Blog

  • Pete Hegseth cites Kosovo in defence against initiative for its dismissal

    US Defence Secretary Pete Hegseth has mentioned intervention in Kosovo and other countries to protect against the initiative for his dismissal.

    He has said that in any of these interventions the US has made, the Secretary of Defence has not been fired.

    Hegseth has named the attempt to sack him as a political spectacle and a personal manifesto driven by egos and discontent.

    The House of Representatives is expected to hold a procedure vote Tuesday, which will show how many republics are willing to turn their backs on Hegseth. This vote is just the first step, and it will determine whether the Chamber will examine the download articles or whether the republican leadership will manage to halt the initiative before it goes for the lawmakers’ vote.

    At a rare media conference at the Pentagon, Hegseth described Republican Congressman Thomas Massie as a defeated and dissatisfied lawmaker who, according to him, does not exercise real oversight. Massie on Monday presented eight points for Hegseth’s dismissal, while earlier this year she lost her preliminary elections within the Republican Party.

    Hegseth reiterated that he has led legitimate and successful military operations and has said no defence secretary has been fired for that.

    Not once, with or without a resolution on the competencies of war. Not under Reagan in Lebanon, not under Clinton in Kosovo, not under Obama in Iraq and Syria, not under Biden in Iraq and Syria. That’s the standard. It’s never been fired, Hegseth said.

    Source Layer: Insander

  • Pete Hegseth përmend Kosovën në mbrojtje ndaj nismës për shkarkimin e tij

    Pete Hegseth përmend Kosovën në mbrojtje ndaj nismës për shkarkimin e tij

    Pete Hegseth përmend Kosovën në mbrojtje ndaj nismës për shkarkimin e tij

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e ka përmendur ndërhyrjen në Kosovë dhe në vende të tjera për t’u mbrojtur ndaj nismës për shkarkimin e tij.

    Ai ka thënë se në asnjë nga këto ndërhyrje që ka bërë SHBA-ja, sekretari i Mbrojtjes nuk është shkarkuar.

    Hegsethi e ka cilësuar përpjekjen për shkarkimin e tij si një “spektakël politik” dhe një manifest personal të nxitur nga egoja dhe pakënaqësia.

    Dhoma e Përfaqësuesve pritet të zhvillojë të martën një votim procedural, i cili do të tregojë se sa republikanë janë të gatshëm t’i kthejnë shpinën Hegsethit. Ky votim është vetëm hapi i parë dhe do të përcaktojë nëse Dhoma do t’i shqyrtojë nenet e shkarkimit apo nëse udhëheqja republikane do të arrijë ta ndalë nismën para se ajo të shkojë për votim te ligjvënësit.

    Në një konferencë të rrallë për media në Pentagon, Hegseth e përshkroi kongresmenin republikan Thomas Massie si një ligjvënës të mposhtur dhe të pakënaqur, i cili, sipas tij, nuk ushtron mbikëqyrje reale. Massie të hënën paraqiti tetë pika për shkarkimin e Hegsethit, ndërsa më herët këtë vit kishte humbur zgjedhjet paraprake brenda Partisë Republikane.

    Hegseth përsëriti se ka udhëhequr operacione ushtarake të ligjshme dhe të suksesshme dhe ka thënë se asnjë sekretar i Mbrojtjes nuk është shkarkuar për një gjë të tillë.

    “Jo një herë, me ose pa një rezolutë për kompetencat e luftës. Jo nën Reaganin në Liban, jo nën Clintonin në Kosovë, jo nën Obaman në Irak dhe Siri dhe jo nën Bidenin në Irak dhe Siri. Ky është standardi. Nuk është shkarkuar asnjëherë”, ka thënë Hegseth.

    Burimi: Insajderi

  • Maqedonci: Buxheti për mbrojtjen më 2027, më i larti në histori

    Maqedonci: Buxheti për mbrojtjen më 2027, më i larti në histori

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se buxheti për mbrojtjen e Republikës së Kosovës për vitin 2027 është planifikuar të jetë 224 milionë e 168 mijë e 705 euro, duke e cilësuar atë si më të lartin në historinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës.

