Blog

  • Sijarina: Pushteti e reklamon policinë si të fortë në veri, por sa i mbron ajo gratë?

    Sijarina: Pushteti e reklamon policinë si të fortë në veri, por sa i mbron ajo gratë?

    Aktivistja nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, Liridona Sijarina, ka kritikuar pushtetin për mënyrën se si e prezanton Policinë e Kosovës, duke kërkuar investime që, sipas saj, do ta bënin institucionin më efektiv në mbrojtjen e grave.

    Në “Përballje Podcast” në Telegrafi, Sijarina ka vlerësuar se fuqia e policisë shfrytëzohet për përfitime politike, veçanërisht kur bëhet fjalë për angazhimin e saj në veri të vendit.

    “Ne e kemi një polici të fortë, por e kemi një polici të fortë e cila kapitalizohet për t’u dërguar në veri. Domethënë, e kemi një polici të fortë, të cilën pushteti e reklamon si të tillë kur i duhet për poena politikë”, ka deklaruar ajo.

    Sijarina i ka bërë këto komente gjatë diskutimit për përgjegjësinë institucionale dhe ndikimin që mund të ushtrojnë individë të fuqishëm brenda institucioneve.

    – YouTube www.youtube.com

    Sipas saj, prezantimi publik i policisë si institucion i fortë duhet të shoqërohet me investime konkrete në efektivitetin e saj dhe në mënyrën se si trajtohen gratë që kërkojnë ndihmë.

    “Meqë po e reklamojmë këtë polici të fortë kur na duhet për t’u rritur në elektorat ose për të ndërtuar një përshtypje tjetër te popullata, duhet të investojmë në atë që po kërkojmë ne: të kemi një polici e cila është efektive dhe e cila u beson grave”, ka thënë Sijarina.

    Ajo ka theksuar se kërkesa e aktivisteve është që forca e institucionit të reflektohet edhe në reagimin ndaj shqetësimeve të grave dhe në mbrojtjen që ato marrin kur u drejtohen organeve të sigurisë. /Telegrafi/.

  • Merz conditioning EU budget on Ukraine financing

    Berlin’s stance has prompted reactions from several European countries, which oppose involvement in new financial aid packages for Kiev. Slovakia’s prime minister, Robert Fico, named Merz’s pressure a typical resort, claiming that his country would not submit to this stance.

    Even Czech Prime Minister Andrej Babıh expressed reservations to German demand, questioning the reason for pressure on states that do not want to participate in Ukraine’s financing.

    In a letter to European Council President Antónnio Costa, Merz has demanded that the issue be addressed at the upcoming European summit in Dublin.

    According to him, support for Ukraine represents strategic interest for all of Europe, while financial responsibilities should be more equally shared among member states.

    The clash comes at a time when the European Union has approved a 90 billion-euro loan to Ukraine for the period 2026,2027. Meanwhile, Ukrainian President Volodyyr Zelensky has also demanded 70 billion euros to cover the country’s budget deficit.

    The EU has pledged to provide 45 billion euros, while the rest are expected to be covered by other international partners, including the UK and Canada.

    Hungary, Slovakia and the Czech Republic have voiced their opposition to participation in the new round of funding.

    The clash highlights deep differences within the European Union regarding financial support for Ukraine and the division of economic burden among member states. If no compromise is reached, disputes could complicate negotiations on the future multi-year EU budget.

    Source Layer: RTKLive

  • Merz po e kushtëzon buxhetin e BE-së me financimin e Ukrainës

    Merz po e kushtëzon buxhetin e BE-së me financimin e Ukrainës

    Qëndrimi i Berlinit ka nxitur reagime nga disa vende evropiane, të cilat kundërshtojnë përfshirjen në paketat e reja të ndihmës financiare për Kievin. Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, e cilësoi presionin e Merz-it si “shantazh tipik”, duke deklaruar se vendi i tij nuk do t’i nënshtrohet këtij qëndrimi.

    Edhe kryeministri çek, Andrej Babiš, shprehu rezerva ndaj kërkesës gjermane, duke vënë në pikëpyetje arsyen e presionit ndaj shteteve që nuk dëshirojnë të marrin pjesë në financimin e Ukrainës.

