Blog

  • READ 19-year-old was killed in Prizren because the family opposed her work as a dancer? Appeal breaks 15-year sentence on Sead Halilaj

    Ingrid Towers’ murder at a house in Prizren has turned into a retrial for accused Sead Halilaj. The Court of Appeals has annulled his sentence to 15 years in prison after proving that the sentence was based on unacceptable evidence and did not sufficiently clarify the facts linking him to the crime.

    Halilaj, who was extradited from Great Britain in 2024, will be tried again at the Foundation Court in Prizren. He has continued detention until another first-degree decision, the Signal newspaper reports.

    The event took place on June 4, 2013. According to the indictment reflected in the decision, Halilaj and Senad Towery, the victim’s brother, had come from Shkodra and had met with Ingrid in Prizren, where they had stayed in the home of an acquaintance.

    Ingrid worked as a singer and dancer at a local in Mitrovica. According to the prosecution’s version, the family opposed her work, and she had refused to return home. Halilaj is accused of being stabbed with her brother.

    According to forensic expertise described in the decision, the victim had died of mass bloodshed as a result of numerous cutting and piercing wounds. Senad Tower was sentenced to this event earlier.

    One was used as evidence against another

    One of the main violations that Apel identified was the use of three previous acts of prejudice against Senad Towers, issued by the Foundation, Appeal, and Supreme.

    The first-instance court had given these decisions provative values in support of Halilaj’s guilt.

    However, according to Apel, under the circumstances of this case this conflicted with the ban on the use of a defendant’s statements as evidence against co-conception, either in the same procedure or in separate procedure, except that cases are legally permitted.

    The college found that the Foundation had an obligation to care for, according to official duty, so that the decision would not be based on unacceptable evidence.

    Two knives at the scene, but the connection with Halilaj remained unclear

    The appeal also raised remarks about the Foundation’s conclusions regarding the two knives found at the scene.

    In the canceled act, it was found that both knives were used to carry out the work. According to Apel, however, their only finding was not enough to confirm that conclusion.

    It had not been clarified by what knife the work had been done, who had used it, and whether there was any concrete link between these tools and Halilaj.

    And according to college, it did not result that knives had been subjected to expertise for determining material or biological tracks that would connect the accused with them.

    The Witnesses had not seen the time of the murder

    In Apel’s assessment, witnesses surveyed the decision had indicated the attitude of persons at the residence, transporting them and the work of the victim, but had not provided direct information on the execution of Halilaj’s assassination.

    None of them had witnessed the moment of the crime.

    Meanwhile, forensic reports confirmed the nature of wounds and time of death, but contained no data linking Halilaj to the work done.

    According to Apel, the Foundation had largely described statements and material evidence, without making the necessary analysis of their credibility, connection between them, and how they supported the outcome of guilt.

    The college also identified contradictions. The device mentioned interval between 3:23 and 06:47, while in reasoning, based on forensic expertise, death occurred between 0400 and 0600.

    The prosecution demanded harsher punishment, defence rejected guilt

    The Constitutional Prosecution in Prizren had demanded harshing the 15-year sentence, claiming it was not in proportion to the weight of the work, the way it was carried out and its motives.

    According to the prosecution, the case was related to the lifelessness of a young girl for poor motives and circumstances related to patriarchal thinking and customs.

    The defence, meanwhile, had rejected evidence and rationale of criminal responsibility. He had also stressed that Halilaj was not a member of the victim’s family and that the opposition to her work by family could not automatically serve as an excuse for his involvement in the murder.

    At the Appeals session, Halilaj had declared that his mistake was that he had been at the wrong time and place.

    What should be clarified in the retrial?

    With the decision of July 1, 2026, Appeals has imposed the Foundation to eliminate violations and fully assess the evidence.

    The court must determine concrete actions attributed to Halilaj, the evidence that supports them, and whether they are enough to prove his criminal responsibility. More evidence can be administered if necessary.