    Në një postim në Facebook, Maqedonci ka theksuar se përmes këtij buxheti do të vazhdojnë investimet në modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Ai ka përmendur furnizimin me pajisje dhe sisteme moderne ushtarake, ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe zhvillimin e infrastrukturës mbrojtëse si fusha ku do të orientohen investimet.

    “Përmes këtij buxheti, do të vazhdojnë investimet në modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, furnizimin me pajisje dhe sisteme moderne ushtarake, ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe zhvillimin e infrastrukturës mbrojtëse”, ka shkruar Maqedonci. 

    Burimi: RTKLive

  • Prodhuesi turk i dronëve Skydagger ekspozon produktet në panairin tregtar të Malit "BAMEX 2026"

    Prodhuesi turk i dronëve Skydagger ekspozon produktet në panairin tregtar të Malit “BAMEX 2026”

    Prodhuesi turk i mjeteve ajrore pa pilot (UAV) Skydagger ekspozoi portofolin e tij të dronëve kamikazë në panairin tregtar “BAMEX 2026” në kryeqytetin e Malit, Bamako.

    Skydagger e përdori ngjarjen si një skenë globale për të zgjeruar praninë e saj në të gjithë rajonin e Sahelit.

    Ekspozita, e mbajtur në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes së Malit dhe kompaninë turke “The Peak Defense” me bazë në Turqi, po zhvillohet në një kohë vendimtare në rajon, duke shërbyer si një platformë për firmat që të paraqesin zgjidhje të drejtpërdrejta teknologjike për nevojat e sigurisë lokale. Ofertat e Skydagger-it janë përshtatur për përpjekjet kundër terrorizmit, sigurinë kufitare dhe misionet e zbulimit.

    Skydagger shfaqi tre UAV të dizajnuara për koncepte të ndryshme operacionale, përfshirë dronin RTF 10-inç FPV, platformën Toyca 05 me krahë fikse dhe dronin parandalues të lëshuar vertikalisht Hunter.

    Modeli RTF 10 inç tërhoqi vëmendjen me dizajnin e tij të shkathët dhe kompakt, duke shfaqur sistem komunikimi që mund t’i rezistojë bllokimit.

    Ai krenohet me një rreze prej 10 kilometrash (6.2 milje), shpejtësi maksimale prej 130 kilometrash (80.7 milje) në orë dhe kohë fluturimi 16 minuta ndërsa mban një kokë luftarake prej 3 kilogramësh (6.6 paund).

    Toyca 05 e lëshuar me katapultë, e cila kohët e fundit ka hyrë në prodhim masiv, është e ekspozuar për misione taktike me rreze më të gjatë.

    Ai përmban peshë maksimale ngritjeje prej 15 kilogramësh (33 paund), kapacitet ngarkese prej 5 kilogramësh, distancë prej 70 kilometrash (43.5 milje) dhe kohë fluturimi mbi 45 minuta. Ka shpejtësi lundrimi prej 115 kilometrash (71.4 milje) në orë dhe shpejtësi maksimale zhytjeje prej 260 kilometrash (161.5 milje) në orë.

    Sistemi Hunter me katër helikë me energji elektrike mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 300 kilometrash (186.4 milje) në orë dhe shpejtësi lundrimi prej 200 kilometrash (124.27 milje) në orë, me kohëzgjatje fluturimi 10 minuta ndërsa mban një kokë 500 gramësh (1.1 paund).

    Toyca 05 po shfaqet gjithashtu në “BAMEX 2026” për të mbështetur qëllimin më të gjerë të Skydagger për të transformuar zhvillimin e produktit të tij në kapacitete më të larta prodhimi dhe shpërndarjeje në mbarë botën.

