledhja e sotme e Komisionit hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt është shtyrë për në orën 12:00.

    Takimi ishte planifikuar të mbahet në orën 09:00.

    Për shtyrjen e mbledhjes njoftoi kryetari i komisionit, Burim Ramadani, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

    “Do të iu njoftojmë se në orën 12:00 do të mblidhemi sërish sot, pra një orë para seancës dhe do të vazhdojmë e pikat e rendit të ditës, kemi edhe zgjedhjen e ekspertëve të jashtëm”, tha Ramadani.

    Ai nuk dha arsye për shtyrjen e mbledhjes.

  • Identifikohet 39-vjeçari shqiptar që u privua nga jeta në Spanjë

    Identifikohet 39-vjeçari shqiptar që u privua nga jeta në Spanjë

    Identifikohet 39-vjeçari shqiptar që u privua nga jeta në Spanjë

    Është identifikuar shqiptari që u vra me armë zjarri mesditën e së martës në Orihuela Costa, në provincën Alicante të Spanjës. Viktima është Luka Beqiraj, 39 vjeç, nga Vlora, i cili u qëllua për vdekje teksa ndodhej në tarracën e një lokali.

    Policia spanjolle dyshon se vrasja mund të ketë lidhje me një larje hesapesh. Sipas mediave lokale, hetuesit e Guardia Civil po shqyrtojnë mundësinë e një konflikti kriminal, por deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për motivin e ngjarjes, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

    Viktima Luka Beqiraj, nga Vlora, një emër i njohur më parë për autoritetet shqiptare dhe italiane për shkak të përfshirjes së tij në çështje penale që lidhen me plagosjen e rëndë, trafikun ndërkombëtar të drogës dhe grupet e strukturuara kriminale.

    Mënyra se si është kryer vrasja ka ngritur dyshime te hetuesit se mund të bëhet fjalë për një ekzekutim të planifikuar dhe të kryer me pagesë. Autoritetet po hetojnë gjithashtu mundësinë e lidhjes së krimit me rrjetet e organizuara kriminale që veprojnë në këtë pjesë të Spanjës.

  • Quorum lack postpones Investigative Commission collection for the murder of Arlinda Zekaj

    The lack of quorum has prompted the assembly of the Parliamentary Investigative Commission for acts and institutional inactions concerning the murder of Arlinda Zekij and the treatment of violence against children and women in the family.

    The chairman of this commission, Burim Ramadani, has indicated that the meeting will be held again at 12: 00 a.m., with the aim of continuing with the review of the pre-launch points on the agenda.

    At 12: 00 p.m., we will meet again today and continue with the points of the agenda, he said.

    Quorum lack has also been criticised by deputy The PDK, Eman Nqman, who has expressed concern over the commission members’ lack of responsibility, estimates it is hampering its work.

    This is one of the problems we are constantly discussing, if we are not responsible for this investigative commission. That’s what’s bothering the whole thing. Most have again refused to be the prime minister’s office (to report), if it is necessary to invite the prime minister. Such blockades continue, such delays. It’s a pity, I hope they become responsible, said Candor.

    The election of foreign experts is preceded on the agenda of this commission.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Mungesa e kuorumit shtyn mbledhjen e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Mungesa e kuorumit shtyn mbledhjen e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Mungesa e kuorumit shtyn mbledhjen e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Mungesa e kuorumit ka bërë që të shtyhet për në orën 12:00 mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

    Kryetari i këtij komisioni, Burim Ramadani, ka bërë të ditur se mbledhja do të mbahet sërish në orën 12:00, me synimin që të vazhdohet me shqyrtimin e pikave të parapara në rendin e ditës.

    “Në ora 12 do të mblidhemi sërish sot edhe të vazhdojmë me pikat e rendit të ditës”, tha ai.

    Mungesa e kuorumit është kritikuar edhe nga deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, i cili ka shprehur shqetësimin për mungesën e përgjegjësisë së anëtarëve të komisionit, duke vlerësuar se kjo po e pengon punën e tij.

    “Ky është një nga problemet që po e diskutojmë vazhdimisht, në qoftë se nuk jemi përgjegjës në këtë komision hetimor. Kjo e pengon krejt punën. Shumica nuk kanë pranuar përsëri që të jetë zyra e kryeministrit (që të raportojë), nëse është nevoja me ftu edhe kryeministrin. Vazhdojnë bllokada të tilla, vonesa të tilla. Është për keqardhje, shpresoj që të bëhen të përgjegjshëm”, tha Rrahmani.

    Në rendin e ditës së këtij komisioni është paraparë zgjedhja e ekspertëve të jashtëm.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Six cases of domestic violence reported within 24 hours

    According to Kosovo Police data, in Gracanica a woman has denounced a man with whom she had been living earlier, claiming that for a long period she had received threatening and exciting messages from him. Suspect has been arrested and sent to the holding.

    Three other cases have been recorded in Pristina. In the first case, a man was suspected of constantly exercising physical and psychic violence toward his mother and sister. In another case, a person is suspected of continuing to exercise psychic violence against his wife. Both suspects have been arrested and sent to maintenance.

    But in Pristina, another case of psychic violence against a minor has been reported, of which her parents are suspected. At the prosecutor’s decision, the case will be handled in regular procedure.

    Meanwhile, in Gjakova, two brothers have been arrested after a physical clash between them. Police have indicated that they are not reported on persons who were injured, while both were sent to the holding after the interview.

    Another disturbing case was reported in Leposavich, where a woman allegedly was physically assaulted by her husband and father – in – law. The victim suffered bodily injuries and received medical treatment. The husband has been sent to maintenance, while the father-in-law will proceed in regular procedure.