    Following the annulment of the indictment, the prosecution’s request for stiffening the sentence and other complaints bases are considered unsults for this phase.

    Canceling the sentence is not a free decision. The case will be considered again, while Halilaj remains in custody under this act.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • LEX | 19 vjeçarja u vra në Prizren, sepse familja kundërshtonte punën e saj si valltare ? Apeli rrëzon dënimin me 15 vjet ndaj Sead Halilajt

    LEX | 19 vjeçarja u vra në Prizren, sepse familja kundërshtonte punën e saj si valltare ? Apeli rrëzon dënimin me 15 vjet ndaj Sead Halilajt

    LEX | 19 vjeçarja u vra në Prizren, sepse familja kundërshtonte punën e saj si valltare ? Apeli rrëzon dënimin me 15 vjet ndaj Sead Halilajt

    Vrasja e Ingrid Kullajt në një shtëpi në Prizren është kthyer në rigjykim për të akuzuarin Sead Halilaj. Gjykata e Apelit ka anuluar dënimin e tij me 15 vjet burgim, pasi konstatoi se aktgjykimi ishte mbështetur në prova të papranueshme dhe nuk sqaronte mjaftueshëm faktet që e lidhnin me krimin.

    Halilaj, i cili u ekstradua nga Britania e Madhe në vitin 2024, do të gjykohet sërish në Gjykatën Themelore në Prizren. Atij i është vazhduar paraburgimi deri në një vendim tjetër të shkallës së parë, raporton Gazeta Sinjali.

    Ngjarja ndodhi më 4 qershor 2013. Sipas akuzës së pasqyruar në vendim, Halilaj dhe Senad Kullaj, vëllai i viktimës, kishin ardhur nga Shkodra dhe ishin takuar me Ingridin në Prizren, ku kishin qëndruar në shtëpinë e një të njohuri.

    Ingridi punonte si këngëtare dhe valltare në një lokal në Mitrovicë. Sipas versionit të akuzës, familja kundërshtonte punën e saj dhe ajo nuk kishte pranuar të kthehej në shtëpi. Halilaj akuzohet se, bashkë me vëllain e saj, e kishte sulmuar me thikë.

    Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të përshkruar në vendim, viktima kishte vdekur nga gjakderdhja masive si pasojë e plagëve të shumta prerëse dhe shpuese. Senad Kullaj është dënuar më herët për këtë ngjarje.

    Dënimi i njërit u përdor si provë kundër tjetrit

    Një nga shkeljet kryesore që evidentoi Apeli ishte përdorimi si prova i tri aktgjykimeve të mëparshme ndaj Senad Kullajt, të nxjerra nga Themelorja, Apeli dhe Supremja.

    Gjykata e shkallës së parë u kishte dhënë këtyre vendimeve vlerë provuese në mbështetje të fajësisë së Halilajt.

    Por, sipas Apelit, në rrethanat e këtij rasti kjo binte ndesh me ndalimin e përdorimit të deklaratave të një të pandehuri si prova kundër bashkëpandehurit, qoftë në të njëjtën procedurë apo në procedurë të veçuar, përveç rasteve të lejuara shprehimisht me ligj.

    Kolegji konstatoi se Themelorja kishte detyrim që të kujdesej, sipas detyrës zyrtare, që vendimi të mos mbështetej në prova të papranueshme.

    Dy thika në vendin e ngjarjes, por lidhja me Halilajn mbeti e pasqaruar

    Apeli ngriti vërejtje edhe për përfundimet e Themelores lidhur me dy thikat e gjetura në vendin e ngjarjes.

    Në aktgjykimin e anuluar ishte konstatuar se të dyja thikat ishin përdorur për kryerjen e veprës. Mirëpo, sipas Apelit, vetëm gjetja e tyre nuk mjaftonte për të vërtetuar këtë përfundim.

