Zvicra bie në vendin e nëntë në renditjen e inteligjencës artificiale dhe dixhitalizimit

Zvicra bie në vendin e nëntë në renditjen e inteligjencës artificiale dhe dixhitalizimit

Written by

in

Zvicra po humb pozitat e saj si një nga vendet lidere në dixhitalizim dhe inteligjencë artificiale. Në renditjen më të fundit të publikuar nga instituti ekonomik IMD, me seli në Lozanë, ajo është pozicionuar në vendin e nëntë, pas SHBA-së, Singaporit, Holandës, Danimarkës, Suedisë dhe Finlandës.

Sipas raportit të publikuar të mërkurën, arsyeja kryesore e këtij rezultati është performanca më e dobët e Zvicrës në faktorët e rinj të përfshirë në renditje, të cilët lidhen me inteligjencën artificiale. Kjo vlen veçanërisht për investimet në këtë fushë, raporton Watson.

Renditja e re është një zhvillim i mëtejshëm i “Renditjes Botërore të Konkurrueshmërisë Dixhitale” të IMD-së. Në vitet e fundit, Zvicra kishte arritur vazhdimisht pozicione në podium, madje duke kryesuar listën.

Në krye të renditjes aktuale qëndrojnë SHBA-të, të cilat kanë dalë në vendin e parë falë ekosistemit të fuqishëm teknologjik, investimeve, inovacionit dhe kërkimit, si dhe performancës ekonomike, transmeton Telegrafi.

Pas SHBA-së renditen Singapori dhe Holanda.

Ndërkohë, Kina, konkurrenti kryesor i SHBA-së në këtë fushë, është pozicionuar vetëm në vendin e shtatë. Megjithatë, ajo vazhdon të jetë lidere botërore sa i përket efikasitetit dhe renditet lart edhe në teknologji dhe infrastrukturë.

Sipas raportit, dobësia kryesore e Kinës mbetet “qeverisja dixhitale”, që nënkupton mungesën e rregullimit transparent për përdoruesit dhe qytetarët.

Dhjetëshen e parë të renditjes e plotësojnë Danimarka, Kanadaja, Suedia, Finlanda dhe Koreja e Jugut./Telegrafi/