SHBA akuzon tre operativë të mbështetur nga Irani për komplote në SHBA e Evropë

SHBA akuzon tre operativë të mbështetur nga Irani për komplote në SHBA e Evropë

Written by

in

Departamenti amerikan i Drejtësisë (DOJ) ka njoftuar ngritjen e akuzave ndaj tre personave të mbështetur nga Irani, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në një varg planesh për sulme në SHBA dhe Evropë.

DOJ tha se agjentët iranianë së fundmi kishin “organizuar një komplot terrorist në një bazë ajrore në Mbretërinë e Bashkuar”, duke iu referuar incidentit të shtatorit pranë bazës RAF Fairford, ku ishin të stacionuara forcat e armatosura amerikane.

Njëri prej të akuzuarve, shtetas me dy nënshtetësi, iraniane dhe irakiane, dyshohet se kishte komunikuar me persona në Britani nga një burg në Nju Jork, ku po pret gjykimin për akuza të mëparshme. Dy të tjerët akuzohen se kanë vepruar në të njëjtën mënyrë nga Irani.

Irani ka mohuar fuqishëm çdo përfshirje në incidentin pranë bazës RAF Fairford.

Në Britani janë arrestuar shtatë persona lidhur me këtë rast, i cili u zbulua pasi u raportua për furgonë të dyshimtë pranë bazës ajrore.

Sipas DOJ-së, janë ngritur zyrtarisht akuza ndaj iranianit Mohsen Mohajeri, shtetasit irakian Mohammad Ali al-Hassani dhe shtetasit me dy nënshtetësi, iraniane dhe irakiane, Mohammad Baqer Saad Dawood al-Saadi, raporton BBC.

 

Burimi: RTKLive