    Nuk ishte sqaruar se me cilën thikë ishte kryer vepra, kush e kishte përdorur dhe nëse ekzistonte ndonjë lidhje konkrete ndërmjet këtyre mjeteve dhe Halilajt.

    Po ashtu, sipas kolegjit, nuk rezultonte se thikat i ishin nënshtruar ekspertizës për përcaktimin e gjurmëve materiale apo biologjike që do ta ndërlidhnin të akuzuarin me to.

    Dëshmitarët nuk e kishin parë momentin e vrasjes

    Në vlerësimin e Apelit, dëshmitarët e analizuar në vendim kishin treguar për qëndrimin e personave në banesë, transportimin e tyre dhe punën e viktimës, por nuk kishin dhënë të dhëna të drejtpërdrejta për kryerjen e vrasjes nga Halilaj.

    Asnjëri prej tyre nuk kishte qenë dëshmitar okular i momentit të krimit.

    Ndërkaq, raportet mjeko-ligjore vërtetonin natyrën e plagëve dhe kohën e vdekjes, por nuk përmbanin të dhëna që e ndërlidhnin Halilajn me kryerjen e veprës.

    Sipas Apelit, Themelorja kryesisht kishte përshkruar deklaratat dhe provat materiale, pa bërë analizën e nevojshme të besueshmërisë së tyre, lidhjes ndërmjet tyre dhe mënyrës se si ato mbështesnin përfundimin për fajësinë.

    Kolegji evidentoi edhe kundërthënie për kohën e ngjarjes. Në dispozitiv përmendej intervali nga ora 03:23 deri në 06:47, ndërsa në arsyetim, bazuar në ekspertizën mjeko-ligjore, vdekja vendosej ndërmjet orës 04:00 dhe 06:00.

    Prokuroria kërkoi dënim më të rëndë, mbrojtja kundërshtoi fajësinë

    Prokuroria Themelore në Prizren kishte kërkuar ashpërsimin e dënimit prej 15 vjetësh, duke pretenduar se ai nuk ishte në përpjesëtim me peshën e veprës, mënyrën e kryerjes dhe motivet e saj.

    Sipas Prokurorisë, rasti lidhej me privimin nga jeta të një vajze të re për motive të ulëta dhe rrethana të lidhura me mentalitetin e zakonet patriarkale.

    Mbrojtja, ndërkaq, kishte kundërshtuar provat dhe arsyetimin e përgjegjësisë penale. Kishte theksuar gjithashtu se Halilaj nuk ishte pjesëtar i familjes së viktimës dhe se kundërshtimi i punës së saj nga familjarët nuk mund të shërbente vetvetiu si arsyetim për përfshirjen e tij në vrasje.

    Në seancën e Apelit, Halilaj kishte deklaruar se gabimi i tij ishte që kishte qenë në kohën dhe vendin e gabuar.

    Çfarë duhet të sqarohet në rigjykim?

    Me vendimin e datës 1 korrik 2026, Apeli e ka obliguar Themeloren që të eliminojë shkeljet dhe të vlerësojë plotësisht provat.

    Gjykata duhet të përcaktojë veprimet konkrete që i atribuohen Halilajt, provat që i mbështesin ato dhe nëse janë të mjaftueshme për vërtetimin e përgjegjësisë së tij penale. Nëse vlerësohet e nevojshme, mund të administrohen edhe prova të tjera.

    Pas anulimit të aktgjykimit, kërkesa e Prokurorisë për ashpërsimin e dënimit dhe bazat e tjera ankimore janë konsideruar jolëndore për këtë fazë.

    Anulimi i dënimit nuk përbën vendim lirues. Çështja do të shqyrtohet sërish, ndërsa Halilaj mbetet në paraburgim sipas këtij aktvendimi.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Përfundon faza e parë e restaurimit të Kullës së Haxhi Zekës në Pejë

    Përfundon faza e parë e restaurimit të Kullës së Haxhi Zekës në Pejë

    Kanë përfunduar punimet e fazës së parë në Kullën e Haxhi Zekës, në Leshan të Pejës, monument i shekullit XIX dhe një shembull i rëndësishëm i arkitekturës tradicionale.

    Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, e cila ka njoftuar se së shpejti do të nisin punimet përfundimtare për funksionalizimin e plotë të kullës.

    “Së shpejti nisin punimet përfundimtare, me qëllim funksionalizimin e plotë të kullës”, ka shkruar Bogujevci në Facebook.

    “Përmes këtyre ndërhyrjeve, po kujdesemi që trashëgimia jonë kulturore të ruhet dhe t’u përcillet brezave të ardhshëm”, ka theksuar ajo. 

    Burimi: RTKLive

  • “As Lista Studentore nuk po del nga binarët e politikës nacionaliste ndaj Kosovës”

    “As Lista Studentore nuk po del nga binarët e politikës nacionaliste ndaj Kosovës”

    Qëndrimet e para të Listës Studentore në Serbi lidhur me Kosovën nuk japin sinjale për ndryshim të politikës së Beogradit ndaj Prishtinës, kanë vlerësuar profesori Ibrahim Shala dhe avokati Emrush Kastrati.

    Duke folur në Five të TV Dukagjinit, Shala ka thënë se deklaratat e para të përfaqësuesve të kësaj liste tregojnë se ata vazhdojnë të mbeten në linjën e politikës nacionaliste dhe ekspansioniste ndaj Kosovës.

    Sipas tij, një tregues i rëndësishëm për përcaktimin e politikës së re serbe do të jetë edhe qëndrimi ndaj preambulës së Kushtetutës së Serbisë, e cila e trajton Kosovën si pjesë të territorit të saj.

    “Siç shihet, shenjat e para, deklaratat e para, ata nuk po munden të dalin nga binarët e asaj politikës nacionaliste, shoviniste, ekspansioniste karshi Kosovës. Sepse kanë thënë se Kosova do të jetë çështja jonë e brendshme. Dhe askush ende nuk ka deklaruar prej kësaj partie se përcaktimi për Kosovën nga preambula kushtetuese do të hiqet”, ka deklaruar Shala.

    Ai ka thënë se deklaratat e përfaqësuesve të Listës Studentore duhet të shihen me kujdes, derisa të bëhet e qartë se çfarë qëndrimi do të mbajnë kur të marrin pushtetin.

    “Derisa kjo preambulë që e trajton Kosovën si pjesë integrale të Serbisë nuk ndryshohet, është e kotë që jepen deklarata demagogjike për t’i bërë qejfin Perëndimit. Ne duhet të presim derisa këta të vishen me pushtet dhe të shohim se çfarë qëndrimi kanë”, ka theksuar ai.

    Edhe avokati Emrush Kastrati ka shprehur skepticizëm për mundësinë e ndryshimit të qasjes së Serbisë ndaj Kosovës pas fitores së Listës Studentore.

    Në Five, ai ka kujtuar se në një takim të mëhershëm me përfaqësues të kësaj liste kishte dëgjuar qëndrime edhe më të ashpra ndaj Kosovës sesa ato të politikës së presidentit të deritanishëm serb, Aleksandar Vuçiq.

    “Më kujtohet një takim i kësaj Listës së Studentëve dhe qëndrimet e tyre kanë qenë edhe më të ashpra ndaj Kosovës sesa politika e Vuçiqit. Nuk pres ndonjë pozitivitet nga politika e Serbisë në raport me Kosovën. Të shohim se si po reflektojnë tani me marrjen e pushtetit në raport me Kosovën”, ka deklaruar Kastrati.

    Ndryshe, Lista Studentore fitoi zgjedhjet parlamentare në Serbi më 25 tetor, duke i dhënë fund sundimit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Përfaqësuesit e saj kanë deklaruar se për çështjen e Kosovës do të veprojnë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron atë pjesë të territorit të saj.