    Panairi i Malit shënon shtytjen më të fundit globale të prodhuesit të dronëve në tregun afrikan, pas përpjekjeve të kompanisë për të lënë gjurmë globale duke shpërndarë rreth 75 mijë dronë kamikazë në mbi 30 vende që nga themelimi i saj në 2024.

    Skydagger po punon për të krijuar fabrika të prodhimit të dronëve në pesë vende të ndryshme. /AA/

  • Vrasja në Skenderaj, babë e bir dënohen me nga 24 vjet e gjashtë muaj burgim për vrasjen e kushëririt të tyre

    Vrasja në Skenderaj, babë e bir dënohen me nga 24 vjet e gjashtë muaj burgim për vrasjen e kushëririt të tyre

    Janë shpallur fajtorë Hisni dhe Bujar Ibishi, të akuzuar për vrasjen e kushëririt të tyre në një kafiteri në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, më 12.02.2025.

    Gjykata e Mitrovicës i dënoi me nga 24 vjet e gjashtë muaj burgim të akuzuarit për vrasjen e Ismet Ibishit.

    Gjykata ka bërë rikualifikimin e veprës penale nga – vrasje e rëndë, në – vrasje në bashkëkryerje.

    Ndërkohë, të dy akuzohen edhe për veprën penale – armëmbajtje pa leje.

    “Gjykata e ka bërë rikualifikimin e veprës penale nga pika 1 e aktakuzës. Marrë parasysh se nga provat e administruara në shqyrtim gjyqësor, sidomos video-incizimi i administruar, nuk është provuar se të pandehurit kanë rrezikuar edhe persona të tjerë”- tha gjyqtari Izet Gërguri.

    I pakënaqur me këtë vendim u shpreh avokati i palës së dëmtuar, Fisnik Sogojeva, i cili tha për KALLXO.com se do të paraqesin ankesë.

    Madje, në seancën përfundimtare, Sogojeva kishte kërkuar nga Gjykata që të dy të akuzuarit t’i dënojë me burgim të përjetshëm, duke propozuar që të merren parasysh të gjitha rrethanat rënduese.

    Çka thuhet në aktakuzën e Prokurorisë?

    Sipas Prokurorisë, më 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50, lokalin “Boss Bar” në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, të pandehurit, në bashkëkryerje dhe me dashje, e kanë privuar nga jeta Ismet Ibishin.

    Sipas aktakuzës, derisa viktima ishte duke pirë kafe në lokal, të pandehurit, sapo kishin hyrë brenda, kishin nxjerrë armët dhe kishin shtënë në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

    Viktima kishte marrë gjithsej 21 plagë nga arma e zjarrit, prej të cilave 12 plagë hyrëse dhe nëntë dalëse, ndërsa tri predha kishin mbetur në trupin e tij.

    “Ismeti ishte duke pirë kafe në lokalin si më lart. Të pandehurit, posa hyjnë brenda në lokal, nxjerrin armët nga brezi. Fillimisht, i pandehuri Hisni, me revole në dorë të markës ‘M57’, nga afërsia shtie disa herë në drejtim të të ndjerit, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit. Më pas, edhe i pandehuri Bujar Ibishi, po ashtu shtie në drejtim të të ndjerit me armën e zjarrit- revole të markës ‘Ëalther’”- thuhet në aktakuzë.

    Sipas Prokurorisë, dy të pandehurit janë larguar nga lokali ndaras, me veturat e tyre, ndërsa të shtënat ndaj të ndjerit kanë vënë në rrezik jetën edhe të personave të tjerë që ndodheshin brenda lokalit.

    Prokuroria pretendon se dy të akuzuarit kanë kryer veprat penale – vrasje e rëndë, dhe – armëmbajtja pa leje.

    Sa i përket veprës së dytë penale, Prokuroria pretendon se Hisni Ibishi, nga një datë e pacaktuar deri më 12 shkurt 2025, në shtëpinë e tij në Klinë të Skenderajt, kishte mbajtur pa leje përkatëse një pushkë automatike “AK-47”, një karikator, 45 fishekë, dy revole të markës “TT” me karikatorë e fishekë si dhe një revole “Ëalther”, me karikatorë. Këto armë janë sekuestruar nga Policia.