    Në një letër drejtuar presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, Merz ka kërkuar që çështja të trajtohet në samitin e ardhshëm evropian në Dublin.

    Sipas tij, mbështetja për Ukrainën përbën interes strategjik për të gjithë Evropën, ndërsa përgjegjësitë financiare duhet të ndahen në mënyrë më të barabartë mes vendeve anëtare.

    Përplasja vjen në një kohë kur Bashkimi Evropian ka miratuar një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën për periudhën 2026–2027. Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar edhe 70 miliardë euro për të mbuluar deficitin buxhetor të vendit.

    BE-ja është zotuar të sigurojë 45 miliardë euro, ndërsa pjesa tjetër pritet të mbulohet nga partnerë të tjerë ndërkombëtarë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanadanë.

    Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj pjesëmarrjes në raundin e ri të financimit.

    Përplasja nxjerr në pah dallimet e thella brenda Bashkimit Evropian lidhur me mbështetjen financiare për Ukrainën dhe ndarjen e barrës ekonomike mes vendeve anëtare. Nëse nuk arrihet kompromis, mosmarrëveshjet mund të komplikojnë negociatat për buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të BE-së.

    Burimi: RTKLive

  • Switzerland falls to ninth place in artificial intelligence rankings, digitalisation

    Switzerland is losing its position as one of the leading countries in digitalisation and artificial intelligence. In the latest ranking published by the economic institute The IMD, headquartered in Lozanne, is positioned in ninth place after the US, Singapore, Holland, Denmark, Sweden and Finland.

    According to the report released on Wednesday, the main reason for this result is Switzerland’s worst performance in the new factors involved in the ranking, which relate to artificial intelligence. This is especially true of investments in this field, Watson reports.

    The new ranking is a further development of the IMD’s World Digital Competitiveness Union. In recent years, Switzerland had repeatedly reached positions on the platform, even leading the list.

    At the top of the current ranking are the U.S., which has been placed in first place thanks to the powerful technological ecosystem, investments, innovation and research, as well as economic performance, Telegraph broadcasts.

    Singapore and Holland rank after the United States.

    Meanwhile, China, the main US contender in this field, is positioned only in 7th place. However, it continues to be world leaders in terms of efficiency and ranks high in technology and infrastructure.

    According to the report, China’s main weakness remains the digital governance, meaning lack of transparent regulation for users and citizens.

    The first ten of the rankings complement Denmark, Canada, Sweden, Finland and South Korea./Telegraphy/

  • Zvicra bie në vendin e nëntë në renditjen e inteligjencës artificiale dhe dixhitalizimit

    Zvicra bie në vendin e nëntë në renditjen e inteligjencës artificiale dhe dixhitalizimit

    Zvicra po humb pozitat e saj si një nga vendet lidere në dixhitalizim dhe inteligjencë artificiale. Në renditjen më të fundit të publikuar nga instituti ekonomik IMD, me seli në Lozanë, ajo është pozicionuar në vendin e nëntë, pas SHBA-së, Singaporit, Holandës, Danimarkës, Suedisë dhe Finlandës.

    Sipas raportit të publikuar të mërkurën, arsyeja kryesore e këtij rezultati është performanca më e dobët e Zvicrës në faktorët e rinj të përfshirë në renditje, të cilët lidhen me inteligjencën artificiale. Kjo vlen veçanërisht për investimet në këtë fushë, raporton Watson.

    Renditja e re është një zhvillim i mëtejshëm i “Renditjes Botërore të Konkurrueshmërisë Dixhitale” të IMD-së. Në vitet e fundit, Zvicra kishte arritur vazhdimisht pozicione në podium, madje duke kryesuar listën.

    Në krye të renditjes aktuale qëndrojnë SHBA-të, të cilat kanë dalë në vendin e parë falë ekosistemit të fuqishëm teknologjik, investimeve, inovacionit dhe kërkimit, si dhe performancës ekonomike, transmeton Telegrafi.

    Pas SHBA-së renditen Singapori dhe Holanda.