    Gjatë fundjavës, disa kandidatë të kësaj liste vizituan Kosovën, ku u takuan me përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe në Manastirin e Graçanicës.

    Burimi: Dukagjini

  • Benita i kundërpërgjigjet Elijonës: Dikush dhezë me dhëmbë, dikush me vallëzime në club

    Benita i kundërpërgjigjet Elijonës: Dikush dhezë me dhëmbë, dikush me vallëzime në club

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, i është kundërpërgjigjur deklaratës së Elijonës, e cila disa javë më parë, pa përmendur emra konkretë, kishte deklaruar se dikush ka bërë famë përmes dhëmbëve.

    E ftuar në emisionin “Big Cast”, Benita ka komentuar këtë deklaratë, duke dhënë edhe qëndrimin e saj lidhur me fjalët e Elijonës.

    Ajo iu përgjigj në mënyrë indirekte, duke përmendur edhe mënyrat e ndryshme përmes të cilave persona të njohur tërheqin vëmendjen e publikut.

    “Dikush dhezë me dhëmbë, dikush dhezë me vallëzime në club, kështu që se di ka qenë mendimi i saj, unë prap jam krenare që kam dhezë edhe me dhëmbë, ma mirë me dhëmbë, se me vallëzime në club, kështu që so ka ka ta dhez”, deklaroi Benita.

    Deklarata e saj vjen pas komenteve të bëra nga Elijona gjatë paraqitjes së saj në natën e parë të edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova, ku kishte lënë të kuptohej se dikush ka bërë famë përmes dhëmbëve.

    Ndryshe, Elijona ishte e ftuar në natën e parë të spektaklit, ku qëndroi për një kohë të shkurtër në shtëpi së bashku me banoret Arlinda, Nichi dhe Antoneta, të cilat u bënë pjesë e formatit para datës zyrtare të nisjes së këtij edicioni. /Telegrafi/

  • LEX murder for revenge at Gjilan Apel confirms 25 years in prison for Valmir Salih

    The Appeals Court has confirmed the 25-year prison sentence against Valmir Salih for serious murder and illegal weapons, as well as the eight-year sentence on Florian Mittev for helping him with the crime to hide.

    With the conviction taken on April 30, 2026, Appely has refused to base the complaints of the Constitutional Prosecutor in Gjilan and the protection of the two convicts, leaving the December 24th 2025 Foundation decision in effect, the Signal newspaper reports.

    According to evidence confirmed by the court, the murder occurred on November 7, 2024, at 2: 00 p.m., in the parking lot of the 350 residential facility, on Gjilani’s path, in front of the N.D.

    Salih, who had arrived by bicycle with Mitev, had seen the victim S.O. Get in the car. He had descended from his bicycle, had drawn up his weapon, and had approached him, shooting him in the vicinity with a missile on the back of his body in the national community.

    After the victim was knocked down, Salih had beaten her twice again and once again with a kick. Then both had left the scene, while 33-year-old had passed away.

    Appeal has supported the conclusion that the murder was committed by Postcrupulous RevengeAfter a physical conflict between Salih and the victim at a family party on July 27, 2023.

    According to the court, the deprivation of life was openly dissemination with the shocks Salihu had suffered in the previous conflict. The trial also describes threats he conveyed to the victim through third persons.

    Salih’s defense had demanded retrial or amendment to legal treatment in serious bodily injury, resulting in death or common murder. The appeal has rejected these requests, praising that the evidence, including the scene footage, supports the outcome of serious murder.

    For this work, Salih had been assigned 24 years in prison, while two years of illegal weapons were being held without permission. The unique punishment confirmed by Appeals is 25 Years in Prison.

    Meanwhile, for Florian Mittev, the court has found that it had helped Salih hide from November 7th to November 12th 2024, paying for taxi transport and providing food during their stay in the mountains in the Low Livoqi area.