    Ndërsa Bujar Ibishit i është gjetur arma që dyshohet se është përdorur në ditën kritike.

    Në dosjen e Prokurorisë thuhet se, nga informacionet mbi të kaluarën kriminale, të dy të pandehurit rezultojnë persona të njohur për organet e ndjekjes në cilësinë e të dyshuarve.

    Sipas dosjes, Hisni Ibishi rezulton i përfshirë në gjashtë raste të tjera penale, pa përfshirë vrasjen për të cilën akuzohet në këtë rast.

    Ndërsa Bujar Ibishi, përveç rastit të vrasjes, rezulton i njohur edhe për dy vepra të tjera penale.

    Deklarimet e të akuzuave

    Hisni Ibishi pretendoi se kur kishte hyrë në lokalin “Boss Bar”, kishte parë tashmë të ndjerin Ismet Ibishi të ulur në tavolinë me një armë në dorë.

    Ai tha se i kishte bërtitur: “Lëshoje armën!”, ndërsa pretendoi se viktima e kishte sharë.

    “Edhe i ka dhënë zor armës, kur i kam bërtitur unë, i ka krisur alltia e tij pa shtënë unë. Dhe jam i bindur 100%, plumbi e ka kapur në këmbë, në këmbën e majtë. Atëherë ia kam dhënë dy plumba, një ia kam dhënë në krahun e djathtë, edhe një këtu, mbi krahun e djathtë”- deklaroi ai.

    I akuzuari tha se kishte shtënë me armë zjarri në momentin kur kishte parë se i ndjeri e kishte kaluar armën nga njëra dorë në tjetrën.

    “E kam shtyrë dhe e kam ulur në karrige. Atëherë, në atë moment, e ka ndërruar armën, prej dorës së djathtë e ka kapur me dorën e majtë. Ju betohem në Zot, në atë moment kur e ka kapur me dorë të majtë armën, atëherë e kam humbur kontrollin dhe i kam shtënë plumbat. Dhe thashë: ma vrajti djalin prapa, se unë e dija që e kam djalin prapa”- tha i pandehuri.

    Ndërkaq, djali i tij, Bujar Ibishi, është mbrojtur në heshtje.

    Deklaratat e dëshmitarëve

    Murat Ibishi, babai i të ndjerit Ismet Ibishi, ka deklaruar në Prokurori se djali i tij nuk kishte pasur asnjëherë mosmarrëveshje me Hisniun dhe Bujarin.

    Megjithatë, ai pretendon se pesë deri në gjashtë muaj para vrasjes kishte pasur një rast kanosjeje me armë nga i pandehuri Hisni, për të cilin kishte njoftuar Policinë.

    Ai ka thënë se edhe para këtij rasti e kishte ditur se Hisniu po e përcillte.

    Ndërsa pretendon se i akuzuari kishte pasur probleme me djalin e xhaxhait të Muratit, Visar Ibishin, lidhur me një pronë të paluajtshme në Skenderaj.

    “Në atë paluajtshmëri është vendosur gurthemeli për ndërtimin e banesave. I ndjeri Ismet ka qenë gjithmonë pengesë për të pandehurit, dhe atë që nga momenti kur i pandehuri Hisni më është kanosur me revole. Prej atij rasti, Hisniu me familjen time nuk i ka raportet e mira. Bile, unë me të pandehurit nuk kam folur, por Ismeti ka folur gjithmonë. Nuk e di arsyen pse më është vrarë djali, nuk e di arsyen pse Hisniu ka qenë i revoltuar me mua”- ka deklaruar ai.

    Ndërsa në deklaratën e dhënë në Polici, Visar Musli ka thënë se ishte duke pirë kafe me tashmë të ndjerin, kur pas rreth gjysmë ore në lokal kishin hyrë dy persona.

