Blog

  • Bisedimet Ukrainë-SHBA-Rusi në Abu Dabi shtyhen për të mërkurën

    Bisedimet Ukrainë-SHBA-Rusi në Abu Dabi shtyhen për të mërkurën

    Raundi i sotëm i bisedimeve trepalëshe midis Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës ka përfunduar në Abu Dabi, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Negociatat do të rifillojnë nesër në mëngjes, më 11 nëntor.

    Këtë e bëri të ditur për “Ukrinform” shërbimi për shtyp i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës, përcjell Telegrafi.

    “Bisedimet e sotme sapo kanë përfunduar. Ato do të rifillojnë nesër në mëngjes”, deklaroi shërbimi për shtyp.

    Deri më tani nuk është dhënë asnjë informacion mbi rezultatin e ditës së parë të bisedimeve.

    Sipas mediave ukrainase, prioritetet kryesore të bisedimeve në Abu Dabi janë ndërprerja e armiqësive, garanci të besueshme sigurie për periudhën e pasluftës, rimëkëmbja dhe zhvillimi ekonomik i Ukrainës, si dhe masa humanitare.

    Siç raportoi “Ukrinform”, Shtetet e Bashkuara do të ndërmjetësojnë bisedime në nivel teknik midis Ukrainës dhe Rusisë më 10-11 nëntor në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Para takimit trepalësh në Abu Dabi, presidenti Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë me të dërguarit e posaçëm të Presidentit të SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner. /Telegrafi/

  • Krenar Lloga për Jurisprudencën: Mos u krenoni me atë që u turpëron

    Krenar Lloga për Jurisprudencën: Mos u krenoni me atë që u turpëron

    Ish-ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar mendim nga Komisioni i Venecias në lidhje me Ligjin për provimin e jurisprudencës.

    Lloga thotë se në janar të vitit 2024, në Qeveri u votua që provimi të zhvillohej 100% në gjuhën shqipe.

    “Në janar të vitit 2024, në Qeveri u votua që provimi të zhvillohej 100% në gjuhën shqipe! Më pas, shumica parlamentare VMRO-VLEN me Afrim Gashin në krye e hoqi nga procedura parlamentare, që para pak çastesh të dalin e të krenohen me një zgjidhje gjysmake dhe të papranueshme që e kanë kaluar sot në Qeveri: 70% shqip e 30% maqedonisht!”.

    “Populli ynë e thotë bukur: “Dhia e zgjebur e bishtin përpjetë!”, andaj mos u krenoni me atë që u turpëron!”, ka shkruar Lloga.

    Ndryshe, Qeveria, në mbledhjen e sotme, miratoi nevojën për marrjen e një mendimi urgjent nga Komisioni i Venecias lidhur me modelin e propozuar për dhënien e provimit të jurisprudencës.

    Ministri i Drejtësisë aktual Jeton Shasivari, para disa ditëve në një takim me përfaqësuesit e studentëve, e prezantoi propozim-ligjin për Jurisprudencës, i cili parasheh që provimi teorik të jepet në gjuhën shqipe, ndërsa praktika të mbetet në gjuhën maqedonase./Telegrafi/

  • Who will inherit Mess 10? Two names on Argentina list

    The Argentina national is thinking about the future after Lionel Mess, while one of the main dilemmas is who will inherit the legendary fanele by number 10.

    According to ESPN Anagentina reports, Nico Paz and Lautaro Martínez are the two candidates being reviewed by selective staff Lionel Scalon.

    Como midfielder Nico Paz is considered one of the most promising talents of Argentina football, while Lautaro Martínez, who keeps the number 10 in Inter, is seen as an alternative to his experience.

    So far, however, there is no official decision as to who will get the famous number.

    According to Argentinian media, the number 10 will not be used in the November friendly matches of Uruguay and Costa Rica, in respect for Mess.

    The iconic fanella is expected to return to use in the official matches of 2027, when Argentina can start a new chapter without its legend.