    Ndërkohë, Kina, konkurrenti kryesor i SHBA-së në këtë fushë, është pozicionuar vetëm në vendin e shtatë. Megjithatë, ajo vazhdon të jetë lidere botërore sa i përket efikasitetit dhe renditet lart edhe në teknologji dhe infrastrukturë.

    Sipas raportit, dobësia kryesore e Kinës mbetet “qeverisja dixhitale”, që nënkupton mungesën e rregullimit transparent për përdoruesit dhe qytetarët.

    Dhjetëshen e parë të renditjes e plotësojnë Danimarka, Kanadaja, Suedia, Finlanda dhe Koreja e Jugut./Telegrafi/

  • Owono do të mësojë dënimin e tij këtë javë, përballet me një ndalim të përjetshëm nga të luajturit në Spanjë

    Owono do të mësojë dënimin e tij këtë javë, përballet me një ndalim të përjetshëm nga të luajturit në Spanjë

    Portieri i Andorrës, Jesus Owono, përballet me një ndalim të përjetshëm nga të luajturit në Spanjë për ndërhyrjen që shkaktoi vdekjen e sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel.

    Gazetari Isaac Fouto i tha Deportes COPE se komiteti disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) u mblodh të martën në lidhje me penalizimet e raundit të fundit.

    Sipas tij, vendimi për Owono duhet të dihet para ndeshjes së Andorrës në Almeria të shtunën.

    Për akte të dhunshme kundër një kundërshtari, Kodi Disiplinor i RFEF-së parashikon një pezullim prej katër deri në dymbëdhjetë ndeshjesh.

    Fouto thotë se ka rrethana në të cilat maksimumi rritet në 15, gjë që, sipas tij, do të ishte një rast i paprecedentë në futbollin spanjoll.

    Ai përmendi gjithashtu mundësinë e revokimit të licencës, ose një ndalim të përjetshëm nga të luajturit, por theksoi se masa të tilla zakonisht lidhen me bastet dhe se nuk është një dënim i konfirmuar.

    Fouto vlerëson se, pavarësisht ndëshkimit, është pothuajse e pamundur që Owono të luajë përsëri për Andorrën.

    Komiteti e shtyu vendimin javën e kaluar sepse loja përfundoi zyrtarisht vetëm një ditë pas incidentit dhe De Miguel u varros të enjten.

    Klubet kishin kohë deri të hënën për të paraqitur ankesa. Owono kishte thënë më parë se po kalonte ditët më të vështira të jetës së tij dhe se e respektonte procesin disiplinor. /Telegrafi/

  • The Assembly holds extraordinary session for Progress Report

    KThe Kosovo summit will hold today’s extraordinary plenary session, starting at 1300.

    The parliamentary debate on the European Commission’s Report for Kosovo in 2026 is envisioned, as well as addressing the findings and recommendations of this report.

    The hearing will be held in Kosovo’s Parliamentary Hall, broadcast Klankosova.tv.

  • Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për Raportin e Progresit

    Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për Raportin e Progresit

    Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për Raportin e Progresit

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme plenare, me fillim nga ora 13:00.

    Në rend dite është paraparë debati parlamentar për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026, si dhe adresimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të këtij raporti.

    Seanca do të mbahet në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

  • Weather: Runs, sun intervals, and rainfall opportunities

    TOn Wednesday in Kosovo, it will hold dead weather, with solar intervals. In some areas, clouds are also expected to bring rainpokes.

    Minimum temperatures will range from 2 to 5 degrees Celsius, while maximum temperatures from 11 to 15 degrees Celsius broadcast Klankosova.tv.

    The wind will blow from southeast, at speeds of 1 to 4 meters per second.

  • Moti: Vranësira, intervale me diell dhe mundësi për reshje shiu

    Moti: Vranësira, intervale me diell dhe mundësi për reshje shiu

    Moti: Vranësira, intervale me diell dhe mundësi për reshje shiu

    Të mërkurën në Kosovë do të mbajë mot i vranët, me intervale me diell. Në disa zona, vranësirat pritet të sjellin edhe riga shiu.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 11 deri në 15 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

    Era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.