    “Njëri prej tyre kishte armë në dorë, ishte rreth moshës 50-vjeçare apo më shumë. I njëjti është afruar te tavolina, duke i bërtitur Ismetit me fjalën ‘Deshu!’, me një ton urdhërues të lartë, dhe ia ka drejtuar armën Ismetit”- ka deklaruar Musli.

    Ai ka thënë se nga paniku ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe me të arritur te dera e hyrjes së lokalit, kishte dëgjuar të shtëna.

    Ndërsa, pasi kishte dalë nga lokali kishte dëgjuar edhe të shtëna të tjera, për të cilat nuk e dinte se sa kishin qenë. Sipas tij, nga shqetësimi kishte shkuar në një lokal tjetër, në anën tjetër të rrugës.

    Zeqir Tahiraj, i cili ishte kamerier në lokalin “Boss Bar”, ka thënë se në ditën kritike, rreth orës 13:45, kishte hyrë Hisni Ibishi, i cili mbante armën në dorë dhe e kishte ngritur lart. Sipas tij, Hisniu kishte thirrur dy herë emrin “Isë”.

    Tahiraj pretendon se sapo e kishte parë armën ishte futur nën banak, ku kishte dëgjuar disa të shtëna, por nuk kishte parë se kush kishte shtënë.

    “Pasi janë ndalur të shtënat, unë jam ngritur, Hisniun nuk e kam parë. Në lokal ishim vetëm unë dhe Safeti. Më vonë ka ardhur edhe ai personi që kishte qenë i ulur në tavolinë më herët me Ismetin. Në atë moment Ismeti ka qenë i vrarë në karrige. Safeti e ka thirrur Policinë, kurse unë e kam thirrur pronarin e lokalit” – ka deklaruar kamarieri.

    Në seancën e mbajtur më 19.05.2026 ishte dëgjuar edhe dëshmitari Safet Ismajli.

    Ai kishte deklaruar se kishte qenë në lokal rreth 10 deri në 15 minuta para se të hynte i pandehuri Hisni Ibishi.

    Dëshmitari kishte dhënë versionin e tij për mënyrën se si kishte ndodhur vrasja.

    “E mbaj mend që ka hyrë vetëm Hisniu, tjetrin nuk e mbaj mend. Plumbat e parë që kanë krisur, është bërë tym e mjegull aty. Jemi shtrirë përtokë, disa kanë ikur, disa kanë dalë jashtë, disa kanë hyrë në banjë” – kishte deklaruar ai.

    Sipas dëshmitarit, para se Hisni Ibishi të shtinte me armë, ishte afruar te tavolina ku ndodhej viktima dhe i kishte kërkuar të zhvishej.

    “Ka hyrë brenda, e kam parë që ka shkuar te tavolina, aty i ka thënë Ismetit: ‘Deshu!’. Pastaj ka krisur alltia edhe më shumë nuk di”- kishte thënë Ismajli, raportom KALLXO.

  • Mes analizës teknike të arkitektes dhe premtimeve të Komunës - çfarë po planifikohet te Fontana në Ulpianë

    Mes analizës teknike të arkitektes dhe premtimeve të Komunës – çfarë po planifikohet te Fontana në Ulpianë

    Plani i Komunës së Prishtinës për zonën e njohur si “te Fontana” në lagjen Ulpiana ka nxitur diskutime të shumta ndërmjet ekspertëve të urbanizmit dhe drejtuesve komunalë.

    Ndërsa Komuna e Prishtinës e arsyeton propozimin me nevojat e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, arkitektja Kosovare Sadiku Ahmeti ka publikuar një analizë të detajuar profesionale, duke paralajmëruar për mundësinë e ndërtimit të një objekti deri në 10 kate dhe gërmimeve masive nëntokësore, raporton Telegrafi.