    Both had surrendered to the police on November 12, 2024.

    Mytev’s defense had demanded that his actions be deemed unannounced by criminal acts or perpetrators. But Appeal has estimated that he had taken concrete action to enable Salih’s hiding and avoiding arrest.

    The prosecution, on the other hand, had sought higher sentences for both of them. In reasoning, 13 previous sentences to Salih and 11 are identified against Mittev.

    The appeal also found errors in measuring punishment by the first degree: direct desire and disciplinary measures during the detention were wrongly treated as burdensome circumstances. However, college has estimated that these had not significantly affected the extent of the sentences it has given to power.

    The time spent in custody by November 12th 2024 will be calculated in the sentences pronounced.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • LEX | Vrasje për hakmarrje në Gjilan – Apeli vërteton 25 vjet burg për Valmir Salihun

    LEX | Vrasje për hakmarrje në Gjilan – Apeli vërteton 25 vjet burg për Valmir Salihun

    LEX | Vrasje për hakmarrje në Gjilan – Apeli vërteton 25 vjet burg për Valmir Salihun

    Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin prej 25 vjetësh burgim ndaj Valmir Salihut për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, si dhe dënimin prej tetë vjetësh ndaj Florian Mitevit për ndihmën që ia dha pas krimit për t’u fshehur.

    Me aktgjykimin e marrë më 30 prill 2026, Apeli ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe të mbrojtjes së të dy të dënuarve, duke lënë në fuqi vendimin e Themelores të 24 dhjetorit 2025, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas fakteve të vërtetuara nga gjykata, vrasja ndodhi më 7 nëntor 2024, rreth orës 14:00, në parkingun e objektit banesor “Gëzimi 3”, në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”, përballë lokalit “Donisi”.

    Salihu, i cili kishte mbërritur me biçikletë bashkë me Mitevin, e kishte parë viktimën S.O. duke hyrë në veturë. Ai kishte zbritur nga biçikleta, kishte bërë gati armën dhe ishte afruar, duke e qëlluar nga afërsia me një predhë në pjesën e pasme të trupit, në zonën e komblikut.

    Pasi viktima ishte rrëzuar, Salihu e kishte goditur edhe dy herë me grushte dhe një herë me shqelm. Më pas, të dy ishin larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa 33-vjeçari kishte ndërruar jetë.

    Apeli ka mbështetur përfundimin se vrasja ishte kryer nga hakmarrja e paskrupullt, pas një konflikti fizik mes Salihut dhe viktimës në një aheng familjar më 27 korrik 2023.

    Sipas gjykatës, privimi nga jeta ishte haptazi në shpërpjesëtim me goditjet që Salihu kishte pësuar në konfliktin e mëparshëm. Në aktgjykim përshkruhen edhe kërcënime që ai kishte përcjellë ndaj viktimës përmes personave të tretë.

    Mbrojtja e Salihut kishte kërkuar rigjykim ose ndryshim të cilësimit juridik në lëndim të rëndë trupor me pasojë vdekjen apo vrasje të rëndomtë. Apeli i ka refuzuar këto kërkesa, duke vlerësuar se provat, përfshirë pamjet nga vendi i ngjarjes, mbështesin përfundimin për vrasje të rëndë.

    Për këtë vepër, Salihut i ishin caktuar 24 vjet burgim, ndërsa për armëmbajtje pa leje dy vjet. Dënimi unik i vërtetuar nga Apeli është 25 vjet burgim.

    Ndërkaq, për Florian Mitevin, gjykata ka konstatuar se kishte ndihmuar Salihun të fshihej nga 7 deri më 12 nëntor 2024, duke paguar transportin me taksi dhe duke siguruar ushqim gjatë qëndrimit të tyre në mal, në zonën e Livoqit të Ulët.

    Të dy ishin dorëzuar në Polici më 12 nëntor 2024.