    Source Layer: Dukeagini

  • Kush do ta trashëgojë numrin 10 të Messit? Dy emra në listën e Argjentinës

    Kush do ta trashëgojë numrin 10 të Messit? Dy emra në listën e Argjentinës

    Kombëtarja e Argjentinës po mendon për të ardhmen pas Lionel Messit, ndërsa një nga dilemat kryesore është se kush do ta trashëgojë fanellën legjendare me numrin 10.

    Sipas raportimeve të ESPN Argentina, Nico Paz dhe Lautaro Martínez janë dy kandidatët që po shqyrtohen nga stafi i përzgjedhësit Lionel Scaloni.

    Mesfushori i Comos, Nico Paz, konsiderohet një nga talentet më premtuese të futbollit argjentinas, ndërsa Lautaro Martínez, i cili mban numrin 10 te Interi, shihet si alternativë falë përvojës së tij.

    Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë vendim zyrtar se kush do ta marrë numrin e famshëm.

    Sipas mediave argjentinase, numri 10 nuk do të përdoret në ndeshjet miqësore të nëntorit ndaj Uruguait dhe Kosta Rikës, në shenjë respekti për Messin.

    Fanella ikonike pritet të rikthehet në përdorim në ndeshjet zyrtare të vitit 2027, kur Argjentina mund të nisë një kapitull të ri pa legjendën e saj.

    Burimi: Dukagjini

  • Murtezaj talks about Kosovo’s participation in Paris Peace Forum

    diplomacy professor Valon Murtezaj has praised the importance of Kosovo’s participation in international forums, such as the Peace Forum in Paris, saying that in addition to institutional representation, the government should support other initiatives that enable the country’s presence in such organisations.

    On the Dukagjin TV Five, Murtezaj has said that the world is currently facing numerous armed conflicts, including war in Ukraine and conflicts in the Middle East.

    He has stressed that at a global level there are more than 100 armed conflicts, while also raising the issue of attention given to innocent victims in these conflicts.

    The world currently faces major conflicts, Russian invasion in Ukraine, then multidimensional situations of conflict in the Middle East. As we speak, there are more than 100 global armed conflicts. And the question is, how many of them are in which innocent people die, how little or how little are these?

    Speaking of Kosovo’s participation in such organisations, he has said it is understandable that the country’s desire to be part of the table where international issues are discussed, but it has stressed that it matters also that Kosovo is not part of some discussions on global conflicts.

    And from a point of view, we understand our will and our desire to be present on the table of discussion about Kosovo, but sometimes the fact that we have things well, we are not part of some desks where we talk about conflict, it is expressed.

    According to Murtezaj, participation in organizations that develop within multilatheralism is important, primarily for presence, but also for representation of the state.

    Yet, always in such arrangements that enter into multilatheralism, it is important to be here first, but also representation, Murtezaj said.

    He has estimated that Kosovo does well to be represented through state institutions, but has added that the government should take care of the support of other initiatives that would enable the country to be part of international forums.

    Perhaps Kosovo is well represented by state institutions, but the state and government would have to take care of the t dealt with other project-shaped initiatives in order to be part of this forum, Murtezaj has declared.

    Source Layer: Dukeagini

  • Murtezaj flet për pjesëmarrjen e Kosovës në Forumin e Paqes në Paris

    Murtezaj flet për pjesëmarrjen e Kosovës në Forumin e Paqes në Paris

    Profesori i diplomacisë, Valon Murtezaj, ka vlerësuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në forume ndërkombëtare, si Forumi i Paqes në Paris, duke thënë se përveç përfaqësimit institucional, Qeveria duhet të mbështesë edhe iniciativa të tjera që mundësojnë praninë e vendit në organizime të tilla.

    Në Five të TV Dukagjinit, Murtezaj ka thënë se bota aktualisht po përballet me konflikte të shumta të armatosura, përfshirë luftën në Ukrainë dhe konfliktet në Lindjen e Mesme.