    Arkitektja Sadiku Ahmeti: Projektet po mbështeten në “epërsi ligjore” që anashkalojnë planifikimin e rregullt

    Përmes një reagimi publik, arkitektja Kosovare Sadiku Ahmeti ka analizuar dokumentin zyrtar të projektit “Ulpiana 2030 Legacy”, duke ngritur shqetësime mbi bazën ligjore, parametrat e ndërtimit dhe fatin e gjelbërimit në këtë pjesë të Prishtinës.

    Sadiku Ahmeti ka vënë në spikatur Nenin 16 të Ligjit për Lojërat Mesdhetare, i miratuar në prill 2026, i cili përcakton se në raste mospërputhjeje, ky ligj mbizotëron mbi çdo ligj tjetër deri më 31 dhjetor 2030.

    “Çdo ligji tjetër!! Edhe ndaj Ligjit për Planifikim Hapësinor, që kërkon që parametrat e ndërtimit të caktohen me plan dhe pas dëgjimit të qytetarëve. Edhe ndaj ligjit për pronën komunale, që nuk e lejon shitjen e saj?! A është ky ligj për Lojërat Mesdhetare apo kamuflazh për projekte që me procedurë të rregullt nuk do të kalonin?”, ka shkruar arkitektja.

    Ajo ka pyetur po ashtu se pse nevojitet një objekt shtesë akomodimi te Fontana, kur Fshati i Atletëve (Athletes’ Village) prej 70 milionë eurosh e 4.500 shtretërve po planifikohet në kampusin e Qendrës së Studentëve.

    “Pse duhet edhe një ndërtesë tjetër për akomodim, pikërisht te Fontana? Dhe pse ky, pas Lojërave, sipas dokumentit të prezantuar nga Komuna, kthehet në ‘njësi banimi individuale’ mbi parcela publike?”, thuhet në postimin e saj.

    Lidhur me pretendimet se Fontana nuk do të preket, Sadiku Ahmeti ka paraqitur llogaritjet profesionale mbi sipërfaqen e gërmimit dhe lartësinë e propozuar.

    “Në dokumentin e prezantuar nga Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Planifikimit Strategjik, lejohet ndërtim nëntokësor deri në 90% të parcelës, pra deri në 11.700 m² për çdo nivel nëntokësor. Kjo është më shumë se dyfishi i rrethit të Fontanës (rreth 5.000 m²). Fontana mund të rindërtohet sipër pllakës. Por parku që e njohim, me tokën, pemët dhe hijen, nuk i mbijeton gërmimit. Mbi pllakë betoni, pemët e vjetra mund të zëvendësohen vetëm me saksi të reja”, ka shkruar Sadiku Ahmeti.

    Sipas llogaritjeve të saj për parcelën 13.000 m² te Fontana, me koeficient ndërtimi 3 dhe gjurmë 30%, lejohen gjithsej 39.000 m² ndërtim mbi një bazë prej 3.900 m², që përkthehet në një objekt prej rreth 10 katesh (30-33 metra lartësi).

    “Zona që studiuam në Ulpianë në kuadër të Architech Festival është 70% gjelbërim. Ky nuk është gabim i planit, përkundrazi është vlerë e shtuar e Ulpianës… Lojërat zgjasin dy javë, kurse Fontana e Ulpianës është pika referuese e Prishtinës prej mbi 50 vjetësh”, ka përmbledhur ajo.

    Drejtori Bekim Ramku: Kapacitetet e konvikteve nuk mjaftojnë, Fontana mbrohet

    Në anën tjetër, gjatë prezantimit të propozimit, drejtori i Planifikimit Strategjik në Komunën e Prishtinës, Bekim Ramku, ka sqaruar se kapacitetet aktuale të Qendrës së Studentëve nuk mjaftojnë për të mbuluar nevojat e Lojërave Mesdhetare 2030.

    “Kapaciteti i konviktit nuk mund t’i plotësojë nevojat e Lojërave. Ideja është që objekti të bëhet duke përcjellë parametrat arkitektonikë të objekteve ekzistuese dhe është menduar që nën Fontanë të ketë parkingje nëntokësore”, ka deklaruar Ramku.