    Mbrojtja e Mitevit kishte kërkuar që veprimet e tij të cilësoheshin si moslajmërim i veprës penale apo kryerësit. Por Apeli ka vlerësuar se ai kishte ndërmarrë veprime konkrete për të mundësuar fshehjen e Salihut dhe shmangien e arrestimit.

    Prokuroria, në anën tjetër, kishte kërkuar dënime më të larta për të dy. Në arsyetim evidentohen 13 dënime të mëparshme ndaj Salihut dhe 11 ndaj Mitevit.

    Apeli ka konstatuar edhe gabime në matjen e dënimit nga shkalla e parë: dashja direkte dhe masat disiplinore gjatë paraburgimit ishin trajtuar gabimisht si rrethana rënduese. Megjithatë, kolegji ka vlerësuar se këto nuk kishin ndikuar në mënyrë vendimtare në lartësinë e dënimeve, të cilat i ka lënë në fuqi.

    Koha e kaluar në paraburgim nga 12 nëntori 2024 do t’u llogaritet në dënimet e shqiptuara.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Task-Forca koordinon përgatitjet për furnizim me energji gjatë dimrit

    Task-Forca koordinon përgatitjet për furnizim me energji gjatë dimrit

    Në Ministrinë e Ekonomisë është mbajtur takimi i parë i Task-Forcës Ndërinstitucionale për përgatitjen dhe koordinimin e veprimeve gjatë sezonit dimëror 2026/2027, me qëllim të monitorimit dhe vlerësimit të gjendjes së furnizimit me energji elektrike dhe koordinimit të masave për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit gjatë kësaj periudhe.

    Sipas Ministrisë së Ekonomisë, në takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Financave, KEK-ut, ZRrE-së, KEDS-it, KESCO-s dhe KOSTT-it.

    “Gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale të sektorit të energjisë elektrike, bilancin energjetik, kapacitetet e disponueshme të prodhimit, kërkesën e pritshme për konsum, si dhe mundësitë e furnizimit me energji elektrike gjatë sezonit dimëror”, thuhet në komunikatë.

    Ministria bëri të ditur se KOSTT ka rritur kapacitetet e transmetimit ndërkufitar me Shqipërinë për 150 MW dhe me Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi për nga 100 MW.

    “KOSTT ka arritur që në bashkëpunim me homologët përkatës të rrisë kapacitetet e transmetimit ndërkufitar me Shqipërinë për 150 MW dhe me Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi për nga 100 MW, si dhe ka filluar koordinimin me KEDS-in për identifikimin dhe trajtimin e pikave të ngushta në rrjet gjatë periudhave me ngarkesë të lartë”, thuhet në njoftim.

    Sipas komunikatës, KEDS ka njoftuar se ka siguruar materialet e nevojshme për mirëmbajtjen dhe intervenimet në rrjet dhe ka realizuar riparimet në nënstacionet përkatëse.

    “KEDS ka informuar se ka siguruar materialet e nevojshme për mirëmbajtjen dhe intervenimet në rrjet, ka realizuar riparimet në nënstacionet përkatëse dhe është i gatshëm për menaxhimin e ngarkesës në rrjet gjatë periudhave me konsum të lartë të energjisë elektrike”, thuhet në komunikatë.

    Po ashtu, KESCO ka njoftuar se po ndërmerr veprimet e nevojshme për sigurimin e kapaciteteve dhe energjisë elektrike për muajin dhjetor.

    “KESCO ka njoftuar se po ndërmerr veprimet e nevojshme për sigurimin e një sasie të kapaciteteve dhe energjisë elektrike për të përmirësuar sigurinë e furnizimit gjatë muajit dhjetor”, thuhet në njoftim.

    Ministria njoftoi se KEK-u është duke u angazhuar për operim me tri blloqet e Termocentralit “Kosova A” dhe bllokun B2 të Termocentralit “Kosova B”, ndërsa në bllokun B1 po zhvillohen punimet për vendosjen e sistemit të elektrofiltrave dhe sistemit DeNOx.