    Ai ka theksuar se në nivel global janë më shumë se 100 konflikte të armatosura, ndërsa ka ngritur edhe çështjen e vëmendjes që u kushtohet viktimave të pafajshme në këto konflikte.

    “Bota aktualisht gjendet para konflikteve madhore, invazioni rus në Ukrainë, pastaj gjendjet shumëdimensionale të konflikteve në Lindjen e Mesme. Teksa po flasim janë më shumë se 100 konflikte të armatosura globalisht. Dhe shtrohet pyetja, sa prej tyre janë në të cilat vdesin njerëz të pafajshëm, sa shumë apo sa pak flitet për këto?”, ka deklaruar Murtezaj.

    Duke folur për pjesëmarrjen e Kosovës në organizime të tilla, ai ka thënë se është e kuptueshme dëshira e vendit për të qenë pjesë e tryezave ku diskutohen çështjet ndërkombëtare, por ka theksuar se rëndësi ka edhe fakti që Kosova nuk është pjesë e disa diskutimeve për konfliktet globale.

    “Dhe nga një këndvështrim e kuptojmë vullnetin tonë dhe dëshirën tonë për të qenë të pranishëm qoftë në tavolinë të diskutimit për Kosovën, por nganjëherë fakti që ne i kemi punët mirë, nuk jemi pjesë e disa tavolinave ku flitet për konflikte”, është shprehur ai.

    Sipas Murtezajt, pjesëmarrja në organizime që zhvillohen në kuadër të multilateralizmit është e rëndësishme, para së gjithash për prezencën, por edhe për përfaqësimin e shtetit.

    “Megjithatë, gjithmonë në organizime të tilla që hyjnë në kuadër të multilateralizmit, është e rëndësishme prezenca në radhë të parë, por edhe përfaqësimi”, ka thënë Murtezaj.

    Ai ka vlerësuar se Kosova bën mirë që përfaqësohet përmes institucioneve shtetërore, por ka shtuar se Qeveria duhet të kujdeset edhe për mbështetjen e iniciativave të tjera që do t’i mundësonin vendit të jetë pjesë e forumeve ndërkombëtare.

    “Ndoshta Kosova është mirë që përfaqësohet me institucione shtetërore, por shteti dhe Qeveria do të duhej të kujdeseshin t’i përkrahin edhe iniciativat e tjera në formë të projekteve, në mënyrë që të jenë pjesë e këtij forumi”, ka deklaruar Murtezaj.

    Burimi: Dukagjini

  • Vlora Çitaku sonte në Rubikon, flet ekskluzivisht si ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së

    Vlora Çitaku sonte në Rubikon, flet ekskluzivisht si ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së

    Vlora Çitaku sonte në Rubikon, flet ekskluzivisht si ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së

    Sonte në emisionin Rubikon, mysafire do të jetë Vlora Çitaku, e cila vjen në një intervistë ekskluzive në cilësinë e ushtrueses së detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës.

    – Çka po ndodh me Ligjin për Specialen dhe kur pritet të procedohet në Kuvend?
    – Çfarë roli mund të ketë Grupi Punues për Apelin?
    – Si e vlerëson PDK-ja muajin e parë të Justina Shiroka-Pulës në krye të Presidencës?
    – Kush pritet ta marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës?

    Këto dhe të tjera, sonte me fillim nga ora 20:45, në Klan Kosova.

  • Sharri flet për Brazilin: Do të shkoj të jetoj në Rio, jo në Romë

    Sharri flet për Brazilin: Do të shkoj të jetoj në Rio, jo në Romë

    Sharri flet për Brazilin: Do të shkoj të jetoj në Rio, jo në Romë

    Gjatë bisedave në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, banori Sharri ka rrëfyer përvojat e tij në Brazil.

    Ai ka treguar se ka vizituar Rio de Janeiron dhe se një ditë dëshiron të shpërngulet për të jetuar atje.

    “Një send e di: unë nuk do të vdes në Romë, por në Rio de Janeiro. Atje do të shkoj të jetoj”, u shpreh mes tjerash Sharri.