    Ramku ka përsëritur se projekti nuk parashikon rrënimin apo dëmtimin e hapësirës kryesore të Fontanës: “Ideja është që objekti të ndërtohet përballë konvikteve, aty ku ka hapësirë. Fontana nuk preket dhe duhet të ketë sa më shumë parkingje”.

    Kryetari Përparim Rama: Kjo është vetëm propozim – nëse banorët nuk e duan, nuk ecim përpara

    Pas reagimeve publike, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë me një sqarim drejtuar drejtpërdrejt banorëve të lagjes Ulpiana, duke garantuar se asnjë vendim nuk do të merret pa pëlqimin e komunitetit.

    “Fontana dhe hapësira përreth saj nuk do të preken! Fontana mbetet në zemër të lagjes, aty ku ka qenë gjithmonë. Simbol e krenari e Ulpianës”, ka deklaruar Rama.

    Lidhur me parkingun nëntokësor dhe objektin e propozuar, kryetari i kryeqytetit ka shkruar: “Parkimi bëhet nën tokë, nën zonën e Fontanës. Kjo do të krijonte më shumë vende parkimi, ndërsa hapësirat ku sot parkohen kerret do t’ua kthenim banorëve me më shumë gjelbërim e fusha sportive. Objekti i banimit propozohet vetëm nëse nevojitet për Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’… Për këtë arsye është menduar një objekt akomodimi pa destinim komercial, në harmoni me arkitekturën e lagjes. Pas Lojërave, hapësira mbetet për banorët!”.

    Rama ka theksuar se ideja mbetet vetëm në nivel propozimi dhe se fjalën përfundimtare do ta kenë qytetarët.

    “Krejt kjo është një propozim. Nëse banorët e Ulpianës nuk e duan, nuk ecim përpara. Fillimisht e diskutojmë me juve! Pastaj, nëse ka mbështetje, propozimi shkon për votim në Kuvendin Komunal, te përfaqësuesit që i keni zgjedhë ju! Ky plan është në shërbim të qytetarëve dhe për të vendosim bashkë me ju. Nuk ka arsye për shqetësim!”, përfundon postimi i tij. /Telegrafi/

  • Netanyah says Israel will face international pressure to accept Iran as nuclear power

    Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu has declared that Iran is working to renew its nuclear threat, stressing that permanent elimination of this danger can be achieved only through the collapse of the Ajatothan regime.

    During a speech delivered on Tuesday in Knesset, Netanyah warned that Israel would face international pressure to accept Iran as nuclear power and to tolerate the terrible regime that requires its destruction.

    He also said Israel could come under pressure to be attracted by its monument achievements and the great progress made in connection with security zones.

    The only way to permanently remove this existential threat is through the collapse of the Ajatothah regime, Netanyah declared.

    Meanwhile, the Israeli Defense Forces ( IDF has estimated Iran’s nuclear capacities have been severely damaged by attacks during the last war. However, according to their estimates, Tehran maintains the capacity to provide nuclear weapons within approximately one to two years.

    During the speech, Netanyah called on Knesset members to set aside other priorities and considerations and form a government of national unity. He insisted that only such a government is able to meet the challenges of this kind.

    Israeli prime minister’s speech was cut off by former prime minister, party deputy B’Ychad, Naphtali Bennett, who challenged him with the questions: What about your Qatar counsellors? What about the October 7th investigation?

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Netanyahu thotë se Izraeli do të përballet me presion ndërkombëtar për të pranuar Iranin si fuqi bërthamore

    Netanyahu thotë se Izraeli do të përballet me presion ndërkombëtar për të pranuar Iranin si fuqi bërthamore

    Netanyahu thotë se Izraeli do të përballet me presion ndërkombëtar për të pranuar Iranin si fuqi bërthamore

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Irani po punon për të ripërtërirë kërcënimin e tij bërthamor, duke theksuar se eliminimi i përhershëm i këtij rreziku mund të arrihet vetëm përmes rrëzimit të regjimit të Ajatollahut.