    “Duke qenë se kontraktori ka bërë të ditur që do të ketë vonesa në realizim, grupi ka vendosur që të ftojë edhe një takim gjatë kësaj jave ku janë ftuar edhe përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë me qëllim të informimit më të saktë lidhur me zbatimin e këtij projekti”, thuhet në komunikatë.

    Sipas Ministrisë së Ekonomisë, Task-Forca do të vazhdojë punën dhe koordinimin e rregullt gjatë gjithë sezonit dimëror.

    “Task-Forca do të vazhdojë punën dhe koordinimin e rregullt gjatë gjithë sezonit dimëror, me qëllim të identifikimit me kohë të sfidave, vlerësimit të rreziqeve dhe dhënies së rekomandimeve përkatëse, në funksion të garantimit të stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike në vend”, thuhet në komunikatë.

    Burimi: RTKLive

  • AGK mirëpret aktakuzën e re për sulmet ndaj gazetarëve në veri, kërkon përgegjësi

    AGK mirëpret aktakuzën e re për sulmet ndaj gazetarëve në veri, kërkon përgegjësi

    AGK mirëpret aktakuzën e re për sulmet ndaj gazetarëve në veri, kërkon përgegjësi

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës kundër A.S për veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

    Aktakuza lidhet me ngjarjet e 29 majit 2023 në Zveçan dhe sipas komunikatës së Prokurorisë Speciale, i dyshuari akuzohet edhe për sulmet ndaj gazetarëve atë ditë.

    “A.S., akuzohet se në bashkëkryerje, përmes përdorimit të dhunës i ka sulmuar ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorë mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara si dhe armë zjarri. Si pasojë e këtyre sulmeve, janë lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, dhe së paku 30 (tridhjetë) pjesëtarë të KFOR-it, 3 (tre) prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda. Gjatë këtij sulmi po ashtu, janë sulmuar edhe veturat e gazetarëve të cilët kanë mbuluar ngjarjet e asaj dite”, thuhet në një komunikatë.

    Sipas të dhënave të AGK-së, në një periudhë prej 5 javësh gjatë tensioneve në maj-qershor 2023, janë shënuar 35 raste të sulmeve ndaj gazetarëve në pjesën veriore të Kosovës, duke përfshirë sulme fizike.

    AGK-ja nëpërmjet një reagimi në Facebook ka thënë se do të angazhohet që sistemi i drejtësisë të mbajë përgjegjës të gjithë kryerësit e këtyre sulmeve, që penguan punën e mediave dhe gazetarëve në këtë periudhë.

  • Pochettino drejt Manchester United, argjentinasi i hapur për rikthim në Premier League

    Pochettino drejt Manchester United, argjentinasi i hapur për rikthim në Premier League

    Pochettino drejt Manchester United, argjentinasi i hapur për rikthim në Premier League

    Mauricio Pochettino mund të jetë trajneri i ri i Manchester United. Argjentinasi është shfaqur si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq”, në rast se klubi vendos të shkarkojë Michael Carrick.

    Sipas raportimeve të Sky Sports dhe The Guardian, Pochettino është i gatshëm të dëgjojë ofertën e Manchester United dhe nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në Premier League.

    Megjithatë, marrëveshja nuk është e lehtë, pasi 54-vjeçari ka kontratë me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara deri në vitin 2030. Klubit anglez do t’i duhej të paguante një klauzolë largimi prej rreth 7-7.5 milionë funte.

    Drejtuesit e United pritet të vlerësojnë të ardhmen e Carrick dhe alternativat për stolin gjatë ditëve në vijim.

    Pochettino ka drejtuar më parë Tottenhamin, Chelsean dhe Paris Saint-Germain, ndërsa Manchester United e ka pasur në radar edhe në të kaluarën.