    Për ta parë bisedën e plotë, ndiqni videon më poshtë:

  • Mori ftesë zyrtare nga Sevilla, Lausanne-Sport ia pamundëson Edion Dërgutit kalimin te gjiganti spanjoll

    Mori ftesë zyrtare nga Sevilla, Lausanne-Sport ia pamundëson Edion Dërgutit kalimin te gjiganti spanjoll

    Mesfushorit të talentuar Edion Dërguti iu pamundësua një hap i madh në karrierë, kalimi te gjiganti spanjoll Sevilla, nga klubi i tij Lausanne-Sport.

    Sevilla që disa muaj është duke kërkuar një mesfushor që luan në stilin e Sergio Busquets, ndërsa në “radarët” e tyre ra Dërguti, i cili ka shkëlqyer tek të rinjtë e Lausanne-Sport.

    Klubi spanjoll e ka skautar dardanin e ri dhe mbeten të impresionuar nga stili i lojës, kësisoj edhe i dërguan një ftesë zyrtare për prova, para se të merrnin vendimin përfundimtar se nëse do të nënshkruajnë me të kontratë profesionale.

    Mirëpo, Telegrafi me burime merr vesh, se ishte Lausanne-Sport që ia pamundësoi këtë mundësi të artë. Skuadra zvicerane refuzoi të diskutojë me Sevillan për këtë lëvizje, duke kërkuar që mënyra e vetme për ta marrë lojtarin është duke e aktivizuar klauzolën e lirimit.

    Burimet e njëjta thonë se Lausanne-Sport po refuzon të negociojë edhe me klubet e tjera të interesuara në Zvicër për futbollistin, si dhe njëkohësisht ta promovojë qoftë në ekipin e dytë të klubit, duke e lënë të stërvitet me U19.

    Dërguti aktualisht po vlerësohet si një nga lojtarët më të talentuar në Zvicër, ku stili i lojës shpesh i krahasohet me vetë legjendën e Spanjës dhe Barcelonës, Busquets.

    Pjesë e Kosovës, por kërkohet edhe nga Zvicra

    17-vjeçari është ftuar nga Kosova U19 për tre ndeshjet e këtij muaji ndaj Belgjikës, Skocisë dhe Kazakistanit, në kuadër të kualifikimeve për Euro U19.

    Mirëpo, pavarësisht kësaj – Dërguti po vazhdon të ketë vëmendje edhe nga Zvicra, të cilët faktikisht e kanë vendosur në listën rezervë të grupmoshës U18.

    Megjithatë, Telegrafi mëson se dëshira e vetme e talentit me tipare defansive është Kosova dhe nuk po e konsideron asnjë “ofertë tjetër nacionale”.

    Përndryshe, lojtari i talentuar është kontaktuar edhe nga disa klube të njohura gjermane./Telegrafi/

  • The visit of representatives of the Serbian Student List to Kosovo was realised, speak by the Ministry of Foreign Affairs

    Representatives of Serbia’s Student List have conducted a visit to Kosovo, and this has prompted numerous reactions to how they were granted permission to visit.

    From the Ministry of Foreign Affairs and Diaspora for Express, they have said they have not accepted any requests for official visits from representatives and students from the Student List that is taking power in Serbia.

    Since representatives in question do not yet hold official positions in Serbia’s state institutions, their entry and position in the Republic of Kosovo have been realised in the quality of ordinary citizens, in accordance with general rules and procedures for the entry and attitude of the citizens of Serbia in the Republic of Kosovo. Visiting this nature does not require prior approval by the MPJD, said in response.

    During the visit to Kosovo, Feja Dimovovic, a Student List candidate, said this country takes place prominently in the political programme of this political subject, which considers it an integral part of Serbia and a feature of our spiritual and cultural identity.

    Visitors from Belgrade were also at the Gracanica Monastery and the Decani Monastery, which are part of the Serbian Orthodox Church and are managed by the Diocess of Raska and Prizren.

    Source Layer: Insander