    Gjatë një fjalimi të mbajtur të martën në Knesset, Netanyahu paralajmëroi se Izraeli do të përballet me presion ndërkombëtar për ta pranuar Iranin si fuqi bërthamore dhe për të “toleruar regjimin e tmerrshëm që kërkon shkatërrimin e tij”.

    Ai tha gjithashtu se Izraeli mund të vihet nën presion për t’u “tërhequr nga arritjet e tij monumentale dhe nga përparimi i madh i bërë në lidhje me zonat e sigurisë”.

    “E vetmja mënyrë për të hequr përgjithmonë këtë kërcënim ekzistencial është përmes rrëzimit të regjimit të Ajatollahut”, deklaroi Netanyahu.

    Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë vlerësuar se kapacitetet bërthamore të Iranit janë dëmtuar rëndë nga sulmet gjatë luftës së fundit. Megjithatë, sipas vlerësimeve të tyre, Teherani ruan kapacitetin për të siguruar armë bërthamore brenda afërsisht një deri në dy vjet.

    Gjatë fjalimit, Netanyahu u bëri thirrje anëtarëve të Knesset-it që të lënë mënjanë prioritetet dhe konsideratat e tjera dhe të formojnë një qeveri të unitetit kombëtar. Ai këmbënguli se vetëm një qeveri e tillë është e aftë t’u bëjë ballë sfidave të këtij lloji.

    Fjalimi i kryeministrit izraelit u ndërpre nga ish-kryeministri dhe deputeti i partisë “B’Yachad”, Naftali Bennett, i cili e sfidoi me pyetjet: “Po këshilltarët tuaj nga Katari? Po hetimi për 7 tetorin?”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kurti separates from interviews on France’s state radio: In the region, we are first or second in the fight against crime

    The country’s prime minister, Albin Kurti, has written about the interview given for Radio France Internationale, concerning Kosovo, confession of dual success.

    Kurti, in his post, wrote that in the Western Balkans region, we are either first or second in fighting organised crime and corruption. He has also talked about economic growth.

    On Radio France International ( RFI) for the Republic of Kosovo as a double success story. On one hand, the intervention and humanitarian aid of international factors 27 years ago when we were released and, second, because democracy and development are moving together. In the Western Balkans, we are either the first or the second in fighting organised crime and corruption, in terms of rule of law and institutional transparency, and we have continued economic growth over 4% of Bruto Local Product, Kurti has declared.

    Source Layer: Insander

  • Kurti ndan pjesë nga intervista në radion shtetërore të Francës: Në rajon, jemi të parët ose të dytët për luftën kundër krimit

    Kurti ndan pjesë nga intervista në radion shtetërore të Francës: Në rajon, jemi të parët ose të dytët për luftën kundër krimit

    Kurti ndan pjesë nga intervista në radion shtetërore të Francës: Në rajon, jemi të parët ose të dytët për luftën kundër krimit

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shkruar për intervistën e dhënë për Radio France Internationale, lidhur me Kosovën ‘’si rrëfim suksesi i dyfishtë’’.

    Kurti, në postimin e tij ka shkruar se në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ‘’jemi ose të parët ose të dytët sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit’’. Ai po ashtu ka folur edhe për rritjen ekonomike.

    “Në Radio France Internationale (RFI) për Republikën e Kosovës si rrëfim suksesi i dyfishtë. Në njërën anë, i ndërhyrjes dhe ndihmës humanitare të faktorëve ndërkombëtarë para 27 vjetësh kur u çliruam dhe, së dyti, për shkak se demokracia dhe zhvillimi janë duke ecur së bashku. Në Ballkanin Perëndimor, jemi ose të parët ose të dytët sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sa i përket sundimit të ligjit dhe transparencës institucionale, ndërkaq kemi rritje të vazhdueshme ekonomike mbi 4% të Bruto Produktit Vendor”, ka deklaruar Kurti.

    Burimi: Insajderi