    Kosovo police have indicated that all cases are being addressed in co-ordination with the competent Prosecutor.

    Source Layer: RTKLive

  • Gjashtë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve

    Gjashtë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve

    Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në Graçanicë një grua ka denoncuar një burrë me të cilin kishte bashkëjetuar më parë, duke pretenduar se për një periudhë të gjatë kishte marrë prej tij mesazhe kërcënuese dhe ngacmuese. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    Tri raste të tjera janë regjistruar në Prishtinë. Në rastin e parë, një burrë dyshohet se kishte ushtruar vazhdimisht dhunë fizike dhe psikike ndaj nënës dhe motrës së tij. Në një rast tjetër, një person dyshohet për ushtrim të vazhdueshëm të dhunës psikike ndaj bashkëshortes. Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    Po në Prishtinë, është raportuar edhe një rast i dhunës psikike ndaj një të miture, për të cilin dyshohen prindërit e saj. Me vendim të prokurorit, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

    Ndërkaq, në Gjakovë, dy vëllezër janë arrestuar pas një përleshjeje fizike mes tyre. Policia ka bërë të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa të dy janë dërguar në mbajtje pas intervistimit.

    Një tjetër rast shqetësues është raportuar në Leposaviq, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor. Bashkëshorti është dërguar në mbajtje, ndërsa vjehrri do të procedohet në procedurë të rregullt.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha rastet janë duke u trajtuar në koordinim me Prokurorinë kompetente.

    Burimi: RTKLive

  • SHBA akuzon tre operativë të mbështetur nga Irani për komplote në SHBA e Evropë

    SHBA akuzon tre operativë të mbështetur nga Irani për komplote në SHBA e Evropë

    Departamenti amerikan i Drejtësisë (DOJ) ka njoftuar ngritjen e akuzave ndaj tre personave të mbështetur nga Irani, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në një varg planesh për sulme në SHBA dhe Evropë.

    DOJ tha se agjentët iranianë së fundmi kishin “organizuar një komplot terrorist në një bazë ajrore në Mbretërinë e Bashkuar”, duke iu referuar incidentit të shtatorit pranë bazës RAF Fairford, ku ishin të stacionuara forcat e armatosura amerikane.

    Njëri prej të akuzuarve, shtetas me dy nënshtetësi, iraniane dhe irakiane, dyshohet se kishte komunikuar me persona në Britani nga një burg në Nju Jork, ku po pret gjykimin për akuza të mëparshme. Dy të tjerët akuzohen se kanë vepruar në të njëjtën mënyrë nga Irani.

    Irani ka mohuar fuqishëm çdo përfshirje në incidentin pranë bazës RAF Fairford.

    Në Britani janë arrestuar shtatë persona lidhur me këtë rast, i cili u zbulua pasi u raportua për furgonë të dyshimtë pranë bazës ajrore.

    Sipas DOJ-së, janë ngritur zyrtarisht akuza ndaj iranianit Mohsen Mohajeri, shtetasit irakian Mohammad Ali al-Hassani dhe shtetasit me dy nënshtetësi, iraniane dhe irakiane, Mohammad Baqer Saad Dawood al-Saadi, raporton BBC.

     

    Burimi: RTKLive

  • Bogujevci: Kosova po bën hapa konkretë drejt krijimit të Teatrit të Operës dhe Baletit

    Bogujevci: Kosova po bën hapa konkretë drejt krijimit të Teatrit të Operës dhe Baletit

    Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci ka thënë se Kosova po bën hapa konkretë drejt krijimit të një shtëpie të re për institucionet kulturore skenike dhe artistët skenik, Teatrit të Operës dhe Baletit.

    Bogujevci në një postim në Facebook shkruan projekti, i hartuar nga studioja prestigjioze daneze BIG, e udhëhequr nga arkitekti Bjarke Ingels, parasheh një infrastrukturë bashkëkohore, me katër salla për shfaqje dhe performanca artistike, hapësira për prova dhe përgatitje të artistëve, si dhe ambiente për edukim, konferenca dhe aktivitete publike.

    Lexoni të plotë postimin e ministres Bogujevci:

    Sot u njoftuam nga ekipi projektues për ecurinë e projektit të Teatrit të Operës dhe Baletit, një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore për kulturën në Kosovë, që do të ndikojë në zhvillimin e institucioneve tona të arteve muzikore dhe skenike për dekadat që vijnë.

    Kosova po bën hapa konkretë drejt krijimit të një shtëpie të re për institucionet kulturore skenike dhe artistët skenik. Projekti, i hartuar nga studioja prestigjioze daneze BIG, e udhëhequr nga arkitekti Bjarke Ingels, parasheh një infrastrukturë bashkëkohore, me katër salla për shfaqje dhe performanca artistike, hapësira për prova dhe përgatitje të artistëve, si dhe ambiente për edukim, konferenca dhe aktivitete publike.

    Kjo hapësirë do të krijojë kushte moderne për artistët dhe institucionet kulturore, duke pasuruar ofertën artistike dhe jetën kulturore në vend.

    Nga prezantimi pamë se projekti kryesor është drejt finalizimit dhe po avancon në përputhje me planin dinamik të paraparë.

    Pas përfundimit të projektit zbatues, Ministria do të nisë procedurat e prokurimit për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit. Një hap i rëndësishëm drejt realizimit të kësaj vepre që do t’i shërbejë kulturës dhe artistëve tanë. /Telegrafi/